{"id":24927,"date":"2025-06-07T08:00:53","date_gmt":"2025-06-07T08:00:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/07\/shpopullimi-i-shqiperise-turisteve-nuk-ka-kush-tu-sherbeje\/"},"modified":"2025-06-07T08:00:53","modified_gmt":"2025-06-07T08:00:53","slug":"shpopullimi-i-shqiperise-turisteve-nuk-ka-kush-tu-sherbeje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/07\/shpopullimi-i-shqiperise-turisteve-nuk-ka-kush-tu-sherbeje\/","title":{"rendered":"Shpopullimi i Shqip\u00ebris\u00eb\/ Turist\u00ebve nuk ka kush t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kontratat me garanci kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen \u00e7do vit, ku pas polak\u00ebve e \u00e7ek\u00ebve tashm\u00eb, turist\u00ebt spanjoll\u00eb, portugez\u00eb, francez\u00eb apo izraelit\u00eb po rriten duksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Suksesi i papritur duket se na gjeti t\u00eb pap\u00ebrgatitur n\u00eb disa drejtime, duke shtuar presionin p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejta n\u00ebse duam q\u00eb rritja t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme. Operator\u00ebt turistik\u00eb presin q\u00eb viti 2025 t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rekord t\u00eb vizitor\u00ebve t\u00eb huaj me rritje t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj mes 10-15%.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb mbetet infrastruktura rrugore dhe aeroportuale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb fluks, fuqia pun\u00ebtore e kualifikuar n\u00eb munges\u00eb apo operimi i sektorit pa nj\u00eb lidhje t\u00eb qart\u00eb me industrit\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr t\u00eb maksimizuar p\u00ebrfitimin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb huajve q\u00eb vizitojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb po rritet dhe ky padyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb, por paralelisht po shtohet presioni p\u00ebr t\u2019i mbajtur ata. E kapur n\u00eb nj\u00eb fluks n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit, Shqip\u00ebria duket se nuk po arrin t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb n\u00eb disa raste k\u00ebrkesat q\u00eb sjell me vete nj\u00eb turiz\u00ebm me rritje t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Tendenca po shihet n\u00eb disa drejtime, duke nisur s\u00eb pari nga infrastruktura e pamjaftueshme n\u00eb rrug\u00eb, ajo aeroportuale apo n\u00eb marina. S\u00eb dyti, nj\u00eb bujq\u00ebsi n\u00eb tkurrje ka zhvendosur balanc\u00ebn n\u00eb an\u00ebn e importeve.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb huajt \u201cpo i ushqejm\u00eb\u201d me produktet e tyre t\u00eb sh\u00ebrbyera shqiptar\u00e7e. Kjo e ul ndjesh\u00ebm ndikimin real q\u00eb turizmi do t\u00eb kishte n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>N\u00ebse bujq\u00ebsia dhe agrop\u00ebrpunimi do t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshira me nj\u00eb strategji m\u00eb t\u00eb mir\u00ebmenduar n\u00eb zinxhirin e industrive mb\u00ebshtet\u00ebse, vlera q\u00eb do t\u00eb merrte ekonomia do t\u00eb ishte m\u00eb e lart\u00eb. S\u00eb treti, t\u00eb huajve po u sh\u00ebrbejn\u00eb \u201ct\u00eb huajt\u201d t\u00eb sjell\u00eb me kontrata nga vende t\u00eb tjera, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Vijn\u00eb turist\u00ebt e par\u00eb \u201ct\u00eb ver\u00ebs\u201d, kontratat me garanci n\u00eb rritje, diversifikohen grupet<\/p>\n<p>Turizmi i organizuar po njeh rritje nga viti n\u00eb vit dhe paralelisht me k\u00ebt\u00eb edhe turizmi individual ka pasur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tendenc\u00eb. Tregjet q\u00eb p\u00eblqejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb mbeten t\u00eb q\u00ebndrueshme, teksa vijojn\u00eb t\u00eb shtohen edhe grupe t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb nisur t\u00eb vijn\u00eb turist\u00ebt e par\u00eb t\u00eb organizuar, sipas kontratave me garanci q\u00eb kemi n\u00ebnshkruar. T\u00eb par\u00ebt jan\u00eb polak\u00ebt dhe m\u00eb pas k\u00ebto jav\u00eb presim t\u00eb vijn\u00eb edhe grupe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Golemi dhe Durr\u00ebsi jan\u00eb konsoliduar si destinacione, sepse u b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb q\u00eb kan\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Tregjet q\u00eb po vijn\u00eb t\u00eb organizuara jan\u00eb diversifikuar nga viti n\u00eb vit, por disa jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Tregu spanjoll \u00ebsht\u00eb me rritje k\u00ebt\u00eb vit, edhe portugez\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb rritje jan\u00eb edhe turist\u00ebt hungarez\u00eb dhe sllovak\u00eb. Po k\u00ebshtu jan\u00eb edhe izraelit\u00ebt, ku nj\u00ebra nga linjat e fluturimeve po operon edhe si charter\u201d, \u2013 tha Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Arben \u00c7ip\u00ebn, administrator i \u201cSipa Tours\u201d, ky vit pritet t\u00eb jet\u00eb pozitiv, duke pasur parasysh ecurin\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka pasur n\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Prilli, sipas tij, ishte me rritje rreth 10% n\u00eb raport me prillin 2024, t\u00eb pakt\u00ebn nga p\u00ebrshtypjet e marra nga strukturat n\u00eb Jug t\u00eb vendit, konkretisht n\u00eb Ksamil dhe n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKryesisht jan\u00eb europian\u00eb, por sidomos po vijn\u00eb francez\u00eb. Jan\u00eb nj\u00eb grup q\u00eb dominon k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Jan\u00eb mosha relativisht t\u00eb reja, me q\u00ebndrime javore\u201d, \u2013 shprehet \u00c7ipa.<\/p>\n\n<p><strong>Shum\u00eb turist\u00eb, pak rrug\u00eb, edhe m\u00eb pak aeroporte, kujdes i shtuar p\u00ebr sh\u00ebrbimet detare<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problematikat e ngritura k\u00ebt\u00eb sezon ishte ajo e mosnisjes n\u00eb operim e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs. Pritshm\u00ebria ishte q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb sezonin veror t\u00eb fillonte operimi i linjave charter dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij premtimi vitin e shkuar u n\u00ebnshkruan edhe kontrata me garanci me strukturat akomoduese n\u00eb Vlor\u00eb. Por, tashm\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<p>\u00a0<\/p>\n<div><\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh p\u00ebr ne mosfillimi i fluturimeve nga Vlora. Ne i n\u00ebnshkruam k\u00ebto kontrata duke marr\u00eb parasysh q\u00eb na u premtua nisja e fluturimeve n\u00eb disa biseda t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, kur na u tha se p\u00ebr charterat ndoshta do t\u00eb ishte e mundur ulja.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb jemi p\u00ebrpara faktit dhe kjo na ka sjell\u00eb shqet\u00ebsime. N\u00eb raste m\u00eb ekstreme, kur marr\u00ebveshjet nuk respektohen, mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gjyqe, por ne po negociojm\u00eb me agjencit\u00eb e huaja q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ulja e charterave k\u00ebt\u00eb ver\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet q\u00eb jan\u00eb operator\u00ebt turistik\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb marrin kostot e transportit p\u00ebrsip\u00ebr\u201d tha z. Kasa.<\/p>\n<p>Por duket se edhe devijmi i fluturimeve n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb sfidues pasi Aeroporti i Tiran\u00ebs po punon thuajse me kapacitet maksimal dhe nuk ka frekuenca t\u00eb disponueshme p\u00ebr fluturime t\u00eb paparashikuara.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, edhe infrastruktura rrugore, pavar\u00ebsisht investimeve, nuk e p\u00ebrballon dot ritmin e rritjes s\u00eb turizmit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb them q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb, ka pasur investime serioze por mendoj se nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb rritje t\u00eb fluksit q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Ne presim q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb 14 milion\u00eb turist\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm dhe mendoj se Shqip\u00ebria nuk ka infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb. Po k\u00ebshtu, disa destinacione shum\u00eb popullore mbeten me nj\u00eb akses q\u00eb l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Po sjell si shembull infrastruktur\u00ebn rrugore q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebr te Lumi i Shal\u00ebs, kemi k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrhyhet prej vitesh. Po k\u00ebshtu edhe Golemi, i cili mbetet peng i trafikut\u201d, \u2013 n\u00ebnvizon kreu i Unionit Turistik Shqiptar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nj\u00ebkoh\u00ebsisht vuan p\u00ebr marina t\u00eb mir\u00ebfillta turistike, di\u00e7ka q\u00eb kufizon ndjesh\u00ebm nj\u00eb segment t\u00eb turizmit q\u00eb orientohet tek ai m\u00eb luksoz. Gjithsesi, p\u00ebrtej k\u00ebsaj, rritja e turizmit k\u00ebrkon nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb shtuar edhe ndaj sh\u00ebrbimeve detare p\u00ebr t\u00eb ofruar siguri dhe standarde.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ket\u00eb v\u00ebmendje te sh\u00ebrbimet e detit. Flas k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet ku duhet t\u00eb operohet me rregull, norma dhe n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb kuadri rigoroz. Duhet t\u00eb funksionoj\u00eb ligji dhe kontrolli p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skafet, anijet dhe t\u00eb gjith\u00eb mjetet e ujit\u201d, \u2013 shprehet z. \u00c7ipa.\n<\/p>\n<p>T\u00eb huajve po u sh\u00ebrbejn\u00eb \u201ct\u00eb huajt\u201d, por problem gjetja e forc\u00ebs s\u00eb kualifikuar t\u00eb pun\u00ebs<\/p>\n<p>Turizmi po orientohet qart\u00ebsisht drejt gjetjes s\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me forc\u00ebn pun\u00ebtore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e pozicioneve q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb ndonj\u00eb kualifikim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kemi gjetur nj\u00eb zgjidhje. Po sjellim t\u00eb huaj nga vendet e treta duke nisur nga Afrika, vende si Nepali, Filipinet. Kemi vendosur kritere n\u00eb kontratat e n\u00ebnshkruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sigurt dhe t\u00eb kemi q\u00ebndrueshm\u00ebri, sepse edhe kjo ka koston e saj.<\/p>\n<p>Sigurisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr forc\u00eb pun\u00ebtore q\u00eb duhet p\u00ebr pozicione q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb kualifikim, pra t\u00eb natyr\u00ebs punonj\u00ebs pastrimi, mir\u00ebmbajtje, sanitare, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim\u201d pohon z.\u00c7ipa.<\/p>\n<p>Edhe z. Kasa ka t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim duke n\u00ebnvizuar se p\u00ebr strukturat akomoduese \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb gjetja e stafit t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<p>\u201cStrukturat jan\u00eb gati dhe tek-tuk mund t\u00eb ken\u00eb probleme me stafin, por e kan\u00eb zgjidhur thuajse, sepse po marrin pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr ato pozicione q\u00eb nuk duan kualifikim.<\/p>\n<p>Pra problem mbetet stafi i kualifikuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u gjetur\u201d shprehet ai.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\/ MONITOR \/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shpopullimi-i-shqiperise-turisteve-nuk-ka-kush-tu-sherbeje\/\">Shpopullimi i Shqip\u00ebris\u00eb\/ Turist\u00ebve nuk ka kush t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontratat me garanci kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen \u00e7do vit, ku pas polak\u00ebve e \u00e7ek\u00ebve tashm\u00eb, turist\u00ebt spanjoll\u00eb, portugez\u00eb, francez\u00eb apo izraelit\u00eb po rriten duksh\u00ebm. Suksesi i papritur duket se na gjeti t\u00eb pap\u00ebrgatitur n\u00eb disa drejtime, duke shtuar presionin p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejta n\u00ebse duam q\u00eb rritja t\u00eb jet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24927","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24927\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}