{"id":25442,"date":"2025-06-10T12:04:25","date_gmt":"2025-06-10T12:04:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/presidenti-begaj-nderon-147-vjetorin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-identiteti-yne-kombetar-nje-amanet\/"},"modified":"2025-06-10T12:04:25","modified_gmt":"2025-06-10T12:04:25","slug":"presidenti-begaj-nderon-147-vjetorin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-identiteti-yne-kombetar-nje-amanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/presidenti-begaj-nderon-147-vjetorin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-identiteti-yne-kombetar-nje-amanet\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj nderon 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit: Identiteti yn\u00eb komb\u00ebtar, nj\u00eb amanet"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, zhvilloi sot nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Prizren ku mori pjes\u00eb n\u00eb kremtimin e 147-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike dhe frym\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar q\u00eb kjo ngjarje p\u00ebrfaq\u00ebson. N\u00eb fillim t\u00eb vizit\u00ebs, Presidenti Begaj u prit nga Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit, Shaqir Totaj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komun\u00ebs dhe qytetar\u00eb t\u00eb Prizrenit, ai p\u00ebrshkoi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb rrug\u00ebn nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb deri n\u00eb Kompleksin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, ku vendosi nj\u00eb kuror\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebsaj date t\u00eb sh\u00ebnuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet, Presidenti u shoq\u00ebrua edhe nga nj\u00eb grup nx\u00ebn\u00ebsish nga shkolla \u201cLidhja e Prizrenit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, si pjes\u00eb e iniciativ\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb njohur nga af\u00ebr historin\u00eb dhe vendet historike shqiptare, duke vizituar objekte kulturore n\u00eb t\u00eb gjitha trojet etnike.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kreu i Shtetit e vler\u00ebsoi Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit si themelin politik dhe shpirt\u00ebror t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar, duke theksuar se ajo p\u00ebrfaq\u00ebson dit\u00ebn kur filloi l\u00ebvizja p\u00ebr pavar\u00ebsi.<br \/>\nAi theksoi se trash\u00ebgimia e Lidhjes jeton n\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr zhvillim dhe bashkim kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ndodhen, duke qen\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr vet\u00ebdije komb\u00ebtare dhe mbrojtje t\u00eb identitetit.<br \/>\nPresidenti Begaj n\u00ebnvizoi guximin dhe vullnetin e paraardh\u00ebsve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha, luftuan p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e ekzistenc\u00ebs, gjuh\u00ebs dhe territorit.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi historin\u00eb si frym\u00ebmarrjen dhe gjakun q\u00eb na lidh t\u00eb gjith\u00ebve, duke e quajtur Lidhjen e Prizrenit pjes\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb \u00e7do shqiptari t\u00eb ndersh\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim, Presidenti b\u00ebri thirrje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb dashuri ndaj gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe identitetit shqiptar, duke nxitur frym\u00ebzimin nga trim\u00ebria e Lidhjes s\u00eb Prizrenit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb arsimuar dhe t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Ai theksoi se liria \u00ebsht\u00eb fituar me sakrifica dhe se atdheu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb thelb\u00ebsore e identitetit ton\u00eb. P\u00ebrkujtimi i Lidhjes s\u00eb Prizrenit u cil\u00ebsua si nj\u00eb busull frym\u00ebzuese q\u00eb na m\u00ebson se bashkimi, vizioni dhe vullneti e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur \u00e7do gj\u00eb, dhe se atdhedashuria \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb nderuar t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Presidentit Bajram Begaj:<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nder, krenari dhe privilegj t\u00eb jem sot me ju n\u00eb Prizrenin e bukur, t\u00eb bukuris\u00eb natyrore dhe shpirt\u00ebrore, n\u00eb Prizrenin e tradit\u00ebs dhe patriotizmit, n\u00eb zemr\u00ebn e kombit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me simbolik\u00eb t\u00eb thell\u00eb kujtojm\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb nga faqet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare: Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<br \/>\n10 qershori 1878 ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet themeli politik e shpirt\u00ebror i bashkimit komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb dita kur filloi l\u00ebvizja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nShk\u00ebndija e k\u00ebsaj dite ndezi pishtarin e liris\u00eb, por trash\u00ebgimia e saj jeton sot n\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr zhvillim, p\u00ebr mir\u00ebqenie, p\u00ebr bashkim shpirt\u00ebror dhe kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo ata jan\u00eb dhe jetojn\u00eb. Ajo lindi si nevoj\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trojet tona, identitetin dhe t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00eb dhe dinjitet.<br \/>\nLidhja Shqiptare e Prizrenit ishte nj\u00eb thirrje p\u00ebr bashkim, mbrojtje dhe vet\u00ebdije komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>10 qershori 1878 nuk ishte thjesht nj\u00eb mbledhje e prij\u00ebsve shqiptar\u00eb, ishte shprehje e krenaris\u00eb, e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe vet\u00ebdijes evropiane t\u00eb nj\u00eb populli me histori t\u00eb lasht\u00eb, kultur\u00eb unike dhe me vullnet politik p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb mbi fatet e tij.<\/p>\n<p>Ne sot jemi mbledhur k\u00ebtu jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kujtuar nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb histori, por edhe p\u00ebr t\u00eb nderuar nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nj\u00eb zgjim, nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb doli nga zemra e kombit ton\u00eb.<br \/>\nKy p\u00ebrkujtim i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kujtese, akt reflektimi dhe frym\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Ai \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, edhe nj\u00eb akt edukimi komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Lidhja e Prizrenit sh\u00ebnoi nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve. Ishte l\u00ebvizja e par\u00eb e madhe e organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb administrative, politike dhe ushtarake q\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kur fuqit\u00eb ballkanike po p\u00ebrgatiteshin t\u00eb ndanin territoret shqiptare, burrat e dheut, nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb etnike, u mblodh\u00ebn n\u00eb Prizren p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin e kombit ton\u00eb. Ata nuk kishin fuqi t\u00eb m\u00ebdha pas vetes, por kishin guximin, kishin vullnetin dhe besimin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr ekzistenc\u00eb, gjuh\u00eb dhe territor, kishin dashuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, kishin dashuri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kishin dashuri p\u00ebr shqiptarin\u00eb.<br \/>\nLidhja e Prizrenit u rrit me shpres\u00eb, guxim dhe bashkim. Historia \u00ebsht\u00eb frym\u00ebmarrja jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjaku q\u00eb na rrjedh n\u00eb deje. Lidhja e Prizrenit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e trupit ton\u00eb, e k\u00ebsaj zemre q\u00eb rreh n\u00eb \u00e7do shqiptar t\u00eb ndersh\u00ebm, pjes\u00eb e identitetit ton\u00eb komb\u00ebtar.<br \/>\nIdentiteti yn\u00eb komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kujtim, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb amanet.<\/p>\n<p>Le ta kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jo vet\u00ebm me fjal\u00eb, por me veprime, me m\u00eb shum\u00eb dashuri p\u00ebr identitetin e kombit ton\u00eb, p\u00ebr gjuh\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb. Sot, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb amanet, sepse ne nuk harrojm\u00eb historin\u00eb. Duke mos harruar historin\u00eb, ne mbrojm\u00eb t\u00eb ardhmen ton\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes kujtimit t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve, ne u japim brezave shembuj dhe vlera. U m\u00ebsojm\u00eb se liria nuk \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, por e fituar, se atdheu nuk \u00ebsht\u00eb vendi ku vet\u00ebm jetojm\u00eb, por pjes\u00eb e natyrshme e identitetit ton\u00eb, se historia jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrrall\u00eb nga e kaluara, por trash\u00ebgimi solemne q\u00eb na detyron. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb sot jam i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb grup nx\u00ebn\u00ebsish nga Shqip\u00ebria, nga shkolla \u201cLidhja e Prizrenit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb lidhjen organike me t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb nj\u00eb realitet krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i vitit 1878, Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dy shtete t\u00eb nj\u00eb kombi. Ato ecin p\u00ebrpara, krah p\u00ebr krah n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit evropian.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi pjes\u00eb e Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar \u00ebsht\u00eb vazhdim i natyrsh\u00ebm i aspirat\u00ebs q\u00eb shqiptar\u00ebt shpreh\u00ebn me Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk duhet kujtuar si nj\u00eb ngjarje e shkuar, por si busull frym\u00ebzuese.<br \/>\nAjo na m\u00ebson se kur jemi t\u00eb bashkuar, kur kemi vizion dhe vullnet, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur.<\/p>\n<p>Ajo na kujton se atdhedashuria \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr, jo fjal\u00eb, se atdhedashuria \u00ebsht\u00eb t\u00eb nderojm\u00eb sakrificat e djeshme me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr sot e me vizion p\u00ebr nes\u00ebr!<br \/>\nLavdi p\u00ebrjet\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit!<\/p>\n<p>Lavdi t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr identitetin dhe lirin\u00eb ton\u00eb!<br \/>\nRroft\u00eb Shqip\u00ebria!<br \/>\nRroft\u00eb Kosova!<br \/>\nRroft\u00eb kombi shqiptar!<br \/>\nJu faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/presidenti-begaj-nderon-147-vjetorin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-identiteti-yne-kombetar-nje-amanet\/\">Presidenti Begaj nderon 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit: Identiteti yn\u00eb komb\u00ebtar, nj\u00eb amanet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, zhvilloi sot nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Prizren ku mori pjes\u00eb n\u00eb kremtimin e 147-vjetorit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike dhe frym\u00ebn e bashkimit komb\u00ebtar q\u00eb kjo ngjarje p\u00ebrfaq\u00ebson. N\u00eb fillim t\u00eb vizit\u00ebs, Presidenti Begaj u prit nga Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit, Shaqir Totaj. M\u00eb pas, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25442","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25442"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25442\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}