{"id":25263,"date":"2025-06-09T13:00:14","date_gmt":"2025-06-09T13:00:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/anuela-qeras-me-shporten-e-bebeve-biznesmenin-e-skandalit-phoenix-me-puset-e-naftes\/"},"modified":"2025-06-09T13:00:14","modified_gmt":"2025-06-09T13:00:14","slug":"anuela-qeras-me-shporten-e-bebeve-biznesmenin-e-skandalit-phoenix-me-puset-e-naftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/09\/anuela-qeras-me-shporten-e-bebeve-biznesmenin-e-skandalit-phoenix-me-puset-e-naftes\/","title":{"rendered":"Anuela qeras me \u201cShport\u00ebn e bebeve\u201d biznesmenin e skandalit \u201cPhoenix\u201d me puset e naft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Anuela Ristani u ka hyr\u00eb me hund\u00eb tenderave duke nuhatur pazaret q\u00eb Erion Veliaj i la pa shijuar p\u00ebr shkak t\u00eb arrestimit p\u00ebr korrupsion. Nj\u00eb nga k\u00ebto tendera, q\u00eb kishte mbetur peng n\u00eb kasafort\u00ebn e kryetares, ishte \u201cShporta e bebeve\u201d. Letrat e prokurimit i q\u00ebndisi ish-kryebashkiaku Veliaj para arrestimit, por Anuela nuk e hidhte firm\u00ebn derisa u bind q\u00eb Lali Eri nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb zyr\u00eb. M\u00eb 20 maj 2025, kryetarja e komanduar firmosi kontrat\u00ebn 300 milion\u00eb lek\u00eb duke qerasur Isuf Berberin \u201cShport\u00ebn e bebeve\u201d.<br \/>\nKonkretisht tenderi me objekt \u201cShporta e bebes\u201d me fond limit 24 849 840,00 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur m\u00eb 6 n\u00ebntor 2024 dhe \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 6 dhjetor 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb u regjistruan dy operator\u00eb konkurrues \u201cFUFARMA\u201d sh.a e Isuf Berberit dhe \u201cPAB TIRANA\u201d shpk.<\/p>\n<p>Veliaj e shpalli Berberin fitues m\u00eb 10 janar 2025, por nuk arriti t\u00eb n\u00ebnshkruante kontrat\u00ebn me t\u00eb, sepse u arrestua p\u00ebr korrupsion nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>Si fitoi Berberi me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 27 dhjetor 2024, operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit, jan\u00eb njoftuar elektronikisht p\u00ebr vler\u00ebsimin e ofertave.\u00a0 \u201cPAB Tirana\u201d SHPK me ofert\u00ebn 19,900,000 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb skualifikuar nd\u00ebrsa \u201cFufarma\u201d SHPK me propozimin arrogant me vler\u00eb 24,840,000 lek\u00eb ishte kualifikuar.<\/p>\n<p>\u201cPAB TIRANA\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb skualifikuar, sipas justifikimit t\u00eb komisionit, \u201cnuk p\u00ebrmbush Kriterin\u2026, pasi me subjektin \u201cArtsana S.P.A., Operatori ekonomik ka paraqitur marr\u00ebveshje e cila hyn n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00ebn 01.01.2025 dhe nuk \u00ebsht\u00eb e vlefshme n\u00eb momentin e hapjes se ofertave\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, sepse data e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje mjafton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e vlefshme para fillimit t\u00eb kontrat\u00ebs me bashkin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky veprimi i Anuel\u00ebs i kushton buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb afro 60 milion\u00eb lek\u00eb, sepse kompania e favorizuar e ka ofert\u00ebn ngjitur me ofert\u00ebn limit. M\u00eb 20 maj 2025, vlera e kontrat\u00ebs u fiksua n\u00eb shufr\u00ebn totale 29 808 000,00 lek\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Denoncimi n\u00eb KPP<\/strong><\/p>\n<p>Pasi kryebashkiaku Veliaj ra n\u00eb burg, pronar\u00ebt e \u201cPUB Tirana\u201d menduam se situata do t\u00eb kthehej n\u00eb favor t\u00eb tyre dhe e denoncuan tenderin n\u00eb KPP.<\/p>\n\n<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat, e shtyu vendimin derisa t\u00eb kuptonte se \u00e7\u2019po ndodhte.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 28 shkurt 2025, KPP vendosi \u201cT\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e paraqitur nga OE \u201cPAB Tirana\u201d SHPK mbi procedur\u00ebn e prokurimit\u201d. Bashkia Tiran\u00eb urdh\u00ebrohej t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb procedur\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb prokurimit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb pas, kur Anuela Ristani u stabilizua n\u00eb poltronin rrotullues t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, nd\u00ebrhyri tek Myzyri dhe m\u00eb dat\u00eb 9 prill 2025, u mor vendimi i PPP q\u00eb t\u00eb hiqet pezullimi dhe t\u00eb lejohet vazhdimi i procedur\u00ebs.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 17 prill 2025, \u201cFUFARMA u shpall s\u00ebrish fituese dhe m\u00eb 20 maj u lidh kontrata. P\u00ebr k\u00ebto shkelje, Open data Albania e ka vler\u00ebsuar tenderin e Anuela Ristanit me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu u klasifikua procedura e prokurimit n\u00eb dokumentin m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Isuf Berberi?<\/strong><\/p>\n<p>Isuf Berberi \u00ebsht\u00eb oligark q\u00eb kontrollon 7 kompani, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave merr pa fund tendera nga institucionet publike. Ai zot\u00ebron koncesione dhe ka privatizuar shoq\u00ebri shtet\u00ebrore fal\u00eb lidhjeve t\u00eb forta politike. N\u00eb bordin e kompanis\u00eb \u201cFUFARMA\u201d \u00ebsht\u00eb ish-ministri socialist Leonard Solis.<\/p>\n<p>P\u00ebr publikun, Berberi u b\u00eb i njohur kur plasi skandali i me puset e naft\u00ebs, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb cilit ishte kompania \u201cPhoenix Petroleum Gas\u201d. M\u00eb 3 n\u00ebntor 2020, Gjykata e Apelit ka urdh\u00ebruar lirimin nga masa e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d t\u00eb Isuf Berberit, i cili u akuzua p\u00ebr korrupsion n\u00eb lidhje me tenderat s\u00eb bashku me zyrtar\u00eb t\u00eb AKBN. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndaluarit e tjer\u00eb u lan\u00eb n\u00eb burg, por Berberit iu ndryshua masa e siguris\u00eb. Ndaj tij nuk u ekzekutua asnj\u00ebher\u00eb masa \u201carrest me burg\u201d pasi iu fsheh drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb kur u dha urdhri p\u00ebr ndalimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb AKBN pasi kishin abuzuar me detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Berberi dyshohet se u favorizua nga ish-drejtori i OST-s\u00eb Klodian Gradeci, i cili ka qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh dhe kreu i hidrokarbureve n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore (AKBN) p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb para nga shteti, por nuk kan\u00eb kryer investime n\u00eb puset e naft\u00ebs, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkonte marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>Isuf Berberi dhe Klodian Gradeci nuk u paraqit\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb, ndon\u00ebse ishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, nd\u00ebrsa ka dyshime se ata mund t\u00eb jen\u00eb njoftuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u2019i priste, pas hetimeve q\u00eb kan\u00eb nisur prej vitit 2016.<\/p>\n<p>Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cil\u00ebsohen si kryesor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Si pasoj\u00eb n\u00eb total rezultojn\u00eb 1.3 milion\u00eb dollar\u00eb fatura t\u00eb falsifikuara dhe d\u00ebmi llogaritet diku tek 600 mij\u00eb dollar\u00eb. M\u00ebsohet se ka qen\u00eb firma \u201cPhoenix Petroleum Gas\u201d, nj\u00eb firm\u00eb shqiptare q\u00eb ka falsifikuar fatura t\u00eb nj\u00eb firme ambientale.<\/p>\n<p>Kompania \u201cPhoenix Petroleum Gas\u201d ka n\u00eb zot\u00ebrim 8 puse nafte me koncension dhe kishte detyrim q\u00eb t\u00eb kryente investime sipas marr\u00ebveshjes, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Por me fatura false ka sajuar sikur me nj\u00eb firm\u00eb amerikane s\u00eb bashku me t\u00eb ka kryer investime.<\/p>\n<p>Berberi \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cmashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda\u201d, por ka arritur t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e akuzonte se kishte paraqitur situacione false p\u00ebr punime t\u00eb pakryera. Punimet pretendohej se ishin realizuar nga kompania Black Swan Energy. Por, sipas asaj q\u00eb argumentonte prokuroria, faturat p\u00ebr n\u00ebnkontraktorin me vler\u00eb 1.3 milion\u00eb dollar ishin v\u00ebrtetuar se ishin false nga autoritetet gjyq\u00ebsore amerikane. Pas mas\u00ebs s\u00eb arrestit me burg n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, Apeli asokohe urdh\u00ebroi lirimin e biznesmenit q\u00eb nuk u arrestua kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, edhe pas hetimit bizneset e tij shk\u00eblqyen me tendera publik\u00eb miliona euro. Plot 230 kontrata ka siguruar kompania e tij farmaceutike \u2018Fufarma\u201d, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cilave me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. N\u00eb periudh\u00ebn 2019-2024, ky subjekt ka ark\u00ebtuar nga buxheti i shtetit 1,44 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se \u201cShporta e bebeve\u201d u shpik pasi Veliaj u hoqi bonusin f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb porsalindur. N\u00eb shkurt 2020, Bashkia e Tiran\u00ebs ka vendosur t\u00eb heq\u00eb bonusin 5 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do bebe t\u00eb lindur duke vendosur ta kompensoj\u00eb me nj\u00eb shport\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim organizohet dhe tenderi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kompanin\u00eb q\u00eb do ta p\u00ebrgatis\u00eb shport\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do bebe t\u00eb porsalindur, bashkia e Tiran\u00ebs nuk do t\u00eb jepte m\u00eb 5000 lek\u00eb, por nj\u00eb shport\u00eb me produkte p\u00ebr foshnje. Dhe \u00ebsht\u00eb vendosur afati 45 dit\u00eb pas lindjes p\u00ebr ta marr\u00eb shport\u00ebn. Ajo p\u00ebrmban: shampo p\u00ebr bebe, krem hidratues, vaj hidratues, krem p\u00ebr nd\u00ebrrimin e pelenave, pelena nj\u00ebp\u00ebrdorimshme, let\u00ebr e lagur, shishe qelqi me kok\u00eb biberoni, biberon fallco dhe lod\u00ebr p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/anuela-qeras-me-shporten-e-bebeve-biznesmenin-e-skandalit-phoenix-me-puset-e-naftes\/\">Anuela qeras me \u201cShport\u00ebn e bebeve\u201d biznesmenin e skandalit \u201cPhoenix\u201d me puset e naft\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Anuela Ristani u ka hyr\u00eb me hund\u00eb tenderave duke nuhatur pazaret q\u00eb Erion Veliaj i la pa shijuar p\u00ebr shkak t\u00eb arrestimit p\u00ebr korrupsion. Nj\u00eb nga k\u00ebto tendera, q\u00eb kishte mbetur peng n\u00eb kasafort\u00ebn e kryetares, ishte \u201cShporta e bebeve\u201d. Letrat e prokurimit i q\u00ebndisi ish-kryebashkiaku Veliaj para arrestimit, por Anuela nuk e hidhte firm\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25263","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25263\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}