{"id":2490,"date":"2024-10-27T06:58:45","date_gmt":"2024-10-27T06:58:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/27\/carlo-bollino-duhet-nje-amnisti-nje-sqarim-per-ata-qe-e-kritikojne-pa-e-lexuar-ose-nuk-duhet-ta-kuptojne-pyetjen-tim\/"},"modified":"2024-10-27T06:58:45","modified_gmt":"2024-10-27T06:58:45","slug":"carlo-bollino-duhet-nje-amnisti-nje-sqarim-per-ata-qe-e-kritikojne-pa-e-lexuar-ose-nuk-duhet-ta-kuptojne-pyetjen-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/27\/carlo-bollino-duhet-nje-amnisti-nje-sqarim-per-ata-qe-e-kritikojne-pa-e-lexuar-ose-nuk-duhet-ta-kuptojne-pyetjen-tim\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Duhet nj\u00eb amnisti? Nj\u00eb sqarim p\u00ebr ata q\u00eb e kritikojn\u00eb pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojn\u00eb) pyetjen tim"},"content":{"rendered":"<p>Pyetja e thjesht\u00eb e ngritur dje n\u00eb nj\u00eb nga editorialet e mia, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb imagjinohet nj\u00eb amnisti p\u00ebr krimet m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kryera n\u00eb vitet e kaluara nga politikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb Pranueshme dhe paqe politike n\u00eb vend, si\u00e7 prisja, ka ngjallur shum\u00eb polemika, si majtas ashtu edhe djathtas. Ideja e aministis\u00eb, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar q\u00ebllimisht si nj\u00eb propozim p\u00ebr nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re pand\u00ebshkueshm\u00ebrie t\u00eb krimeve t\u00eb kryera nga Sali Berisha apo njer\u00ebzit e tij n\u00eb vitet e regjimit t\u00eb tij, apo nga Edi Rama apo njer\u00ebzit e tij n\u00eb vitet e qeverisjes s\u00eb tij. Nuk e di n\u00ebse kjo ndodh nga p\u00ebrtacia apo nga injoranca, por shum\u00eb kritik\u00eb, si\u00e7 ndodh shpesh, jan\u00eb ndalur te titulli, pa arritur ta lexojn\u00eb tekstin, t\u00eb cilin e ribotoj p\u00ebr qart\u00ebsi: \u201dJam i sigurt se do ta dini se p\u00ebr \u00e7far\u00eb jam duke folur. Edhe pse them q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar politikan\u00ebt e vjet\u00ebr dhe t\u00eb korruptuar, mjaftojn\u00eb zgjedh\u00ebsit!\u201d<\/p>\n<p>Arsyeja q\u00eb argumentova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: \u201dN\u00eb tridhjet\u00eb vitet e pandashkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb viktimave n\u00eb Shqip\u00ebri, ka shum\u00eb krime p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebshkuar, saq\u00eb beteja e SPAK-ut do t\u00eb rrezikoj\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb e padrejt\u00eb ose selektive p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb ose p\u00ebr tjetr\u00ebn , kur realisht do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb Drejt\u00ebsi e Pranueshme\u201d.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsi e Pranueshme do t\u00eb thot\u00eb drejt\u00ebsi e pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb i vetmi model i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin mund dhe duhet t\u00eb aspiroj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri moderne. E kuptoj q\u00eb disa analist\u00eb t\u00eb verbuar nga p\u00ebrkat\u00ebsia partiake dhe me rr\u00ebnj\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn an\u00eb, nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duke preferuar t\u00eb ushqejn\u00eb agresivitet q\u00eb pikon me mediat sociale t\u00eb mbushura masivisht nga urrejt\u00ebs serial\u00eb. Paqja politike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn aludoj nuk do t\u00eb thot\u00eb kompromis me paligjshm\u00ebrin\u00eb, por dialog dhe respekt p\u00ebr institucionet ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe prokuroria, gjykata dhe partit\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kamikaz\u00ebt si Sali Berisha apo Ilir Meta nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb paqe politike, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pjesa e sh\u00ebndosh\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nuk duhet t\u00eb shpresoj\u00eb po aq p\u00ebr ta arritur at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, rreziku \u00ebsht\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00ebp\u00ebr dekada dhe shekuj p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb gjyqet popullore komuniste, ekzekutimet n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb revolucionar\u00ebve francez\u00eb apo inkuizicionin. Amnisti p\u00ebr krimet e lehta dhe t\u00eb vjetra nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb lihen t\u00eb pand\u00ebshkuara krimet e r\u00ebnda si vrasjet, apo (p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar brenda sfer\u00ebs politike) krime si kryengritje armatosur i vitit 1998, masakra e G\u00ebrdecit 2008, masakra e 21 janarit apo rastet e korrupsionit m\u00eb madhor si p.sh. Cez-Dia, incineratoret, \u201d5D\u201d dhe shum\u00eb t\u00eb tjera. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, amnisti do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb konsiderohen si t\u00eb parashkuara rastet e korrupsionit t\u00eb vog\u00ebl (d.m.th. n\u00ebn nj\u00eb vler\u00eb monetare t\u00eb caktuar) ose krime t\u00eb tilla si shp\u00ebrdorim detyre dhe vet\u00ebm n\u00ebse kryhen deri n\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb caktuar. (N\u00eb shum\u00eb vende per\u00ebndimore ka madje nj\u00eb debat t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00ebse duhet vazhduar ta konsiderosh shperdorim detyre si krim dhe kur ta d\u00ebnosh, si n\u00eb Gjermani, ku n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e thjesht\u00eb administrative, apo n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb Itali, apo Angli). Amnistimi i disa krimeve penale nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebshkohet fajtori nga pik\u00ebpamja financiare, sepse gjykatat mund t\u00eb vazhdojn\u00eb ende t\u00eb konfiskojn\u00eb pronat e paligjshme dhe t\u00eb sekuestrojn\u00eb parat\u00eb e vjedhura.<\/p>\n<p>Sot strukturat e SPAK-ut jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb burimet e tyre p\u00ebr t\u00eb hetuar nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb krimesh, p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb voglat t\u00eb kryera nga zyrtar\u00ebt, nd\u00ebrsa p\u00ebrkundrazi, duke u \u00e7liruar nga krimet \u2018e vogla\u2019 dhe shum\u00eb t\u00eb vjetra, mund t\u00eb fokusohen n\u00eb hetime m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe korrupsion n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ose hetimi i krimeve m\u00eb t\u00eb fundit. T\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kutin\u00eb postare t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb politike, Prokuroria e Posa\u00e7me duhet t\u00eb notoj\u00eb edhe n\u00eb lumin e kallzimeve t\u00eb depozituar \u00e7do dit\u00eb, shpesh nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt politikan\u00eb t\u00eb korruptuar q\u00eb akuzojn\u00eb rival\u00ebt politik\u00eb p\u00ebr korrupsion: detyra e nd\u00ebrlikuar e Spakut, q\u00eb thith energji t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb, dhe t\u00eb ve\u00e7ohen kallzimet q\u00eb n\u00eb fakt p\u00ebrmbajn\u00eb prova t\u00eb nj\u00eb krimi, nga t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat q\u00eb zakonisht p\u00ebrmbajn\u00eb vet\u00ebm shpifje mediatike dhe partiake.<\/p>\n<p>E kuptoj q\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr amnisti \u00ebsht\u00eb tab\u00f9, por vet\u00ebm n\u00ebse mendon se kjo do t\u00eb thot\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebri. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pyes veten n\u00ebse amnistia b\u00ebhet nj\u00eb zgjidhje e mundshme vet\u00ebm n\u00ebse e shikojm\u00eb nga ana e saj pozitive: lejimi i SPAK-ut t\u00eb fokusohet n\u00eb rastet e korrupsionit madhor dhe krimet m\u00eb t\u00eb fundit dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb zhvillimin e gjykimeve. Pa c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb \u00e7do rast fajtor\u00ebt duke konfiskuar pronat dhe parat\u00eb e p\u00ebrfituara nga abuzimet, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb kryer. Une insistoj: p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar politikan\u00ebt e vjet\u00ebr dhe t\u00eb korruptuar, mjaftojn\u00eb zgjedh\u00ebsit!<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb ky propozim ka skandalizuar t\u00eb dy frontet politike m\u00eb duket se tregon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/carlo-bollino-duhet-nje-amnistinje-sqarim-per-ata-qe-e-kritikojnw-pa-e-lexuar-ose-nuk-duhet-ta-kuptojne-pyetjen-time<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/10\/carlo-bollino-duhet-nje-amnisti-nje-sqarim-per-ata-qe-e-kritikojne-pa-e-lexuar-ose-nuk-duhet-ta-kuptojne-pyetjen-tim\/\">Carlo Bollino: Duhet nj\u00eb amnisti? Nj\u00eb sqarim p\u00ebr ata q\u00eb e kritikojn\u00eb pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojn\u00eb) pyetjen tim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pyetja e thjesht\u00eb e ngritur dje n\u00eb nj\u00eb nga editorialet e mia, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb imagjinohet nj\u00eb amnisti p\u00ebr krimet m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kryera n\u00eb vitet e kaluara nga politikan\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb Pranueshme dhe paqe politike n\u00eb vend, si\u00e7 prisja, ka ngjallur shum\u00eb polemika, si majtas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2490","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2490"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2490\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}