{"id":24630,"date":"2025-06-05T11:55:17","date_gmt":"2025-06-05T11:55:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/05\/mungon-rama-e-berisha-nga-vjedhja-e-votes-bandat-deri-tek-perplasjet-cfare-ndodhi-sot-ne-kuvend-e-plote\/"},"modified":"2025-06-05T11:55:17","modified_gmt":"2025-06-05T11:55:17","slug":"mungon-rama-e-berisha-nga-vjedhja-e-votes-bandat-deri-tek-perplasjet-cfare-ndodhi-sot-ne-kuvend-e-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/05\/mungon-rama-e-berisha-nga-vjedhja-e-votes-bandat-deri-tek-perplasjet-cfare-ndodhi-sot-ne-kuvend-e-plote\/","title":{"rendered":"Mungon Rama e Berisha\/ Nga vjedhja e vot\u00ebs, bandat deri tek p\u00ebrplasjet, \u00e7far\u00eb ndodhi sot n\u00eb Kuvend (E PLOT\u00cb)"},"content":{"rendered":"<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb mbledhur k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte p\u00ebr seanc\u00ebn plenare, ku pritet t\u00eb kalojn\u00eb ligjet dhe vendimet e fundit t\u00eb k\u00ebsaj legjislature..<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb ndodhet n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Seanca plenare e k\u00ebsaj t\u00eb enjteje n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb nisi mes debatesh t\u00eb forta mes kryetares Elisa Spiropali dhe deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.<\/p>\n<p>Dy deputet\u00ebt demokrat\u00eb kund\u00ebrshtuan nisjen e seanc\u00ebs, duke pretenduar se po zhvillohej pa kuorumin e nevojsh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb sall\u00eb. Sipas tyre, n\u00eb sall\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm m\u00eb pak se 70 deputet\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto kushte, seanca duhet t\u00eb shtyhej.<\/p>\n<p><em>\u201cKe filluar seanc\u00ebn n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloren. N\u00eb sall\u00eb nuk jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 55 deputet\u00eb. Nuk ka kuorum. Anullo seanc\u00ebn, kur t\u00eb b\u00ebhet kuorumi, rimblidhe seanc\u00ebn\u201d,<\/em>\u00a0tha Flamur Noka, duke akuzuar kryetaren se po e kthente Kuvendin n\u00eb \u201ctallava parlamentar\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, Spiropali iu p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se rregullorja nuk k\u00ebrkon kuorum p\u00ebr zhvillimin e seanc\u00ebs, por vet\u00ebm n\u00eb rastet kur ka votime.<\/p>\n<p>\u201c<em>E ke gabim. Nuk duhet kuorum kur nuk ka votim n\u00eb seanc\u00eb<\/em>\u201d, u shpreh Spiropali.<\/p>\n<p>Edhe Gazment Bardhi i k\u00ebrkoi Spiropalit t\u00eb ndalonte seanc\u00ebn, duke i kujtuar se p\u00ebr nisjen e mbledhjes s\u00eb nj\u00eb organi kolegjial si Kuvendi, nevojitet prania e t\u00eb pakt\u00ebn 71 deputet\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr kuorum kur nis parlamenti. Duhet t\u00eb jen\u00eb minimumi 70 deputet\u00eb. Nuk vazhdohet kjo seanc\u00eb pa kuorum<\/em>\u201d, tha Bardhi, duke e akuzuar Spiropalin se po e shkelte rregulloren q\u00eb n\u00eb hapje t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja u p\u00ebrqendrua edhe te miratimi i procesverbalit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb kaluar, t\u00eb cilin deputet\u00ebt e opozit\u00ebs e kund\u00ebrshtuan p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye: munges\u00eb kuorumi.<\/p>\n<p><strong>Noka-mazhoranc\u00ebs: Themelet e pushtetit tuaj q\u00ebndrojn\u00eb mbi vot\u00ebn e bler\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti Flamur Noka foli sot n\u00eb seanc\u00ebn plenare, nga ku akuzoi mazhoranc\u00ebn p\u00ebr vjedhje t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit.<\/p>\n<p>Noka tha se 11 Maji ishte fars\u00eb elektorale dhe se demokracia n\u00eb vendin ton\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb gjymtuar nga etja e socialist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr ne opozit\u00ebn, t\u00eb varroset vota e lir\u00eb. Demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb i q\u00ebndron vet\u00ebm fasada. Themelet e pushtetit tuaj q\u00ebndrojn\u00eb mbi vot\u00ebn e bler\u00eb. 11 maji isht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb. E pan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, shqiptar\u00ebt dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Nuk pati p\u00ebrballje mes programeve q\u00eb paraqet nj\u00ebra forc\u00eb apo tjetra. Ju opozit\u00ebs i vendos\u00ebt p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb shtetin, s\u00eb bashku m\u00eb trafikant\u00ebt dhe kartelet. Ju soll\u00ebt me 11 maj para shqiptar\u00ebve shtetin elektoral. Ju p\u00ebr faqen tuaj institucionalizuat tregun e vot\u00ebs. E shnd\u00ebrruat 11 majin n\u00eb treg. Blet\u00eb m\u00eb 100 euro p\u00ebr kok\u00eb, pensionist\u00ebt. N\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00eb \u00e7do ligj fal\u00ebt 150 mij\u00eb vota me vendim qeveria. Ju blet\u00eb vota me vendim t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr drog\u00ebn<\/em><\/p>\n<p><em>E papranueshme p\u00ebr ne q\u00eb Shqip\u00ebria vend an\u00ebtar i NATO-s t\u00eb varros\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb varros\u00eb zgjedhjet e lira. Sepse Niko sot para jo vet\u00ebm para shqiptar\u00ebve por edhe para faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb gjymtuar totalisht me vullnetin tuaj politik nga etja e sulltanit tuaj dhe e juaja p\u00ebr tu kacavirrur me \u00e7do kush pas karriges \u00ebsht\u00eb gjymtuar demokracia. Demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb i q\u00ebndron k\u00ebtu ve\u00e7 fasada, ajo fasad\u00eb q\u00eb sulltani juaj e ka merak. Ju opozit\u00ebs i vendos\u00ebt p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb shtetin s\u00eb bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet q\u00eb i nxor\u00ebt n\u00eb pah duksh\u00ebm<\/em>\u201c, tha Noka.<\/p>\n<p><strong>GPS n\u00eb zarfet e votimit\/ Balla p\u00ebrplaset me Nok\u00ebn: Kjo q\u00eb thua ti \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale<\/strong><\/p>\n<p>Nga Kuvendi, Flamur Noka hodhi akuza ndaj PS se e ka kthyer 11 majin n\u00eb nj\u00eb treg votash. Ai foli edhe p\u00ebr prezenc\u00eb t\u00eb GPS n\u00ebp\u00ebr zarfe zgjedhore t\u00eb diaspor\u00ebs, q\u00eb sipas tij, sipas vendndodhjes tregon se zarfet nuk jan\u00eb nisur p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jan\u00eb manipuluar.<\/p>\n<p>\u201c<em>Meq\u00eb Tao yaris po flet nga pas, shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb votonin jo p\u00ebr yaris. Jan\u00eb 500 qytetar\u00eb n\u00eb Selanik q\u00eb kan\u00eb futur GPS n\u00eb zarfe. GPS tregojn\u00eb q\u00eb\u2026<\/em>\u201d, tha Noka.<\/p>\n<p>Taulant Balla iu p\u00ebrgjigj Flamur Nok\u00ebs duke i th\u00ebn\u00eb se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Balla tha m\u00eb tej se deputet\u00ebt e PD po p\u00ebrpiqen ti shmangen nj\u00eb beteje t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p><em>\u201cE kuptoj se n\u00eb partin\u00eb tuaj e keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb aplikoni nenin Basha edhe pse ishit zotuar se pas k\u00ebtyre zgjedhjeve do ta aplikonit. Edhe p\u00ebrpjekjen tuaj alucinante n\u00eb KQZ ku \u00e7do dit\u00eb po turp\u00ebroheni para publikut sesi po bien nj\u00eb nga nj\u00eb pretendimet tuaja. Gjith\u00eb at\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr kryeplakun e Pekishtit dhe kur pastaj doli se nuk kishte asnj\u00eb gj\u00eb. Pastaj jeni turrur pas 130 mij\u00eb t\u00eb ashtuquajtura vota, por kjo m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se e kishte th\u00ebn\u00eb Flamuri n\u00eb nj\u00eb studio se paska futur 500 GPS n\u00eb zarfe dhe k\u00ebto GPS na paskan ngelur n\u00eb Lond\u00ebr.\u00a0<\/em><em>O Flamur kjo q\u00eb thua ti \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale se identifikimi dhe gjurmimi i vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. Kjo q\u00eb b\u00ebn ti \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme dhe n\u00ebse e ke prov\u00eb, pse nuk shkon ta dor\u00ebzosh n\u00eb prokurorin\u00eb e posa\u00e7me. Apo nj\u00eb prokurori t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00ebse ke instruktuar mb\u00ebshtet\u00ebsit tuaj, sipas teje na paskan ngelur votat n\u00eb Lond\u00ebr dhe i paskeni num\u00ebruar k\u00ebtu. E kuptoj se i shmangeni nj\u00eb beteje t\u00eb brendshme. Zgjedhjet kan\u00eb p\u00ebrfunduar dhe PS ka 856 177 vota, ju keni marr\u00eb 529354 vota, 300 mij\u00eb e kusur m\u00eb pak se ku iu kan\u00eb shkuar votat gjejini\u201d, replikoi Balla.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p><strong>Spiropali n\u00ebn urdhrat e Ram\u00ebs, i mbyll mikrofonin opozit\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Pasi blen\u00eb zgjedhjet me skema t\u00eb njohura si \u201ctreni bullgar\u201d, patronazhist\u00ebt dhe parat\u00eb e krimit, maxhoranca po p\u00ebrpiqet t\u2019u mbyll\u00eb goj\u00ebn deputet\u00ebve demokrat\u00eb q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr parregullsit\u00eb e r\u00ebnda t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb Kuvendit q\u00ebndron Elisa Spiropali e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nd\u00ebrpreu fjalimet e opozit\u00ebs me justifikimin se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb procedur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb episod i till\u00eb ndodhi edhe gjat\u00eb replik\u00ebs s\u00eb Flamur Nok\u00ebs, i cili iu referua raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur akuzat mbi manipulimin zgjedhor. Por nd\u00ebrhyrja e Spiropalit i nd\u00ebrpreu fjal\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Spiropali i mbyll mikrofonin Nok\u00ebs:<\/strong><em>\u00a0\u201c\u2026Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procedur\u00eb..\u00a0<\/em><em>U mor\u00ebt me koleg\u00eb, me ministrat. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procedur\u00eb Toni Gogu e ka fjal\u00ebn\u201d<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe Ministri i Shtetit Taulant Balla, i akuzuar nga opozita\u00a0si nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt e skem\u00ebs p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr kontroll elektoral, nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb relativizuar situat\u00ebn<\/p>\n<p><em>\u201cZgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb p\u00ebrfunduar.. Se ku ju kan\u00eb shkuar votat ju gjejeni..\u201d tha Taulant Balla<\/em><\/p>\n<p>Por p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj, Flamur Noka iu referua qart\u00eb raportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar<\/p>\n<p><em>\u201c\u00c7far\u00eb ndodhi m\u00eb 11 maj nuk kemi pse ta themi ne, e thot\u00eb raporti i OSBE\/ODIHR. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb.\u201d, iu pergjigj Noka.<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, Spiropali nuk lejoi as replik\u00ebn e kreut t\u00eb grupit parlamentar Gazment Bardhit ndaj saj. Bardhi theksoi se opozita po pengohej n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur, nd\u00ebrsa Spiropali e nd\u00ebrpreu s\u00ebrish me t\u00eb nj\u00ebjtin refren: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procedur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>Gazment Bardhi<\/em><\/strong><em>: \u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ebkat t\u00eb marr\u00ebsh fjal\u00ebn e t\u00eb flas\u00ebsh. Ka nj\u00eb dallim t\u00eb madh t\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb i dini dhe bashk\u00ebndani me ju p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Elisa Spiropali<\/em><\/strong><em>: Kjo nuk ishte procedur\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb k\u00ebng\u00eb nuk jan\u00eb analiz\u00eb. B\u00ebt\u00eb analiz\u00ebn e Vor\u00ebs jo tuaj\u00ebn.. \u201c<\/em><\/p>\n<p><strong>Gazment Bardhi<\/strong>: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb narkoshteti, q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb Troplini e t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja u intensifikua kur Bardhi p\u00ebrmendi lidhjet e dyshuara t\u00eb qeveris\u00eb me grupet kriminale.<\/p>\n<p><strong><em>Gazment Bardhi<\/em><\/strong><em>: Narkoshteti \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka 4 vite q\u00eb thot\u00eb opozita. Porti i Durr\u00ebsit i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion band\u00ebs s\u00eb Troplin\u00ebve. Ne e kemi th\u00ebn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e ju e keni mohuar. Vjen antimafia e ju thot\u00eb zonja Spiropali mos aktroni.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Spiropali<\/em><\/strong><em>: Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procedur\u00eb .. Nuk lejoj t\u00eb hidhni balt\u00eb. Zoti Bra\u00e7e e ka fjal\u00ebn. Uluni se jeni pa mikrofon<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjesin e sot\u00ebm, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali doli me urgjenc\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, ku hodhi akuza ndaj eurodeputet\u00ebve dhe institucioneve europiane, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi Komisioni i Jasht\u00ebm i Parlamentit Europian zhvilloi nj\u00eb seanc\u00eb urgjente p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Eurodeputet\u00ebt ngrit\u00ebn alarmin p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vend, duke p\u00ebrmendur zgjedhjet e kontestuara, p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuar, korrupsionin, kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb dhe lirin\u00eb e medias. V\u00ebzhguesi kryesor i PE p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, Michael Gahler, u shpreh hapur:<\/p>\n<p><strong><em>Michael Gahler<\/em><\/strong>:\u00a0<em>\u201cPushteti i Edi Ram\u00ebs mbahet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga struktura kriminale q\u00eb nuk lejojn\u00eb ndryshimin. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse situata n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndryshon.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Parlamenti Europian pritet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mision faktmbledh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Gjekmarkaj-mazhoranc\u00ebs: Ju n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb keni humbur!\u00a0<\/strong><strong>Jeni b\u00ebr\u00eb viktima t\u00eb zellit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend ka folur n\u00eb lidhje me rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Gjekmarkaj u shpreh se denoncon zgjedhjet t\u00eb cilat i ka cil\u00ebsuar nj\u00eb fars\u00eb. Sipas tij zgjedhjet nuk ishin t\u00eb lira dhe as t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj shtoi se zgjedhjet ishin t\u00eb kontrolluara dhe komanduara nga qeveria. Ai theksoi se qeveria mendon se ka fituar zgjedhjet por sipas tij ata kan\u00eb humbur pasi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb viktima t\u00eb urdhrit t\u00eb n\u00ebnshtrimit dhe sundimit t\u00eb kyeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p><em>\u201cSot nuk ngrihem p\u00ebr t\u00eb komentuar nj\u00eb rezultat ne kete foltore! Ngrihem p\u00ebr t\u00eb denoncuar nj\u00eb fars\u00eb. Ngrihem p\u00ebr t\u00eb kontribuar me modesti per t\u00eb mjekuar nj\u00eb plag\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnden n\u00eb historin\u00eb bashkohore! Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as t\u00eb lira, as t\u00eb ndershme, as p\u00ebrfaq\u00ebsuese.Ato ishin nj\u00eb proces i kontrolluar, nj\u00eb teat\u00ebr i pushtetit, nj\u00eb simulak\u00ebr demokracie. Partia Socialiste, Partia shtet, Qeveria shtet dhe Kryeministri Edi Rama, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb organizonin nj\u00eb gar\u00eb reale, zgjodh\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn nj\u00eb proces t\u00eb mbyllur, ku \u00e7do element ishte i kontrolluar dhe i komanduar politikisht dhe shtet\u00ebrisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Si ndodhi kjo? Me p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs publike si instrument elektoral, jo si sh\u00ebrbim p\u00ebr qytetar\u00ebt; Me presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga grupe kriminale n\u00eb lagje, n\u00eb bashki, n\u00eb \u00e7do qend\u00ebr qend\u00ebr bllokimi dhe jo votimi ; Me shkelje t\u00eb hapura t\u00eb Kodit Zgjedhor, p\u00ebrmes bonuseve elektorale, premtimeve t\u00eb rreme dhe gjobave selektive; Me manipulimin e vot\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs, duke u mohuar bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn themelore p\u00ebr t\u00eb votuar lirsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente. K\u00ebto veprime zhvlehsuan at\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb gjasm\u00eb i dham\u00eb diaspor\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb ua nxorr\u00ebm p\u00ebr hund\u00ebsh;<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe me nj\u00eb tutelim selektiv t\u00eb biznesit, ku p\u00ebrfitimet dhe mbrojtja u jepen vet\u00ebm oligarkeve dhe atyre q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb pushtetit, duke nd\u00ebshkuar konkurrenc\u00ebn dhe duke kufizuar lirin\u00eb ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Koleg\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, Ju e nis\u00ebt k\u00ebt\u00eb udhetim regresist duke izoluar liderin e opozit\u00ebs, z. Sali Berisha. Ky akt d\u00ebshmoi nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb i ngjan nj\u00eb regjimi t\u00eb vjet\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs fatkeq\u00ebsisht jeni, sesa nj\u00eb demokracie q\u00eb aspiron standarde europiane. N\u00eb ligj\u00ebrimin tuaj, d\u00ebshmohet nj\u00eb p\u00ebrpjekje e orkestruar p\u00ebr t\u00eb shpallur opozit\u00ebn t\u00eb panevojshme: p\u00ebr ta p\u00ebr\u00e7muar, p\u00ebr ta futur at\u00eb n\u00ebn presion, p\u00ebr ta tallur p\u00ebr ta shtypur, denigruar asgjesuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, secili prej jush i ka hequr vetes garancit\u00eb sublime q\u00eb pluralizmi i siguron nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb aspirat\u00eb ka standartet demokratike. Po vraponi drejt s\u00eb panjohur\u00ebs me nj\u00eb naivitet t\u00eb rreziksh\u00ebm.Dhe nuk do t\u00eb keni koh\u00eb t\u00eb pendoheni. Sot, nuk jeni m\u00eb individ\u00eb me identitet politik. Jeni kthyer n\u00eb numra, n\u00eb pritje t\u00eb urdhrave nga nj\u00eb person i vet\u00ebm, q\u00eb po e shnd\u00ebrron Partin\u00eb Socialiste n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli absolut.\u00a0<\/em><em>Ju po e vrisni Republik\u00ebn nga frika, jo nga kurajo. Ju jeni atentator\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tuaj, sepse duke hequr dor\u00eb nga liria juaj dhe nga pluralizmi, po vulosni fatin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb do t\u00eb ngelet e bllokuar n\u00eb dilema ekzistenciale.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Socialiste, ashtu si funksionon sot, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike, por nj\u00eb makineri dhune dhe pushteti q\u00eb po shkat\u00ebrron themelet demokratike t\u00eb vendit ton\u00eb. Ju duartrokisni sepse mendoni se keni fituar, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, keni humbur. Jeni b\u00ebr\u00eb viktima t\u00eb zellit, t\u00eb urdhrit dhe t\u00eb n\u00ebnshtrimit. Prandaj sot, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, po ju them: Zgjedhjet e 11 majit nuk i sh\u00ebrbyen demokracis\u00eb. Nuk i sh\u00ebrbyen qytetarit. Nuk i sh\u00ebrbyen Shqip\u00ebris\u00eb. Ato i sh\u00ebrbyen vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllimi:<\/em><\/p>\n<p><em>Vazhdimit t\u00eb sundimit t\u00eb pakic\u00ebs mbi shumic\u00ebn, sundimit personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs mbi ju dhe mbi \u00e7do qytetar q\u00eb e pranon sundimin. Sot, sundimi i mazhoranc\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tirani ndaj shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot sundimi i shumic\u00ebs qeveris\u00ebse jolegjitime, n\u00eb fakt pakic\u00ebs q\u00eb shtiret si shumic\u00eb me vota t\u00eb rr\u00ebmbyera, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tirani ndaj shumic\u00ebs s\u00eb qytetareve. T\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs, ju q\u00eb sot e quani k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u201cfitore\u201d, kujtoni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali:<\/em><\/p>\n<p><em>Ju nuk e mund\u00ebt Partin\u00eb Demokratike. Ju e mund\u00ebt Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast! Shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb punuar kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, ju e dini vet\u00eb si i th\u00ebrret Historia!<\/em><\/p>\n<p><em>Duke ndalur rrotacionin, nuk keni ruajtur stabilitetin, por keni ndalur qarkullimin e ideve. Keni ndalur besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, keni shkelur garancit\u00eb kushtetuese dhe barazin\u00eb para ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Keni ndaluar besimin e qytetarit te vota, keni cenuar dinjitetin e tij, i keni vjedhur atij garancit\u00eb kushtetuese e barazin\u00eb para ligjit!<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, i keni mohuar vetes mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jeni njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb. Sepse kur nj\u00eb sistem funksionon vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim, as ju nuk jeni m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/em><\/p>\n<p><em>Jeni kthyer n\u00eb peng t\u00eb pushtetit q\u00eb mendoni se keni. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb garonit me ide, garuat me presion. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fitonit zemrat e qytetar\u00ebve, fituat frik\u00ebn dhe urrejtjen e tyre. Por urrejtja nuk nd\u00ebrton paqe. Frika nuk nd\u00ebrton demokraci. Frika nd\u00ebrton heshtje. Dhe heshtja koleg\u00eb \u00ebsht\u00eb fundi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, rrotacioni \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb sh\u00ebndeti, jo kriz\u00eb. Sepse asnj\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Asnj\u00eb manipulim nuk zgjat pafund\u201d,<\/em>\u00a0tha Gjekmarkaj.<\/p>\n<p><strong>Tonin Gogu: Zoti ta ruaj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga ata q\u00eb jan\u00eb gati ta djegin<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti socialist, Tonin Gogu u shpreh n\u00eb Kuvend se raporti i Parlamentit Europian tregoi se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pararoj\u00eb e integrimit. Gogu tha se shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb aty ku nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb paradhom\u00ebn e PE.<\/p>\n<p>Duke ironizuar opozit\u00ebn, deputeti socialist tha se n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u201ckemi edhe profet\u00ebt e rr\u00ebnimit q\u00eb thon\u00eb gjith\u00e7ka ka marr\u00eb fund\u201d.<\/p>\n<p>Tonin Gogu: \u201c<em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pararoj\u00eb e integrimit, jo u tha dje me z\u00eb t\u00eb part\u00eb n\u00eb PE, u tha n\u00eb progres raportin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, e than\u00eb me gjuh\u00ebn e shifrave, vler\u00ebsimit institucional, standardeve europiane, si\u00e7 din\u00eb ta thon\u00eb ata.\u00a0Ne shqiptar\u00ebt nuk jemi m\u00eb bishti i Ballkanit, por kreu i Ballkanit n\u00eb paradhom\u00ebn e BE, jemi aty ku nuk kemi qen\u00eb kurr\u00eb. Pastaj kemi edhe profet\u00ebt e rr\u00ebnimit q\u00eb thon\u00eb gjith\u00e7ka ka marr\u00eb fund.\u00a0Narko-shtet thot\u00eb ai madh\u00ebshtori, narko-regjim thot\u00eb Flamuri, narko-diktatur\u00eb thot\u00eb Gazi, ndryshe thon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb kontrasti i v\u00ebrtet\u00eb. Zoti ta ruaj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga ata q\u00eb jan\u00eb gati ta djegin se nuk e qeverisin dot\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Bardhi: Task \u2013 Forca e prokurorive dhe KQZ, mekanizmi q\u00eb vodhi zgjedhet<\/strong><\/p>\n<p>Kreu i grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Gazment Bardhi gjat\u00eb seanc\u00ebs se kuvendit ka dekaruarse Task \u2013 Forca e prokurorive dhe KQZ ishte nj\u00eb alibi p\u00ebr justifikuar grabitjen e zgjedhjeve nga narkoshteti.<\/p>\n<p>Ai u shpreh sot n\u00eb Kuvend se ishte opozita ajo q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se krimi i organizuar ka marr\u00eb peng zgjedhjet por ishte shefi i delegacionit t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr 11 majin.<\/p>\n<p>Bardhi u shpreh se vet\u00eb v\u00ebzhguesit e OSBE\/ODIHR kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se krimi i organizuar kishte marr\u00eb peng zgjedhjet e qarkut t\u00eb Elbasanit. Ai tha se k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta nuk i thot\u00eb m\u00eb opozita dhe nuk mund t\u00eb fshihen.<\/p>\n<p><strong>Bardhi:<em>\u00a0\u201c<\/em><\/strong><em>Jan\u00eb firmosur shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, si firmosja e Inceneratorit. Para se t\u00eb merresh kush ka firmosur cfar\u00eb, shih cfar\u00eb ke firmosur vet\u00eb. Nuk e ka th\u00ebn\u00eb opozita se zgjedhjet u mor\u00ebn peng nga krimi i organizuar, e ka th\u00ebn\u00eb shefi i delegacionit t\u00eb PE p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se m\u00eb v\u00ebzhguesit e OSBE\/ODIHR, n\u00eb Elbasan krimi i organizuar kisht\u00eb marr\u00eb zgjedhjet peng n\u00eb at\u00eb qark. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb nuk i thot\u00eb opozita. Ju mundoheni ti fshihni po nuk fshihen dot m\u00eb.\u00a0<\/em><em>K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra kaq serioze sa nuk shp\u00ebrlahen as me lutje\u2026.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><em>\u2026Gara duhet t\u00eb jete e barabart\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb nuk e themi n\u00eb q\u00eb ju i keni p\u00ebrdorur k\u00ebto, nga policia tek sh\u00ebrbimi informativ i shtetit, nga prokuroria tek \u00e7do zyr\u00eb e shtetit me licenca tendera, koncesione, para korrupsioni e t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E n\u00eb fund meqen\u00ebse zot\u00ebris\u00eb i kishin sjell at\u00eb letr\u00ebn dhe g\u00ebnjeu k\u00ebtu hapur, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb at\u00eb let\u00ebr q\u00eb ne kemi shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb do kancelari nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb keni b\u00ebr\u00eb edhe ju, ve\u00e7se ju ndryshe nga ne nuk keni marr\u00eb autor\u00ebsin\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb por ja keni l\u00ebn\u00eb fatur\u00ebn Task \u2013 Forc\u00ebs. Pra alibia juaj e vetme p\u00ebr dhunimin e zgjedhjeve ishte q\u00eb prokuroria e posa\u00e7me, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe KQZ kan\u00eb ngritur nj\u00eb task forc\u00eb q\u00eb u p\u00ebrbetua q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte namin. N\u00eb fakt u shnd\u00ebrrua n\u00eb vet\u00ebm mekanizmin tuaj apo alibin\u00eb tuaj p\u00ebr t\u00eb mbuluar abuzimin q\u00eb b\u00ebt\u00eb me zgjedhjet e 11 majit. Dhe n\u00ebse do kishte patur krime do ishin ngritur, Celibashi, \u00c7ela apo Dumani p\u00ebr ti goditur k\u00ebto krime zgjedhore. N\u00eb fakt nuk godit\u00ebn krimet zgjedhore dhe as nuk guxuan q\u00eb ti godisnin. Se e v\u00ebrteta ishte se Task \u2013 Forca e ngritur ishte thjesht mekanizmi q\u00eb ju vut\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje si alibi p\u00ebr t\u00eb grabitur zgjedhjet\u2026\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Balla: Jenisherin do t\u2019ia japim Silvnjos q\u00eb t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb skem\u00eb \u201cfituese\u201d ndaj Serbis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ministri i Shtetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Taulant Balla ka ironizuar deputet\u00ebt e opozit\u00ebs p\u00ebr humbjen e zgjedhje t\u00eb 11 Majit.<\/p>\n<p>Ai i quajti deputet\u00ebt e opozit\u00ebs \u201clodra t\u00eb Sali Berish\u00ebs\u201d, q\u00eb sipas tij jan\u00eb turrur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pis Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cPS ju ka mundur, ju kemi mundur t\u00eb pakt\u00ebn me vota jo me mandate edhe ne 2005 dhe 2009. Pastaj nga 2013 ju kemi mundur \u00e7do vit e m\u00eb thell\u00eb. Ju problemin s\u2019e keni me neve, e keni se n\u00eb 2025 keno marr\u00eb m\u00eb pak vota se n\u00eb 2021 edhe pse fut\u00ebt brenda vetes edhe \u00e7\u2019kishte mbetur nga kockat e Baba Likes, edhe pse fut\u00ebt brenda vetes lloj lloj, edhe gjeniun e ri t\u00eb futbollit komb\u00ebtar, Sel Jenisherin t\u00eb cilin ju lutem na gjeni ndonj\u00eb num\u00ebr kontakti tia japim Silvnjos se mund t\u00eb na jap\u00eb ndonj\u00eb skem\u00eb t\u00eb papame, mqs skema e zgjedhjeve nuk ju funksionoi t\u00eb pakt\u00ebn ta p\u00ebrdorim ndeshjen me Serbin\u00eb. Dhe ua paskemi ne fajin ju. Flamur ku i keni humbur votat, ku ju shkuan?<\/em><\/p>\n<p><em>Prij\u00ebsi yt legjendar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me radh\u00eb nga 1997 q\u00eb nuk pranon rezultatin e humbjeve. Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb thoshte n\u00eb 2013 m\u00eb vodh\u00ebn zgjedhjet, pastaj me radh\u00eb. Pastaj m\u00ebsoi Lulin, mendoja se i thoshte nga vetja k\u00ebto q\u00eb pas \u00e7do humbje \u201clufta vazhdon\u201d, ku e dija un\u00eb q\u00eb ia paska m\u00ebsuar Saliu k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pse qesh Flamur, ma ka th\u00ebn\u00eb pra. E di \u00e7\u2019do shohim ne.\u00a0<\/em><em>Kjo gj\u00ebja do t\u00eb vazhdoj\u00eb.\u00a0<\/em><em>Flamur kam 5 minuta, t\u00eb ka ngelur nga Luli nuk di t\u00eb num\u00ebrosh. Po ta p\u00ebrdor emrin aq shpesh se mezi pres replik\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr PD. Jeni pengje t\u00eb nj\u00eb mallkimi t\u00eb madh q\u00eb e ka emrin Sali Berisha, jeni thjesht disa lodra q\u00eb jeni turrur t\u00eb b\u00ebni pis Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d<\/em>, tha Balla.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mungon-rama-e-berisha-nga-vjedhja-e-votes-bandat-deri-tek-perplasjet-cfare-ndodhi-sot-ne-kuvend-e-plote\/\">Mungon Rama e Berisha\/ Nga vjedhja e vot\u00ebs, bandat deri tek p\u00ebrplasjet, \u00e7far\u00eb ndodhi sot n\u00eb Kuvend (E PLOT\u00cb)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti \u00ebsht\u00eb mbledhur k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte p\u00ebr seanc\u00ebn plenare, ku pritet t\u00eb kalojn\u00eb ligjet dhe vendimet e fundit t\u00eb k\u00ebsaj legjislature.. Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha, nuk jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb ndodhet n\u00eb Bruksel. Seanca plenare e k\u00ebsaj t\u00eb enjteje n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb nisi mes debatesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24630","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24630\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}