{"id":2504,"date":"2024-10-26T20:27:52","date_gmt":"2024-10-26T20:27:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/26\/nuk-jam-peshku-i-madh-spak-kerkon-denimin-e-kokes-dhe-bllakos\/"},"modified":"2024-10-26T20:27:52","modified_gmt":"2024-10-26T20:27:52","slug":"nuk-jam-peshku-i-madh-spak-kerkon-denimin-e-kokes-dhe-bllakos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/26\/nuk-jam-peshku-i-madh-spak-kerkon-denimin-e-kokes-dhe-bllakos\/","title":{"rendered":"\u2018Nuk jam peshku i madh\u2019: SPAK k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Kok\u00ebs dhe Bllakos"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr 8 or\u00eb e gjysm\u00eb, trupi gjykues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi dhe an\u00ebtar\u00eb gjyqtar\u00ebt Saida Dollani dhe Engert P\u00ebllumbi, d\u00ebgjoi t\u00eb premten m\u00eb 25 tetor, konkluzionet dhe k\u00ebrkimet e pal\u00ebve n\u00eb procesin p\u00ebr afer\u00ebn e incineratorit t\u00eb Elbasanit.<\/p>\n<h4>Procesi pason at\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ku ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u d\u00ebnua me 5 vjet e tet\u00eb muaj burg p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. Gjykata d\u00ebnoi gjithashtu me nga 6 vjet e 8 muaj burg t\u00eb akuzuarit si organizator\u00eb t\u00eb skem\u00ebs korruptive, Mirel M\u00ebrtiri dhe Klodian Zoto, nd\u00ebrsa pronarja e Albtek Energy, Stela Gugallja u d\u00ebnua me 4 vjet e 8 muaj burgim. Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako fitoi pafaj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Vendimi u ankimua nga shumica e t\u00eb pandehurve dhe nga SPAK.<\/h4>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb premten, kryesuesja e trup\u00ebs v\u00ebrejti nj\u00eb vendimarrje t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb pjesshme t\u00eb gjykimit dhe u k\u00ebrkoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb akuz\u00ebs q\u00eb t\u00eb vijonin me paraqitjen e provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt Arben Kraja dhe Klodian Braho parashtruan q\u00ebndrimin e tyre lidhur me procedur\u00ebn e ndjekur p\u00ebr vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb Elbasan, p\u00ebr shpalljen e situat\u00ebs s\u00eb emergjenc\u00ebs p\u00ebr mbetjet urbane. Sipas tyre, nga hetimi \u00ebsht\u00eb provuar se nj\u00eb punonj\u00ebse e Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit ka hartuar vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb Elbasan p\u00ebr emergjenc\u00ebn. Ajo ia ka kaluar n\u00eb email draftin e punuar Alqi Bllakos, nd\u00ebrsa ky i fundit Mirel M\u00ebrtirit.<\/p>\n<h4>Kraja n\u00ebnvizoi se k\u00ebto shk\u00ebmbime email-esh provojn\u00eb se Bllako i ka b\u00ebr\u00eb me dije M\u00ebrtirit p\u00ebrmbajtjen e vendimit t\u00eb k\u00ebshillit, si dhe v\u00ebrtetojn\u00eb komunikimin mes tyre. Avokat\u00ebt e t\u00eb pandehurve kund\u00ebrshtuan duke theksuar se k\u00ebto rrethana nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prova t\u00eb reja, pasi jan\u00eb trajtuar me detaje n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/h4>\n<p>Prokurori Klodian Braho konstatoi se nga k\u00ebqyrja e pajisjeve t\u00eb gjetura gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb Zotos, jan\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb se atij i \u00ebsht\u00eb njoftuar m\u00eb par\u00eb kontrata. Sipas Brahos, dy email-e nuk jan\u00eb analizuar fare nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Megjith\u00ebse k\u00ebto veprime nuk u konsideruan si vepra penale prej organit t\u00eb akuz\u00ebs, u v\u00ebrejt se ato provojn\u00eb njohjet dhe komunikimet mes Bllakos dhe t\u00eb pandehurve si organizator\u00eb t\u00eb afer\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokuror\u00ebt e SPAK parashtruan dhe ankimin e k\u00ebrkimet e tyre p\u00ebr t\u00eb pandehurit. Ata kund\u00ebrshtuan vendimarrjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e akuz\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr Kok\u00ebn dhe Bllakon.<\/p>\n<h4>Sipas prokuror\u00ebve, arsyetimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb se shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs nga ana e Kok\u00ebs p\u00ebrthithet nga vepra penale e korrupsionit nuk q\u00ebndron, pasi paligjshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme. Ata argumentuan se, edhe n\u00ebse procedurat p\u00ebr incineratorin e Elbasanit do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb rregullta, korrupsioni do t\u00eb ekzistonte ve\u00e7mas, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet konsideruar edhe shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs.<\/h4>\n<p>Po ashtu, prokuror\u00ebt theksuan se Bllako ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe detyr\u00ebn e tij si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit.<\/p>\n<p>SPAK kund\u00ebrshtoi edhe rrudhjen e vler\u00ebs s\u00eb korrupsionit nga ana e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb 45 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas prokuror\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar gjykata nuk ka konsideruar t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga disa shoq\u00ebri q\u00eb kan\u00eb vepruar me fatura fiktive dhe q\u00eb kan\u00eb lidhje me Kok\u00ebn. Ata theksuan se provohet se krijimi k\u00ebtyre shoq\u00ebrive tregtare \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit plan kriminal dhe jan\u00eb krijuar me q\u00ebllim transferimin e vlerave monetare p\u00ebr llogari t\u00eb Kok\u00ebs, pasi lidhen me vet\u00eb at\u00eb, me familjar\u00ebt dhe bizneset e tij.<\/p>\n<p>Kraja dhe Braho soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb seanc\u00ebn paraprake t\u00eb kalimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim, nuk jan\u00eb konstatuar probleme me akuzat e ngritura ndaj t\u00eb pandehurve. N\u00eb p\u00ebrfundim, ata k\u00ebrkuan d\u00ebnimin e Kok\u00ebs dhe Bllakos p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe konfiskimin e pasurive, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur n\u00eb gjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Konkretisht, u k\u00ebrkua d\u00ebnimi i Kok\u00ebs me 4 vjet p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe n\u00eb total m\u00eb 10 vjet, q\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar mbetet 6 vjet e 8 muaj. Edhe p\u00ebr Bllakon u k\u00ebrkua d\u00ebnimi me 4 vjet burgim p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, q\u00eb me gjykimin e shkurtuar p\u00ebrfiton uljen e 1\/3-\u00ebs, duke mbetur p\u00ebrfundimisht d\u00ebnimi me 2 vjet e 6 muaj.<\/p>\n<h4>Ish-ministri Lefter Koka ishte vet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Ai q\u00ebndroi p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb kafazin e xhamit dhe paraqiti q\u00ebndrimin e tij, pas mbrojtes nga avokat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt parashtruan me holl\u00ebsi pretendimet dhe k\u00ebrkimet e tyre.<\/h4>\n<p>Ata kund\u00ebrshtuan si vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ashtu dhe pretendimet e prokuror\u00ebve, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se Koka nuk e ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn, si dhe se nuk mund t\u2019i atribuoheshin p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta lidhur me t\u00eb ardhurat e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb. Duke i cil\u00ebsuar pretendimet e prokuror\u00ebve si supozime, ata argumentuan se nuk provohen lidhjet shkak-pasoj\u00eb. Ata v\u00ebrejt\u00ebn se, kur kontratat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ligjshme, nuk ka arsye q\u00eb t\u00eb jen\u00eb fiktive. Sipas avokat\u00ebve, prokuroria nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb kalimin e shumave n\u00eb favor t\u00eb Kok\u00ebs. N\u00eb vijim ata e cil\u00ebsuan pozicionin e ministrit si nj\u00eb rol politik dhe jo teknik.<\/p>\n<p>Faturat fiktive u konsideruan si pjes\u00eb e nj\u00eb skeme me TVSH q\u00eb nuk mund t\u00eb ngarkojn\u00eb t\u00eb pandehurin me vepr\u00ebn penale t\u00eb korrupsionit, pasi nuk kan\u00eb lidhje me at\u00eb. Po ashtu, u pretendua se nuk ka pastrim parash, pasi kur nuk ka korrupsion nuk ka para t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<h4>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kok\u00ebs u shpreh\u00ebn se \u00e7\u00ebshtjet e incinerator\u00ebve t\u00eb Fierit dhe Elbasanit duhej t\u00eb ishin hetuar e gjykuar bashkarisht. Sipas avokat\u00ebve, Koka ka po d\u00ebnohet dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe duhet t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/h4>\n<p>Ata k\u00ebrkuan pafaj\u00ebsi, megjithat\u00eb i k\u00ebrkuan gjykat\u00ebs q\u00eb n\u00eb rast se nuk bindet p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb t\u00eb uli d\u00ebnimin duke u mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb mosha e t\u00eb pandehurit, gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, faktin se \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dy her\u00eb dhe se ka kryer pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb d\u00ebnimit, si dhe uljen e vler\u00ebs s\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb rast se deklarohet fajtor, u k\u00ebrkua q\u00eb shteti t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb sekuestruar vet\u00ebm pjes\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb korrupsionit n\u00eb Kantin\u00ebn e Pijeve Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu dhe t\u2019i kthehen t\u00eb pandehurit aksionet e tjera.<\/p>\n<p>Edhe ish-ministri Lefter Koka e cil\u00ebsoi akuz\u00ebn t\u00eb manipuluar dhe theksoi se prokurori Arben Kraja lexoi kall\u00ebzimin e deputes Monika Kryemadhi, pa i hequr asnj\u00eb presje.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam peshku i madh. Peshkoni te telefoni i Monika Kryemadhit, atje do dal\u00eb korrupsioni\u201d, deklaroi Koka n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai pyeti se si ka mund\u00ebsi q\u00eb impjanti i mbetjeve n\u00eb Vlor\u00eb i nd\u00ebrtuar po nga Klodian Zoto, q\u00eb ka kushtuar m\u00eb shum\u00eb se projekti incineratorit t\u00eb Elbasanit, nuk hetohet.<\/p>\n<h4>\u201cUn\u00eb isha ideatori? Un\u00eb i shpika koncesionet? Binduni q\u00eb nuk jam un\u00eb peshku i madh dhe nuk do ta luftoni korrupsionin me Lefter Kok\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb moment u gjeta n\u00eb vendin e gabuar dhe n\u00eb koh\u00ebn e gabuar\u201d, deklaroi Koka nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/h4>\n<p>Nj\u00eb prej avokat\u00ebve t\u00eb ish-deputetit socialist, Alqi Bllako u largua nga seanca dhe tjetri k\u00ebrkoi shtyrje, me pretendimin se i duhej ta kombinonte mbrojtjen me kolegun. Po ashtu, ai tha se Bllako ka shprehur vullnetin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm, por p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb vinte t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shtyrje dhe i k\u00ebrkoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Bllakos t\u00eb vijonte me mbrojtjen. M\u00eb von\u00eb atij ju bashkua edhe kolegu i tij dhe k\u00ebrkuan pafaj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pandehurin Alqi Bllako. Ata argumentuan se Bllako ka pasur vet\u00ebm funksione mb\u00ebshtet\u00ebse e k\u00ebshilluese. Sipas tyre, Bllaku nuk mund t\u00eb vendoset n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore p\u00ebr veprimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit apo t\u00eb ministrit. \u201cI pandehuri nuk ka pasur ndoikim tek koncesioni pasi ka luajtur vet\u00ebm rolin e koordinatorit\u201d, than\u00eb ata.<\/p>\n<p>Sipas mbrojt\u00ebsve t\u00eb Bllakos, shpallja e emergjenc\u00ebs mjedisore ishte kryer nga ana e komitetit nd\u00ebrkominstror dhe se i pandehuri nuk ka pasur asnj\u00eb ndikim aty.<\/p>\n<p>Edhe avokat\u00ebt e Mirel M\u00ebrtirit, Stela Gugallias, Klodian Zotos, P\u00ebllumb Abeshit dhe shoq\u00ebrive t\u00eb marra t\u00eb pandehura, k\u00ebrkuan prishjen e vendimit dhe pafaj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuarit prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 8 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 14:00.\/ Birn<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/10\/26\/nuk-jam-peshku-i-madh-spak-kerkon-denimin-e-kokes-dhe-bllakos\/\">\u2018Nuk jam peshku i madh\u2019: SPAK k\u00ebrkon d\u00ebnimin e Kok\u00ebs dhe Bllakos<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr 8 or\u00eb e gjysm\u00eb, trupi gjykues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Igerta Hysi dhe an\u00ebtar\u00eb gjyqtar\u00ebt Saida Dollani dhe Engert P\u00ebllumbi, d\u00ebgjoi t\u00eb premten m\u00eb 25 tetor, konkluzionet dhe k\u00ebrkimet e pal\u00ebve n\u00eb procesin p\u00ebr afer\u00ebn e incineratorit t\u00eb Elbasanit. Procesi pason at\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, ku ish-ministri i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2504","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2504\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}