{"id":25439,"date":"2025-06-10T12:04:22","date_gmt":"2025-06-10T12:04:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/video-autori-vrapon-me-thike-ne-dore-publikohen-pamjet-e-vrasjes-se-martin-canit\/"},"modified":"2025-06-10T12:04:22","modified_gmt":"2025-06-10T12:04:22","slug":"video-autori-vrapon-me-thike-ne-dore-publikohen-pamjet-e-vrasjes-se-martin-canit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/video-autori-vrapon-me-thike-ne-dore-publikohen-pamjet-e-vrasjes-se-martin-canit\/","title":{"rendered":"Video \u2013 Autori vrapon me thik\u00eb n\u00eb dor\u00eb, publikohen pamjet e vrasjes s\u00eb Martin Canit"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p[amjet e sherrit tragjik t\u00eb ndodhur pran\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cFan Noli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku mbeti i vrar\u00eb me thik\u00eb 14-vje\u00e7ari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Me\u00e7ja, nd\u00ebrsa si autor i krimit \u00ebsht\u00eb arrestuar bashk\u00ebmoshatari i tyre Mario P\u00ebrlleshaj.<\/p>\n<p>Pamjet jan\u00eb publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin mesdit\u00ebs s\u00eb 18 n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, dhe n\u00eb to shihet qart\u00eb se numri i t\u00eb miturve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konflikt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, se sa tre protagonist\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>N\u00eb video duket momenti kur viktima Martin Cani dhe autori Mario P\u00ebrlleshaj u prijn\u00eb shok\u00ebve dhe shkojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u201csqaruar\u201d te vendi i ngjarjes. N\u00eb pamjet, nuk shfaqet momenti i plagosjes, por vet\u00ebm kur t\u00eb miturit shkojn\u00eb tek vendi i ngjarjes dhe kur largohen me vrap.<\/p>\n<p>T\u00eb miturit shfaqen\u00a0 duke vrapuar pas krimit, ku mes tyre \u00ebsht\u00eb edhe Martin Cani i plagosur, teksa mban nj\u00eb dor\u00eb n\u00eb plag\u00ebn e kraharorit. Po ashtu shfaqet edhe Luis Me\u00e7ja i plagosur, teksa ata ndiqen me vrap nga Mario P\u00ebrlleshaj, i cili mban thik\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari Eraldo Harlicaj thot\u00eb se ka vendosur t\u00eb publikoj pamjet, nisur dhe nga m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb kryer hetimi nga prokurorja Alma Felaj, motra e deputetes Ermonela Felaj, e cila e ka d\u00ebrguar dosjen p\u00ebr gjykim, me vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pandehur, por iu rikthye mbrapasht p\u00ebr plot\u00ebsim hetimesh nga gjyqtarja Marinela Osmani<\/p>\n<p>Protagonisti i ngjarjes Luis Me\u00e7ja\u00a0pretendon se kan\u00eb qen\u00eb dy persona q\u00eb kan\u00eb q\u00eblluar me thik\u00eb dhe k\u00ebrkon rihetim. Po ashtu, sipas gazetarit Eraldo Harli\u00e7aj, edhe avokati i autorit t\u00eb dyshuar, Mario P\u00ebrlleshaj, pretendon se nuk ka qen\u00eb ai, i cili e ka q\u00eblluar me thik\u00eb p\u00ebr vdekje Martin Canin.<\/p>\n<p><em>\u201cPra, Luisi dhe Mario, pretendojn\u00eb se ka q\u00eblluar me thik\u00eb dhe nj\u00eb person i tret\u00eb. Pala e Marios pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb ai vras\u00ebsi. Kush \u00ebsht\u00eb personi i tret\u00eb q\u00eb po mbahet i fshehur nga t\u00eb gjith\u00eb? A ekziston v\u00ebrtet nj\u00eb person i tret\u00eb q\u00eb ka goditur? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt kan\u00eb ndryshuar deklarimet n\u00eb gjyq ndryshe nga p\u00ebrgjigjet q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prokurores dhe pasi jan\u00eb rimarr\u00eb disa her\u00eb n\u00eb pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush \u00ebsht\u00eb i rrituri q\u00eb ka goditur me shpull\u00eb Martinin dit\u00ebn e premte, n\u00eb sherrin q\u00eb ka pasur me Marion? Kush jan\u00eb djemt\u00eb q\u00eb kan\u00eb pritur Marion dhe shoku q\u00eb e shoq\u00ebroi n\u00eb spitalin privat, ku shihet me plag\u00eb n\u00eb dor\u00eb.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 jan\u00eb pyetjet q\u00eb shtron gazetari.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, teksa ngjarja vijon t\u00eb jet\u00eb ende mister.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i gazetarit:<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Martin Canit, video e dit\u00ebs s\u00eb ngjarjes<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb duar, k\u00ebtu e nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, dosja e Martin Canit me materialet e plota filmike, kisha shum\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr publikimin e tyre. Zgjedhjet e 11 majit ma larguan nga mendimet p\u00ebr pak koh\u00eb. Kisha dhe kam pik\u00ebpyetje n\u00ebse po veproj mir\u00eb, apo gabim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jan\u00eb disa paqart\u00ebsi q\u00eb m\u00eb \u201cshtyjn\u00eb\u201d t\u00eb publikoj materialet. Veprimet nga ana e Prokurororis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs duke d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim pa nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar, por dhe deklarimet e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb seancat me dyer t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>N\u00eb video, shihen qart\u00eb Martini dhe Mario q\u00eb u prijn\u00eb shok\u00ebve dhe shkojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u201csqaruar\u201d te vendi i ngjarjes. T\u00eb ndjekur nga miqt\u00eb e tyre t\u00eb identifikuar. N\u00eb momentin e bised\u00ebs mes tyre, referuar dhe deklarimeve n\u00eb gjyq, ka qen\u00eb nj\u00eb nga djemt\u00eb e tjer\u00eb, jo Martini, q\u00eb ka goditur i pari Marion n\u00eb hund\u00eb. M\u00eb pas sherri ka agravuar, duke i marr\u00eb jet\u00ebn Martinit dhe duke plagosur Luisin. Tragjedia ka ndodhur n\u00eb m\u00eb pak se 1 minut\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pamjet filmike, duke ikur, shihet vet\u00ebm nj\u00eb thik\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Marios dhe Martini q\u00eb vrapon duke mbajtur dor\u00ebn n\u00eb kraharor. Mario m\u00eb pas kthehet te vendi i krimit, pasi i ka r\u00ebn\u00eb k\u00ebpuca dhe shkon ta rimarr\u00eb, pritet nga dy djem t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndodhen aty.<\/p>\n<p>Luisi, shoku i plagosur i Martinit, n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore u ka treguar gjyqtar\u00ebve, por dhe prokurores Alma Felaj, plag\u00ebt e tij. Ai i q\u00ebndron ides\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb dy persona q\u00eb kan\u00eb goditur me thik\u00eb, duke k\u00ebrkuar rihetim.<\/p>\n<p>Po ashtu, avokati i Marios, autorit t\u00eb dyshuar, ka mb\u00ebshtetur deklarat\u00ebn e Luisit, duke ngritur alibin\u00eb se nuk ka qen\u00eb ai personi q\u00eb ka q\u00eblluar Martinin. Ai pranon se ka p\u00ebrdorur thik\u00ebn, por ka plagosur Luisin. Pra, Luisi dhe Mario, pretendojn\u00eb se ka q\u00eblluar me thik\u00eb dhe nj\u00eb person i tret\u00eb. Pala e Marios pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb ai vras\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb personi i tret\u00eb q\u00eb po mbahet i fshehur nga t\u00eb gjith\u00eb? A ekziston v\u00ebrtet nj\u00eb person i tret\u00eb q\u00eb ka goditur? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt kan\u00eb ndryshuar deklarimet n\u00eb gjyq ndryshe nga p\u00ebrgjigjet q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb prokurores dhe pasi jan\u00eb rimarr\u00eb disa her\u00eb n\u00eb pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush \u00ebsht\u00eb i rrituri q\u00eb ka goditur me shpull\u00eb Martinin dit\u00ebn e premte, n\u00eb sherrin q\u00eb ka pasur me Marion? Kush jan\u00eb djemt\u00eb q\u00eb kan\u00eb pritur Marion dhe shoku q\u00eb e shoq\u00ebroi n\u00eb spitalin privat, ku shihet me plag\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi rihetimin e ngjarjes, pas dokumentimeve t\u00eb paplota nga Prokuroria. Deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve i gjeti shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Mario ende nuk ka d\u00ebshmuar. Dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb \u00ebsht\u00eb seanca e radh\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebrpara gjykat\u00ebs personi i rritur q\u00eb ka goditur Martinin dit\u00ebn e premte me shpull\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigjet e tjera nga sherri n\u00eb shkoll\u00eb, deri te arritja n\u00eb spital, duhet t\u00eb prisni Top Story \u2013 Top Channel e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs.<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/video-autori-vrapon-me-thike-ne-dore-publikohen-pamjet-e-vrasjes-se-martin-canit\/\">Video \u2013 Autori vrapon me thik\u00eb n\u00eb dor\u00eb, publikohen pamjet e vrasjes s\u00eb Martin Canit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p[amjet e sherrit tragjik t\u00eb ndodhur pran\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cFan Noli\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku mbeti i vrar\u00eb me thik\u00eb 14-vje\u00e7ari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Me\u00e7ja, nd\u00ebrsa si autor i krimit \u00ebsht\u00eb arrestuar bashk\u00ebmoshatari i tyre Mario P\u00ebrlleshaj. Pamjet jan\u00eb publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}