{"id":25152,"date":"2025-06-08T14:49:57","date_gmt":"2025-06-08T14:49:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/08\/biznesi-i-kosoves-po-zbret-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-06-08T14:49:57","modified_gmt":"2025-06-08T14:49:57","slug":"biznesi-i-kosoves-po-zbret-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/08\/biznesi-i-kosoves-po-zbret-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Biznesi i Kosov\u00ebs po \u201czbret\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb muajin mars, kompania nga Kosova Viva Fresh njoftoi blerjen e rrjetit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb<\/strong><strong> supermarketeve n\u00eb Shqip\u00ebri, Spar Albania. Ky transaksion ilustron pranin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb bizneseve kosovare n\u00eb tregun shqiptar, tendenc\u00eb q\u00eb duket qart\u00eb edhe nga shifrat e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Ersuin Shehu<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajin mars, kompania q\u00eb zot\u00ebron rrjetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shitjeve me pakic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Viva Fresh, njoftoi blerjen e Spar Albania, rrjeti i dyt\u00eb m\u00eb i madh i shitjeve me pakic\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vlera e shitblerjes nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, por me shum\u00eb mund\u00ebsi, shitja e Spar do t\u00eb jet\u00eb investimi m\u00eb i madh deri tani i nj\u00eb biznesi nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Viva Fresh do t\u2019u shtohet disa sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun shqiptar, duke balancuar ndjesh\u00ebm kahun e investimeve t\u00eb nd\u00ebrsjella mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej fillimit t\u00eb viteve 2000, ishin kryesisht bizneset shqiptare q\u00eb filluan t\u00eb zgjeroheshin n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, duke shfryt\u00ebzuar potencialet q\u00eb krijoi hapja e tregut pas shk\u00ebputjes faktike t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrjashtime t\u00eb vogla, deri nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, investimet nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri ishin t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Por, n\u00eb vitet e fundit, gjendja ka ndryshuar. Forcimi dhe konsolidimi i sip\u00ebrmarrjes s\u00eb Kosov\u00ebs po sjell nj\u00eb prani n\u00eb rritje n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n\n<p>Investitor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kryesisht jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sektorin e tregtis\u00eb. DE Holding e Blerim Devollit \u00ebsht\u00eb e pranishme me rrjetin e dyqaneve t\u00eb produkteve sht\u00ebpiake, Commodita Home.<\/p>\n<p>Pronari i Viva Fresh, Xhevdet Rexhepi, hyri n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, me blerjen e kompanis\u00eb me shtrirje rajonale Studio Moderna (Top Shop), nd\u00ebrsa s\u00eb fundmi realizoi edhe blerjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, at\u00eb t\u00eb Spar Albania.<\/p>\n<p>Scandinavian Living Holding \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet deg\u00ebs s\u00eb saj Scandinavian Living, q\u00eb zot\u00ebron t\u00eb drejt\u00ebn e franchise t\u00eb mark\u00ebs daneze t\u00eb produkteve sht\u00ebpiake, Jysk. Scandinavian Living Holding zot\u00ebrohet nga biznesmeni nga Kosova, Fatmir Zymberi.<\/p>\n\n<p>Bucaj International \u00ebsht\u00eb kompania me kapital nga Kosova q\u00eb zot\u00ebron franchise p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb markave Burger King dhe Pizza Hut. Bucaj International \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb kosovare Balkan Foods, e zot\u00ebruar nga biznesmeni Xhevat Jusufi.<\/p>\n<p>Investitor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me kontroll t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Mabco Construcions, kompania q\u00eb kontrollon shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare t\u00eb Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Mabco Constructions zot\u00ebrohet nga biznesmeni Behgjet Pacolli.<\/p>\n<p>Edhe aksioneri i pakic\u00ebs n\u00eb konsorcium, 2A Group, \u00ebsht\u00eb kompani nd\u00ebrtimi nga Kosova, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit Valon Ademi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga grumbulluesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri, Top Fruits (ish-Doni Fruits) zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 50% nga biznesmeni nga Kosova Ejup Ahmeti, n\u00eb partneritet me grupin shqiptar t\u00eb biznesit, Gjonaj.<\/p>\n<p><strong>Investimet e Kosov\u00ebs kan\u00eb arritur n\u00eb 422 milion\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Investimet e Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri po shfaqin nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb rritje gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb treguan se p\u00ebr vitin 2024, investimet arrit\u00ebn vler\u00ebn e 96 milion\u00eb eurove, me nj\u00eb rritje prej 32% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Burimi: Banka e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin 2020, flukset e Investimeve Direkte nga Kosova ishin n\u00eb shifra relativisht modeste.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij viti, duket se ka nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar qart\u00eb edhe n\u00eb stokun total t\u00eb investimeve direkte prej subjekteve me kapital nga shteti fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, stoku i investimeve raportohej n\u00eb vler\u00ebn e 422 milion\u00eb eurove, n\u00eb rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb metodologjit\u00eb e p\u00ebrdorura p\u00ebr matjen e investimeve t\u00eb huaja, flukset e tyre vler\u00ebsohen me kursin e k\u00ebmbimit mesatar t\u00eb periudh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb stoku vler\u00ebsohet me kursin e dit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb periudh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rritja n\u00eb stokun e investimeve nuk vjen vet\u00ebm nga flukset e reja, por n\u00eb t\u00eb duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i k\u00ebmbimit dhe ndryshimet e \u00e7mimit t\u00eb aseteve.<\/p>\n<p>Rritja e investimeve nga Kosova duket n\u00eb linj\u00eb me tendenc\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb rritjes s\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja Direkte n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Burimi: Banka e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p><strong>Bizneset e Kosov\u00ebs, 7.5% e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb huaja<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit nga Instituti i Statistikave, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, n\u00eb Shqip\u00ebri rezultonin 519 nd\u00ebrmarrje aktive me kapital nga Kosova, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato me kapital t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Numri i nd\u00ebrmarrjeve me kapital nga shteti fqinj\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 13% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe ka arritur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik.<\/p>\n<p>N\u00eb harkun e nj\u00eb dekade, pesha e nd\u00ebrmarrjeve me kapital nga Kosova \u00ebsht\u00eb rritur nga 5% n\u00eb 7.5% t\u00eb numrit total t\u00eb bizneseve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Nga 519 nd\u00ebrmarrje me kapital t\u00eb Kosov\u00ebs, shumica e tyre, 415, jan\u00eb t\u00eb angazhuara n\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve, nd\u00ebrsa 104 prej tyre kan\u00eb aktivitet n\u00eb prodhimin e mallrave.<\/p>\n<p>Numri i bizneseve dominohet mikronj\u00ebsit\u00eb, me m\u00eb pak se kat\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 79% (409 nd\u00ebrmarrje) t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Bizneset me 5-9 punonj\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 12% (64 nd\u00ebrmarrje), ato me 10-49 t\u00eb pun\u00ebsuar p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 7% (37 nd\u00ebrmarrje), nd\u00ebrsa m\u00eb pak se 2% e tyre (gjithsej 9 nd\u00ebrmarrje) kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 50 t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e detajuara p\u00ebr pesh\u00ebn e nd\u00ebrmarrjeve nga Kosova n\u00eb struktur\u00ebn pun\u00ebsimit dhe t\u00eb shitjeve n\u00eb ekonomi jan\u00eb ende t\u00eb pap\u00ebrdit\u00ebsuara, megjithat\u00eb ato tregojn\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, nd\u00ebrmarrjet e Kosov\u00ebs gjeneruan 5.9% t\u00eb shitjeve totale t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb huaja n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, nga 4.9% n\u00eb 2021 dhe 3.5% n\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pesha n\u00eb pun\u00ebsim \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 5.1% t\u00eb totalit, nga 3.8% n\u00eb vitin 2021 dhe 2.9% n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2022, pesha e nd\u00ebrmarrjeve nga shteti q\u00eb flet t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb, n\u00eb struktur\u00ebn e shitjeve, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e lart\u00eb n\u00eb sektor\u00ebt e nd\u00ebrtimit, tregtis\u00eb dhe hoteleris\u00eb e restoranteve.<\/p>\n<p>Burimi: INSTAT<\/p>\n<p><strong>Importet nga Kosova jan\u00eb rritur me 163% n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht me rritjen e investimeve nga Kosova, pas vitit 2021 v\u00ebrehet edhe nj\u00eb rritje e ndjeshme e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebmbimeve tregtare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Institutit t\u00eb Statistikave tregojn\u00eb se vlera totale e shk\u00ebmbimeve tregtare vitin e kaluar arriti n\u00eb af\u00ebrsisht 53 miliard\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rritur me 113% krahasuar me nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rritja m\u00eb e madhe v\u00ebrehet n\u00eb kahun e importeve prej Kosov\u00ebs. Vitin e kaluar, vlera e importeve nga Kosova arriti shifr\u00ebn e 15.8 miliard\u00eb lek\u00ebve, n\u00eb rritje me 33% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa krahasuar me nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, vlera e importeve nga Kosova \u00ebsht\u00eb rritur me 163%.<\/p>\n<p>Eksportet shqiptare drejt Kosov\u00ebs n\u00eb 2024 ran\u00eb n\u00eb 36.9 miliard\u00eb lek\u00eb, 10% m\u00eb pak krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>Krahasuar me nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, eksportet shqiptare drejt Kosov\u00ebs jan\u00eb rritur me 97%, rritje kjo ndjesh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt krahasuar me importet prej Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Suficiti tregtar vitin e kaluar kishte vler\u00ebn e 21.1 miliard\u00eb lek\u00ebve, n\u00eb r\u00ebnie me 38% krahasuar me vitin 2023. N\u00eb harkun e nj\u00eb dekade, suficiti me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb rritur me 65%.<\/p>\n<p>Tendencat e tregtis\u00eb s\u00eb mallrave tregojn\u00eb se n\u00eb vitet e fundit, importet nga Kosova po rriten m\u00eb shpejt se eksportet shqiptare drejt Kosov\u00ebs. Nj\u00eb tendenc\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb favorizuar pjes\u00ebrisht edhe nga kursi i k\u00ebmbimit.<\/p>\n<p>Kosova p\u00ebrdor Euron si monedh\u00eb t\u00eb saj dhe forcimi i Lekut n\u00eb kursin ndaj monedh\u00ebs europiane n\u00eb teori favorizon importet dhe penalizon eksportet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rritja e importeve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i bilancit tregtar t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb mund t\u00eb shpjegohet edhe me konsolidimin e bizneseve dhe rritjen e investimeve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Burimi: INSTAT<\/p>\n<p><strong>Tregtia dominohet nga karburantet, \u00e7eliku, \u00e7imentoja, pijet dhe fruta-perimet<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e tregtis\u00eb sipas mallrave tregojn\u00eb se struktura e importeve nga Kosova n\u00eb Shqip\u00ebri dominohet kryesisht nga grupmallrat.<\/p>\n<p>Produktet ushqimore dhe pijet p\u00ebrb\u00ebnin 35% t\u00eb importeve nga Kosova n\u00eb 2024, t\u00eb ndjekura nga produktet e grupit minerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji, me 26% t\u00eb totalit dhe produktet e grupit materiale nd\u00ebrtimi e metale, me 22%.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT tregojn\u00eb se n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb detajuar, importet nga Kosova dominohen kryesisht nga n\u00ebnproduktet e naft\u00ebs, \u00e7eliku, pijet alkoolike dhe joalkoolike, kafsh\u00ebt e gjalla dhe artikujt e mobilieris\u00eb.<\/p>\n<p>Struktura e tregtis\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb ngjashme grupmallrash edhe n\u00eb kahun e eksporteve shqiptare drejt Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2024, af\u00ebrsisht 33% e eksporteve drejt Kosov\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhej nga grupi \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d, e ndjekur nga grupi \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d, me 26%, dhe produktet ushqimore, me 18%.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb detajuar, produktet kryesore q\u00eb Shqip\u00ebria eksporton n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb \u00e7eliku, nafta dhe n\u00ebnproduktet e saj dhe \u00e7imentoja, t\u00eb ndjekura nga pijet, frutat e zarzavatet, boj\u00ebrat, etj. \/monitor<\/p>\n<p>Burimi: INSTAT<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/08\/biznesi-i-kosoves-po-zbret-ne-shqiperi\/\">Biznesi i Kosov\u00ebs po \u201czbret\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb muajin mars, kompania nga Kosova Viva Fresh njoftoi blerjen e rrjetit t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb supermarketeve n\u00eb Shqip\u00ebri, Spar Albania. Ky transaksion ilustron pranin\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb bizneseve kosovare n\u00eb tregun shqiptar, tendenc\u00eb q\u00eb duket qart\u00eb edhe nga shifrat e Investimeve t\u00eb Huaja Direkte. Ersuin Shehu N\u00eb muajin mars, kompania q\u00eb zot\u00ebron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":25153,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25152","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25152"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25152\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25153"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}