{"id":25306,"date":"2025-06-09T16:55:46","date_gmt":"2025-06-09T16:55:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/prag-letonia-trajneri-silvinjo-e-asllani-ndeshje-e-veshtire-por-ne-jemi-ketu-vetem-per-fitore-video\/"},"modified":"2025-06-09T16:55:46","modified_gmt":"2025-06-09T16:55:46","slug":"prag-letonia-trajneri-silvinjo-e-asllani-ndeshje-e-veshtire-por-ne-jemi-ketu-vetem-per-fitore-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/prag-letonia-trajneri-silvinjo-e-asllani-ndeshje-e-veshtire-por-ne-jemi-ketu-vetem-per-fitore-video\/","title":{"rendered":"Prag Letonia\/ Trajneri Silvinjo e Asllani: Ndeshje e v\u00ebshtir\u00eb, por ne jemi k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr fitore (Video)"},"content":{"rendered":"<div class=\"single-main-content col-xs-12\">\n<div class=\"post-content col-xs-12 rmp\">\n<p>Komb\u00ebtarja shqiptare do t\u00eb luaj\u00eb nes\u00ebr ndeshjen e radh\u00ebs ndaj Letonis\u00eb, e vlefshme p\u00ebr kualifikueset e Kampionatit Bot\u00ebror 2026. Kuqezinjt\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn dje n\u00eb Riga dhe sot do t\u00eb zhvillojn\u00eb seanc\u00ebn e fundit st\u00ebrvitore p\u00ebrpara takimit t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs.<\/p>\n<p>Sakaq, k\u00ebt\u00eb pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dol\u00ebn n\u00eb konferenc\u00ebn zyrtare p\u00ebr media nga stadiumi ku do t\u00eb luhet kjo ndeshje dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn interesit t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kristjan Asllani e cil\u00ebsoi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndeshjen e s\u00eb nes\u00ebrmes ndaj Letonis\u00eb dhe theksoi se synimi jan\u00eb tre pik\u00ebt p\u00ebr objektiv Bot\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatitjet p\u00ebr ndeshjen me Letonin\u00eb<\/strong>? \u2013 Duhet rikarikuar baterit\u00eb, sepse vijm\u00eb nga nj\u00eb ndeshje shum\u00eb pozitive nga aspekti i loj\u00ebs. Kemi luajtur shum\u00eb mir\u00eb, na ka munguar vet\u00ebm goli. Tani e dim\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb ndeshje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por na duhen tre pik\u00ebt p\u00ebr objektivat dhe \u00ebndrr\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si je p\u00ebrgatitur p\u00ebr ndeshjen e nes\u00ebrme? \u2013\u00a0<\/strong>Q\u00eb kur ka ardhur trajneri, mendoj se i kam luajtur t\u00eb gjitha ndeshjet. Duhet t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr skuadr\u00ebn, nes\u00ebr kemi nj\u00eb ndeshje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kan\u00eb nj\u00eb trajner italian, i njoh italian\u00ebt si punojn\u00eb. Do jet\u00eb nj\u00eb ndeshje taktike, sepse punojn\u00eb me an\u00ebn taktike. Nj\u00eb ndeshje ku ata do t\u00eb mbrohen shum\u00eb mir\u00eb. Nuk mendoj p\u00ebr Kristjan Asllanin, por p\u00ebr skuadr\u00ebn. Kemi ardhur k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb ndeshje.<\/p>\n<p><strong>Dmitrijs Zelenkovs i Empolit, \u00e7far\u00eb kujtimi keni me t\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 Dmitrijs Zelenkovs e mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb, sepse kemi kaluar dy vite bashk\u00eb te Empoli. \u00cbsht\u00eb futbollist shum\u00eb i mir\u00eb teknikisht dhe nes\u00ebr do t\u00eb shihemi pas 3-4 viteve. Jam i lumtur q\u00eb do ta shoh prap\u00eb. Besoj do t\u00eb nd\u00ebrrojm\u00eb bluzat, do t\u2019ia k\u00ebrkoj un\u00eb. Shpresoj q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n\n<p>Trajneri Silvinjo vler\u00ebsoi ekipin e Letonis\u00eb dhe e cil\u00ebsoi nj\u00eb ndeshje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Tekniku kuqezi komentoi edhe munges\u00ebn e Gjimshitit dhe zgjidhjet e mundshme n\u00eb formacion p\u00ebr ndeshjen ndaj Letonis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja e sulmit dhe Manajt?<\/strong>\u00a0\u2013 Ndeshja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb pak m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb aspektin e rikuperimit por edhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb skuadr\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb nuk e them vet\u00ebm un\u00eb si trajner i ekipit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, po e thon\u00eb shum\u00eb trajner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekipeve komb\u00ebtare. Nuk kemi vendosur asgj\u00eb lidhur me formacionin, do t\u00eb kemi pak m\u00eb von\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb st\u00ebrvitore t\u00eb leht\u00eb. Nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes mund t\u00eb kemi nj\u00eb ide m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr formacionin. Kemi nj\u00eb lloj avantazhi n\u00eb ekip pasi kemi 22-23 lojtar\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb zgjedhim pozicione t\u00eb ndryshme. Mbrojt\u00ebs t\u00eb majt\u00eb, t\u00eb djatht\u00eb, mesfushor\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsor\u00eb, sulmues. Kemi hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb zgjedhur lojtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe p\u00ebrmend disa prej tyre: Mu\u00e7i, Uzuni, Pajaziti, Ramadani, Broja, Asani, Daku etj. Kemi mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhim nga t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta lojtar\u00eb dhe do t\u00eb vendosim nes\u00ebr, pasi t\u00eb kemi mbyllur \u00e7do lloj p\u00ebrgatitje. Sa i p\u00ebrket Manajt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lojtar q\u00eb ka eksperienc\u00eb. \u00cbsht\u00eb titullar me ekipin ton\u00eb, e njoh q\u00eb prej vitit 2014 tek Interi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb me shum\u00eb personalitet, por e kam folur edhe me t\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e imja. Pas p\u00ebrgatitjeve q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, ku shohim penalltit\u00eb q\u00eb gjuajm\u00eb her\u00eb pas here nga lojtar\u00ebt, jam un\u00eb ai q\u00eb vendos se cili do t\u00eb gjuaj\u00eb penalltit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si po menaxhohet presioni, duke qen\u00eb se ndeshja ndaj Letonis\u00eb \u00ebsht\u00eb vendimtare? \u2013<\/strong>\u00a0Ndeshja ka presion. Kur punon n\u00eb Komb\u00ebtare, akoma m\u00eb shum\u00eb. Kemi zhvilluar 3 ndeshje, jan\u00eb edhe 5 t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mbyllur grupin. Futbolli \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb jep shum\u00eb koh\u00eb. Duhet t\u00eb mbledhim sa m\u00eb shum\u00eb pik\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Letonia ka mundur Andorr\u00ebn. P\u00ebr ta dhe p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb ndeshje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Duke krahasuar skuadr\u00ebn sot me dy vite m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb me m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb aspektin e menaxhimit t\u00eb emocioneve dhe presionit.<\/p>\n<p><strong>Letonia?<\/strong>\u00a0\u2013 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ekip fizik. Ka lojtar\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb japin centimetra n\u00eb fush\u00eb. Mund t\u00eb luajn\u00eb me skema t\u00eb ndryshme: 3-5-2, 3-4-3. N\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip q\u00eb luan nj\u00eb lloj futbolli t\u00eb kodifikuar. Ka nj\u00eb trajner italian, kan\u00eb nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb tyre specifike se si e organizojn\u00eb ekipin n\u00eb fush\u00eb. Ka dy \u2013 tre lojtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb majt\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb funksional\u00eb p\u00ebr ekipin. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndeshje e v\u00ebshtir\u00eb, por shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p><strong>A keni konsideruar ta aktivizoni Mario Mitaj n\u00eb mesfush\u00eb?<\/strong>\u00a0\u2013 \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lojtar shum\u00eb teknik. I jep ekuilib\u00ebr skuadr\u00ebs. Por rrug\u00ebtimi i nj\u00eb lojtari n\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb nuk ke koh\u00eb t\u2019i provosh lojtar\u00ebt n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme. Ai e b\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb rolin e mbrojt\u00ebit t\u00eb majt\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebs i majt\u00eb. I jep skuadr\u00ebs ekuilib\u00ebr, b\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb si te ne, ashtu edhe te klubi ku luan. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e 23-shes Adrian Bajrami nes\u00ebr? \u2013<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lojtar q\u00eb ka qen\u00eb me ekipet e moshave me ne. Luan me k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb, ka forc\u00eb fizike si lojtar. Edhe tek ekipi i tij te Benfica po angazhohet edhe m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb t\u00eb ardhmen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opsion shum\u00eb i mir\u00eb. Do t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr n\u00eb 23-shen e lojtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr ndeshjen.<\/p>\n<p><strong>Cili do t\u00eb mbaj\u00eb shiritin e kapitenit nes\u00ebr?<\/strong>\u00a0\u2013 Varet, kemi 2-3 emra. Do t\u00eb shohim. Si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb sip\u00ebr, ndeshja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse nuk ka koh\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, do ta kishim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb zgjedhjen. Por do t\u00eb shohim pas st\u00ebrvitjes sonte.<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/prag-letonia-trajneri-silvinjo-e-asllani-ndeshje-e-veshtire-por-ne-jemi-ketu-vetem-per-fitore-video\/\">Prag Letonia\/ Trajneri Silvinjo e Asllani: Ndeshje e v\u00ebshtir\u00eb, por ne jemi k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr fitore (Video)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komb\u00ebtarja shqiptare do t\u00eb luaj\u00eb nes\u00ebr ndeshjen e radh\u00ebs ndaj Letonis\u00eb, e vlefshme p\u00ebr kualifikueset e Kampionatit Bot\u00ebror 2026. Kuqezinjt\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn dje n\u00eb Riga dhe sot do t\u00eb zhvillojn\u00eb seanc\u00ebn e fundit st\u00ebrvitore p\u00ebrpara takimit t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs. Sakaq, k\u00ebt\u00eb pasdite, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dol\u00ebn n\u00eb konferenc\u00ebn zyrtare p\u00ebr media nga stadiumi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25306","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25306\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}