{"id":25025,"date":"2025-06-07T16:49:38","date_gmt":"2025-06-07T16:49:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/07\/benet-beci-i-xhiron-200-milione-leke-ilir-tabakut-njeriut-maske-te-plator-mehmetit-te-oshee-se\/"},"modified":"2025-06-07T16:49:38","modified_gmt":"2025-06-07T16:49:38","slug":"benet-beci-i-xhiron-200-milione-leke-ilir-tabakut-njeriut-maske-te-plator-mehmetit-te-oshee-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/07\/benet-beci-i-xhiron-200-milione-leke-ilir-tabakut-njeriut-maske-te-plator-mehmetit-te-oshee-se\/","title":{"rendered":"Benet Beci i xhiron 200 milion\u00eb lek\u00eb Ilir Tabakut, \u201cnjeriut mask\u00eb\u201d t\u00eb Plator Mehmetit t\u00eb OSHEE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion, Benet Beci nuk e ka problem t\u00eb firmos\u00eb edhe ca tendera n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb procedura e prokurimit me objekt \u201cInvestime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit Bashki t\u00eb Zgjuara Energjie\u201d. Jan\u00eb 200 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb Beci i ka d\u00ebrguar n\u00eb llogarin\u00eb e Ilir Tabakut, personit q\u00eb del si \u201cprestanome\u201d e dy oligark\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend porosin\u00eb, komisioni i Benet Becit ka ndjekur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, me k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar tenderi i Becit nga Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb \u201cFlamur i kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Parat\u00eb e tenderit vijn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb financimit t\u00eb projektit SEMP midis Qeveris\u00eb Zvicerane dhe Qeveris\u00eb Shqiptare, Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Bashkia Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Me fondi limit 19 995 416,00 lek\u00eb pa TVSH parashikohet t\u00eb vendoset ndri\u00e7im me panele diellore n\u00eb disa rrug\u00eb dhe sheshe t\u00eb qytetit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Data e njoftimit t\u00eb tenderit, sipas dokumenteve ishte m\u00eb 17 prill 2025, nd\u00ebrsa afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 8 maj 2025. T\u00eb gjitha shenjat jan\u00eb se ky ishte nj\u00eb tender fiktiv.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ishin 6 operator\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb eliminuar konkurrenca p\u00ebrmes skualifikimeve p\u00ebr t\u00eb meta n\u00eb dokumente q\u00eb mund t\u00eb eliminoheshin n\u00eb bashk\u00ebpunim me operator\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb oferta fituese pa TVSH \u00ebsht\u00eb 16 941 645,00 lek\u00eb, ka pasur propozime n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb jan\u00eb skualifikuar nga gara.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, operatori ekonomik \u201cNDERTUESI 2000\u201d ka propozuar ofert\u00ebn me vler\u00eb 13,779,465 lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb ekonomike. Oferta \u00ebsht\u00eb skualifikuar me arsyetimin e \u00ebsht\u00eb anomalisht e ul\u00ebt, por nuk kompanis\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejta ta argumentoj\u00eb shifr\u00ebn.<\/p>\n\n<p><strong>Kush fshihet pas Ilir Tabakut?<\/strong><\/p>\n<p>Kompania fituese HTM shpk me letra \u00ebsht\u00eb e Ilir Tabakut, por pas tij fshihen emra t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb firm\u00eb p\u00ebr pastrim parash. Kompania HTM \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb 3 gusht 2009.<\/p>\n<p>M\u00eb 1mars 2011, miku i Tabakut, Plator Mehmeti blen 90% t\u00eb aksioneve. Pas 1 viti, m\u00eb 15 mars 2012, \u00ebsht\u00eb larguar ortaku Plator Mehmeti dhe ia ka l\u00ebn\u00eb 100 % t\u00eb kuotave t\u00eb besuarit t\u00eb tij Tabakut. Drejtori i OSHEE, Durr\u00ebs, Plator Mehmeti e ka kaluar firm\u00ebn n\u00eb emrin e Ilir Tabakut, i cili \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb mbules\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb korrupsionit. P\u00ebrmes k\u00ebsaj kompanie, Mehmeti ka marr\u00eb rreth 20 milion\u00eb euro para publike, duke i pastruar parat\u00eb p\u00ebrmes investimit n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta skem\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur me kompanin\u00eb tjet\u00ebr REAR sh.p.k. Nga dokumentet e regjistrimit n\u00eb QKR, figuron se deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013, kur maxhoranca e majt\u00eb sapo kishte ardhur n\u00eb pushtet, Plator Mehmeti ka qen\u00eb administratori i REAR sh.p.k. Sakt\u00ebsisht n\u00eb dat\u00ebn 28 tetor 2013, Mehmeti ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga posti i administratorit duke em\u00ebruar n\u00eb t\u00eb Ilir Tabakun. Paralelisht si\u00e7 tregojn\u00eb dokumentet, Plator Mehmeti ka shitur edhe aksionet tek babai i tij, Qani Mehmeti. T\u00eb gjitha k\u00ebto l\u00ebvizje ishin t\u00eb lidhura me faktin se vet\u00ebm dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, Plator Mehmeti do t\u00eb em\u00ebrohej me detyr\u00eb kryeinxhinier i OSHEE n\u00eb Durr\u00ebs. Kompania \u00ebsht\u00eb administruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nga Ilir Tabaku, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb formalisht si pronar emri i kush\u00ebririt Spartak Mehmeti, i cili n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs i tij. Pjes\u00eb e kompanis\u00eb jan\u00eb dy vajzat e Plator Mehmetit, Redona Mehmeti dhe Arba Mehmeti, si dhe v\u00ebllai i tij Adnand Mehmeti. Kompania her\u00eb her\u00eb ka marr\u00eb tendera t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga OSHEE, por kryesisht kamuflohet si n\u00ebnkontraktore.<\/p>\n<p>Plator Mehmeti \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr her\u00eb me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Numri i d\u00ebnimeve tregon se Mehmeti ka fituar nj\u00ebfar\u00eb imuniteti nga veprimi i drejt\u00ebsis\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb vitin 2004, me vendim nr. 52 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit p\u00ebr vjedhje t\u00eb energjis\u00eb elektrike, me 250 000 lek\u00eb gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Plator Mehmeti \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar edhe me vendimin Nr.229, dat\u00eb 25.04.2006, t\u00eb Gjykat\u00ebs Durr\u00ebs p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim sipas nenit 186\/3 dhe 25 t\u00ebK. Penal. Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me 1 (nj\u00eb) vit burgim dhe 50,000 lek\u00eb gjob\u00eb. D\u00ebnimi me burgim \u00ebsht\u00eb pezulluar dhe i pandehuri \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 2 (dy) vitesh.<\/p>\n<p>Plator Mehmeti nuk ndalej. Mehmeti u arrestua dhe d\u00ebnuar me 10 muaj burg n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera dhe falsifkikim dokumentesh. Ai u shpall fajtor pasi n\u00eb bashk\u00ebpunim me drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb KESH-it n\u00eb Durr\u00ebs, gjat\u00eb viteve 2003-2006, i kan\u00eb shkaktuar shtetit 3 milion\u00eb euro d\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, Mehmeti u em\u00ebrua kryeinxhinier i OSHEE n\u00eb Durr\u00ebs. Ai paraqiti nj\u00eb d\u00ebshmi penaliteti sikur nuk ishte i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Plator Mehmeti plot\u00ebsoi formularin e dekriminalizimit, duke fshehur t\u00eb gjitha d\u00ebnimet dhe aktivitetin e tij t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokuroria verifikoi formularin dhe ballafaqoi vendimet e d\u00ebnimeve. Pas hetimit, Prokuroria mori t\u00eb pandehur Plator Mehmetin, i cili u d\u00ebnuar edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb dat\u00eb 11.04.2018, p\u00ebr vepr\u00ebn penale falsifikim t\u00eb formular\u00ebve, stampave dhe vulave.<\/p>\n<p>Plator Mehmeti u d\u00ebnua me 4 muaj burg, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konvertuar me sh\u00ebrbim prove. Me 4 d\u00ebnime p\u00ebr vjedhje, shp\u00ebrdorim detyre, falsifikime dhe shkleje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera, Plator Mehmeti vijon t\u00eb jet\u00eb drejtor i OSHEE n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 13 prill 2016 afrohet n\u00eb loj\u00eb nj\u00eb nga oligark\u00ebt e fuqish\u00ebm, Hamz Islamaj, q\u00eb g\u00ebzon mb\u00ebshtetje n\u00eb piramid\u00ebn e qeveris\u00eb dhe krahas tenderave t\u00eb m\u00ebdhenj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues koncesionesh.<\/p>\n<p>Hamz Islamaj kishte marr\u00eb koncesionin e nd\u00ebrtimit t\u00eb hidrocentralit Kalivar n\u00eb Mat. Kjo u kalua fillimisht tek kompania BE \u2013 IS SH.P.K dhe m\u00eb pas pron\u00ebsia i mbeti me letra kompanis\u00eb BE-IS Energy, q\u00eb rezulton formalisht n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Tabakut<\/p>\n<p><strong>Beci zyrtarisht n\u00ebn hetim nga SPAK<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 n\u00ebntor 2024, kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs Benet Beci \u00ebsht\u00eb marr\u00eb zyrtarisht n\u00ebn hetim nga SPAK. Ai u paraqit t\u00eb premten n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me ku dha deklarime p\u00ebr rreth 40 minuta para prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me i ka komunikuar procedimin penal p\u00ebr vepr\u00ebn e korrupsionit. Ai ka drejtuar Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit t\u00eb cilin e ka drejtuar q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb \u201cBerisha\u201d dhe n\u00eb vazhdim n\u00eb qeverit\u00eb \u201cRama\u201d, m\u00eb pas n\u00eb krye t\u00eb KESH deri n\u00eb 2021, kur kandidoi p\u00ebr deputet dhe m\u00eb pas kryetar bashkie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr Evis Berberin, Prokuroria e Posa\u00e7me ka ushtruar kontroll n\u00eb banes\u00ebn e ish-kreut t\u00eb\u00a0ARRSH-s\u00eb\u00a0dhe sekuestroi celularin e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, q\u00eb u zb\u00ebrthyen m\u00eb pas nga hetuesit e BKH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Burimet b\u00ebjn\u00eb me dije se bashk\u00ebshortja e Berberit ka qen\u00eb zyrtare e Koorporat\u00ebs Elektroenergjitike shqiptare dhe n\u00eb celularin e saj jan\u00eb zbuluar komunikimeve me Benet Becin, at\u00ebkoh\u00eb drejtues i Korporat\u00ebs, q\u00eb lidheshin me disa kontrata p\u00ebr shitblerjen e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas sigurimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, SPAK thirri n\u00eb pyetje dhe m\u00eb pas i komunikoi kryebashkiakut se \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim, nd\u00ebrsa jan\u00eb marr\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e dhjet\u00ebra zyrtar\u00ebve e ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb KESH.<\/p>\n<p>Burimet thon\u00eb se ve\u00e7 Benet Becit n\u00ebn hetim jan\u00eb dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>KESH n\u00eb jo pak raste \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave p\u00ebr \u00e7mime apo kontrata abuzive p\u00ebr shitblerjen e energjis\u00eb. Hetimi pritet t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi implikimin e zyrtar\u00ebve, por edhe d\u00ebmin q\u00eb mund ti jet\u00eb shkaktuar buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Tenderi q\u00eb raportuam m\u00eb sip\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e re n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr korrupsionin me tenderat nga Beci n\u00eb favor t\u00eb oligark\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/benet-beci-i-xhiron-200-milione-leke-ilir-tabakut-njeriut-maske-te-plator-mehmetit-te-oshee-se\/\">Benet Beci i xhiron 200 milion\u00eb lek\u00eb Ilir Tabakut, \u201cnjeriut mask\u00eb\u201d t\u00eb Plator Mehmetit t\u00eb OSHEE-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion, Benet Beci nuk e ka problem t\u00eb firmos\u00eb edhe ca tendera n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Nj\u00eb nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb procedura e prokurimit me objekt \u201cInvestime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit Bashki t\u00eb Zgjuara Energjie\u201d. Jan\u00eb 200 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb Beci i ka d\u00ebrguar n\u00eb llogarin\u00eb e Ilir [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25025","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25025"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25025\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}