{"id":25468,"date":"2025-06-10T14:58:00","date_gmt":"2025-06-10T14:58:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/bumerangu-ndodhet-brenda-kutive\/"},"modified":"2025-06-10T14:58:00","modified_gmt":"2025-06-10T14:58:00","slug":"bumerangu-ndodhet-brenda-kutive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/bumerangu-ndodhet-brenda-kutive\/","title":{"rendered":"Bumerangu ndodhet brenda kutive"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit n\u00eb rinum\u00ebrim t\u00eb disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha gjithashtu se nuk nevojiten fonde shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinum\u00ebruar votat n\u00eb Tiran\u00eb, Fier e Dib\u00ebr pasi jan\u00eb kursyer 3 milion euro nga procesi i votimit n\u00eb diaspor\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mesi i gushtit do e gjej\u00eb KQZ n\u00eb procesin e rinum\u00ebrimit, duke e shtyr\u00eb drejt fundit t\u00eb ver\u00ebs certifikimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve. Shqip\u00ebria s\u2019do t\u00eb njoh\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb mbajtura n\u00eb pranver\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs. Tipike shqiptare kjo dukuri e sh\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb se 30 vje\u00e7are!<\/p>\n<p>Opozita po turret drejt rinum\u00ebrimit t\u00eb votave n\u00eb disa qarqe kryesore, n\u00eb abuzim me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb i jep Kodi Zgjedhor. Ashtu si\u00e7 sugjeronte me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb koleg s\u00eb fundi, kjo taktik\u00eb bllokimi e shtyrjeje duhet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb caktuar nga pas. N\u00ebse kontestohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontestuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shifrat nuk l\u00ebvizin, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb penalitet p\u00ebr at\u00eb pal\u00eb q\u00eb e abuzon k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Zgjedhjet komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb mbahen peng p\u00ebr arsye grupi apo paneli politik.<\/p>\n<p>Strategjia e opozit\u00ebs synon n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb arrij\u00eb disa objektiva t\u00eb brendshme, kuptohet duke shp\u00ebrfilur gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si interes publik apo komb\u00ebtar. S\u00eb pari Berisha k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrmes mbajtjes \u201cgjall\u00eb\u201d t\u00eb debatit p\u00ebr standartin e zgjedhjeve, t\u00eb anashkaloj\u00eb dhe anulloj\u00eb \u00e7do tendenc\u00eb diskutimi e debati brenda PD n\u00eb lidhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij personale n\u00eb rezultatet e 11 majit. \u201cNeni Basha\u201d i cili e nxjerr jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryetarit Doktorin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7engel procedural q\u00eb p\u00ebrflitet se do t\u00eb p\u00ebrdoret nga zyrtar\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb PD sapo rezultati zgjedhor t\u00eb jet\u00eb shpallur zyrtarisht nga KQZ. Berisha nuk do t\u00eb donte kurrsesi q\u00eb kjo andrall\u00eb statutore apo edhe debate e pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb parti, t\u00eb vendosin sadopak n\u00eb rrezik pozit\u00ebn e tij dominuese n\u00eb PD. Jo m\u00eb kot avokati i tij k\u00ebrc\u00ebnonte pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me p\u00ebrplasje fizike ata q\u00eb do t\u2019i binin n\u00eb qaf\u00eb \u201cshp\u00ebtimtarit t\u00eb partis\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, edhe kjo e lidhur me fatin e Berish\u00ebs, PD po k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrmes rinum\u00ebrimeve t\u00eb largoj\u00eb edhe debatin tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb forumeve drejtuese partiake p\u00ebr humbjen madh\u00ebshtore ku e fut\u00ebn opozit\u00ebn shqiptare. Listat e mbyllura qen\u00eb produkti i nj\u00eb vizioni t\u00eb bunkerizuar q\u00eb Berisha ka p\u00ebr forumet drejtuese t\u00eb partis\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e k\u00ebtyre forumeve p\u00ebr l\u00ebnien rrug\u00ebve t\u00eb mbi 200 mij\u00eb votave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb normalisht duhet t\u00eb kishte provokuar nj\u00eb debat t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb cilin n\u00eb PD po mundohen ta bllokojn\u00eb me \u00e7do kusht. Dhe karta m\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebto raste dihet cila \u00ebsht\u00eb: Na vodh\u00ebn!<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb teoreme p\u00ebr trukimin e zgjedhjeve do t\u00eb sh\u00ebrbente si karburant p\u00ebr t\u00eb rianimuar sadopak votuesin opozitar, i cili ndodhet tashm\u00eb i demotivuar, n\u00eb nj\u00eb depresion psikologjik t\u00eb cilit nuk i shihet fundi. Gjetja e ndonj\u00eb parregullsie brenda kutive t\u00eb rinum\u00ebruara do t\u2019i jepte nj\u00eb grim\u00eb shpres\u00eb dhe fuqi tez\u00ebs se zgjedhjet u fituan, por Rama p\u00ebrvet\u00ebsoi fitoren!<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb kund\u00ebr-argument megjithat\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji \u201ct\u00ebrhiq e mos e k\u00ebput\u201d. \u00cbsht\u00eb bumerangu q\u00eb krijohet objektivisht kur padit\u00eb dhe ankimimet verifikohen dhe rezultati nuk ndryshon. Gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve pas 11 majit Berisha dhe zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PD kan\u00eb shpenzuar shum\u00eb koh\u00eb dhe energji p\u00ebr t\u00eb artikuluar akuza t\u00eb r\u00ebnda dhe skualifikuese p\u00ebr procesin elektoral. Treni bullgar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tog\u00ebfjal\u00ebsh i p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht n\u00eb kriticizmin e opozit\u00ebs ndaj zgjedhjeve. Megjithat\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb konkrete nuk ka filtruar deri m\u00eb sot nga mbi 5000 kutit\u00eb e votimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, edhe pse me mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron sot teknologjia celular\u00ebt dhe kamerat e \u00e7do tipi e formati filmojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Edhe akuza tjet\u00ebr, ajo e munges\u00ebs s\u00eb 130 mij\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit, u pa nga hapja e kutive t\u00eb Vlor\u00ebs se kishte qen\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk procedural, e jo nj\u00eb vakuum i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton manipulim dhe modifikim t\u00eb rezultatit.<\/p>\n<p>Sali Berisha e di fort mir\u00eb se duke k\u00ebrkuar rihapjen e procesit n\u00eb qarqet e m\u00ebdha, thjesht po shtyn certifikimin final t\u00eb zgjedhjeve. Ai e di se po k\u00ebrkon n\u00eb vendin e gabuar p\u00ebr provat e manipulimit. Prej koh\u00ebsh q\u00eb tashm\u00eb s\u2019mbahen mend, zgjedhjet shqiptare nuk e kan\u00eb t\u00eb keqen brenda kutive t\u00eb votimit. Zgjedhjet tona nuk blihen ose shiten dit\u00ebn e zgjedhjeve, as kutit\u00eb nuk hapen dhunsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u mbushur me flet\u00eb votimi. Gjith\u00e7ka ndodh shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. At\u00ebhere kur pal\u00ebt dalin e blejn\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshatra e qytete me para n\u00eb dor\u00eb, vende pune apo oferta t\u00eb tjera ekonomike. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb opozita ka qen\u00eb e paaft\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb me vota konkrete e t\u00eb qarta mozaikun e vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Rezultati elektoral i radh\u00ebs nuk le shum\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb manovruar me akuzat e vjedhjes e manipulimit. 33 mandate distanc\u00eb mes pal\u00ebve kryesore jan\u00eb nj\u00eb gremin\u00eb q\u00eb nuk mund ta mbush\u00eb asnj\u00eb akuz\u00eb apo list\u00eb akuzash. Vullneti i votuesit ka qen\u00eb i qart\u00eb, detajet dhe ngjarjet sporadike nuk mund ta tjet\u00ebrsojn\u00eb nj\u00eb humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb pakthyeshme politike e elektorale. Duke rihapur kutit\u00eb pa gjetur n\u00eb to at\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebsh\u00ebronte t\u00eb gjente (p\u00ebrve\u00e7 firmave t\u00eb komisioner\u00ebve t\u00eb vet) Berisha do t\u00eb kishte n\u00eb fund t\u00eb sezonit veror nj\u00eb argument m\u00eb pak p\u00ebr vjedhjen e zgjedhjeve. Nj\u00eb argument me pak, por nj\u00eb bumerang m\u00eb shum\u00eb\u2026\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/bumerangu-ndodhet-brenda-kutive\/\">Bumerangu ndodhet brenda kutive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi\/ Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve njoftoi se ka anulluar pushimet verore pas kalimit n\u00eb rinum\u00ebrim t\u00eb disa qarqeve kryesore. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi tha gjithashtu se nuk nevojiten fonde shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinum\u00ebruar votat n\u00eb Tiran\u00eb, Fier e Dib\u00ebr pasi jan\u00eb kursyer 3 milion euro nga procesi i votimit n\u00eb diaspor\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25468","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25468\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}