{"id":25298,"date":"2025-06-09T15:48:26","date_gmt":"2025-06-09T15:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/si-u-shmang-nisja-e-luftes-se-trete-boterore-ne-kosove\/"},"modified":"2025-06-09T15:48:26","modified_gmt":"2025-06-09T15:48:26","slug":"si-u-shmang-nisja-e-luftes-se-trete-boterore-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/si-u-shmang-nisja-e-luftes-se-trete-boterore-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Si u shmang nisja e luft\u00ebs s\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Hyrja e befasishme e rus\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb e m\u00eb pas vendosja e tyre n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs ishte nj\u00eb v\u00ebrejtje se sa t\u00eb pasigurta ishin akoma rrethanat, sa t\u00eb paparashikueshme jan\u00eb Rusia dhe Per\u00ebndimi m\u00eb nuk ishte i sigurt se kush vendos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb. Sepse nga Ministria e Jashtme ruse, amerikan\u00ebve dhe NATO-s u thuhej se \u201cky ka qen\u00eb nj\u00eb gabim\u201d ose \u201cnj\u00eb moskuptim\u201d dhe ato forca do t\u00eb t\u00ebrhiqen menj\u00ebher\u00eb. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, forcave ruse q\u00eb tashm\u00eb ishin n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs po p\u00ebrgatiteshin t\u2019u vinin n\u00eb ndihm\u00eb mij\u00ebra pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive speciale nga Moska. Kjo do t\u2019i forconte ata dhe do ta detyronte NATO-n n\u00eb nj\u00eb negocim p\u00ebr ndarje t\u00eb zonave dhe territorit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/p>\n<p><em><strong>Nga Agustin Palokaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Para 26 vjet\u00ebsh dikur n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur NATO-ja po b\u00ebhej gati t\u00eb niste dislokimin n\u00eb Kosov\u00eb, pasi ajo u \u00e7lirua dhe ushtarak\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb NATO-s me ata t\u00eb Serbis\u00eb kishin arritur pajtimin p\u00ebr largimin e forcave serbe dhe hyrjen e NATO-s n\u00eb Prishtin\u00eb, befas u shfaqen forcat ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb. T\u00eb lodhur dhe t\u00eb rraskapitur, me disa mjete t\u00eb vjetra ushtarake, kishin b\u00ebr\u00eb qindra kilometra nga Bosnj\u00eb-Hercegvoina, ku ndodheshin n\u00eb misionin paqeruajt\u00ebs t\u00eb SFOR-it, nd\u00ebrsa n\u00eb Prishtin\u00eb kishin nxitur euforin\u00eb e serb\u00ebve q\u00eb dol\u00ebn t\u2019i prisnin, me flamuj, k\u00ebng\u00eb e valle, duke vall\u00ebzuar edhe mbi tanket ruse.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shkup prisnin q\u00eb NATO-ja, sipas planit t\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb, me besimin se edhe rus\u00ebt dhe serb\u00ebt ishin pajtuar me t\u00eb, t\u00eb niste hyrjen n\u00eb Kosov\u00eb. Lajmi se rus\u00ebt m\u00eb 11 qershor kishin hyr\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, shtangu NATO-n, befasoi dhe shokoi shum\u00eb kryeqytete t\u00eb m\u00ebdha per\u00ebndimore dhe nxiti dyshimin n\u00ebse p\u00ebrpjekjet disajavore p\u00ebr t\u00eb pasur Mosk\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e tyre nga SHBA-ja, Britania, Gjermania dhe t\u00eb tjer\u00ebt kishin arritur v\u00ebrtet sukses. Apo Moska ka nj\u00eb \u201cpolitik\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019u konfrontuar me Per\u00ebndimin. Nj\u00eb dit\u00eb para hyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb u v\u00eb n\u00eb dyshim zbatimi i parimit dhe q\u00ebllimit \u201cForcat serbe jasht\u00eb, NATO-ja brenda dhe refugjat\u00ebt kosovar\u00eb prap\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre\u201d. K\u00ebto tri q\u00ebllime ishin parimi nga i cili NATO nuk l\u00ebshoi pe p\u00ebr 78 dit\u00eb, prandaj edhe operacioni i sulmeve ajrore ishte aq i gjat\u00eb.<\/p>\n<p>NATO me Rusin\u00eb kishte kontakte t\u00eb vazhdueshme, me gjith\u00eb zem\u00ebrimin e Mosk\u00ebs me sulmet ajrore ndaj Serbis\u00eb. P\u00ebr shkak se disa vende t\u00eb NATO-s insistonin se prania tok\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej me lejen e OKB-s\u00eb, duhej fituar edhe Rusin\u00eb. Rus\u00ebt k\u00ebrkonin s\u00eb pari q\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes t\u00eb ishte mbetja n\u00eb Kosov\u00eb e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb. Kur kjo u refuzua, k\u00ebrkuan q\u00eb rus\u00ebt t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb sektor n\u00eb veri ku do t\u00eb vendoseshin forcat e tyre. Kjo po ashtu u refuzua por me premtimin se do t\u00eb gjendet nj\u00eb modalitet p\u00ebr pranin\u00eb e ushtar\u00ebve t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision ushtarak nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dhe Rusia si rezultat i k\u00ebtyre diskutimeve do t\u00eb mb\u00ebshteste Rezolut\u00ebn p\u00ebr vendosjen e Kosov\u00ebs n\u00ebn nj\u00eb administrim civil t\u00eb OKB-s\u00eb, me rol t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb krijimin e institucioneve demokratike vendore dhe me prani ushtarake t\u00eb udh\u00ebhequr nga NATO-ja. Pjes\u00eb e pajtimit ishte edhe \u00e7armatimi i U\u00c7K-s\u00eb. Por hyrja e befasishme e rus\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb e m\u00eb pas vendosja e tyre n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs ishte nj\u00eb v\u00ebrejtje se sa t\u00eb pasigurta ishin akoma rrethanat, sa t\u00eb paparashikueshme jan\u00eb Rusia dhe Per\u00ebndimi m\u00eb nuk ishte i sigurt se kush vendos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb. Sepse nga Ministria e Jashtme Ruse amerikan\u00ebve dhe NATO-s u thuhej se \u201cky ka qen\u00eb nj\u00eb gabim\u201d ose \u201cnj\u00eb moskuptim\u201d dhe se ato forca do t\u00eb t\u00ebrhiqen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb forcave ruse q\u00eb tashm\u00eb ishin n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs po p\u00ebrgatiteshin t\u2019u vinin n\u00eb ndihm\u00eb mij\u00ebra pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive speciale nga Moska . Kjo do t\u2019i forconte ata dhe do ta detyronte NATO-n n\u00eb nj\u00eb negocim p\u00ebr ndarje t\u00eb zonave dhe territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb tregime p\u00ebr at\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe sot e k\u00ebsaj dite flitet si momenti m\u00eb i ndjesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cilin ka mundur t\u00eb niste lufta e tret\u00eb bot\u00ebrore. Gjenerali Wesley Clark, at\u00ebher\u00eb komandant i forcave t\u00eb NATO-s p\u00ebr Evrop\u00ebn, q\u00eb kishte komanduar edhe operacionin e sulmeve ajrore, kishte k\u00ebrkuar q\u00eb KFOR-it t\u00eb merrte me forc\u00eb kontrollin e Aeroportit t\u00eb Prishtin\u00ebs, ku ishin vendosur forcat ruse. Komandanti i par\u00eb i KFOR-it, Michael Jackson, kishte refuzuar. Citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb madje se \u201cnuk d\u00ebshiron t\u00eb nis\u00eb luft\u00ebn e tret\u00eb bot\u00ebrore\u201d. Jackson citohet t\u2019u ket\u00eb th\u00ebn\u00eb miqve se ishte ndier shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb sepse, si ushtarak, kjo ishte hera e par\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tij kur ai kishte refuzuar zbatimin e nj\u00eb urdhri nga nj\u00eb epror superior i tij. Di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebr ushtarak\u00ebt \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb sken\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb NATO-s dol\u00ebn dy shtete t\u00eb cilat akoma nuk ishin pjes\u00eb e k\u00ebsaj aleance. Rumania dhe Bullgaria. Ato refuzuan t\u00eb jepnin leje p\u00ebr avion\u00ebt rus\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin hap\u00ebsir\u00ebn e tyre ajrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar kontingjentin ushtarak q\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb aeroport. Kjo kishte ndihmuar shum\u00eb q\u00eb k\u00ebto shtete, pa qen\u00eb gati sipas kritereve objektive, t\u00eb b\u00ebheshin an\u00ebtare t\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 2004 dhe t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2007. \u201cNuk mund t\u00eb paramendojm\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Ballkan sikur Bullgaria dhe Rumania n\u00eb at\u00eb moment kritik t\u00eb mos ishin n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb ish-komisioneri i zgjerimit Gunther Verheugen, i cili edhe dha lejen p\u00ebr hyrjen e Bullgaris\u00eb dhe Rumanis\u00eb n\u00eb BE edhe pse t\u00eb gjith\u00eb mendonin se ishin larg nga p\u00ebrmbushja e kushteve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka p\u00ebrfundoi mir\u00eb m\u00eb von\u00eb. NATO-ja nuk pati nevoj\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr forcave ruse n\u00eb Kosov\u00eb, por t\u2019u ndihmonte me ushqim dhe pajisje. Pastaj edhe forcat ruse u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb misionit t\u00eb KFOR-it n\u00ebn komand\u00ebn e NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb pati raporte t\u00eb mira mes NATO-s dhe Rusis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmendej si shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Partneriteti dhe bashk\u00ebpunimi vazhduan edhe p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebshilli t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt NATO-Rusi deri kur nisi invazioni gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs, prej kur Rusia p\u00ebrs\u00ebri u definua si nj\u00eb rrezik kryesor p\u00ebr sigurin\u00eb e NATO-s.<\/p>\n<p>Sot, kur sh\u00ebnohet 26-vjetori i \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb praktikisht ndodhi me vendosjen e forcave t\u00eb NATO-s dhe largimin e forcave t\u00eb Serbis\u00eb, episodi i qershorit t\u00eb vitit 1999 sh\u00ebrben si d\u00ebshmi se sa shpesh ngjarjet me r\u00ebnd\u00ebsi historike varen nga disa incidente t\u00eb vogla q\u00eb kan\u00eb mundur leht\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb ndonj\u00eb drejtim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/si-u-shmang-nisja-e-luftes-se-trete-boterore-ne-kosove\/\">Si u shmang nisja e luft\u00ebs s\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hyrja e befasishme e rus\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb e m\u00eb pas vendosja e tyre n\u00eb Aeroportin e Prishtin\u00ebs ishte nj\u00eb v\u00ebrejtje se sa t\u00eb pasigurta ishin akoma rrethanat, sa t\u00eb paparashikueshme jan\u00eb Rusia dhe Per\u00ebndimi m\u00eb nuk ishte i sigurt se kush vendos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb. Sepse nga Ministria e Jashtme ruse, amerikan\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25298","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25298\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}