{"id":25309,"date":"2025-06-09T16:55:48","date_gmt":"2025-06-09T16:55:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/kurti-nje-mallkim-per-kosoven-berisha-mallkim-vetem-per-pd\/"},"modified":"2025-06-09T16:55:48","modified_gmt":"2025-06-09T16:55:48","slug":"kurti-nje-mallkim-per-kosoven-berisha-mallkim-vetem-per-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/kurti-nje-mallkim-per-kosoven-berisha-mallkim-vetem-per-pd\/","title":{"rendered":"Kurti, nj\u00eb mallkim p\u00ebr Kosov\u00ebn, Berisha mallkim vet\u00ebm p\u00ebr PD"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb dy shtete tashm\u00eb, po p\u00ebrballen me situatat postzgjedhore respektive. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs situatat jan\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb ngjashme kan\u00eb vet\u00ebm faktin se vijn\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme parlamentare n\u00eb t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Po e nisim me Kosov\u00ebn, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti m\u00eb i ri n\u00eb Evrop\u00eb e shteti i dyt\u00eb shqiptar, do apo nuk do Albini, Kosova \u00ebsht\u00eb dhe v\u00ebllai yn\u00eb i vog\u00ebl, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb fort\u00eb institucional dhe politik. Aq sa jan\u00eb bllokuar t\u00eb gjitha \u2018arteriet\u2019 e funksionimit t\u00eb shtetit dhe deri m\u00eb tani punojn\u00eb institucionalisht vet\u00ebm Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i shkurtit kur kan\u00eb p\u00ebrfunduar zgjedhjet parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb dhe ku si parti e par\u00eb u rikonfirmua nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs Vet\u00ebvendosja e Albin Kurtit, e deri dit\u00ebn e sotme kur u zhvillua dhe d\u00ebshtoi me sukses t\u00eb plot\u00eb seanca 29 e radh\u00ebs p\u00ebr konstituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, shteti i dyt\u00eb shqiptar n\u00eb Ballkan funksion formalisht, pasi nuk ka Kuvend dhe kryetar Kuvendi, nuk ka qeveri t\u00eb miratuar nga ky Kuvend p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin dhe kryeminist\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb dal\u00eb nga votat e popullit. Thjesht\u00eb qeveriset nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb qeveri n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Albin Kurti \u00ebsht\u00eb fiksuar vet\u00ebm pas nj\u00eb emri p\u00ebr kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, ministre n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb partit\u00eb parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs nuk ia japin vot\u00ebn pasi e quajn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme e konfliktuale p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb numri 2 i shtetit! Jan\u00eb t\u00eb bindur e t\u00eb vendosur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb \u2018hasha\u2019 Albulen\u00ebn, duke e \u2018d\u00ebnuar\u2019 deri n\u00eb pafund\u00ebsi me munges\u00eb vote.<br \/>\nDuke q\u00ebn\u00eb se Kurti ka vet\u00ebm 48 vota vet\u00eb, dhe disa vota t\u00eb pakicave joserbe p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb numrin e panevojsh\u00ebm prej 57 votash, i duhen dhe 4 vota n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb fituar \u2018betej\u00ebn\u2019 p\u00ebr Albulen\u00ebn, vijon me kok\u00ebfort\u00ebsi t\u00eb mos e ndryshoj\u00eb kandidatur\u00ebn e VV p\u00ebr kryetare Parlamenti, duke ftuar vet\u00ebm LDK q\u00eb ta votoj\u00eb me detyrim p\u00ebrcaktim, por dhe duke ftuar opozit\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi q\u00eb ta votoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kandidatur\u00eb statike. Madje, me nj\u00eb arrogac\u00eb totale e k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb Albini, thuajse i ka p\u00ebr detyr\u00eb opozita q\u00eb t\u2019ia plot\u00ebsoj\u00eb mazhoranc\u00ebn q\u00eb i mungon Vet\u00ebvendosjes. Dhe sjelljen arrogante Kurti dhe t\u00eb tijt\u00eb e shp\u00ebrshfaqin duke e shoq\u00ebruar me akuzat se po bllokon konstituimin e institucioneve dhe po i paraprin kriz\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Anipse Kurti e ka kollaj fare, ndryshon Albulen\u00ebn si kandidate p\u00ebr kryeparlamentare dhe si i pari n\u00eb list\u00ebn e partive t\u00eb dala nga zgjedhjet e shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, por nj\u00eb fitore si t\u00eb \u201cPirros\u201d pasi nuk b\u00ebn dot as qeveri dhe as nuk zgjedh kryetar Parlamenti, Kurtit i duhet t\u00eb negocioj\u00eb me opozit\u00ebn, p\u00ebrndryshe nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb pa kryetar parrlamenti dhe pa qeveri mund t\u00eb vijoj\u00eb pambarimisht.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkohsh\u00ebm dhe me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe kohore n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i, konflikt i cili sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me kalimin e vendit n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme. Ndoshta dhe para zgjedhjeve p\u00ebr pushtetin vendor t\u00eb 12 tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kurti po lufton me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb ta zgjas\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb kriz\u00ebn, me shpres\u00ebn se do t\u00eb p\u00ebrlyej\u00eb opozit\u00ebn si bllokuese t\u00eb konstituimit t\u00eb institucioneve kryesore t\u00eb shtetit, por dhe p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb, pasi parasheh se zgjedhjet n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, parlamentare si dhe ato vendore, jan\u00eb nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb maksimalizuar vot\u00ebn p\u00ebr shumic\u00ebn n\u00eb Parlament. Shtuar dhe k\u00ebtu dhe ndonj\u00eb \u2018dor\u00eb ndihme\u2019 q\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb mik-armiku i tij serb Vu\u00e7i\u00e7, me ndonj\u00eb tension t\u00eb stisur n\u00eb Veri dhe ku \u2018trimi pas lufte\u2019 Albin Kurtie shpura e tij asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirim t\u00eb Kosov\u00ebs nga okupimi serb, jemi t\u00eb bindur se do ta kapin n\u00eb aj\u00ebr!<\/p>\n<p>Pra Kurti k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr emrin e Albulen\u00ebs si kryetare Parlamenti, duke shpresuar se opozita do t\u00eb \u2018thyhet\u2019, do t\u00eb lodhet e do ta votoj\u00eb kandidaten e Vet\u00ebvendosjes. Kurti e do Albulen\u00ebn kryetare Kuvendi jo p\u00ebr ndonj\u00eb arsye personale t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb apo p\u00ebr ndonj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr kamikaz\u00ebrin\u00eb q\u00eb ajo ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Kuvend dhe n\u00eb \u00e7do ambient n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liderit t\u00eb VV, por e do thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb dor\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs, pas kriz\u00ebs presidenciale, e cila \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e sigurt\u00eb me k\u00ebt\u00eb konfigurim parlamnetar dhe mungese aleancash, ku Kurti nuk ka as 61 vota p\u00ebr kryetaren e Kuvendit dhe qeverin\u00eb e re, jo m\u00eb 80 vota p\u00ebr Presidentin.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb kushtet kur p\u00ebrfundon mandati i Vjosa Osmanit, \u2018vakuumin\u2019 institucional p\u00ebr Presidenc\u00ebn e plot\u00ebson kryetari i Parlamentit. P\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb post t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm deri sa Kurti t\u00eb mbyll\u00eb pun\u00ebt e tij, dhe q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb pastaj dhe dekretimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve parlamentare n\u00eb momentin m\u00eb oportun q\u00eb e mendon Vet\u00ebvendosja. Prandaj Kurti ka hedhur n\u00eb \u2018meidanin\u2019 politik vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb em\u00ebr si kryetare Parlamenti, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u2018betej\u00ebn\u2019 p\u00ebr Albulen\u00ebn jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe deputet\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes por dhe \u2018patriot\u00ebt\u2019 e rrjeteve sociale, q\u00eb i ka me shumic\u00eb. T\u00eb cil\u00ebt godasin p\u00ebrmes adresave dhe grupeve false t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga Albin Kurti. Si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu dhe n\u00eb shtetin am\u00eb, Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u2018Armata\u2019 e k\u00ebtyre patriot\u00ebve, kryesisht me baz\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rregulluar mir\u00eb e bukur andej pa asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb dheun e t\u00eb par\u00ebve p\u00ebr t\u00eb punuar e jetuar aty, q\u00eb duan vet\u00ebm Albinin n\u00eb Kosov\u00eb dhe Vet\u00ebvendosjen n\u00eb pushtet edhe p\u00ebr shkak se Albini \u00ebsht\u00eb vet\u00eb diaspor\u00eb si ata, ka sht\u00ebpi e katandi mes Norvegjis\u00eb e Beogradit, pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu dheun e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb vet\u00eb Kurtit, fshatin e tij t\u00eb origjin\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn shqiptare t\u00eb Malit t\u00eb Zi si dhe \u2018sht\u00ebpin\u00eb e pushimit\u2019 n\u00eb Greqi, p\u00ebrpos sulmeve ndaj kund\u00ebshtar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk l\u00ebn\u00eb rast pa shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb sulmuar dhe shtetin am\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe n\u00eb rastin e ndeshjes Shqip\u00ebri-Serbi n\u00eb Tiran\u00eb, ku t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb hedhur nj\u00eb arm\u00eb kund\u00ebr pushtuesit serb at\u00ebher\u00eb kur duhej dhe e kishin rastin me pash, f\u00ebmij\u00ebt e tyre dhe t\u00eb atyre q\u00eb \u2018qanin\u2019 prishjen me Beogradin p\u00ebr shkak t\u00eb \u2018katunar\u00ebve t\u00eb Drenic\u00ebs q\u00eb ngrit\u00ebn U\u00c7K-n\u00eb dhe donin luft\u00eb\u2019, k\u00ebrkon \u2018luft\u00eb\u2019 me futbollist\u00ebt e Serbis\u00eb n\u00eb \u2018Air Albania\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Duke spekuluar deri aty, sa jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e njohin politikisht rolin e U\u00c7K-s\u00eb por nuk njohin as fizikisht njeriun simbol t\u00eb k\u00ebsaj lufte, heroin legjendar Adem Jashari, t\u00eb cilit i kishin z\u00ebvend\u00ebsuar portretin me nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe shkruanin n\u00eb banderol\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkonin ta vendosnin n\u00eb staduimin kryesor n\u00eb Tiran\u00eb: \u201cAdem Jashari, ti je gjall\u00eb\u201d. Nuk mbeten \u2018pa tekst\u2019 me nj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Merren me gjith\u00e7ka Kurti dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, por nuk thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn politike q\u00eb ka mb\u00ebrthyer Kosov\u00ebn, p\u00ebr izolimin total n\u00eb t\u00eb cilin e ka futur Kurti Kosov\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, pa asnj\u00eb njohje si shtet, me nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur me SHBA, vendet e BE dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, aq sa tashm\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm vet\u00eb Kurti trajtohet si person \u2018non grata\u2019 por dhe Kosova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 26 vje\u00e7are q\u00eb nga \u00e7lirimi nga okupimi serb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione nga BE dhe shihet me dyshim nga ata q\u00eb e \u00e7liruan, e b\u00ebn\u00eb shtet dhe po mbrojn\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite kufijt\u00eb e saj si shtet. Pra nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe!<\/p>\n<p>V\u00ebnia n\u00ebn sanksione nga ana e BE jo vet\u00ebm q\u00eb e ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb politikisht vet\u00eb Kosov\u00ebn si shtet, ekzistenc\u00ebn e saj dhe seriozitetin e zyrtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb vet\u00eb shtetit n\u00eb raport me partner\u00ebt, por e ka zhytur dhe nj\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekonomike, duke bllokuar t\u00eb gjitha parat\u00eb q\u00eb ishin parashikuar t\u00eb vinin nga institucionet e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mbi 800 milion\u00eb euro grante e kredi t\u00eb buta. Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb tronditur nga themelet besueshm\u00ebria e partner\u00ebve ndaj klas\u00ebs politike n\u00eb pushtet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe sikur vendi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme n\u00eb mesin e ver\u00ebs, kriza institucionale e \u2018prodhuar\u2019 nga zgjedhjet e shkurtit nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb pafund\u00ebsisht, Ndoshta s\u00ebrish Albin Kurti mund t\u00eb dal\u00eb parti e par\u00eb nga ballafaqimi elektoral, dhe me k\u00ebt\u00eb konfigurim opozitar ku ka apo nuk ka vota, secila parti k\u00ebrkon karrigen e kryeministrit, gjasat jan\u00eb q\u00eb kriza t\u00eb vijoj\u00eb, Kurti t\u00eb qeveris\u00eb si kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb, izolimi t\u00eb vijoj\u00eb pa fund, sanksionet e BE t\u00eb vijojn\u00eb pafund, kriza e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb vijoj\u00eb me intensitet t\u00eb lart\u00eb, korrupsioni po e po me energjin\u00eb dhe me mbetjet shtazore, me Serbin\u00eb kuptohet, si dhe kriza politike t\u00eb jet\u00eb k\u00ebmb\u00ebkryq.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7udi q\u00eb SHBA dhe BE t\u00eb \u2018lodhen\u2019 nga mistrecll\u00ebqet e Kurtit, dhe t\u2019i fusin nj\u00eb \u2018delete\u2019 marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u00eb duke dyndur baz\u00ebn ushtarake n\u00eb Ferizaj por dhe trupat e KFOR q\u00eb ruajn\u00eb Kosov\u00ebn, dhe duke e l\u00ebn\u00eb Albinin si nj\u00eb \u2018mallkim\u2019 total n\u00eb krye t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb izoluar dhe t\u00eb brisht\u00eb p\u00ebrball\u00eb \u2018ujq\u00ebrve\u2019 ballkanik\u00eb e deri n\u00eb Rusi! At\u00ebher\u00eb shihet sa vlejn\u00eb k\u00ebta patriot\u00ebt e rrjeteve sociale, q\u00eb kur kishin mund\u00ebsin\u00eb dhe detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb Serbin\u00eb, nuk u d\u00ebgjohej z\u00ebri. Dhe s\u00ebrish Shqip\u00ebria do ta mbaj\u00eb n\u00eb \u2018shpatull\u00ebn\u2019 e vet v\u00ebllain e vog\u00ebl dhe mistrec. Si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K q\u00eb i garantoi mb\u00ebshtetje deri me ushtar\u00eb dhe armatime, apo me p\u00ebrballimin e 900 mij\u00eb t\u00eb deportuarve nga Serbia t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1999. Gjaku nuk b\u00ebhet uj\u00eb.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Shqip\u00ebria, e kthyer praktikisht n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rmir\u00ebfilli rajonale, q\u00eb pret n\u00eb samite deri dhe lider\u00ebt e BE dhe plot 47 lider\u00eb evrpian\u00eb vet\u00ebm 2 dit\u00eb pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, e ka potencialin por mbi t\u00eb gjitha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia ku e ka zhytur \u2018mallkimi\u2019 i Albin Kurtit. I cili nuk po i ndahet Kosov\u00ebs, deri n\u00eb izolim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb saj dhe l\u00ebnies n\u00ebn sanksione, duke rrezikuar dhe ekzistenc\u00ebn e saj si shtet. Kjo dhe me p\u00ebrkrahjen me vot\u00eb t\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, segmenteve islamike q\u00eb kan\u00eb lidhje serbe, t\u00eb vertetuara k\u00ebto dhe nga organet ligjzbatuese t\u00eb Kosov\u00ebs, diaspora q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaluar andej ku punon e jeton si dhe t\u00eb nj\u00eb klase politike qeveris\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs e cila fijet e saj t\u00eb n\u00ebndheshme i ka deri n\u00eb Beograd p\u00ebrmes kompanive t\u00eb energjis\u00eb, me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga \u2018elita\u2019 e ambasador\u00ebve e deri tek familjar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb shtetin am\u00eb, Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018mallkim\u2019. Ai \u00ebsht\u00eb Sali Berisha, ish kryeministri, ish presidenti dhe kryetari i p\u00ebrjetsh\u00ebm i PD. Por ama, shqiptar\u00ebt e kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb periferi duke e shpallur \u2018non grata\u2019 e duke mos i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shans jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu afruar pushtetit por as q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb bllokuese p\u00ebr ligje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Praktikisht Berisha, dhe miku i Albinit, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mallkim vet\u00ebm p\u00ebr PD, jo p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb ndryshim nga v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb p\u00ebrtej kufirit q\u00eb Albinin e kan\u00eb \u2018mallkim\u2019 p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, Berisha po penalizon vet\u00ebm demokrat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb e kan\u00eb humbur kuptimin se si luftohet p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Pasi po shfryt\u00ebzohen vet\u00ebm p\u00ebr hallin personal t\u00eb Berish\u00ebs. I cili humbi thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrball\u00eb PS q\u00eb mori 83 mandate deputeti. Shum\u00eb af\u00ebr shumic\u00ebs cil\u00ebsuese prej 84 votash, pasi PS bashk\u00eb me aleatin hipotetik PSD, arrin n\u00eb 86 mandate deputeti n\u00eb Kuvend. Pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shans presioni p\u00ebr \u2018pazar\u2019 p\u00ebr Berish\u00ebn me 50 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Anipse Berisha nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb deri n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe k\u00ebrkuar mosnjohje t\u00eb zgjedhjeve nga vendet e BE, pasi p\u00ebr t\u00eb \u2018Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narkoshtet q\u00eb ka bler\u00eb dhe k\u00ebto zgjedhje\u2019. Lider\u00ebt e BE dhe Evrop\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 16 maj, 5 dit\u00eb pas zgjedhjeve, uruan Ram\u00ebn p\u00ebr fitoren e thell\u00eb m\u00eb 11 maj, vler\u00ebsuan shqiptar\u00ebt p\u00ebr zgjedhjet. E b\u00ebri dhe SHBA k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, i njohu zgjedhjet.<\/p>\n<p>Nga Macron, Meloni, Starmer, Merz, Orban, Erdogan e deri tek presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, p\u00ebrg\u00ebzuan kryeministrin p\u00ebr fitoren m\u00eb 11 maj, si dhe i dhan\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr mbylljen e negociatave m\u00eb 2027 dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb vitin 2030! Por dhe garantuan bashk\u00ebpunim t\u00eb fort\u00eb. Pra zgjedhjet jan\u00eb njohur, \u00ebsht\u00eb njohur fituesi q\u00eb \u00ebsht\u00eb Rama dhe hunb\u00ebsi fatal q\u00eb \u00ebsht\u00eb Berisha. Le t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb Berisha, asnj\u00eb \u2018kosto\u2019 nuk i sjell vendit, jo vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb \u2018non grata\u2019 n\u00eb SHBA e Britani, por dhe pse askush nuk e mb\u00ebshtet. E njohin mir\u00eb. Madje shumica e njohin q\u00eb nga \u2018baballar\u00ebt\u2019 e tyre politik\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb pasur koleg Berish\u00ebn, q\u00eb nga viti 1990. Dhe q\u00eb2 sot jo vet\u00ebm s\u2019jan\u00eb n\u00eb politik\u00eb, por as m\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Me Berish\u00ebn n\u00eb krye, PD kurr\u00eb nuk vjen n\u00eb pushtet. Jo se Berisha \u00ebsht\u00eb tani 81 vje\u00e7 dhe n\u00eb vitin 2033 do t\u00eb jet\u00eb gati 90 vje\u00e7, zgjedhjet e vitit 2029 i ka qar\u00eb me koh\u00eb e vakt duke i garantuar nj\u00eb mandat t\u00eb pest\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs, por sepse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb braktisur me themel Partin\u00eb Demokratike, duke e votuar me 250 mij\u00eb vota minus \u00e7do pal\u00eb zgjedhje dhe duke e d\u00ebrguar drejt shuarjes. Dh\u00ebnt\u00eb zoti q\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti t\u00eb jet\u00eb \u2018mallkim\u2019 vet\u00ebm p\u00ebr Vet\u00ebvendosjen si Berisha n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr PD. Do ishte mir\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb ndodhte n\u00eb zgjedhjet e parakoh\u00ebshme t\u00eb radh\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e daljes nga izolimi dhe ringritjes s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrtej kufirit n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb shpresojm\u00eb. Pasi \u00e7do popull, n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ka qeverin\u00eb q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kurti-nje-mallkim-per-kosoven-berisha-mallkim-vetem-per-pd\/\">Kurti, nj\u00eb mallkim p\u00ebr Kosov\u00ebn, Berisha mallkim vet\u00ebm p\u00ebr PD<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\u00a0 Shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, t\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb dy shtete tashm\u00eb, po p\u00ebrballen me situatat postzgjedhore respektive. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs situatat jan\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb ngjashme kan\u00eb vet\u00ebm faktin se vijn\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme parlamentare n\u00eb t\u00eb dyja vendet. Po e nisim me Kosov\u00ebn, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb shteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25309","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25309"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25309\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}