{"id":25437,"date":"2025-06-10T10:07:33","date_gmt":"2025-06-10T10:07:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/cila-eshte-anomalia-politike-e-shqiperise\/"},"modified":"2025-06-10T10:07:33","modified_gmt":"2025-06-10T10:07:33","slug":"cila-eshte-anomalia-politike-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/cila-eshte-anomalia-politike-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Cila \u00ebsht\u00eb anomalia politike e Shqip\u00ebris\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><span>Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb berishizmit edhe pa krimin e organizuar, justifikon anormalitetin kriminal t\u00eb regjimit socialist.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas k\u00ebtij ar\u00ebsyetimi \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb dy t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb; 1. Berisha i humbi zgjedhjet dhe 2. krimi i organizuar dhe p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs e fryu fitoren elektorale t\u00eb Ram\u00ebs, por nuk e p\u00ebrcaktoi at\u00eb.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/06\/bushati-replike-me-kajsiun-qe-e-pershkruan-anormalitetin-si-gjendje-natyrale\/\">Andi Bushati: Replik\u00eb me Kajsiun q\u00eb e p\u00ebrshkruan anormalitetin si gjendje natyrale<\/a><\/p>\n<p><span>Q\u00eb krimi i organizuar luajti rol n\u00eb zgjedhje mund t\u00eb supozohet leht\u00eb nga rezultatet e fryra elektorale t\u00eb kandidat\u00ebve politikisht anonim t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Elbasan dhe Durr\u00ebs. Edhe rezultati spektakolar i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i p\u00ebrfolur p\u00ebr lidhje me krimin, hedh dyshime mbi rolin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb fryrjen e rezultatit elektoral t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht mbetet p\u00ebr tu par\u00eb sa dhe si krimi i organizuar ndikoi n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. P\u00ebr mendimin tim, nuk ka dyshim q\u00eb ai favorizoi partin\u00eb n\u00eb pushtet, sepse krimi tenton t\u00eb afrohet me pushtetin m\u00eb shum\u00eb se me opozit\u00ebn, aq m\u00eb tep\u00ebr kur kjo e fundit \u00ebsht\u00eb tejet e dob\u00ebt. Ama ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me blerje t\u00eb vot\u00ebs, me k\u00ebrc\u00ebnim elektoral apo me klienteliz\u00ebm politik, q\u00eb jan\u00eb fenomene shum\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shkaku kryesor i katastrof\u00ebs elektorale t\u00eb PD-s\u00eb berishiste nuk ishte krimi dhe manipulimi por braktisja nga elektorati opozitar. K\u00ebt\u00eb e tregoi jo vet\u00ebm humbja e qart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb urbane t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs por edhe r\u00ebnia e thell\u00eb e vot\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb raport me vitin 2021 n\u00eb rang vendi, cka nuk mund t\u00eb shpjegohet as me krimin e organizuar, as me p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs publike dhe as me emigracionin masiv.<\/span><\/p>\n<p><span>Nivelet e emigracionit shqiptar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb larta dhe pothuajse konstante gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. Megjithat\u00eb PD-ja arriti ta rriste vot\u00ebn e saj nga 456 mij\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017 n\u00eb 622 mij\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021, pavar\u00ebsisht zbrazjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2017-2021 (<a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/ne-10-vitet-e-fundit-75-e-popullsise-ka-emigruar-sipas-instat-2021-rekordi-i-dekades\/#gsc.tab=0\">shiko ketu<\/a>).<\/span><\/p>\n<p><span>Ishte braktisja e berishizmit nga elektorati q\u00eb prodhoi rritjen spektakolare t\u00eb mandateve socialiste n\u00eb Kuvend edhe pse nuk pati nj\u00eb rritje spektakolare t\u00eb vot\u00ebs socialiste. Ndaj \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e llogjik\u00ebshme t\u00eb konkludosh se n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare m\u00eb shum\u00eb se me fitore t\u00eb Ram\u00ebs (q\u00eb natyrisht fitoi) kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me humbje t\u00eb Berish\u00ebs (q\u00eb natyrisht humbi).<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/05\/kajsiu-replikon-me-bushatin-kush-i-sherben-regjimit-rama\/\">Kajsiu: Kush i sh\u00ebrben \u201cregjimit\u201d Rama?<\/a><\/p>\n<p><span>\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb kolegu Bushati dhe analist\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb rrjeshtuar p\u00ebrkrah Berish\u00ebs e din\u00eb mir\u00eb, por nuk e pranojn\u00eb p\u00ebr ar\u00ebsye politike dhe jo intelektuale apo morale.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Humbja e thell\u00eb elektorale e Berish\u00ebs nxjerr zbuluar absurditetin e investimit t\u00eb tyre mediatik p\u00ebr konsolidimin e berishizmit brenda PD-s\u00eb me pretekstin fantastik se ai \u00ebsht\u00eb opozita e v\u00ebrtet\u00eb dhe demokratike dhe jo paterica legjitimuese e regjimit Rama, sikurse treguan zgjedhjet e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span>Sot ata vazhdojn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrrall\u00eb edhe pse ndershm\u00ebria intelektuale nuk toleron mohimin apo injorimin e fakteve, sic jan\u00eb r\u00ebnia e thell\u00eb elektorale e berishizmit n\u00eb zgjedhjet e fundit, humbja e thell\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb administrative urbane t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb gjitha sondazhet ku PD-ja dhe Berisha dilnin humb\u00ebs si n\u00eb vot\u00eb edhe n\u00eb nivel popullariteti.\u00a0 Asnj\u00eb nga evidencat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb katastrof\u00ebs elektorale berishiste nuk shpjegohet dot me krimin e organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span>E megjithat\u00eb i gjith\u00eb shpjegimi i kolegut Bushati n\u00eb lidhje me rezultatin e zgjedhjeve reduktohet tek denoncimi i fars\u00ebs elektorale q\u00eb u prodhua nga krimi i organizuar i Ram\u00ebs. K\u00ebshtu nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pjes\u00ebshme p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb, propaganda politike gllab\u00ebron analiz\u00ebn intelektuale.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas k\u00ebsaj propagande nuk ishte berishizmi, fushata e tij elektorale mjerane dhe listat skandaloze, por Troplin\u00ebt, Evis Cela dhe Visi Poj\u00ebs q\u00eb e p\u00ebrcaktuan rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb fundit. Ndaj doktori duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme ku do denoncoj\u00eb fars\u00ebn elektorale t\u00eb radh\u00ebs. Neni Basha ishte p\u00ebr Bash\u00ebn jo p\u00ebr Berish\u00ebn. Doktori \u00ebsht\u00eb mbi normat pasi ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb norma.<\/span><\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/29\/andi-bushati-si-ta-zbulosh-nje-kripto-ramist\/\">SAndi Bushati: Si ta zbulosh nj\u00eb kripto Ramist<\/a><\/p>\n<p><span>P\u00ebr mendimin tim, ky \u00ebsht\u00eb anormaliteti m\u00eb i madh me t\u00eb cilin p\u00ebrballet demokracia jon\u00eb sot; shkat\u00ebrrimi i cdo standarti dhe parimi demokratik si pasoj\u00eb e transformimit t\u00eb partive politike n\u00eb zgjatime t\u00eb kryetarit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Askund nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb trondit\u00ebs ky fenomen sesa tek Partia Demokratike ku p\u00ebrjet\u00ebsimi i Berish\u00ebs ka bllokuar reformimin dhe demokratizimin e saj duke e reduktuar n\u00eb autoparlant t\u00eb interesave t\u00eb ngushta familjare dhe si pasoj\u00eb n\u00eb legjitimuese t\u00eb pushtetit socialist.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht kjo nuk i heq Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb qeverisje, p\u00ebr korrupsionin, p\u00ebr lidhjet me krimin e organizuar dhe p\u00ebr transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb kryeministrore ku parlamenti \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb vul\u00ebn e kryeministrit.<\/span><\/p>\n<p><span>Por askush nuk ka argumentuar se anormaliteti Berisha justifikon anormalitetin Rama. Argumenti im, dhe i shum\u00eb analist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb se anormaliteti Berisha legjitimon dhe mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb anormalitetin Rama.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb gjuh\u00ebn kopace t\u00eb berishizmit nuk ka vend p\u00ebr nuancat dhe dallimet konceptuale sepse ajo \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar p\u00ebr dajak dhe jo analiz\u00eb. K\u00ebshtu koncepti \u201clegjitimon\u201d lexohet \u201cjustifikon\u201d. Argumenti \u201cberishizmi legjitimon Ram\u00ebn\u201d, transformohet n\u00eb \u201cberishizmi justifikon regjimin Rama\u201d p\u00ebr tu deformuar m\u00eb pas n\u00eb \u201cfajin p\u00ebr korrupsionin e Ram\u00ebs e ka Berisha.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt nuk ekziston asnj\u00eb kritik i berishizmit, majtas apo djathtas, q\u00eb ka argumentuar se fajin p\u00ebr korrupsionin dhe autoritarizmin e Ram\u00ebs e ka Berisha dhe jo Rama, sikurse pretendojn\u00eb berishist\u00ebt. T\u00eb vetmit q\u00eb e kan\u00eb artikuluar k\u00ebt\u00eb pseudo-argument jan\u00eb berishist\u00ebt, sepse \u00ebsht\u00eb i vetmi argument me t\u00eb cilin ata p\u00ebrballen me \u201csukses\u201d n\u00eb sfer\u00ebn publike duke u \u00e7jerr\u00eb se \u201cnuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet Berisha p\u00ebr gjith\u00e7ka\u201d. <\/span><\/p>\n<p><span>Ama kritika ndaj berishizmit nuk e faj\u00ebson at\u00eb p\u00ebr deformimet e pushtetit. Ajo thjesht argumenton se berishizmi \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb ti luftoj\u00eb k\u00ebto deformime sepse ofron nj\u00eb standart politik m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ai i pushtetit. Interpretimi i k\u00ebsaj kritike si natyralizim i anormalitetit t\u00eb pushtetit ramist \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb politike jo analiz\u00eb intelektuale.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb nxjerr\u00ebsh n\u00eb pah dhe t\u00eb argumentosh paaft\u00ebsin\u00eb e berishizmit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur jo thjesht Ram\u00ebn si individ, por fenomenet e korrupsionit, t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit dhe t\u00eb autoritarizmit q\u00eb ka prodhuar qeverisja Rama nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mohosh as korrupsionin, as autoritarizmin dhe as lidhjet e pushtetit aktual me krimin, p\u00ebrkundrazi.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Problemi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto anormalitete jan\u00eb t\u00eb prit\u00ebshme dhe t\u00eb shpjegueshme, ndon\u00ebse jo t\u00eb justifikueshme, tek nj\u00eb force politike q\u00eb ka dymb\u00ebdhjet vite n\u00eb pushtet. Shembuj t\u00eb degjenerimit politik dhe korruptiv t\u00eb nj\u00eb force politike q\u00eb ka shum\u00eb vite n\u00eb pushtet gjen pafund edhe n\u00eb vende t\u00eb zhvilluara demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh n\u00eb historin\u00eb e sistemeve demokratike bipolare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsimi i liderit n\u00eb opozit\u00eb dhe jo n\u00eb pushtet. Q\u00eb pushteti korrupton dhe korruptohet e kishim t\u00eb qart\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ama korruptimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anomali politike superiore q\u00eb hedh n\u00eb er\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dialektik\u00ebn demokratike ku reformimi, demokratizimi, pastrimi dhe anti-korrupsioni fillon n\u00eb opozit\u00eb dhe mbaron n\u00eb pushtet, dhe jo anasjelltas.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj farsa m\u00eb e madhe n\u00eb sken\u00ebn ton\u00eb politike sot nuk \u00ebsht\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare, por opozitarizmi berishist q\u00eb synim kryesor nuk ka nd\u00ebrtimin e nj\u00eb alternative politike p\u00ebrball\u00eb \u201cregjimit\u201d Rama por trash\u00ebgimin e PD-s\u00eb nga babai tek f\u00ebmij\u00ebt.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb pretendosh q\u00eb farsa e opozitarizmit berishist mund t\u00eb p\u00ebrdoret si platform\u00eb politike p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb moral shqiptar\u00ebve mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e parimeve politike, demokratike dhe intelektuale n\u00eb sfer\u00ebn publike, \u00ebsht\u00eb absurde.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb, ndoshta, anomalia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe e sken\u00ebs son\u00eb politike \u201cmoralizimi berishist\u201d, q\u00eb denoncon shqiptar\u00ebt sepse shiten tek Rama kur mund ti sh\u00ebrbenin familjes Berisha, si\u00e7 b\u00ebn PD-ja sot.<\/span><\/p>\n<p><strong>Artikull i shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/10\/vijon-polemika-me-bushatin-kajsiu-cila-eshte-anomalia-politike-e-shqiperise\/\">Cila \u00ebsht\u00eb anomalia politike e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb berishizmit edhe pa krimin e organizuar, justifikon anormalitetin kriminal t\u00eb regjimit socialist. Sipas k\u00ebtij ar\u00ebsyetimi \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb dy t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb; 1. Berisha i humbi zgjedhjet dhe 2. krimi i organizuar dhe p\u00ebrdorimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25437","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25437\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}