{"id":24790,"date":"2025-06-06T10:55:04","date_gmt":"2025-06-06T10:55:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/06\/gentian-gjyli-i-dha-pa-gare-1-7-miliard-leke-robert-zykes-me-pas-buzeqeshte-tek-dera-e-spak\/"},"modified":"2025-06-06T10:55:04","modified_gmt":"2025-06-06T10:55:04","slug":"gentian-gjyli-i-dha-pa-gare-1-7-miliard-leke-robert-zykes-me-pas-buzeqeshte-tek-dera-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/06\/gentian-gjyli-i-dha-pa-gare-1-7-miliard-leke-robert-zykes-me-pas-buzeqeshte-tek-dera-e-spak\/","title":{"rendered":"Gentian Gjyli i dha pa gar\u00eb 1.7 miliard lek\u00eb Robert Zyk\u00ebs, m\u00eb pas buz\u00ebqeshte tek dera e SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Gentian Gjyli \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat, por nd\u00ebrkoh\u00eb vazhdon pun\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb duke firmosur miliarda lek\u00eb prokurime t\u00eb dyshimta. Ky \u00ebsht\u00eb drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, q\u00eb i firmosi nj\u00eb tender biznesmenit Robert Zyka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebnte seanca pyetjesh n\u00eb zyrat e SPAK.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte efektive q\u00eb drejtor\u00ebt q\u00eb dyshohen p\u00ebr korrupsion, t\u2019u hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb prokuruar parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit. Kjo nuk ka lidhje me prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb (n\u00eb procesin penal) por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb administrative q\u00eb duhet ta nd\u00ebrmarr\u00eb eprori i tij, Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar rrezikun nga drejtor\u00eb t\u00eb till\u00eb, le t\u00eb shohim se si u zhvillua tenderi me objekt \u201cLoti 8: Mir\u00ebmbajtje me Performanc\u00eb \u201cK\/\u00c7erm\u00eb \u2013 Divjak\u00eb, Rr.Divjak\u00eb \u2013 Plazh Divjak\u00eb, Fier Shegan \u2013 Divjak\u00eb, K\/rr. Nacionale \u2013 Grabian\u201d (65 km).<\/p>\n<p>Jan\u00eb 173 145 177,00 lek\u00eb pa TVSH nga buxheti i shtetit p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve n\u00eb zon\u00ebn e Divjak\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb rrug\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebhet tenderi i ARRSH:<\/p>\n\n<p>Duhet theksuar se kontratat e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk zbatohen dhe firmat marrin para qyl.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb denoncim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb dhjetor 2022 nga deputeti Erion Bra\u00e7e p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebs Fiershegan-Divjak\u00eb.<\/p>\n\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s\">\n<div>\u201cEshte rruga FIER SHEGAN-PUSHIMI I SHOFERIT, segmenti nga FIER SHEGAN ne KRYQEZIMIN e ALLKAJ;<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s\">\n<div>Shihni ckane bere; Kane gerryer bankinat me cakull ne kete segment dhe inertet i kane hedhur ne kete KANAL, i cili eshte K-13, KULLUESI qe mbledh gjithe ujrat e jugut te Lushnjes, i dergon ne emisar e permes tij ne KARAVASTA, DIVJAKE, prej aty ne det. Pra, KANALI ESHTE JETIK E NUK MUND TE CENOHET NE ASNJE CENTIMETER TE SEKSIONIT E GJATESISE SE TIJ. Ne ane tjeter, rruga ka nevoje per mirembajtje ne trupin e saj, segmente qe kane nevoje per riveshje, jo per VIJEZIME NE NJE RRUGE ME GROPA!<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s\">\n<div>Nje lutje kam: Boll me kete lloj mirembajtje! Nuk eshte e tille! Eshte kot!\u201d shkruante deputeti n\u00eb faqen e tij zyrtare.<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb rastin konkret sipas dokumenteve t\u00eb tenderit \u201cShtresat rrugore jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb. Kanalet an\u00ebsore, bankina dhe bim\u00ebsia kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pastrim rutin\u00eb. Sinjalistika dhe siguria rrugore ka nevoj\u00eb p\u00ebr rifreskim dhe z\u00ebvend\u00ebsim\u201d, p\u00ebrshkruhet n\u00eb projektin e ARRSH.<\/p>\n<p>Tenderi\u00a0 \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 11 n\u00ebntor 2024, nd\u00ebrkoh\u00eb u mbajt sirtar\u00ebve dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb 4 prill 2025, kur Gjyli u kujtua ta rishpall\u00eb procedur\u00ebn me njoftim fituesi. M\u00eb pas m\u00ebsuam se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender jan\u00eb paraqitur 11 operator\u00eb ekonomik\u00eb, por pjes\u00ebmarrja e tyre ishte pa dobi, sepse u skualifikuan t\u00eb gjitha, p\u00ebrve\u00e7 firm\u00ebs \u201cBesta\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Skualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituesi i tenderit?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfituesi i tenderit \u00ebsht\u00eb Robert Zyka, pronar i \u201cBesta\u201d shpk nga Dimali. Ai \u00ebsht\u00eb partner biznesi me Shk\u00eblqim Fush\u00ebn, pronarin e kompanis\u00eb s\u00eb njohur \u201cFusha\u201d shpk q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur me interesat korruptive t\u00eb Erion Veliajt dhe Edi Ram\u00ebs. Kjo i ka siguruar, jo vet\u00ebm kontrata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Fush\u00ebn, por edhe mb\u00ebshtetje politike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sa m\u00eb shum\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Kompania \u201cBesta\u201d shpk arriti kulmin e vler\u00ebsimit nga kryeministri Rama n\u00eb vitin 2022, kur K\u00ebshilli i Ministrave miratoi dh\u00ebnien me koncension t\u00eb portit t\u00eb Vlor\u00ebs, i cili do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb port jahtesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri t\u00eb Vlor\u00ebs, qeveria u ka dh\u00ebn\u00eb koncencionin 5 kompanive, ku nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cBesta\u201d Shpk e Robert Zyk\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, \u201cBesta\u2019 nuk do t\u00eb ndalej duke futur n\u00eb portofolin e vet shum\u00eb kontrata nga institucionet vendore. Nj\u00eb rast i till\u00eb \u00ebsht\u00eb tenderi n\u00eb janar 2024 me objekt\u00a0 \u201cRehabilitim i nyjes se trafikut Mangalem\u201d. Kompania mori 186 milion\u00eb lek\u00eb me firm\u00ebn e kryebashkiakut Ervin Demo. Konkretisht, do t\u00eb b\u00ebhet rehabilitim i nj\u00eb rrugice t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb ndodhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Beratit. Ky tender menj\u00ebher\u00eb ka marr\u00eb \u201cRed Flag\u201d nga Open Data Albania q\u00eb e vler\u00ebson me risk korrupsioni.<\/p>\n\n<p>N\u00eb mars 2025, paralelisht me kontrat\u00ebn e p\u00ebrfituar nga ARRSH, \u201cBesta\u201d e Robert Zyk\u00ebs do t\u00eb merrte nga kryetarja e Bashkis\u00eb, Eriselda Sefa, tenderin afro 400 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr riparimin e rrug\u00ebs Lushnje-Ballgat. Open Data Albania i ka vendosur tenderit \u201cFlamurin e kuq\u201d. M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt \u201cParandalimi i rr\u00ebshqitjeve duke nd\u00ebrtuar mure mbajt\u00ebse dhe p\u00ebrmir\u00ebsim i shtresave rrugore n\u00eb aksin Lushnj\u00eb-Hysgjokaj-Ballagat\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb 8 maj 2025, \u201cBesta\u201d ka marr\u00eb nga kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema (edhe ky personazh i SPAK) tenderin \u201cRikualifikim urban n\u00eb lagjen \u201c5 Shtatori\u201d, \u00c7orovod\u00eb, blloku nr.1 (faza e I)\u201d me fond limit 40 084 195,00 lek\u00eb pa TVSH. Edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>Nga i nj\u00ebjti kryebashkiak, m\u00eb 25 maj 2024, Zyka kishte marr\u00eb tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d me vler\u00eb 250 milion\u00eb lek\u00eb. Ky rast ishte prokurimi me objekt \u201cRehabilitim urban n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs \u201cArkitekt Kas\u00ebmi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Drejtori merret i pandehur nga SPAK<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 13 maj 2025, Prokuroria e Posa\u00e7me vuri n\u00ebn akuz\u00eb 25 persona, p\u00ebr abuzime me tender\u00ebt e rrug\u00ebve. I pandehur \u00ebsht\u00eb kreu aktual i ARRSH, Gentian Gjyli, nd\u00ebrsa ish-Drejtorit t\u00eb ARRSH, Evis Berberi, i shtohen akuzat pas asaj p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash p\u00ebr t\u00eb cilat ndodhet n\u00eb burg.<\/p>\n<p>\u2018U mora i pandehur\u2019, tha Gjyli nd\u00ebrsa dilte nga SPAK i nervozuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim duket se kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk e ka pritur mir\u00eb statusin e t\u00eb pandehurit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mbi 10 praktika prokurimi t\u00eb hetuara nga prokurori Dritan Pren\u00e7i, i cili ka v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim biznesmen\u00eb e zyrtar\u00eb publik, si edhe inxhinier t\u00eb ARRSH. Ndaj tyre r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje e barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gentian Gjyli u em\u00ebrua drejtor i ARRSH m\u00eb 28 mars 2024, nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit nga SPAK t\u00eb ish-drejtorit Evis Berberi, m\u00eb 14 mars 2024. Kreu i ARRSH Gentian Gjyli, \u00ebsht\u00eb thirrur edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb SPAK ku ka d\u00ebshmuar mbi procedurat e ndjekura n\u00eb tender\u00ebt e rrug\u00ebve, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte numri 2 i ARRSH-s\u00eb dhe drejtor Evis Berberi, n\u00eb hetim nga SPAK n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u2018arrest me burg\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb burg jan\u00eb dhe dy biznesmen\u00ebt Valter Begaj dhe Ervis Lami, si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tender\u00ebve, si pronar\u00eb t\u00eb kompanive q\u00eb fitonin tenderat fiktiv\u00eb, por ku p\u00ebrfituesi fundor ishte vet\u00eb ish-kreu i ARRSH, Berberi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gentian-gjyli-i-dha-pa-gare-1-7-miliard-leke-robert-zykes-me-pas-buzeqeshte-tek-dera-e-spak\/\">Gentian Gjyli i dha pa gar\u00eb 1.7 miliard lek\u00eb Robert Zyk\u00ebs, m\u00eb pas buz\u00ebqeshte tek dera e SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gentian Gjyli \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat, por nd\u00ebrkoh\u00eb vazhdon pun\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb duke firmosur miliarda lek\u00eb prokurime t\u00eb dyshimta. Ky \u00ebsht\u00eb drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, q\u00eb i firmosi nj\u00eb tender biznesmenit Robert Zyka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebnte seanca pyetjesh n\u00eb zyrat e SPAK. Do t\u00eb ishte efektive q\u00eb drejtor\u00ebt q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24790","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}