{"id":24661,"date":"2025-06-05T14:03:11","date_gmt":"2025-06-05T14:03:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/05\/kush-i-sherben-regjimit-rama\/"},"modified":"2025-06-05T14:03:11","modified_gmt":"2025-06-05T14:03:11","slug":"kush-i-sherben-regjimit-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/05\/kush-i-sherben-regjimit-rama\/","title":{"rendered":"Kush i sh\u00ebrben \u201cregjimit\u201d Rama?"},"content":{"rendered":"<div class=\"content-title\">\n<div class=\"content-title-bottom\">\n<div class=\"c-flexy\">\n<div class=\"art_about\">\n<div class=\"writer_content\"><em><strong><span class=\"a-autor\">Nga Blendi Kajsiu<\/span><\/strong><\/em><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"addthis-blck\">\n<div class=\"addthis_inline_share_toolbox\">\n<div class=\"social-share-blck\">\n<div class=\"social-share-btn-elements\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"c-flexy\">\n<div class=\"content-col\">\n<div class=\"content-narrow\">\n<p>N\u00eb artikullin e tij \u201cSi t\u00eb dallosh nj\u00eb kriptoramist\u201d kolegu Bushati ofron nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb dalluar kriptoramist\u00ebt, ose ramist\u00ebt e fsheht\u00eb. Jan\u00eb ata q\u00eb n\u00eb publik e kritikojn\u00eb Ram\u00ebn por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private e dashurojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pikpamja politike ka shum\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi kush \u00ebsht\u00eb kriptoramist dhe kush vuan nga Ramofobia. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kush i sh\u00ebrben Ram\u00ebs politikisht, dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndjenjash por llogjike. Sikurse do argumentoj m\u00eb posht\u00eb urrejtja ndaj Ram\u00ebs t\u00eb transformon shum\u00eb leht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndaj pyetja q\u00eb duhet t\u00eb shtrojm\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb kush e do apo kush e urren m\u00eb shum\u00eb Ram\u00ebn, por kush i sh\u00ebrben m\u00eb shum\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb tij politike. E th\u00ebn\u00eb ndryshe, kush \u00ebsht\u00eb faktori kryesor q\u00eb e mban dhe e legjitimon Ram\u00ebn sot n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja berishiste ndaj k\u00ebsaj pyetje \u00ebsht\u00eb \u201cregjimi Rama\u201d, kapja e shtetit, krimi organizuar, kontrolli i mediave dhe manipulimi i zgjedhjeve. Sipas k\u00ebsaj teorie Rama vazhdon n\u00eb pushtet sepse ne nuk jetojm\u00eb n\u00eb demokraci, por jemi n\u00eb nj\u00eb regjim autoritar apo diktatorial, si Erdogani n\u00eb Turqi, Orbani n\u00eb Hungari apo Maduro n\u00eb Venezuel\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb e pamohueshme q\u00eb Rama qeveris n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autoritare dhe jo transparente, q\u00eb PS-n\u00eb e ka kthyer n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb politike ku nuk b\u00ebzan askush, q\u00eb krimi i organizuar ka penetruar n\u00eb qeverisjen socialiste, shpjegimi i m\u00ebsip\u00ebrm nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb regjimet m\u00eb autoritare n\u00eb Evrop\u00eb opozita politike ka sh\u00ebnuar fitore, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>N\u00eb Hungari opozita politike kritike me Viktor Orban fitoi bashkin\u00eb e Budapestit n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2024. Po n\u00eb vitin 2024 n\u00eb Turqin\u00eb e Erdoganit mega-Bashkin\u00eb e Stambollit e fitoi nj\u00eb kandidat i opozit\u00ebs. N\u00eb Venezuel\u00ebn e Maduros opozita i fitoi zgjedhjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare aq sa Maduro u detyrua q\u00eb mos t\u00eb botoj\u00eb asnj\u00eb procesverbal zgjedhor, t\u00eb nxjerr\u00eb ushtrin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me protestuesit, dhe ta d\u00ebrgoj n\u00eb azil politik liderin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb pretendosh q\u00eb Shqip\u00ebria e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak demokratike se Hungaria ku Viktor Orban kontrollon t\u00eb gjith\u00eb sistemin gjygj\u00ebsor pasi ndryshoi dy her\u00eb kushtetut\u00ebn sipas mides\u00eb s\u00eb tij, se Turqia e Erdoganit me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb burgosur n\u00eb bot\u00eb apo se Venezuela e Maduros q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb diktatur\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>E mgjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende opozita fiton zgjedhje, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kryeqytet. Nd\u00ebrsa opozita jon\u00eb humbet thell\u00eb edhe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs ku as ajo vet\u00eb nuk denoncon manipulime dhe krim t\u00eb organizuar. Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb \u201cregjimi\u201d Rama nuk mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb thjesht nga krimi, dhuna apo manipulimi por nga alergjia q\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve kan\u00eb p\u00ebr berishizmin.<\/p>\n<p>Nuk po pretendoj se kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht dashnor i demokracis\u00eb dhe liris\u00eb, apo se nes\u00ebr ai nuk do mund t\u00eb transformohej n\u00eb diktator. Thjesht po argumentoj se p\u00ebr momentin ai nuk ka nevoj\u00eb as t\u00eb manipuloj\u00eb zgjedhjet, as t\u00eb ushtroj\u00eb dhun\u00eb mbi opozit\u00ebn dhe as ta \u00e7oj\u00eb liderin e saj n\u00eb azil politik, sepse me t\u00eb i fiton zgjedhjet, sondazhet dhe gar\u00ebn e popullaritet shum\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk \u00ebsht\u00eb ky sh\u00ebrbimi m\u00eb i madh q\u00eb berishizmi i b\u00ebn projektit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Akoma m\u00eb e dobishme \u00ebsht\u00eb narrativa berishiste se Rama \u00ebsht\u00eb i pathyesh\u00ebm: \u201cAskush nuk fiton p\u00ebrpara Ram\u00ebs\u201d na thon\u00eb berishist\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mit pas t\u00eb cilit fshihet d\u00ebshtimi politik i berishizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb narrativ\u00ebn berishiste Rama nuk thyhet as me zgjedhje, as me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, as me mos-bindje civile, as me protesta paq\u00ebsore, as me protesta t\u00eb dhun\u00ebshme, as me bllokim rrug\u00ebsh, as me \u00e7adra anti-sistem, as me bojkot zgjedhjesh dhe as me bojkotin e parlamentit. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb mjete q\u00eb berishizmi i ka p\u00ebrdorur pa sukses p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin q\u00eb e propogandon pambarim se Rama \u00ebsht\u00eb i pathyesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet.<\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb e sistemeve demokratike \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb opozit\u00eb politike q\u00eb i thot\u00eb vazhdimisht elektoratit se partia n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb e pathyeshme n\u00eb t\u00eb gjitha frontet. Ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinosh nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb t\u00eb madh politik ndaj pushtetit se sa nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb fillimisht e fton popullin t\u00eb dor\u00ebzohet para fuqis\u00eb s\u00eb pamat\u00eb t\u00eb pushtetit dhe m\u00eb pas e denoncon at\u00eb si dezertor.<\/p>\n<p>Po denoncimi q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb autoritarizmit, korrupsionit dhe lidhjes s\u00eb krimit me pushtetin ramist \u2013\u00a0 do m\u00eb thon\u00eb Berishist\u00ebt \u2013 edhe k\u00ebto sh\u00ebrbime ndaj regjimit jan\u00eb? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb po.<\/p>\n<p>N\u00ebse pranojm\u00eb se thelbi i kriz\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb mungesa e demokracis\u00eb brenda partive politike, sikurse argumenton me t\u00eb drejt\u00eb kolegu Neritan Sejamini, berishizmi sh\u00ebrben thjesht p\u00ebr t\u00eb sfumuar, dhe jo p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah, reduktimin e PS-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb varrez\u00eb politike pa mendim dhe debat. Nj\u00eb parti kazerm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur termin e Pre\u00e7 Zogajt, duket shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb parti e reduktuar n\u00eb aneks familjar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mungesa e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb berishizmit q\u00eb e sfumon n\u00eb vend q\u00eb ta denoncoj\u00eb lidhjen e pushtetit Ramist me krimin e organizuar apo penterimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare. Ndon\u00ebse ky penetrim nuk ka filluar me Ram\u00ebn, n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb ngritur prej koh\u00ebsh televizione komb\u00ebtare dhe lokale m\u00eb parat\u00eb e drog\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb konsoliduar gjat\u00eb pushtetit socialist.<\/p>\n<p>Ama nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb denoncon si kriminel edhe Suel \u00c7el\u00ebn edhe Altin Dumanin, edhe Visin e Poj\u00ebs edhe Lul\u00ebzim Bash\u00ebn, edhe Xhevdet Troplinin edhe analist\u00ebt anti-berishist, n\u00eb fakt nuk denoncon ask\u00ebnd. Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb denoncon krimin e organizuar dhe nga ana tjet\u00ebr propozon shkrirjen e institucionit q\u00eb m\u00eb shum\u00eb goditje i ka dh\u00ebn\u00eb atij, SPAK, prodhon thjesht zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi i fundit, por jo m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsishm, q\u00eb berishizmi i b\u00ebn pushtetit, reduktimi i politik\u00ebs n\u00eb zhurm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet transformimit t\u00eb gjuh\u00ebs politike nga drit\u00eb n\u00eb dru. Berishizmi nuk e p\u00ebrdor gjuh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar fenomenet politike, si\u00e7 jan\u00eb krimi, korrupsioni apo autoritarizmi politik, por si dru p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtarin e rradh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky proces e drunj\u00ebzon gjuh\u00ebn, i heq asaj \u00e7do funksion llogjik dhe argumentues duke e kthyer at\u00eb thjesht n\u00eb dajak p\u00ebr t\u00eb goditur k\u00ebdo q\u00eb nuk bie dakord me narrativ\u00ebn berishiste. Ndaj ligj\u00ebrimi berishist p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb varg epitetesh dhe metaforash q\u00eb funksion themelor kan\u00eb denoncimin por jo ar\u00ebsyetimin dhe aq m\u00eb pak ndri\u00e7imin e realitetit ku jetojm\u00eb.<\/p>\n<p>Masak\u00ebr elektorale, fars\u00eb elektorale, bes\u00ebprer\u00eb, sorosian, kriptoramist, idiot t\u00eb dobish\u00ebm, analist\u00eb kriminel, narko-shtet, bandat, regjimi, k\u00ebto jan\u00eb termat e ligj\u00ebrimit berishist q\u00eb nuk synojn\u00eb argumentimin por thjesht denoncimin dhe stigmatizimin. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gjuh\u00eb q\u00eb, sikurse ka v\u00ebrejtur me t\u00eb drejt\u00eb analisti Baton Haxhiu, p\u00ebrs\u00ebritet e pandryshuar prej tre dekadash.<\/p>\n<p>Ky lloj ligj\u00ebrimi e varf\u00ebron aq shum\u00eb gjuh\u00ebn saq\u00eb ajo nuk sh\u00ebrben m\u00eb p\u00ebr ta deshifruar realitetin por p\u00ebr ta injoruar at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb mund ti b\u00ebj\u00eb pushtetit, sepse vdekja e gjuh\u00ebs, mungesa e verbit politik, pamund\u00ebson jo vet\u00ebm llogaridh\u00ebnien e pushtetit por v\u00ebshtir\u00ebson imagjinimin e nj\u00eb alternative shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye normalisht \u00ebsht\u00eb pushteti ai q\u00eb tenton ta drunj\u00ebzoj\u00eb gjuh\u00ebn, ta zhvesh\u00eb dhe ta varf\u00ebroj\u00eb at\u00eb. Gjuha e drunjt\u00eb e komunizmit shqiptar nuk ishte e rast\u00ebsishme. Ajo e reduktonte ligj\u00ebrimin politik tek parrullat dhe denoncimet e armiqeve t\u00eb klas\u00ebs, t\u00eb imperializmit apo t\u00eb kriptoborgjez\u00ebve sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reduktonte imagjinat\u00ebn politike t\u00eb qytetarit tek realiteti i ngusht\u00eb q\u00eb e mbante n\u00eb k\u00ebmb\u00eb regjimin komunist.<\/p>\n<p>Marrdh\u00ebnia e tensionuar e regjimit komunist me vepr\u00ebn e Ismail Kadares\u00eb buronte pik\u00ebrisht tek pasurimi i horizontit gjuh\u00ebsor dhe imagjinar q\u00eb ky autor i ofronte lexuesit shqiptar. N\u00ebprmjet fjalorit t\u00eb pasur dhe gjenialitetit artistik vepra e Kadares\u00eb i hapte horizonte t\u00eb reja imagjinat\u00ebs s\u00eb qytetarit shqiptar. Kjo p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr nj\u00eb sistem q\u00eb mbahej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet varf\u00ebrimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe reduktimit t\u00eb horizontit politik t\u00eb qytetar\u00ebve tek parrullat komuniste. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye vepra e tij perceptohej shpesh si disidente, edhe kur nuk p\u00ebrmbante ndonj\u00eb denoncim t\u00eb hapur apo t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt varf\u00ebrimi i vazhduesh\u00ebm i gjuh\u00ebs politike n\u00eb fushatat elektorale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, her\u00eb me tollova, her\u00eb me batuta, nuk \u00ebsht\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm. Metaforat dhe epitetet e Ram\u00ebs n\u00eb fushat\u00ebn e fundit elektorale ishin ose apolitike, si \u201cbufi k\u00ebnet\u00ebs\u201d apo \u201cmeshkujt \u00e7yryk\u201d, ose klishe t\u00eb tipit \u201c\u00ebnd\u00ebrra evropiane\u201d. Pushteti operon me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb that\u00eb q\u00eb e varf\u00ebron mendimin sepse nuk ka armik m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb se mendimi kritik dhe imagjinata politike.<\/p>\n<p>Aleati kryesor i pushtetit socialist p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebruar gjuh\u00ebn dhe imagjinat\u00ebn ton\u00eb politike \u00ebsht\u00eb berishizmi. N\u00eb vend q\u00eb ta pasuroj\u00eb fjalorin dhe imagjinat\u00ebn ton\u00eb politike, p\u00ebr t\u00eb menduar nj\u00eb alternative m\u00eb t\u00eb mire, berishizmi e redukton at\u00eb tek denoncimi dhe ofendimi i armiq\u00ebve t\u00eb rradh\u00ebs, idiot\u00ebt e dobish\u00ebm, analist\u00ebt pala\u00e7o apo kriminel, apo bullicat elektorale.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb ne sot ende nuk kemi fjalorin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar regjimin politik q\u00eb ka nd\u00ebrtuar Rama me Partin\u00eb Socialiste. Aq e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb situata saq\u00eb termi dominues q\u00eb p\u00ebrdoret sot p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar sistemin aktual politik \u00ebsht\u00eb fjala \u201cregjim\u201d.<\/p>\n<p>Po ti referohesh fjalorit shqiptar fjala regjim do t\u00eb thot\u00eb thjesht \u201cm\u00ebnyra e drejtimit dhe e organizimit politik, ekonomik dhe shoq\u00ebror n\u00eb nj\u00eb shtet.\u201d Pra kur opozita sot thot\u00eb se Rama ka nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb regjim n\u00eb fakt nuk thot\u00eb asgj\u00eb konkrete n\u00eb lidhje me natyr\u00ebn e k\u00ebtij regjimi.<\/p>\n<p>Koncepte t\u00eb tjera si narko-shteti, q\u00eb p\u00ebrdoren r\u00ebndom nga Berisha, sh\u00ebrbejn\u00eb thjesht p\u00ebr ta denoncuar dhe jo ndri\u00e7uar realitetin ku jetojm\u00eb. Koncepti i narkoshtetit, aq i pasakt\u00eb saq\u00eb nuk ekziston fare n\u00eb literatur\u00ebn politike, n\u00eb fakt nuk e p\u00ebrshkruan mir\u00eb realitetin e qeverisjes Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk ekzistojn\u00eb kritere t\u00eb qarta apo ndonj\u00eb indeks i narkoshteteve. Megjithat\u00eb q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb klasifikohet si narkoshtet nuk mjafton penetrimi i parave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb ekonomi dhe politik\u00eb apo korruptimi i zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror nga trafikant\u00ebt e drog\u00ebs, p\u00ebrndryshe jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria por edhe Holanda dhe Belgjika do klasifikoheshin si narkoshtete. Duhet q\u00eb vet\u00eb shteti ose zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tij t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimin dhe drejtimin e trafikut t\u00eb drog\u00ebs si nj\u00eb aktivitet q\u00eb prodhon t\u00eb ardhura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, ndoshta vet\u00ebm Venezuela e Nikolas Maduro i p\u00ebrmbush k\u00ebto kritere sepse aty trafiku i drog\u00ebs organizohet dhe drejtohet nga vet\u00eb ushtria e Venezuel\u00ebs me pjesmarrjen direkte t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Maduro. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e trafikut t\u00eb drog\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbajtjen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs ushtarake t\u00eb Maduros.\u00a0 Ajo q\u00eb kemi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb as diktatura ushtarake, as regjimi dhe as narkoshteti por nj\u00eb sistem politik, ekonomik dhe mediatik q\u00eb prodhon nj\u00eb zhvillim p\u00ebrjashtues dhe jo p\u00ebrfshir\u00ebs. Nj\u00eb zhvillim q\u00eb pasuron nj\u00eb pakic\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb por q\u00eb p\u00ebrjetohet si varf\u00ebrim (material dhe shpirt\u00ebror) nga shumica e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ende nuk ia kemi gjetur emrin k\u00ebtij sistemi (q\u00eb diku tjet\u00ebr jam p\u00ebrpjekur ta quaj dubaizim), ajo q\u00eb mund t\u00eb thuhet me siguri \u00ebsht\u00eb se as koncepti i narkoshtetit dhe as koncepte bosh si \u201cregjimi\u201d nuk e kapin esenc\u00ebn e realitetit q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur ende nuk kemi arritur t\u00eb em\u00ebrtojm\u00eb realitetin ku jetojm\u00eb imagjinimi i nj\u00eb realiteti ndryshe, i nj\u00eb alternative m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, b\u00ebhet krejt i pamundur. Kjo natyrisht i leverdis pushtetit q\u00eb vazhdimisht na thot\u00eb se nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se Rama nuk mund t\u00eb imagjinohet n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos kur ke p\u00ebrball\u00eb berishizmin me gjuh\u00ebn e tij si dajak.<\/p>\n<p>Ndaj dhunimi q\u00eb berishizmi i b\u00ebn gjuh\u00ebs son\u00eb politike i sh\u00ebrben p\u00ebrjet\u00ebsimit t\u00eb projektit politik t\u00eb Ram\u00ebs. Reduktimi i gjuh\u00ebs n\u00eb dru p\u00ebr kund\u00ebrshtarin, n\u00eb form\u00ebn e flet\u00ebrrufeve t\u00eb Revolucionit Kulturor Kinez q\u00eb identifikonin kriptoborgjez\u00ebt, eleminon \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb imagjinuar nj\u00eb realitet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb kesh nj\u00eb imagjinat\u00eb t\u00eb pasur me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Nj\u00eb shoq\u00ebri pa imagjinat\u00eb dhe pa gjuh\u00eb politike \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra e \u00e7do pushteti autoritar. K\u00ebsaj \u00ebndrre t\u00eb pushtetit ramist i sh\u00ebrben sot me zell berishizmi duke e transformuar debatin politik n\u00eb nj\u00eb zhurm\u00eb q\u00eb t\u00eb vetmin parim organizues ka interesin e familjes Berisha.<\/p>\n<p>Natyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb berishist\u00ebt do ta denoncojn\u00eb p\u00ebrsiatjen time si nj\u00eb fars\u00eb analtike, nj\u00eb analiz\u00eb narko-kriminale dhe kriptoramiste n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimit. Si mund t\u00eb jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs kur ne e urrejm\u00eb Ram\u00ebn me shpirt? \u2013 do m\u00eb thon\u00eb ata t\u00eb revoltuar.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb berishist\u00ebt e urrejn\u00eb Ram\u00ebn me shum\u00eb shpirt, ndon\u00ebse me shum\u00eb pak mendje. Urrejtja e tyre \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr, e sinqert\u00eb dhe aspak politike.<\/p>\n<p>Ata nuk urrejn\u00eb Ram\u00ebn si fenomen politik. Nuk urrejn\u00eb autoritarizmin e Ram\u00ebs, nuk urrejn\u00eb korrupsionin dhe arroganc\u00ebn e pushtetit t\u00eb tij aspak transparent, nuk urrejn\u00eb as munges\u00ebn e meritokracis\u00eb politike. Ata urrejn\u00eb individin Rama, p\u00ebrndryshe nuk do rreshtoheshin p\u00ebrkrah korrupsionit, arroganc\u00ebs dhe autoritarizmit berishist.<\/p>\n<p>Por urrejtja nuk t\u00eb transformon n\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb liris\u00eb dhe aq m\u00eb pak n\u00eb kritik t\u00eb nj\u00eb regjimi autoritar. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb ndjenja themelore q\u00eb \u00e7do sh\u00ebrb\u00ebtor i zellsh\u00ebm ka p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb padroni t\u00eb fuqish\u00ebm, shp\u00ebrfill\u00ebs dhe arrogant.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kush-i-sherben-regjimit-rama\/\">Kush i sh\u00ebrben \u201cregjimit\u201d Rama?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu N\u00eb artikullin e tij \u201cSi t\u00eb dallosh nj\u00eb kriptoramist\u201d kolegu Bushati ofron nj\u00eb manual p\u00ebr t\u00eb dalluar kriptoramist\u00ebt, ose ramist\u00ebt e fsheht\u00eb. Jan\u00eb ata q\u00eb n\u00eb publik e kritikojn\u00eb Ram\u00ebn por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private e dashurojn\u00eb at\u00eb. Nga pikpamja politike ka shum\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi kush \u00ebsht\u00eb kriptoramist dhe kush vuan nga Ramofobia. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24661","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24661"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24661\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}