{"id":25010,"date":"2025-06-07T14:48:57","date_gmt":"2025-06-07T14:48:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/07\/ekzekutimi-i-fundit-i-fan-nolit-si-u-var-ne-tirane-vesel-lam-hidri-vrasesi-i-amerikaneve-nje-dite-perpara-rikthimit-te-zogut\/"},"modified":"2025-06-07T14:48:57","modified_gmt":"2025-06-07T14:48:57","slug":"ekzekutimi-i-fundit-i-fan-nolit-si-u-var-ne-tirane-vesel-lam-hidri-vrasesi-i-amerikaneve-nje-dite-perpara-rikthimit-te-zogut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/07\/ekzekutimi-i-fundit-i-fan-nolit-si-u-var-ne-tirane-vesel-lam-hidri-vrasesi-i-amerikaneve-nje-dite-perpara-rikthimit-te-zogut\/","title":{"rendered":"Ekzekutimi i fundit i Fan Nolit \u2013 Si u var n\u00eb Tiran\u00eb, Vesel Lam Hidri, vras\u00ebsi i amerikan\u00ebve, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara rikthimit t\u00eb Zogut"},"content":{"rendered":"<p>Studiuesi Ilir Ikonomi ka publikuar nj\u00eb  pjes\u00eb nga libri i tij REBELI \u2013 Fan Noli, v\u00ebllimi II ku d\u00ebshmohet vrasja e Vesel Lam Hidrit, vras\u00ebsi i dy amerikan\u00ebve Coleman dhe DeLong n\u00eb Mamurras n\u00eb prill 1924.<\/p>\n<p>Vrasja e Hidrit ka ndodhur n\u00eb agim t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs m\u00eb 22 dhjetor, nj\u00eb nxitim i madh p\u00ebr koh\u00ebn, pasi qeveria n\u00eb pushtet e udh\u00ebhequr nga Noli k\u00ebrc\u00ebnohej nga trupat e Ahmet Zogut q\u00eb po marshonin p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimi i Ilir Ikonomit:<\/p>\n<p>M\u00eb 22 dhjetor 1924, n\u00eb sheshin e vog\u00ebl p\u00ebrpara xhamis\u00eb dhe Kull\u00ebs s\u00eb Sahatit n\u00eb Tiran\u00eb u ekzekutua me varje Vesel Lam Hidri, nj\u00ebri prej vras\u00ebsve t\u00eb dy udh\u00ebtar\u00ebve amerikan\u00eb Coleman dhe DeLong n\u00eb Mamurras n\u00eb prill t\u00eb atij viti. P\u00ebrshkrimi i m\u00ebposht\u00ebm \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb gazetarit John Clayton t\u00eb Chicago Daily Tribune dhe arkivit t\u00eb SHBA. Hidri u ekzekutua vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se qeveria e Fan Nolit t\u00eb largohej nga Tirana dhe kur forcat e Ahmet Zogut po marshonin drejt kryeqytetit.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Vesel Lam Hidri, i d\u00ebnuari me vdekje p\u00ebr vrasjet e Mamurrasit, u var n\u00eb litar duke u gdhir\u00eb e h\u00ebna, 22 dhjetor.  T\u00eb gjith\u00eb e dinin se qeveria e Nolit i kishte dit\u00ebt t\u00eb num\u00ebruara, prandaj ngutja p\u00ebr t\u00eb varur Hidrin ishte e kuptueshme. Mbase ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e fundit e Nolit p\u00ebr t\u00eb mbajtur premtimin q\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb amerikan\u00ebve se vras\u00ebsit do t\u00eb nd\u00ebshkoheshin. Pushteti i tij po p\u00ebrpiqej t\u00eb tregonte se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb kishte funksionuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb skuad\u00ebr polic\u00ebsh dhe xhandar\u00ebsh e mori Hidrin nga burgu dhe e solli n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, te Kulla e Sahatit, p\u00ebrpara Xhamis\u00eb s\u00eb Et\u2019hem beut. Duart i kishte t\u00eb lidhura me zinxhir\u00eb. E mbanin nga krah\u00ebt dy xhandar\u00eb trupm\u00ebdhenj, para t\u00eb cil\u00ebve ai dukej fare i vog\u00ebl. N\u00eb mug\u00ebtir\u00eb mezi shihej dhe, dikush, kishte sjell\u00eb nj\u00eb llamb\u00eb me vajguri.<\/p>\n<p>-Si nuk m\u00eb treguat? \u2013 thirri Hidri kur pa trek\u00ebmb\u00ebshin dhe litarin. Po un\u00eb nuk kam frik\u00eb, jo. O kumandar i policis\u00eb! Ku je, mor kumandar! Fute dor\u00ebn n\u00eb xhepin tim se kam nj\u00eb pare argjendi aty! Jepja hoxh\u00ebs!<\/p>\n<p>Hidri kishte nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb holl\u00eb, q\u00eb mbaronte me nj\u00eb mjek\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl, paksa t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrpara. Dukej tip mal\u00ebsori, me ball\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe hund\u00eb prej zhgabe, t\u00eb gjat\u00eb e me samar.  Xhandar\u00ebt i kontrolluan xhepat, por nuk gjet\u00ebn gj\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre i foli ashp\u00ebr:<\/p>\n<p>-Thuaj \u00e7\u2019ke p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk kemi koh\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb par\u00eb sken\u00ebn e rrall\u00eb, ve\u00e7 autoriteteve shqiptare, kishte ardhur nj\u00eb korrespondent i gazet\u00ebs Chicago Tribune, sekretari i legat\u00ebs amerikane, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Fordit n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb instruktor n\u00eb shkoll\u00ebn e Kryqit t\u00eb Kuq amerikan. P\u00ebrkthyes ishte Kol Kuqali i legat\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>-Thuaj \u00e7\u2019ke p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, \u2013 foli prokurori Sulo Bogdo.<\/p>\n<p>-E pse t\u00eb flas? Ju s\u2019keni p\u00ebr t\u2019ia treguar huqumetit (qeveris\u00eb) ato q\u00eb un\u00eb do t\u00eb them.<\/p>\n<p>-Do t\u2019ia themi t\u00eb gjitha. \u00c7do fjal\u00eb e jotja do t\u00eb shkruhet, \u2013 tha prokurori.<\/p>\n<p>Hidri po p\u00ebrpiqej t\u00eb fitonte koh\u00eb. Nj\u00eb \u00e7ast, llamba me vajguri u shua. Dikush tha se nuk ishte nevoja ta ndiznin p\u00ebrs\u00ebri. Hidri protestoi:<\/p>\n<p>-Ndizeni! S\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dot pa drit\u00eb.<\/p>\n<p>Llamba u ndez dhe prokurori tha:<\/p>\n<p>-Hajde, fol \u00e7\u2019ke p\u00ebr t\u00eb folur!<\/p>\n<p>-Hair efend\u00ebm. Ku \u00ebsht\u00eb sekretari q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb fjal\u00ebt e mia?<\/p>\n<p>U afrua sekretari i Gjykat\u00ebs Ushtarake dhe Hidri tha:<\/p>\n<p>-T\u00eb mi thoni gruas q\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebr\u00eb familjen. Ajo mund t\u00eb martohet me v\u00ebllain tim, Hasanin, ose mund t\u00eb mos martohet fare, por nga familja t\u00eb mos ndahet. Pasurin\u00eb ia l\u00eb gruas dhe vajz\u00ebs. Borxhe nuk kam.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyri prokurori:<\/p>\n<p>-Ke gj\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>-Jo.<\/p>\n<p>Hoxha i tha Hidrit t\u00eb lutej me t\u00eb, por ky i b\u00ebrtiti:<\/p>\n<p>-Ik, se nuk kam nevoj\u00eb p\u00ebr ty!<\/p>\n<p>-Jo, biri im, jo, \u2013 tha hoxha. -Mos e prish besimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb litar kan\u00eb kaluar edhe bejler\u00eb, pashallar\u00eb e mbret\u00ebr, nuk je ti i vetmi.<\/p>\n<p>Pas lutjes u b\u00eb gati trek\u00ebmb\u00ebshi dhe litari. Hidri u kthye nga prokurori:<\/p>\n<p>-Po m\u00eb vret kot.<\/p>\n<p>-Nuk po t\u00eb vras un\u00eb, por ligji, \u2013 tha Sulo Bogdo.<\/p>\n<p>N\u00eb qaf\u00eb i var\u00ebn nj\u00eb karton ku ishte shkruar vendimi i gjyqit me germa t\u00eb m\u00ebdha, ngjyr\u00eb blu.<\/p>\n<p>E hip\u00ebn mbi karrige, por ai ishte i shkurt\u00ebr dhe nuk i arrinte qafa tek litari. Xhandar\u00ebt e ngrit\u00ebn dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019ia vinin lakun n\u00eb qaf\u00eb.<\/p>\n<p>-Mbaje kok\u00ebn drejt, or dreq, \u2013 i b\u00ebrtiti nj\u00eb xhandar.<\/p>\n<p>-Ma drejto ti, as kaq nuk b\u00ebn dot? \u2013 tha Hidri.<\/p>\n<p>Xhandar\u00ebt u p\u00ebrpoq\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri dhe arrit\u00ebn t\u2019ia fusin kok\u00ebn brenda lakut, por nyja e litarit i ngeci Hidrit n\u00eb sy.<\/p>\n<p>-Avash se po m\u00eb nxirrni syrin. B\u00ebjeni tamam, \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit arrit\u00ebn t\u2019ia ven\u00eb Hidrit litarin aty ku duhej. Ai psher\u00ebtiu dhe ata e l\u00ebshuan. Pesha e trupit ia k\u00ebputi qaf\u00ebn, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebt i l\u00ebviz\u00ebn vetvetiu disa her\u00eb para se t\u2019i dilte shpirti.<\/p>\n<p>(Nga libri REBELI \u2013 Fan Noli, v\u00ebllimi II)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/ekzekutimi-i-fundit-i-fan-nolit-si-u-var-ne-tirane-vesel-lam-hidri-vrasesi-i-amerikaneve-nje-dite-perpara-rikthimit-te-zogut\/\">Ekzekutimi i fundit i Fan Nolit \u2013 Si u var n\u00eb Tiran\u00eb, Vesel Lam Hidri, vras\u00ebsi i amerikan\u00ebve, nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara rikthimit t\u00eb Zogut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Studiuesi Ilir Ikonomi ka publikuar nj\u00eb pjes\u00eb nga libri i tij REBELI \u2013 Fan Noli, v\u00ebllimi II ku d\u00ebshmohet vrasja e Vesel Lam Hidrit, vras\u00ebsi i dy amerikan\u00ebve Coleman dhe DeLong n\u00eb Mamurras n\u00eb prill 1924. Vrasja e Hidrit ka ndodhur n\u00eb agim t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs m\u00eb 22 dhjetor, nj\u00eb nxitim i madh p\u00ebr koh\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25010","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}