{"id":25378,"date":"2025-06-10T06:57:53","date_gmt":"2025-06-10T06:57:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/intervista-jeta-shpirterore-e-shqiptareve-sot-dhe-sfida-e-madhe-e-te-jetuarit-ne-gezim-sipas-fortlumturi-joanit\/"},"modified":"2025-06-10T06:57:53","modified_gmt":"2025-06-10T06:57:53","slug":"intervista-jeta-shpirterore-e-shqiptareve-sot-dhe-sfida-e-madhe-e-te-jetuarit-ne-gezim-sipas-fortlumturi-joanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/intervista-jeta-shpirterore-e-shqiptareve-sot-dhe-sfida-e-madhe-e-te-jetuarit-ne-gezim-sipas-fortlumturi-joanit\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Jeta shpirt\u00ebrore e shqiptar\u00ebve sot dhe sfida e madhe e t\u00eb jetuarit n\u00eb g\u00ebzim sipas Fortlumturi Joanit"},"content":{"rendered":"<p>Fortlumturi Joan Pelushi, Kryepeshkopi i Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare, p\u00ebrmes nj\u00eb interviste te \u201cShqiptarja\u201d na jep shum\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vlefshme p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn mes nesh, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj interviste kemi shk\u00ebputur disa citime, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e gjith\u00eb intervista \u00ebsht\u00eb mbushur plot me mesazhe q\u00eb mund t\u00eb ruhen si pilula p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb harmonike dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr cilindo, duke krijuar nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt paq\u00ebsore. Ja disa:<\/p>\n<p>1.\u201cHiqja jet\u00ebs g\u00ebzimin, dhe jeta e njeriut do t\u00eb thahet. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit duan g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n<p>2.\u201cFatkeq\u00ebsisht, ne jetojm\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur njeriu e ka humbur nocionin e q\u00ebllimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb q\u00ebllime mij\u00ebra gj\u00ebra t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Nga t\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet q\u00eb kan\u00eb ekzistuar n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore vet\u00ebm ky i sotmi nuk ka m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen bazike t\u00eb jet\u00ebs\u2026.\u201d<\/p>\n<p>3.\u201c\u2026Duke mos pasur p\u00ebrgjigje rreth k\u00ebsaj pyetjeje jeta jon\u00eb po \u00e7oroditet dhe duke u \u00e7oroditur po gjymtohet dhe, n\u00ebse ne nuk kemi m\u00eb as pyetje, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne po humbasim njerishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, thelbin e asaj q\u00eb e b\u00ebn njeriun njeri\u2026\u201d.<\/p>\n<p>4.\u201c\u2026Shpeshher\u00eb shohim shum\u00eb konflikte, sharje, shpifje kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit dhe mosrespektim t\u00eb dinjitetit. K\u00ebto fenomene shihen kudo n\u00eb media, n\u00eb bisedat private dhe publike. Besoj q\u00eb kjo e d\u00ebmton n\u00eb thelb shoq\u00ebrin\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>5.\u201c\u2026Pa dyshim, si n\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ka njer\u00ebz me shpirt t\u00eb art\u00eb. Por, si\u00e7 thot\u00eb proverbi italian: I miri \u00ebsht\u00eb, por nuk b\u00ebn zhurm\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb shpirt t\u00eb art\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri gjithmon\u00eb pa zhurm\u00eb. T\u00eb k\u00ebqijt\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb dhe krijohet p\u00ebrshtypja sikur nuk ka t\u00eb mir\u00eb. Por e mira gjithmon\u00eb ekziston dhe nuk mund t\u00eb zhduket kurr\u00eb. Gjithmon\u00eb do t\u00eb gjenden disa shpirtra t\u00eb ndritur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur drit\u00eb, sidomos n\u00eb koh\u00eb kur ka shum\u00eb err\u00ebsir\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>6.\u201c\u2026Besoj se tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt e Ballkanit t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00ebse pranohen gabimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, pajtimi mund t\u00eb vij\u00eb m\u00eb shpejt. Pajtimi n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin do t\u00eb ndihmonte t\u00eb gjith\u00eb rajonin\u2026\u201d<\/p>\n<p>7.\u201d\u2026 \u00cbsht\u00eb detyra e elitave t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe p\u00ebr paqen. Duke qen\u00eb n\u00eb paqe, bashk\u00ebpunim dhe mir\u00ebkuptim me nj\u00ebri-tjetrin, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb vendet tona t\u00eb zhvillohen akoma m\u00eb shum\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por si mund t\u00eb jetohet n\u00eb dit\u00ebt tona, n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb moderne me g\u00ebzim? Si \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti shpirt\u00ebror i shqiptar\u00ebve, i t\u00eb rinjve? Si jemi ne me fqinj\u00ebt dhe si \u00ebsht\u00eb Ballkani n\u00eb Bot\u00ebn q\u00eb p\u00ebrher\u00eb b\u00ebhet m\u00eb globale e ku nuk mungojn\u00eb konfliktet, varf\u00ebria dhe urrejtja? N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nd\u00ebrsa me hapa t\u00eb leht\u00eb, me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, me fjali t\u00eb qarta t\u00eb nj\u00eb shqipeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Fortlumturi Joani po merr n\u00ebn kujdes t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ne t\u00eb tjer\u00ebt, po p\u00ebrpiqemi ta njohim m\u00eb mir\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb mister q\u00eb i ndjeri Anastas na la t\u00eb befasuar: T\u00eb pap\u00ebrgatitur ta njihnim mir\u00eb vet\u00eb at\u00eb, t\u00eb pap\u00ebrgatitur t\u00eb njihnim mir\u00eb at\u00eb q\u00ebndisje q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb 30 e m\u00eb shum\u00eb vite rim\u00ebk\u00ebmbjes dhe ringjalljes s\u00eb besimit dhe strukturave t\u00eb Komunitetit Ortodoks n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb pap\u00ebrgatitur ta dinim me koh\u00eb se rreth tij, ai greku q\u00eb e pat\u00ebm kujtuar se kishte p\u00ebr zem\u00ebr vet\u00ebm \u201cmadh\u00ebshtin\u00eb e Greqis\u00eb\u201d mblodhi, m\u00ebsoi e p\u00ebrgatiti si pasues djem shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u la amanet t\u00eb gjejn\u00eb e t\u00eb nxjerrin n\u00eb drit\u00eb \u201cshpirtin e art\u00eb\u201d q\u00eb me siguri ka streh\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Kemi sot mes nesh nj\u00eb komunitet t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Auteqefale shqiptare t\u00eb konsoliduar dhe nj\u00eb Kryepeshkop, ashtu si\u00e7 e donim: shqiptar.<\/p>\n<p>Me Fortlumturi Joan Pelushin do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb njohjeje reciproke ku durimi, p\u00ebrkushtimi, serioziteti, lutja, besimi, do t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb besimtar\u00ebt, por edhe Kish\u00ebn Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb drejtuar tashm\u00eb prej k\u00ebsaj pranvere 2025 prej tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, neve si gazetar\u00eb, na takon tua prezantojm\u00eb lexuesve bashk\u00ebatdhetar\u00eb si Fortlumturin\u00eb Joan, me t\u00eb gjitha ngjyrat q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb aureol\u00ebn e nj\u00eb personaliteti t\u00eb till\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u201cinvestigim shpirt\u00ebror\u201d q\u00eb urojm\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb drit\u00eb e ndezur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>INTERVISTA<\/p>\n<p>Fortlumturi, a po k\u00ebrkojn\u00eb sot shqiptar\u00ebt p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebrmir\u00ebsimi p\u00ebr shpirtin? \u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb? \u00c7\u2019ishin p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt Hir\u00ebsi Anastasi dhe Papa Fran\u00e7esku, dy lider\u00eb shpirt\u00ebtor\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb na lan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimvit?<\/p>\n<p>\u201cLargimi i Kryepeshkopit Anastas ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr gjith\u00eb Kish\u00ebn Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri. Roli i tij n\u00eb rind\u00ebrtimin e Kish\u00ebs Ortodokse, si n\u00eb infrastruktur\u00ebn fizike, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb shpirt\u00ebrore ishte i pashembullt. Por, ndon\u00ebse kemi humbur nj\u00eb njeri t\u00eb madh ne kemi fituar nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr kish\u00ebn ton\u00eb. Po ashtu, edhe ndarja nga kjo jet\u00eb e Papa Fran\u00e7eskut ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr komunitetin katolik dhe largimi i njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb humbje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Papa Fran\u00e7esku kontribuoi shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujdesjen ndaj t\u00eb varf\u00ebrve dhe te margjinalizuarve, n\u00eb dialogun nd\u00ebrfetar dhe e vler\u00ebsoi shum\u00eb harmonin\u00eb nd\u00ebrmjet komuniteteve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj nuk largohen. Shembuj e tyre na ndihmojn\u00eb vazhdimisht t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi shpirt\u00ebrisht. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kemi shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb rinj dhe nga p\u00ebrvoja q\u00eb kam pasur me t\u00eb rinjt\u00eb, shoh q\u00eb ata po k\u00ebrkojn\u00eb udh\u00ebheqje shpirt\u00ebrore, p\u00ebr t\u2019u orientuar n\u00eb bot\u00ebn moderne plot sfida t\u00eb ndryshme. Shum\u00eb prej tyre nuk mjaftohen vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn materiale, por po k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb dimension shpirt\u00ebror n\u00eb jet\u00ebn e tyre, sepse p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb njeri i plot\u00eb, ai ka nevoj\u00eb t\u00eb ushqehet si trup\u00ebrisht, ashtu edhe shpirt\u00ebrisht. Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie psikosomatike. Nj\u00eb vuajtje e madhe trupore mund t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim shpirt\u00ebror. Nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim shpirt\u00ebror mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje fizike. Ndryshimet shpirt\u00ebrore ndoshta nuk dallohen shum\u00eb nga jasht\u00eb, sepse shum\u00eb gj\u00ebra ndodhin n\u00eb heshtje, n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb secilit, por ato jan\u00eb vendimtare p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Njeriu \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb qenie transhendentale. Ai k\u00ebrkon vazhdimisht di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb qenie vegjetative, q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrpiqet t\u00eb mbijetoj\u00eb, por nj\u00eb qenie e vet\u00ebdijshme, q\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij. Duke par\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim shpirt\u00ebror mendoj se ka vend p\u00ebr shpres\u00eb\u201c.<\/p>\n<p>Nga gjith\u00eb fjalimet e mbajtura n\u00eb Fron\u00ebzimin Tuaj, po ve\u00e7oj p\u00ebrshendetjen e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Patriarkan\u00ebs s\u00eb Kostandinopoj\u00ebs, Emanueli. Patriarkana Ortodokse e konsideron \u201crr\u00ebfimin e jet\u00ebs Suaj t\u00eb nd\u00ebrthurur thell\u00ebsisht me mozaikun e gjall\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs\u201d, \u201cRrug\u00ebtimin tuaj, unik\u201d, dhe \u201cKish\u00ebn Autoqefale t\u00eb drejtuar prej Jush tashm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb harmonie t\u00eb pasur dhe simfonike, nj\u00eb bashk\u00ebrendimi t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dallimesh, ku shum\u00ebz\u00ebshm\u00ebria nuk e prish, por e pasuron t\u00ebr\u00ebsin\u00eb\u2026\u201d. At\u00ebher\u00eb Fortlumturi, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb sa vjen e ndahet, sa vjen e nuk e pranon t\u00eb ndryshmen, a jemi n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, ndoshta t\u00eb panjohur p\u00ebr ne t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebtimin e besimit dhe n\u00eb Kish\u00ebn ton\u00eb Autoqefale?<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend unik. Prandaj edhe shqiptar\u00ebt dhe rrjedhat e jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb unike. Kisha Ortodokse n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb mozaik t\u00eb gjall\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb kemi asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb kish\u00eb hipotetike. Kemi nj\u00eb kish\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, me aspiratat, problemet dhe d\u00ebshirat e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Njer\u00ebzit nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ata nuk jan\u00eb krijuar si robot\u00eb. Secili \u00ebsht\u00eb krijuar me ve\u00e7antin\u00eb e vet. Q\u00ebllimi kryesor i kish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb uniformiteti, por uniteti. Diktaturat kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb si q\u00ebllim t\u00eb krijojn\u00eb uniformitet. N\u00eb koh\u00ebn e sotme ekziston rreziku i nj\u00eb lloj uniformiteti shpirt\u00ebror, nj\u00eb kultur\u00eb q\u00eb shkat\u00ebrron kulturat e ve\u00e7anta. Kjo e humbet njeriun n\u00eb identitetin e tij. Secili njeri \u00ebsht\u00eb krijuar i ve\u00e7ant\u00eb dhe duhet ruajtur identiteti i \u00e7do njeriu, i \u00e7do kombi dhe e \u00e7do kulture. Ve\u00e7antia e gjithsecilit na pasuron dhe na b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzor\u00eb. Uniteti, jo uniformiteti, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb bashkon njer\u00ebzimin\u201d.<\/p>\n<p>U shpreh\u00ebt pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb prej meshave tuaja, se shpirti yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ka vite q\u00eb shpreheni i shqet\u00ebsuar, si p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e luftrave, si p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pabarazis\u00eb, paqes, varf\u00ebris\u00eb\u2026 Si \u00ebsht\u00eb gjendja shpirt\u00ebrore e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebto vite? \u00c7far\u00eb vini re p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzuar, por edhe p\u00ebr t\u2019u korrigjuar apo alarmuar mes nesh?<\/p>\n<p>\u201cNe po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ku e gjith\u00eb bota \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrthyer nga nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike, e shkaktuar nga lakmia e njer\u00ebzve dhe pap\u00ebrgjeshm\u00ebria e drejtuesve. Madje n\u00eb themel kriza \u00ebsht\u00eb etike dhe morale, d.m.th. shpirt\u00ebrore, pasojat e saj jan\u00eb financiare dhe ekonomike. Lakmia p\u00ebr pasuri helmon marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve dhe m\u00ebnyrat e pasurimit, q\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe d\u00ebnojn\u00eb pun\u00ebn e ndershme, po e shkat\u00ebrrojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. \u201cN\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qeverisur mir\u00eb t\u00eb jesh i varf\u00ebr \u00ebsht\u00eb turp \u2013 shkruan Konfuci \u2013 nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qeverisur keq t\u00eb jesh i pasur \u00ebsht\u00eb turp.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb ka shum\u00eb konflikte, luft\u00ebra, varf\u00ebri, padrejt\u00ebsi dhe munges\u00eb paqeje. Strukturat socio-ekonomike q\u00eb i mbajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb varf\u00ebri jan\u00eb t\u00eb padrejta dhe k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim. Por, p\u00ebrmir\u00ebsimi nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb, n\u00ebse nuk ekziston nj\u00eb jet\u00eb shpirt\u00ebrore, e cila krijon dhe i mban vlerat etike, pa t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen as strukturat socio-ekonomike.<\/p>\n<p>Prandaj, ndon\u00ebse prioriteti i Kish\u00ebs ka qen\u00eb gjithmon\u00eb Ungjilli i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ajo e kupton k\u00ebt\u00eb Ungjill t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Prandaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb ruajtur balanc\u00ebn, pa kund\u00ebrv\u00ebnie dhe pa zgjedhur nj\u00ebrin dhe neglizhuar tjetrin, nd\u00ebrmjet Ungjillit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrfshihet vepra pastorale p\u00ebr shp\u00ebtimin e njeriut dhe Ungjillit Social, ku p\u00ebrfshihet ushqyerja e t\u00eb varf\u00ebrve, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe arsimor dhe mbrojtja e t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve, sepse t\u00eb dy aspektet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrlidhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr tu p\u00ebrg\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb rritja e interesimit nga besimtar\u00ebt p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb ne kemi nj\u00eb mens\u00eb, e cila funksionon prej 27 vitesh, ku p\u00ebrpiqemi ti sigurojm\u00eb ushqim shum\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb. N\u00eb vitet e para ushqimi p\u00ebr ta sigurohej kryesisht nga ndihmat q\u00eb vinin nga jasht\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebto dhjet\u00eb vitet e fundit nga burimet e vendit. Shum\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs shkollash etj., kontribuojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb. Gjithashtu, shoh nj\u00eb rritje edhe nga disa bamir\u00ebs vendas. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb po shoh edhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe disa qytete t\u00eb tjera t\u00eb vendit ton\u00eb. Kjo m\u00eb g\u00ebzon, sepse t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb kemi ndjeshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nevojtar\u00ebt. Ata jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tona. Ghithashtu, nga p\u00ebrvoja ime, kam v\u00ebn\u00eb re se m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se ushqimi \u00ebsht\u00eb ruajtja e dinjitetit t\u00eb tyre. Dhurimi duhet b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb me respekt dhe dashuri, pa l\u00ebnduar dinjitetin e askujt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit para r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs dhe t\u00eb izolimit t\u00eb ashp\u00ebr komunist, keni punuar n\u00eb Spitalin Psikiatrik n\u00eb Tiran\u00eb ku ishit n\u00eb kontakt me shpirtra e mendje t\u00eb trazuara t\u00eb atyre koh\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira, ashtu si\u00e7 jeni sot d\u00ebshmitar dhe kujdestar i ortodoks\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb vitet e demokracis\u00eb. Kush Ju njohu at\u00ebher\u00eb d\u00ebshmon se harxhonit rrog\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, i mor\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi kur trazirat filluan. Jan\u00eb dy koh\u00eb t\u00eb ndryshme, por a mund t\u00eb na b\u00ebni nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb evoluimit ton\u00eb shpirt\u00ebror si v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm?<\/p>\n<p>\u201cKam punuar disa vite n\u00eb Spitalin Psikiatrik. Ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb e thell\u00eb, por shpesh edhe shum\u00eb e trishtuar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur p\u00ebrballesh me nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, e cila krijon probleme t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr vet\u00eb personin, p\u00ebr familjar\u00ebt dhe p\u00ebr rrethin e tij. Kjo na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb m\u00eb thell\u00eb mbi kuptimin e jet\u00ebs son\u00eb. Na b\u00ebn t\u00eb reflektojm\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kemi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ndihm\u00ebn ndaj njer\u00ebzve q\u00eb nuk mund t\u00eb ndihmojn\u00eb veten e tyre. Ne nuk mund t\u00eb jemi mir\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pamundur p\u00ebr nj\u00eb qenie njer\u00ebzore t\u00eb ndihet mir\u00eb kur t\u00eb tjer\u00ebt vuajn\u00eb. N\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb indifferent, ose akoma m\u00eb keq, kur ndihet mir\u00eb nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt vuajn\u00eb, kjo tregon nj\u00eb devijim t\u00eb madh t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u00c7do koh\u00eb ka problemet e veta. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, njer\u00ebzit ndoshta nuk kishin shum\u00eb gj\u00ebra materiale, por kishin nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00ebse dikush ishte n\u00eb spital, familjar\u00ebt, kush\u00ebrinjt\u00eb dhe miqt\u00eb shkonin p\u00ebr ta ndihmuar dhe vizituar. Sot, ndoshta shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra materiale, por ekziston nj\u00eb ndarjeje nga nj\u00ebri-tjetri. Ka vetmi dhe egoiz\u00ebm. Sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit grumbullojn\u00eb nga jasht\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb varf\u00ebrohen nga brenda. Pasuria m\u00eb e madhe mbetet gjithmon\u00eb pasuria shpirt\u00ebrore. Ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri q\u00eb mund ti jap\u00eb njeriut jet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb tjetr\u00ebn. Njeriu \u00ebsht\u00eb krijuar jo si nj\u00eb individ, por si nj\u00eb person q\u00eb jeton n\u00eb nj\u00eb komunitet, dometh\u00ebn\u00eb si nj\u00eb individ n\u00eb lidhje me personat e tjer\u00eb. Ai nuk mund ta p\u00ebrmbush\u00eb i vetmuar dhe i ve\u00e7uar q\u00ebllimin e jet\u00ebs s\u00eb tij. Duke qen\u00eb pra, qenie komunitare, ne jemi t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin dhe jet\u00ebt tona nuk mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndara, sepse nj\u00eb jet\u00eb egocentrike shkat\u00ebrron si veten e saj ashtu edhe t\u00eb tjer\u00ebt. Prandaj \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr \u00e7do njeri q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb mendoj\u00eb, t\u00eb jetoj\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit. Sepse vet\u00ebm duke i ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebt ne mund t\u00eb ndihmojm\u00eb realisht veten ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb besimtar shqiptar ortodoks? \u00c7far\u00eb k\u00ebrkon ai nga Kisha dhe \u00e7far\u00eb aktivitetesh b\u00ebni ju q\u00eb t\u00eb mbani af\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: t\u00eb moshuar, por edhe t\u00eb rinj? A ndjeni nj\u00eb afrim t\u00eb tyre me Kish\u00ebn dhe lutjen sot?<\/p>\n<p>\u201cNdon\u00ebse \u00e7do vend ka ve\u00e7antit\u00eb e tij, p\u00ebrs\u00ebri edhe n\u00eb vendin ton\u00eb nj\u00eb besimtar si \u00e7do njeri n\u00eb bot\u00eb, po p\u00ebrballet me problemet e koh\u00ebs. Nj\u00eb besimtar ortodoks sot k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje p\u00ebr jet\u00ebn moderne n\u00eb drit\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb pyetje dhe mendoj se pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb: Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i ekzistenc\u00ebs? Fatkeq\u00ebsisht, ne jetojm\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur njeriu e ka humbur nocionin e q\u00ebllimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb q\u00ebllime mij\u00ebra gj\u00ebra t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Nga t\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet q\u00eb kan\u00eb ekzistuar n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore vet\u00ebm ky i sotmi nuk ka m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjen bazike t\u00eb jet\u00ebs. Qytet\u00ebrimet e m\u00ebparshme n\u00eb forma t\u00eb ndryshme i p\u00ebrgjigjeshin k\u00ebsaj pyetje. Madje ato ishin formuar nga m\u00ebnyra sesi i p\u00ebrgjigjeshin asaj. Nd\u00ebrsa sot ne jemi para nj\u00eb fakti trondit\u00ebs. Duke mos pasur p\u00ebrgjigje rreth k\u00ebsaj pyetjeje jeta jon\u00eb po \u00e7oroditet dhe duke u \u00e7oroditur po gjymtohet dhe, n\u00ebse ne nuk kemi m\u00eb as pyetje, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne po humbasim njerishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, thelbin e asaj q\u00eb e b\u00ebn njeriun njeri.<\/p>\n<p>Kisha duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku ata mund t\u00eb gjejn\u00eb at\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb. Prandaj jemi p\u00ebrpjekur q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet programeve p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, kampeve verore, grupeve t\u00eb studimit biblik, katekizmit, predikimeve dhe literatur\u00ebs fetare, si edhe veprimtarive artistike e kulturore, t\u00eb p\u00ebrhapim vlerat shpirt\u00ebrore, t\u00eb cilat, un\u00eb mendoj, do e ndri\u00e7ojn\u00eb udh\u00ebtimin e jet\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur at\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb. Formimi shpirt\u00ebror \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm, i cili e pasuron shpirtin dhe jep nj\u00eb kthjellt\u00ebsi t\u00eb mendjes, duke shp\u00ebrndar\u00eb mjegull\u00ebn e \u00e7oroditjes\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn tuaj n\u00eb shtator 2024 n\u00eb Paris, gjat\u00eb aktivitetit \u201cImmaginare la Pace\u201d organizuar nga Sant Egidio n\u00ebn kujdesin e Presidentit Macron, fol\u00ebt shum\u00eb dhe p\u00ebr Dinjitetin Njer\u00ebzor. A respektohet dinjiteti njer\u00ebzor mes nesh n\u00eb Shqip\u00ebri, a po kalohen kufij, a po respektojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin apo kemi tejkaluar t\u00eb patejkalueshmet si nga etika dhe nga morali? Ka vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim?<\/p>\n<p>\u201cDinjiteti p\u00ebr \u00e7do person njer\u00ebzor, kushdo qoft\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dinjiteti njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb parimi themelor i besimit t\u00eb krishter\u00eb dhe themeli i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme N\u00eb Bib\u00ebl thuhet q\u00eb \u00e7do njeri \u00ebsht\u00eb krijuar sipas ikon\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, sipas imazhit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do njeri, pa p\u00ebrjashtim, i \u00e7do origjine, ka marr\u00eb nj\u00eb dinjitet nga vet\u00eb Per\u00ebndia. Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb, ose t\u00eb p\u00ebrbuz\u00eb dinjitetin e \u00e7do njeriu. Ne duhet ta respektojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Shpeshher\u00eb shohim shum\u00eb konflikte, sharje, shpifje kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit dhe mosrespektim t\u00eb dinjitetit. K\u00ebto fenomene shihen kudo n\u00eb media, n\u00eb bisedat private dhe publike. Besoj q\u00eb kjo e d\u00ebmton n\u00eb thelb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr tragjedin\u00eb e trafikimit njer\u00ebzor, varf\u00ebrin\u00eb ekstreme dhe diskriminimin dhe t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb thell\u00eb social p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe barazis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dinjitetin e \u00e7do personi, pavar\u00ebsisht besimit, origjin\u00ebs apo statusit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb krijuar sipas imazhit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta theksojm\u00eb: dinjiteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb Zoti. \u00cbsht\u00eb e drejta e \u00e7do njeriu q\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb p\u00ebrputhje me dinjitetin e tij t\u00eb lindur dhe shoq\u00ebria duhet t\u00eb drejtohet drejt k\u00ebsaj t\u00eb mire. Ata q\u00eb shtypin t\u00eb varf\u00ebrit tregojn\u00eb p\u00ebrbuzje ndaj Krijuesit t\u00eb tyre, por ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nevojtar\u00ebt e nderojn\u00eb At\u00eb (Proverbat 14 :31). T\u00eb jesh i mir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nivelin etik, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nivelin ontologjik. Duke mos qen\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb qenia jon\u00eb ajo q\u00eb gjymtohet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPer\u00ebndia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr Kupa t\u00eb Arta, por p\u00ebr Shpirt t\u00eb Art\u00eb\u201d, citoni Ju shenjt\u00ebt e ortodoksis\u00eb. A kemi mes nesh shpirtra t\u00eb art\u00eb? Si dallohen? A njihni ju t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cTh\u00ebnia e famshme e Sh\u00ebn Joan Gojartit q\u00eb Per\u00ebndia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kupat e arta, por p\u00ebr shpirtrat e art\u00eb, p\u00ebrcjell di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ajo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb vlera nuk q\u00ebndron n\u00eb materialin e kup\u00ebs, por n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e saj. N\u00ebse dikush ka nj\u00eb shpirt t\u00eb art\u00eb, kjo cil\u00ebsi transmetohet tek t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ndon\u00ebse n\u00eb bot\u00eb shpesh e mira shihet si e dob\u00ebt, n\u00eb fakt, ajo ka m\u00eb shum\u00eb fuqi se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Epiteti m\u00eb i p\u00ebrdorur p\u00ebr Zotin \u00ebsht\u00eb q\u00eb Ai \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb. N\u00ebse ndizet nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb shpirtin e njeriut, jo vet\u00ebm q\u00eb e ndri\u00e7on at\u00eb vet\u00eb, por ndri\u00e7on edhe t\u00eb tjer\u00ebt rreth tij. Pa dyshim, si n\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, ka njer\u00ebz me shpirt t\u00eb art\u00eb. Por, si\u00e7 thot\u00eb proverbi italian: I miri \u00ebsht\u00eb, por nuk b\u00ebn zhurm\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb shpirt t\u00eb art\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri gjithmon\u00eb pa zhurm\u00eb. T\u00eb k\u00ebqijt\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb dhe krijohet p\u00ebrshtypja sikur nuk ka t\u00eb mir\u00eb. Por e mira gjithmon\u00eb ekziston dhe nuk mund t\u00eb zhduket kurr\u00eb. Gjithmon\u00eb do t\u00eb gjenden disa shpirtra t\u00eb ndritur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur drit\u00eb, sidomos n\u00eb koh\u00eb kur ka shum\u00eb err\u00ebsir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb koh\u00ebve nga asgj\u00ebsimi, pushtimi, zhdukja. Shohim fqinj\u00ebt tan\u00eb me dyshim, ashtu si\u00e7 nuk kursejm\u00eb edhe nj\u00ebri-tjetrin. Kemi disa plag\u00eb t\u00eb hapura ende n\u00eb Kosov\u00eb, me Serbin\u00eb, Greqin\u00eb. Si mund t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb n\u00eb Ballkanin ton\u00eb sa m\u00eb n\u00eb paq\u00eb kur disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si ajo e \u00c7am\u00ebris\u00eb apo Ligji i Luft\u00ebs jan\u00eb ende t\u00eb hapura?<\/p>\n<p>\u201cBallkani ka pasur nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me pushtime t\u00eb vazhdueshme dhe luft\u00ebra t\u00eb pand\u00ebrprera. Padyshim q\u00eb kjo ka krijuar armiq\u00ebsi nd\u00ebrmjet popujve t\u00eb Ballkanit dhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb t\u00eb jemi gjithmon\u00eb dyshues, si ndaj fqinj\u00ebve, ashtu edhe ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Nj\u00eb armiq\u00ebsi shekullore nuk kap\u00ebrcehet leht\u00eb. Egoizmi dhe politikat e nxitura nga nacionalizmi ekstrem kan\u00eb krijuar tension t\u00eb madh nd\u00ebrmjet popujve. Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk duhet ta ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. Besoj se tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt e Ballkanit t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. N\u00ebse pranohen gabimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, pajtimi mund t\u00eb vij\u00eb m\u00eb shpejt. Pajtimi n\u00eb gjith\u00eb Ballkanin do t\u00eb ndihmonte t\u00eb gjith\u00eb rajonin. N\u00eb planin global, Ballkani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl. Popullsia e tij n\u00eb krahasim me bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl. Duke qen\u00eb t\u00eb ndar\u00eb dhe t\u00eb cop\u00ebtuar, t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb mbetemi t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb varf\u00ebr dhe pa zhvillim t\u00eb madh. Bashk\u00ebpunimi duhet t\u00eb k\u00ebrkohet nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyra e elitave t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe p\u00ebr paqen. Duke qen\u00eb n\u00eb paqe, bashk\u00ebpunim dhe mir\u00ebkuptim me nj\u00ebri-tjetrin, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb vendet tona t\u00eb zhvillohen akoma m\u00eb shum\u00eb. Dihet prej koh\u00ebsh q\u00eb n\u00eb konkurrenc\u00ebn globale, edhe p\u00ebr vendet me 50-60 milion\u00eb banor\u00eb, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ne jemi popuj t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb num\u00ebr, ndon\u00ebse me nj\u00eb histori dhe kultur\u00eb t\u00eb pasur. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb krijojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me njeri-tjetrin, duke ruajtur identitetit komb\u00ebtar, por duke qen\u00eb t\u00eb hapur ndaj bot\u00ebs dhe ndaj kontributeve pozitive. Izolimi dhe mendimi se mund t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrezik i madh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d.<\/p>\n<p>Lutem dhe shpresoj q\u00eb vendi yn\u00eb i shum\u00ebvuajtur t\u00eb ket\u00eb paqe e p\u00ebrparim dhe q\u00eb Per\u00ebndia ta bekoj\u00eb dhe ta ndri\u00e7oj\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb jet\u00eb pa g\u00ebzim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e gjymtuar\u201d, shk\u00ebpus s\u00ebrish nj\u00eb citim Tuajin t\u00eb preferuar prej shenjt\u00ebve ortodoks\u00eb. Sa g\u00ebzim ka n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb sot? Sa do t\u00eb duhej t\u00eb kishte realisht dhe si p\u00ebrfundim: A mund ta quajm\u00eb si misionin Tuaj n\u00eb Drejtimin e Kish\u00ebs Autoqefale Ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pik\u00ebrisht paqen, miq\u00ebsin\u00eb, g\u00ebzimin dhe at\u00eb q\u00eb Janullatosi i Shqip\u00ebris\u00eb e kishte me merak: \u201cDashurin\u00eb si Per\u00ebndi\u201d? A \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebs\u00ebardhur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb Per\u00ebndia e dashuris\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb jet\u00eb pa g\u00ebzim, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb e gjymtuar. E kam th\u00ebn\u00eb shpeshher\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. G\u00ebzimi, n\u00eb kuptimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje temperamenti apo karakteri. G\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb vjen nga Zoti, kur Ai \u00ebsht\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Zoti t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb? Ai \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, kur jeta jon\u00eb drejtohet nga vlerat q\u00eb vijn\u00eb nga m\u00ebsimi i Tij. Vlerat jan\u00eb dashuria, paqja, mir\u00ebsia, drejt\u00ebsia etj. Nga k\u00ebto vlera duhet t\u00eb motivohen veprimet tona, sepse dashuria e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndjenj\u00eb, por edhe veprim. Sakrificat vijn\u00eb gjithmon\u00eb nga dashuria. P\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb i duam, gjithmon\u00eb b\u00ebjm\u00eb sakrifica dhe k\u00ebto sakrifica, sado q\u00eb mund t\u00eb duket si paradoks, sjellin g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Bota e sotme dallohet nga mungesa e g\u00ebzimit, sepse mungon dashuria, m\u00ebshira, drejt\u00ebsia dhe paqja. K\u00ebto jan\u00eb ato q\u00eb e mbajn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Emri i Zotit \u00ebsht\u00eb dashuri. Ai q\u00eb ka dashuri q\u00ebndron n\u00eb Zotin, thot\u00eb Ungjilli. Dhe ai q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb dashuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. Besimi na ndihmon shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kultivuar k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dashur njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb nuk ka dashuri dhe sakrific\u00eb, nuk ka g\u00ebzim. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision i kish\u00ebs: t\u00eb p\u00ebrhapin paqen, t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb varfrit dhe t\u00eb kultivojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve. Ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb g\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar. Njer\u00ebzit, jo vet\u00ebm n\u00eb vendet e varfra, por edhe n\u00eb vendet shum\u00eb t\u00eb pasura, jetojn\u00eb me pak g\u00ebzim. G\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e jet\u00ebs. Ekziston nj\u00eb proverb n\u00eb krishterimin e hersh\u00ebm q\u00eb thot\u00eb se nuk ka shenjtor t\u00eb trishtuar. \u00c7do njeri q\u00eb ka besim te Per\u00ebndia dhe mb\u00ebshtetet te Zoti mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebzim. Ky g\u00ebzim i jep tharmin jet\u00ebs. Hiqja jet\u00ebs g\u00ebzimin, dhe jeta e njeriut do t\u00eb thahet. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit duan g\u00ebzim n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Le ta pranojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e dashuris\u00eb n\u00eb zemrat tona dhe jeta jon\u00eb do t\u00eb mbushet me g\u00ebzim\u201d.<\/p>\n<p>Faleminderit Fortlumturi!<\/p>\n<p>Intervista nga Alba Malltezi, <a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/intervista-jeta-shpirterore-e-shqiptareve-sot-dhe-sfida-e-madhe-e-te-jetuarit-ne-gezim-sipas-fortlumturi-joanit?r=kh0\"><em><strong>Shqiptarja.com<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/intervista-jeta-shpirterore-e-shqiptareve-sot-dhe-sfida-e-madhe-e-te-jetuarit-ne-gezim-sipas-fortlumturi-joanit\/\">INTERVISTA\/ Jeta shpirt\u00ebrore e shqiptar\u00ebve sot dhe sfida e madhe e t\u00eb jetuarit n\u00eb g\u00ebzim sipas Fortlumturi Joanit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fortlumturi Joan Pelushi, Kryepeshkopi i Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare, p\u00ebrmes nj\u00eb interviste te \u201cShqiptarja\u201d na jep shum\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vlefshme p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn mes nesh, p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj interviste kemi shk\u00ebputur disa citime, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e gjith\u00eb intervista \u00ebsht\u00eb mbushur plot me mesazhe q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25378","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25378\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}