{"id":24797,"date":"2025-06-06T10:55:08","date_gmt":"2025-06-06T10:55:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/06\/carlo-bollino-duhet-kallezim-penal-dhe-demshperblim-ndaj-shtetit-edhe-per-rekurset-e-rreme-ne-kqz\/"},"modified":"2025-06-06T10:55:08","modified_gmt":"2025-06-06T10:55:08","slug":"carlo-bollino-duhet-kallezim-penal-dhe-demshperblim-ndaj-shtetit-edhe-per-rekurset-e-rreme-ne-kqz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/06\/carlo-bollino-duhet-kallezim-penal-dhe-demshperblim-ndaj-shtetit-edhe-per-rekurset-e-rreme-ne-kqz\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Duhet kall\u00ebzim penal dhe d\u00ebmshp\u00ebrblim ndaj Shtetit edhe p\u00ebr rekurset e rreme n\u00eb KQZ"},"content":{"rendered":"<p>Duke parashikuar me koh\u00eb, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb, humbjen zgjedhore t\u00eb 11 majit, Partia Demokratike, q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb votohej, kishte premtuar se do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pakt\u00ebn 200 ankesa kund\u00ebr legjitimitetit t\u00eb votimit. Si normist\u00eb komunist\u00eb, plani i PD-ist\u00ebve u respektua, dhe KQZ u p\u00ebrmbyt nga dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra ankesa. Por pyetja tani \u00ebsht\u00eb: sa nga k\u00ebto ankesa jan\u00eb t\u00eb bazuara? Legjenda e \u201ctrenit bullgar\u201d dhe e 130.000 flet\u00ebve t\u00eb vjedhura \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb zbuluar si nj\u00eb mashtrim. KQZ ka rinum\u00ebruar sot 233 kuti n\u00eb 11 qarqe, duke treguar se ato mj\u00ebra flet\u00eb t\u00eb pavotuara, q\u00eb sipas PD-s\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb manipuluar rezultatin, ndodheshin n\u00eb vendin e tyre. Ashtu si\u00e7 e kishin parashikuar t\u00eb gjith\u00eb, askush nuk i kishte prekur.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb shpifja e \u201ctrenit bullgar\u201d ka r\u00ebn\u00eb, PD ka arritur t\u00eb marr\u00eb nga dy an\u00ebtar\u00ebt e saj n\u00eb KAS (gjykata zgjedhore q\u00eb n\u00eb teori duhet t\u00eb jet\u00eb e pavarur, por q\u00eb n\u00eb realitet em\u00ebrohet nga partit\u00eb) vendimin p\u00ebr t\u00eb rinum\u00ebruar t\u00eb gjitha kutit\u00eb e qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs. \u00cbndrra e Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb rezultatin, por t\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb mandat nga Agron Shehaj, t\u00eb cilin ai ia hoqi koalicionit t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr m\u00eb pak se 1500 vota. Nj\u00eb objektiv i parealizuesh\u00ebm, sepse n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb num\u00ebruesit e PD-s\u00eb kan\u00eb pranuar n\u00eb heshtje q\u00eb t\u2019i vidhen 1500 vota partis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb partis\u00eb \u201dMund\u00ebsia\u201d t\u00eb Agron Shehajt, i cili nuk kishte asnj\u00eb num\u00ebrues, skandali do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs sesa tek ajo socialiste.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb tani mund t\u00eb parashikohet se edhe nga ky rinum\u00ebrim, i gjat\u00eb dhe i kushtuesh\u00ebm, nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb surpriz\u00eb. Mjafton t\u00eb krahasohen, ashtu si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb, rezultatet e Vor\u00ebs dhe t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 10 n\u00eb Tiran\u00eb, ku m\u00eb 11 maj u votua me sistemin elektronik dhe prandaj votat u num\u00ebruan nga kompjuteri dhe jo nga num\u00ebruesit, me votat e num\u00ebruara me dor\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qendrat e votimit ku \u00ebsht\u00eb votuar me sistemin elektronik, PS-ja ka marr\u00eb 55.3% (64.5% n\u00eb Vor\u00eb dhe 49% n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 10), PD-ja 29.9% (26.4% n\u00eb Vor\u00eb dhe 32.3% n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 10), dhe Mund\u00ebsia 4.7% (2.4% n\u00eb Vor\u00eb dhe 6.4% n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb 10). N\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qarkut ku votat jan\u00eb num\u00ebruar me dor\u00eb dhe q\u00eb tani do t\u00eb num\u00ebrohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb (duke p\u00ebrjashtuar rezultatet e Vor\u00ebs dhe t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 10), PS-ja ka marr\u00eb 48%, PD-ja 34.6% dhe Mund\u00ebsia 4.9%.<\/p>\n<p>Shifrat flasin qart\u00eb: pik\u00ebrisht atje ku \u00ebsht\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, pra pa asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rezultatin, PD-ja ka marr\u00eb edhe m\u00eb pak vota sesa n\u00eb zonat ku \u00ebsht\u00eb votuar manualisht. \u201cMund\u00ebsia\u201d e Agron Shehajt ka marr\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr votash si n\u00eb zonat ku \u00ebsht\u00eb votuar elektronikisht, ashtu edhe n\u00eb ato ku \u00ebsht\u00eb votuar me dor\u00eb. Partia Socialiste, e cila po e shijon me buz\u00ebqeshje k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl qesharak t\u00eb inskenuar nga Berisha, ka marr\u00eb 55% me votim elektronik dhe vet\u00ebm 48% me votim manual. Pra, as rezultati i PS-s\u00eb nuk tregon se \u00ebsht\u00eb favorizuar nga num\u00ebrimi me dor\u00eb, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Si me th\u00ebn\u00eb q\u00eb ai q\u00eb mund t\u00eb dyshohet p\u00ebr manipulim t\u00eb num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Berisha, i cili n\u00eb fakt akuzon t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>A nuk mjaftonte ky krahasim i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019i sugjeruar KAS-it se rinum\u00ebrimi n\u00eb Tiran\u00eb i k\u00ebrkuar nga Partia Demokratike nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb logjike, por \u00ebsht\u00eb thjesht pjes\u00eb e \u201cplanit demokrat\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb inskenuar at\u00eb \u201dmasak\u00ebr zgjedhore\u201d t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar nga Berisha, q\u00eb n\u00eb realitet t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se nuk ka ndodhur?<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lind pyetja: kush po e paguan k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl? Pse Shteti (pra taksapaguesit) duhet t\u00eb mbaj\u00eb mbi supe koston e rinum\u00ebrimeve t\u00eb kota, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ushqyer g\u00ebnjeshtrat e tij dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur dor\u00ebheqjen nga partia? Ashtu si\u00e7 ekziston vepra penale e kall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr denoncimet penale t\u00eb pav\u00ebrteta, po ashtu edhe rekurset e rreme kund\u00ebr rezultateve zgjedhore duhet t\u00eb konsiderohen vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rinum\u00ebrim votash \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm kur dyshimet p\u00ebr manipulim bazohen n\u00eb prova konkrete, por kur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e nj\u00eb plani propagandistik dhe m\u00eb pas verifikohet se denoncimi ishte pa baz\u00eb, ai q\u00eb e ka k\u00ebrkuar duhet t\u00eb d\u00ebnohet dhe t\u00eb paguaj\u00eb nga xhepi i vet shpenzimet e mbuluara nga Shteti. P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar politikisht g\u00ebnjeshtrat e tij kujdesen, si gjithmon\u00eb, vet\u00eb zgjedh\u00ebsit.\/<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/carlo-bollino-duhet-kallezim-penal-dhe-demshperblim-ndaj-shtetit-edhe-per-rekurset-e-rreme-ne-kqz\"><em><strong>Shqiptaraja.com<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/carlo-bollino-duhet-kallezim-penal-dhe-demshperblim-ndaj-shtetit-edhe-per-rekurset-e-rreme-ne-kqz\/\">Carlo Bollino: Duhet kall\u00ebzim penal dhe d\u00ebmshp\u00ebrblim ndaj Shtetit edhe p\u00ebr rekurset e rreme n\u00eb KQZ<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke parashikuar me koh\u00eb, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb, humbjen zgjedhore t\u00eb 11 majit, Partia Demokratike, q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb votohej, kishte premtuar se do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pakt\u00ebn 200 ankesa kund\u00ebr legjitimitetit t\u00eb votimit. Si normist\u00eb komunist\u00eb, plani i PD-ist\u00ebve u respektua, dhe KQZ u p\u00ebrmbyt nga dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra ankesa. Por pyetja tani \u00ebsht\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24797","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24797\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}