{"id":24541,"date":"2025-06-04T18:30:10","date_gmt":"2025-06-04T18:30:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/04\/mali-i-zi-do-te-prodhoje-drone-ne-bashkepunim-me-shba-ne\/"},"modified":"2025-06-04T18:30:10","modified_gmt":"2025-06-04T18:30:10","slug":"mali-i-zi-do-te-prodhoje-drone-ne-bashkepunim-me-shba-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/04\/mali-i-zi-do-te-prodhoje-drone-ne-bashkepunim-me-shba-ne\/","title":{"rendered":"Mali i Zi do t\u00eb prodhoj\u00eb dron\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me SHBA-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Autoritetet malazeze planifikojn\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb prodhimin e dron\u00ebve pa pilot, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb kompani nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe seria e par\u00eb do t\u2019i dhurohet Ukrain\u00ebs, shkruan n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Kjo qeveri thekson se kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me orientimin strategjik t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe se, mes tjerash, ajo do t\u00eb forcoj\u00eb industrin\u00eb vendase t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb kapacitetet e Ushtris\u00eb n\u00eb raport me NATO-n, do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb nevojat mbrojt\u00ebse t\u00eb Ukrain\u00ebs, si dhe do ta pozicionoj\u00eb Malin e Zi si nj\u00eb furnizues t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pajisjeve m\u00eb moderne t\u00eb mbrojtjes n\u00eb tregun global\u201d, sipas Qeveris\u00eb malazeze.<\/p>\n<p>Se kur do t\u00eb filloj\u00eb prodhimi, nuk dihet, e as sa para do t\u2019i ndajn\u00eb autoritetet malazeze p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument thuhet se marr\u00ebveshja me vler\u00eb deri n\u00eb 15 milion\u00eb dollar\u00eb, do t\u00eb mb\u00ebshtetet nga administrata amerikane e udh\u00ebhequr nga presidenti Donald Trump.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, k\u00ebto jan\u00eb parat\u00eb q\u00eb SHBA-ja i ka ndar\u00eb p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur m\u00eb 29 maj, Qeveria e Malit t\u00eb Zi miratoi nj\u00eb \u201clet\u00ebr-q\u00ebllim\u201d p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb prodhimin e sistemeve t\u00eb avion\u00ebve pa pilot (UAS) dhe zhvillimin e eksporteve nga aeroportet malazeze.<\/p>\n<p>Kjo let\u00ebr do t\u00eb n\u00ebnshkruhet s\u00eb shpejti nga z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe drejtori i kompanis\u00eb By Light professional IT services LLC., Robert J. Donahue.<\/p>\n<p>Ajo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hyrje n\u00eb kontrat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Ministria e Gjeloshajt nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se ku do t\u00eb nd\u00ebrtohet fabrika, kur duhet t\u00eb filloj\u00eb prodhimin dhe sa njer\u00ebz do t\u00eb pun\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Mali i Zi, gjithashtu, konfirmon me dokumente se do t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb legjislative p\u00ebr prodhimin dhe eksportin e komponent\u00ebve ushtarak\u00eb dhe t\u00eb materialeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Aktualisht, Qeveria \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb nj\u00eb projektligj p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb gati deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb marrin pjes\u00eb tet\u00eb ministri, Agjencia p\u00ebr Aviacion Civil dhe Aeroporti i Podgoric\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi do t\u00eb ndaj\u00eb gjithashtu fonde p\u00ebr krijimin e nj\u00eb kapaciteti prodhues p\u00ebr sisteme ajrore pa pilot, n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanin\u00eb By Light dhe partnerin e saj 4WINDS LLC, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb themelojn\u00eb nj\u00eb kompani n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr nevojat e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja parashikon shfryt\u00ebzimin e kompanive nga Mali i Zi dhe rajoni p\u00ebr testimin e teknologjive ajrore dhe n\u00ebnujore t\u00eb sistemeve pa pilot.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrmenden dy kompani nga veriu i Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilat merren me prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe eksploziv\u00ebve \u2013 Tara Aerospace nga Mojkovci dhe Poliex nga Beranja.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, ato kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit, por, nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb privatizuar.<\/p>\n<p>Qeveria i ka ruajtur 12.5 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb Tara, e cila \u00ebsht\u00eb e specializuar p\u00ebr sistemet e siguris\u00eb ajrore dhe vitin e kaluar e ka mbyllur me mbi 8.6 milion\u00eb euro fitim.<\/p>\n<p>Poliex n\u00eb Berane, q\u00eb prodhon eksploziv\u00eb, ka operuar gjithashtu me mbi 4.2 milion\u00eb euro fitim.<\/p>\n<p>N\u00eb ueb-faqen e kompanis\u00eb amerikane By Light mund t\u00eb gjenden kat\u00ebr lloje dron\u00ebsh.<\/p>\n<p>Aty thuhet se k\u00ebto mjete fluturuese kan\u00eb \u201ckoh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb fluturim dhe zhurm\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht ofrojn\u00eb kapacitete t\u00eb shum\u00ebfishta operacionale si n\u00eb aj\u00ebr, ashtu edhe n\u00eb uj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb moderni mes tyre \u00ebsht\u00eb HALO-6 VTOL, ngarkesa maksimale e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb 27.2 kilogram\u00eb dhe mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb aj\u00ebr deri n\u00eb dhjet\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo kompani ofron gjithashtu trajnime p\u00ebr pilot\u00eb dron\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ajo dhe deg\u00ebt e saj kan\u00eb fituar kontrata t\u00eb vlefshme me institucionet amerikane.<\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi zotohet se do t\u2019i dhuroj\u00eb Ukrain\u00ebs serin\u00eb e par\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb sistemeve pa pilot dhe t\u00eb pajisjeve mbrojt\u00ebse shoq\u00ebruese.<\/p>\n<p>\u201cKonflikti i vazhduesh\u00ebm n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00ebnvizon nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr sisteme UAS dhe transportin e sigurt t\u00eb materialeve t\u00eb rrezikshme\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Dron\u00ebt p\u00ebrdoren shpesh n\u00eb konfliktin mes forcave ruse dhe ukrainase, i cili mori hov pasi Rusia nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fqinjit t\u00eb saj n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u2013 an\u00ebtar i NATO-s dhe vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 i ka ofruar Ukrain\u00ebs ndihm\u00eb ushtarake prej 11.3 milion\u00eb eurosh q\u00eb nga fillimi i pushtimit, ka strehuar qytetar\u00eb ukrainas dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb voni, Mali i Zi dhe Ukraina kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr tekstin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje dhjet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb bashk\u00ebpunimit, e cila i referohet mb\u00ebshtetjes n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb sulmi t\u00eb armatosur, investimeve n\u00eb industrin\u00eb e mbrojtjes, bashk\u00ebpunimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe rind\u00ebrtimit t\u00eb vendit t\u00eb shkat\u00ebrruar nga lufta.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar ende.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje e ngjashme me Ukrain\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar deri m\u00eb tani nga tridhjet\u00eb vende \u2013 kryesisht an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/04\/mali-i-zi-do-te-prodhoje-drone-ne-bashkepunim-me-shba-ne\/\">Mali i Zi do t\u00eb prodhoj\u00eb dron\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me SHBA-n\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet malazeze planifikojn\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb prodhimin e dron\u00ebve pa pilot, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb kompani nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe seria e par\u00eb do t\u2019i dhurohet Ukrain\u00ebs, shkruan n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. Kjo qeveri thekson se kjo nism\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me orientimin strategjik t\u00eb Malit t\u00eb Zi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24541","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24541\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}