{"id":25351,"date":"2025-06-09T19:17:49","date_gmt":"2025-06-09T19:17:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/birn-ish-te-burgosurit-ritakohen-ne-spac-ne-betejen-per-mbrojtjen-e-ferrit\/"},"modified":"2025-06-09T19:17:49","modified_gmt":"2025-06-09T19:17:49","slug":"birn-ish-te-burgosurit-ritakohen-ne-spac-ne-betejen-per-mbrojtjen-e-ferrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/birn-ish-te-burgosurit-ritakohen-ne-spac-ne-betejen-per-mbrojtjen-e-ferrit\/","title":{"rendered":"BIRN\/ Ish-t\u00eb burgosurit ritakohen n\u00eb Spa\u00e7 n\u00eb betej\u00ebn \u201cp\u00ebr mbrojtjen e ferrit\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb sheshin mes dy godinave q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb ish burgut fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it, dy burra p\u00ebrqafohen dhe p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb shtr\u00ebnguar n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00ebri-tjetrit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb <strong>Fatos Lubonja<\/strong>, publicist, shkrimtar dhe ish i burgosur p\u00ebr 17 vjet n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs komuniste. Tjetri \u00ebsht\u00eb <strong>Gjergj Lekaj<\/strong>, 78 vje\u00e7, i arrestuar kur sapo kishte mbushur t\u00eb 18-at p\u00ebr tentativ\u00eb arratisje nga kufiri dhe gjithashtu ish i burgosur n\u00eb Spa\u00e7.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb diell p\u00ebrv\u00eblues t\u00eb shtun\u00ebn, t\u00eb dy kishin udh\u00ebtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u2019iu bashkuar nj\u00eb proteste kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve n\u00eb ish-kampin e Spa\u00e7it n\u00eb funksion t\u00eb skenografis\u00eb s\u00eb nj\u00eb filmi.<\/span><\/p>\n<p><span>Kujtimet q\u00eb i bashkojn\u00eb lidhen m\u00eb shum\u00eb me ndjesit\u00eb se sa me ndodhi.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb minier\u00eb Fatosi e ka bo me mua,\u201d<\/em> na thot\u00eb Lekaj, nd\u00ebrsa e kujton ardhjen e Lubonj\u00ebs n\u00eb kamp edhe p\u00ebr shkak t\u00eb buj\u00ebs q\u00eb krijonte d\u00ebnimi i intelektual\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs. Babai i tij, <strong>Todi Lubonja<\/strong>, ish drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, u d\u00ebnua pas festivalit t\u00eb 11-t\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb nisi kalvari i vuajtjeve edhe p\u00ebr familjar\u00ebt e tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cIshte i ri, po ishte m\u00eb i zgjuari nga t\u00eb burgosurit e ishte i vetmi njeri q\u00eb nuk hapej, rrinte m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebm, rrinte n\u00eb bibliotek\u00eb. M\u00eb thoshte: Gjergj, nuk ka m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me e kalu at\u00eb pak koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb,\u201d<\/em> kujton Lekaj, nd\u00ebrsa e quan Lubonj\u00ebn nj\u00eb shembull t\u00eb rezistenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb burgosurit e tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/02\/indinjate-per-suvatimet-ne-spac-per-nje-film-me-leje-nga-rama-po-zhduket-historia\/\">Indinjat\u00eb p\u00ebr suvatimet n\u00eb Spa\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb film me leje nga Rama\/ \u201cPo zhduket historia\u201d<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Lubonja nga ana tjet\u00ebr ka nj\u00eb p\u00ebrshkrim tjet\u00ebr p\u00ebr dit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb galeri dhe Gjergji i vjen n\u00eb kujtes\u00eb si nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb sigurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer dy fjal\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend ku p\u00ebrve\u00e7 vuajtjes, duhej t\u2019i ruheshe edhe rrezikut t\u00eb rid\u00ebnimit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cGjergjin e takova me mall, ishte ai djali i fort\u00eb, por i drejt\u00eb,\u201d<\/em> thot\u00eb Lubonja, nd\u00ebrsa i kujtohen ende rr\u00ebfimet e tij se si kishte goditur nj\u00eb oficer. <em>\u201cPo m\u00eb rrihte shokun me t\u00eb cilin haja buk\u00ebn, ndaj iu ktheva,\u201d<\/em> e tregon me krenari edhe pas kaq shum\u00eb vitesh at\u00eb moment Gjergji, akt i cili i kushtoi dhe nj\u00eb d\u00ebnim tjet\u00ebr me 2 vite plus.<\/span><\/p>\n<p><span>Ritakimi i tyre n\u00eb Spa\u00e7 lidhet n\u00eb dukje me nj\u00eb paradoks \u2013 ata kan\u00eb ardhur q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb \u2018ferrin\u2019 e tyre nga restaurimi, pasi nd\u00ebrhyrja e nisur nga qeveria parashikon punime nd\u00ebrtimi, mure me blloqe t\u00eb reja dhe suvatime t\u00eb objekteve q\u00eb fshijn\u00eb gjurm\u00ebt e koh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Lubonja, si nj\u00eb ciceron i vuajtjes, u tregon aktivist\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb protest\u00eb fizionomin\u00eb e kampit n\u00eb 10 vitet e fundit t\u00eb funksionimit t\u00eb tij, para se t\u00eb mbyllej p\u00ebrfundimisht me r\u00ebnien e diktatur\u00ebs n\u00eb vitin 1991.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai ndalon n\u00eb mes t\u00eb shkall\u00ebve dhe prek me duar dy copa hekuri q\u00eb shfaqesh disa centimetra mbi beton. <em>\u201cK\u00ebto jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse jan\u00eb shenjat e port\u00ebs q\u00eb ndante zon\u00ebn e t\u00eb burgosurve me zon\u00ebn lart t\u00eb komand\u00ebs. Ky ishte kufiri yn\u00eb q\u00eb nuk mund ta kalonim,\u201d \u2013 <\/em>thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb tej, Lubonja shpjegon nj\u00eb vizatim mbi beton q\u00eb tregon n\u00eb fakt nj\u00eb loj\u00eb \u2018tresh\u2019, ku t\u00eb burgosurit krijonin mund\u00ebsit\u00eb e ndonj\u00eb arg\u00ebtimi t\u00eb vog\u00ebl mes tyre pas pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb minier\u00eb, koh\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit n\u00ebp\u00ebr biruca, nj\u00eb ushqimi t\u00eb keq dhe m\u00ebsimeve t\u00eb partis\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb detyruara.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSa t\u00eb burgosur kan\u00eb luajtur k\u00ebtu? Si mund ta b\u00ebsh t\u00eb re k\u00ebt\u00eb?<\/em>\u201d pyet ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retorike.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb godin\u00ebn q\u00eb sh\u00ebrbente si fjetore jan\u00eb ende shenjat n\u00eb mure q\u00eb tregojn\u00eb vendosjen e krevateve n\u00eb 3 kate n\u00eb dhoma ku flinin 30-40 veta.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrball\u00eb saj, taraca e dikurshme q\u00eb q\u00ebndronte si nj\u00eb ballkon mbi humner\u00ebn e malit nuk ekziston m\u00eb, por disa tulla t\u00eb kuqe t\u00eb reja presin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren sipas projektit t\u00eb miratuar nga Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebshte papranueshme p\u00ebr Lubonj\u00ebn dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsit e tij, q\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb tentativ\u00eb restauruese si nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb kujtes\u00ebs dhe falsifikim t\u00eb historis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u00c7do gur ka nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar k\u00ebtu dhe nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb gur t\u00eb ri,\u201d<\/em> k\u00ebmb\u00ebngul ai.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb historis\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><em><span><strong>Publicisti Fatos Lubonja sh\u00ebrbeu si nj\u00eb ciceron i vuajtjes gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb t\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb Spa\u00e7. Foto: Blerina Gjoka.<\/strong><\/span><\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Burgu- kamp i Spa\u00e7it u nd\u00ebrtua nga regjimi i <strong>Enver Hoxh\u00ebs<\/strong> n\u00eb vitin 1968 p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar pun\u00ebn e krahut t\u00eb mij\u00ebra t\u00eb burgosurve politik\u00eb n\u00eb nxjerrjen e bakrit dhe piritit n\u00eb minier\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb simboli i brutalitetit t\u00eb regjimit totalitar shqiptar, n\u00eb tre dekadat e fundit kan\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebrpjekjet e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve p\u00ebr ta konservuar k\u00ebt\u00eb monument, me q\u00ebllim kthimin n\u00eb nj\u00eb muze.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb plan-menaxhimi i miratuar nga Ministria e Kultur\u00ebs dhe i konsultuar me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile parashikon konservimin e asaj \u00e7far\u00eb ka mbetur nga godinat dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00ebr\u00ebs prej tyre n\u00eb hyrje t\u00eb ish-burgut si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb muze.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas aktivist\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb inicuar dhe nj\u00eb peticion p\u00ebr ndalimin e punimeve, nd\u00ebrhyrjet e nisura jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb plan menaxhimi dhe nuk marrin parasysh d\u00ebshmit\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb vuajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp pune t\u00eb detyruar.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Vilson Blloshmi<\/strong>, 26 vje\u00e7, nj\u00eb prej organizator\u00ebve t\u00eb tubimit, e sheh aktivizmin e tij jo vet\u00ebm si nj\u00eb mbrojtje t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, por dhe si nj\u00eb ruajte t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij familjare.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai mban emrin e xhaxhait t\u00eb tij, poetit Vilson Blloshmi q\u00eb regjimi komunist e ekzekutoi pse guxoi t\u00eb shprehte revolt\u00ebn n\u00eb disa vargje.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Spa\u00e7 kan\u00eb vujatur d\u00ebnimin babai dhe gjyshi i tij. <em>\u201cP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kam qen\u00eb k\u00ebtu 10-11 vje\u00e7 dhe megjithese nuk mund t\u00eb kuptoja shum\u00eb, e pap\u00ebrshkrueshme ishte ndjesia revoltuese t\u00eb shikoja dhomat ku kishte vuajtur gjyshi dhe babai,\u201d<\/em> i tha ai BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Blloshmit, \u201cSpa\u00e7i nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb burg, \u00ebsht\u00eb kujtim dhe ndjesi\u201d, ndaj ai k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb duhet t\u00eb ruhet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe jo t\u00eb zbukurohet.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe <strong>Sidorela Vatnikaj<\/strong> ka lindur pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs, por ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt aktivist\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtuan projektin restaurues t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr Spa\u00e7in, nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb cilin ajo e ka krijuar perceptimin nga kujtimet e Fatos Lubonj\u00ebs n\u00eb librin <em>\u201cJet\u00eb burgu\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201c\u00c7far\u00eb po ndodh n\u00eb Spa\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dhunim i nj\u00eb vendi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kujtes\u00ebs ton\u00eb historike, ama edhe vijim\u00ebsi e nj\u00eb logjike t\u00eb mbrapsht\u00eb dhe dashakeqe p\u00ebr t\u00eb na e mohuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta njohur t\u00eb kaluar\u00ebn si\u00e7 ka qen\u00eb, duke ia njohur edhe vras\u00ebsit, edhe viktimat, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb dhe si t\u00eb rinj, p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur p\u00ebrfundimisht prej saj, q\u00eb t\u00eb mund pastaj t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme, pa t\u00eb,\u201d<\/em> tha Vatnikaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Beteja p\u00ebr Spa\u00e7in nisi nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur disa foto q\u00eb tregonin nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb lyer me boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb nis\u00ebn t\u00eb qarkullonin n\u00eb rrjet pas nj\u00eb statusi n\u00eb facebook nga <strong>Arnen Sula<\/strong>, nj\u00eb tjet\u00ebr i ri aktivist, q\u00eb prej vitesh po angazhohet me projekte p\u00ebr mbrojtjen e memories me organizat\u00ebn e tij \u201cTek Bunkeri\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span><em><strong>Ish-t\u00eb d\u00ebnuar dhe aktivist\u00eb t\u00eb rinj bashkojn\u00eb forcat p\u00ebr mbrojtjen e kujtes\u00ebs n\u00eb Spa\u00e7. Foto: Blerina Gjoka.<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Sula me profesiona arkitekt thot\u00eb se nuk mund t\u00eb b\u00ebhen nd\u00ebrhyrje n\u00eb objektet e mbetura t\u00eb ish burgut pa respektuar kujtes\u00ebn e k\u00ebtyre njer\u00ebzve.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNdjej si p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb reagoj,\u201d<\/em> i tha ai BIRN-it, nd\u00ebrsa shton se <em>\u201ckemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb projekt rind\u00ebrtimi estetiko-skenografik, jo me nj\u00eb nd\u00ebrhyrje konservimi q\u00eb ruan gjurm\u00ebn e dhimbjes dhe materialin origjinal\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Protesta e s\u00eb shtun\u00ebs ishte e dyta radhazi n\u00eb Spa\u00e7, pasi nj\u00eb reagim i m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfshiu shoqatat e ish t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb tyre u mbajt t\u00eb enjten, ku po ashtu u kund\u00ebrshtua kjo nd\u00ebrhyrje.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, <strong>Blendi Gonxhe<\/strong>, i mbrojti fillimisht nd\u00ebrhyrjet dhe shp\u00ebrndau nj\u00eb deklarat\u00eb ku fyente kund\u00ebrshtuesit e projektit si <em>\u201cSan\u00e7o Pan\u00e7ot e politik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr\u201d.<\/em> N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb dyt\u00eb, ai uli tonet dhe tha se \u00e7do nd\u00ebrhyrje do t\u00eb b\u00ebhej duke respektuar d\u00ebshmit\u00eb dhe premtoi se do t\u00eb respektohej plani i menaxhimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, komisioni parlamentar p\u00ebr Median dhe Edukimin vendosi q\u00eb ta th\u00ebrras\u00eb Gonxhen n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimin publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb kontestuar. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/06\/09\/kujtime-nga-spaci-ish-te-burgosurit-ritakohen-ne-betejen-per-mbrojtjen-e-ferrit\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/09\/birn-ish-te-burgosurit-ritakohen-ne-spac-ne-betejen-per-mbrojtjen-e-ferrit\/\">BIRN\/ Ish-t\u00eb burgosurit ritakohen n\u00eb Spa\u00e7 n\u00eb betej\u00ebn \u201cp\u00ebr mbrojtjen e ferrit\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb sheshin mes dy godinave q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb ish burgut fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it, dy burra p\u00ebrqafohen dhe p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb shtr\u00ebnguar n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00ebri-tjetrit. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb Fatos Lubonja, publicist, shkrimtar dhe ish i burgosur p\u00ebr 17 vjet n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs komuniste. Tjetri \u00ebsht\u00eb Gjergj Lekaj, 78 vje\u00e7, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":25352,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}