{"id":24528,"date":"2025-06-04T17:56:03","date_gmt":"2025-06-04T17:56:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/04\/i-penduari-tafani-rrefen-ne-gjkko-krimet-e-bandes-se-laert-haxhiut-e-vrau-kusheririn-trupin-ia-hodhi-ne-liqen\/"},"modified":"2025-06-04T17:56:03","modified_gmt":"2025-06-04T17:56:03","slug":"i-penduari-tafani-rrefen-ne-gjkko-krimet-e-bandes-se-laert-haxhiut-e-vrau-kusheririn-trupin-ia-hodhi-ne-liqen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/04\/i-penduari-tafani-rrefen-ne-gjkko-krimet-e-bandes-se-laert-haxhiut-e-vrau-kusheririn-trupin-ia-hodhi-ne-liqen\/","title":{"rendered":"I penduari Tafani rr\u00ebfen n\u00eb GJKKO krimet e band\u00ebs s\u00eb Laert Haxhiut: E vrau kush\u00ebririn, trupin ia hodhi n\u00eb liqen"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb GJKKO, i penduari i drejt\u00ebsis\u00eb Artan Tafani, i cili zbardhi 17 krime t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Laert Haxhiut. Tafani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me pyetjet e prokurorit Behar Dibra, ku ka rr\u00ebfyer rrug\u00ebtimin e tij kriminal dhe lidhjet me emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb Lushnj\u00eb.<\/p>\n<p>Tafani ka treguar se prej vitesh kishte jetuar si emigrant n\u00eb Greqi, ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm me drog\u00eb. \u201cKam qen\u00eb emigrant n\u00eb Greqi, jam marr\u00eb me drog\u00eb atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, ku n\u00eb vitin 2015 u arrestova p\u00ebr vjedhje\u201d, tha Tafani nd\u00ebrsa shtoi se ishte p\u00ebrdorues droge dhe kishte nj\u00eb histori t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, kur n\u00eb vitin 1997 babai i tij u vra n\u00eb fshatin Karbunar\u00eb dhe ai u largua s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Aty familja kishte nj\u00eb biznes me materiale nd\u00ebrtimi dhe ai punoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme n\u00eb fillim. Megjithat\u00eb, m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrfshi s\u00ebrish n\u00eb vepra kriminale dhe u arrestua p\u00ebr nj\u00eb vjedhje.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb emigrant n\u00eb Greqi, jam marr\u00eb me drog\u00eb atje. Kisha probleme, pastaj jam kthyer ne Shqip\u00ebri, ku n\u00eb vitin 2015 u arrestova p\u00ebr vjedhje. Kisha probleme ekonomike, e vuajta d\u00ebnimin ne burgun e Rrogozhin\u00ebs dhe Kosov\u00ebs n\u00eb Lushnje. Kam qen\u00eb dhe p\u00ebrdorues droge. N\u00eb 1997 me vran\u00eb baban\u00eb n\u00eb fshatin Karbunar\u00eb dhe ika me n\u00ebn\u00ebn n\u00eb Greqi. Isha i vog\u00ebl, kishim nj\u00eb biznes familjar\u00eb me materiale nd\u00ebrtimi. Fillimisht punova pun\u00eb t\u00eb ndershme n\u00eb Greqi me boj\u00ebra, lyerje. N\u00eb 2006 q\u00eb erdha n\u00eb Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain pun\u00eb nd\u00ebrtim dhe lyerje, lash edhe drog\u00ebn, por m\u00eb pas u ngat\u00ebrrova prap\u00eb dhe rash\u00eb n\u00eb burg n\u00eb 2015 sepse vodha nj\u00eb \u00ebestern union. Aty me d\u00ebrgonin lek\u00eb njer\u00ebzit e af\u00ebrm nga Greqia. Pas disa muajsh m\u00eb arrestuan dhe u d\u00ebnova 6 vite burg\u201d, tha Tafani.<\/p>\n<p>N\u00eb paraburgim, Tafani tregon se u njoh me disa djem nga Lushnja, pas nj\u00eb ngjarjeje ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Sipas tij, arma e p\u00ebrdorur u gjet n\u00eb stanin e babait t\u00eb Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. \u201cPas ngjarjes erdhi Lulzim Spahiu n\u00eb paraburgim, m\u00eb pas edhe Qamil Haxhiu. Me Lulzimin ndenj\u00ebm aty bashk\u00eb,\u201d d\u00ebshmoi Tafani, nd\u00ebrsa ka treguar edhe takimin e par\u00eb me Laert Haxhiun pasi doli nga qelia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb paraburgim jam njohur me disa \u00e7una nga Lushnja, erdhi nj\u00eb Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait t\u00eb Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenj aty, pasi dola nga burgu e kam takuar te nj\u00eb karburant, i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu me d\u00ebrgoi fjal\u00eb Klajd Taullahu me tha do t\u00eb t\u00eb takoj\u00eb Lulzimi. Donte t\u00eb b\u00ebnim ndonj\u00eb puna me mall, pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e par\u00eb q\u00eb e takoja, Anterio Kaloshin e kisha n\u00eb burg ne Rrogozhin\u00eb, un vet\u00eb kam dhe emrin tjet\u00ebr Marius.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebr Laertin kisha d\u00ebgjuar vet\u00ebm n\u00eb TV, n\u00ebp\u00ebr lajme. U nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Dajt dhe u ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb restorant. Laerti m\u00eb thirri jasht\u00eb dhe m\u00eb tha: \u201cHajde flasim pak\u201d. At\u00eb nat\u00eb ndenj\u00ebm aty n\u00eb Dajt, mor\u00ebm nj\u00eb tip suite. Un\u00eb u tremba n\u00eb fakt, sepse thash\u00eb me vete: \u201cPse m\u00eb mor\u00ebn mua k\u00ebta?\u201d, sidomos kur pash\u00eb q\u00eb ishte Laert Haxhiu. M\u00eb tha: \u201cDo b\u00ebjm\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb, do t\u00eb ndihmoj un\u00eb me ndonj\u00eb mall\u201d, duke n\u00ebnkuptuar pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme, transport ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme. Mesa duket ai e dinte q\u00eb un\u00eb kisha v\u00ebshtir\u00ebsi me lek\u00ebt. T\u00eb nes\u00ebrmen, Laerti dhe Ligori ik\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Un\u00eb u takova me Klajdin dhe Lulzimin dhe m\u00eb pas u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Lushnj\u00eb. Gjat\u00eb rrug\u00ebs m\u00eb dhan\u00eb 500 euro, dhe 500 euro t\u00eb tjera m\u2019i dhan\u00eb pas 2-3 dit\u00ebsh\u201d, tha Tafani.<\/p>\n<p>Tritolin e par\u00eb q\u00eb vendosi ishte ndaj nj\u00eb borxhliu droge. Planin thot\u00eb se e b\u00ebri me Haxhiun. Megjithat\u00eb, para gjykat\u00ebs tregon frik\u00ebn dhe prov\u00ebn q\u00eb Haxhiu ia kishte imponuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim tjet\u00ebr m\u00eb than\u00eb t\u00eb vendosja nj\u00eb tritol n\u00eb Lushnj\u00eb, pasi i kishin dh\u00ebn\u00eb mall nj\u00ebrit dhe ky s\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb lek\u00ebt. I thash\u00eb dakord, \u00e7far\u00eb t\u2019i thoja? Q\u00eb nga dita e par\u00eb q\u00eb i takova kishte nj\u00eb lloj presioni mbi mua, s\u2019di si t\u2019ua shpjegoj.<\/p>\n<p>Tafani rr\u00ebfeu nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Dardh\u00eb me Laertin dhe Ligor Roma\u00e7k\u00ebn. At\u00eb nat\u00eb i tha se duhej t\u00eb vriste \u00c7ajup Selimin n\u00eb Tepelen\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb i penduari nxjerr n\u00eb pah autoritetin e fort\u00eb t\u00eb Haxhiut.<\/p>\n<p>M\u00eb thot\u00eb Laerti: \u201cDo b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pun\u00eb?\u201d Aty hapet muhabeti i vrasjes s\u00eb \u00c7ajup Selimit, n\u00eb Tepelen\u00eb. S\u2019e prisja. Q\u00eb nga momenti i par\u00eb isha n\u00eb presion, m\u00eb t\u00ebrhiqte n\u00eb nj\u00eb cep, s\u2019e di si ia arrinte. Z\u00ebrin e goj\u00ebs s\u2019e nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. \u201cDo ta b\u00ebsh?\u201d, m\u00eb thot\u00eb mua. S\u2019ma tha emrin at\u00eb nat\u00eb. Emrin e m\u00ebsova pasi u b\u00eb puna.<\/p>\n<p>Tafani rr\u00ebfen n\u00eb detaje p\u00ebr vrasjen e par\u00eb, at\u00eb t\u00eb \u00c7ajup Selimit. Plani ishte q\u00eb Ligor Roma\u00e7ka do e ndihmonte t\u00eb largohej, por nuk ndodhi. Pasi vrasja u krye, hodhi arm\u00ebn n\u00eb Vjos\u00eb dhe u nis p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb takuar Laertin. Nj\u00eb gabim fillestari mund t\u2019i kushtonte shtrenjt\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb Haxhiu ia b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb. \u201cUn\u00eb ika n\u00eb Tiran\u00eb te Laerti, n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Astir. M\u00eb b\u00ebrtiti Laerti: \u201cPse more at\u00eb xhaxhain n\u00eb celular, jo n\u00eb WhatsApp?\u201d M\u00eb ofendoi, m\u00eb shante. Nj\u00eb gabim t\u00eb b\u00ebje, ai e l\u00ebshonte goj\u00ebn. P\u00ebr vrasjen mora 25 mij\u00eb euro pas nj\u00eb jave, kurse Ligori nuk i mori, nuk ia dha ai Laerti.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr rr\u00ebfim trondit\u00ebs u b\u00eb nga Tafani, k\u00ebsaj here p\u00ebr vrasjen e kush\u00ebririt t\u00eb Laert Haxhiut, Fridman Xhaferrit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi l\u00ebvizte akoma, merrte frym\u00eb akoma. Pastaj i ram\u00eb me at\u00eb gom\u00ebn. E lidh\u00ebn me litar dhe e fut\u00ebn n\u00eb rezervuar. E lidh\u00ebn trupin edhe me gom\u00eb q\u00eb ta fundoste n\u00eb uj\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb e nxori n\u00eb sip\u00ebrfaqe, pastaj e lidh\u00ebm me gur\u00eb dhe e hodh\u00ebn brenda\u201d, rr\u00ebfeu Tafani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vrasje tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ajo e Elton Mermalit n\u00eb Peqin, i cili njihej si \u201ckinezi\u201d. Sipas t\u00eb penduarit, porosia dhe udh\u00ebzimet ishin t\u00eb Haxhiut, pasi kishte bindjen se Elton Mermali ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e djalit t\u00eb xhaxhait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Artan Tafani foli edhe p\u00ebr tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb avokatin Adriatik Doga, i cili sipas tij ishte kush\u00ebri i Haxhiut. Sipas d\u00ebshmis\u00eb, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte vendosur ta eliminonte.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje SPAK ka marr\u00eb t\u00eb pandehur 9 persona q\u00eb akuzohen p\u00ebr ngjarje kriminale n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit. Artan Tafani u arrestua n\u00eb shtator t\u00eb 2023 pasi grabiti me arm\u00eb nj\u00eb pik\u00eb k\u00ebmbimi valutor n\u00eb zon\u00ebn e Astirit dhe m\u00eb pas mori statusin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb duke zbardhur krimet e band\u00ebs s\u00eb Laert Haxhiun, mes t\u00eb cilave 4 vrasje n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 2 t\u00eb tjera n\u00eb Greqi. Mes rr\u00ebfimit ishte dhe planifikimi i Haxhiut p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb persona t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe at\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs, Merita Selimi.<\/p>\n<p>Ky grup kriminal nd\u00ebrmori disa vrasje ndaj personave t\u00eb cil\u00ebt i mendonte si pjes\u00ebtar t\u00eb grupit t\u00eb Aldo Bares n\u00eb Lushnj\u00eb, rivali i Laert Haxhiu. Lufta mes bandave t\u00eb Lushnj\u00ebs ka nisur pasi njer\u00ebz t\u00eb Aldo Bares i dogj\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb xhaxhait t\u00eb Laert Haxhiut, duke pasuar nj\u00eb seri vrasjesh.<\/p>\n<p>I penduari i drejt\u00ebsis\u00eb, Artan Tafani, rr\u00ebfeu k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb para togave t\u00eb zeza n\u00eb GJKKO historikun e vrasjes s\u00eb Albi Bashaliut, bashk\u00eb dhe Lul\u00ebzim Arapin, me urdh\u00ebr t\u00eb Laert Haxhis\u00eb, p\u00ebr nder t\u00eb Lorenc Lal\u00ebs.<\/p>\n<p>Tafani: Un\u00eb ndenja me Laertin pasi m\u00eb k\u00ebrkonte policia. Mor\u00ebm sht\u00ebpi me qira n\u00eb Astir, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shoqeje t\u00eb t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb Laertit. Pas vrasjes s\u00eb Elton Mermalit kemi b\u00ebr\u00eb dhe vrasjen e Albi Bashaliut.<\/p>\n<p>Tafani: Kjo vrasje sipas tyre do b\u00ebhej p\u00ebr nder p\u00ebr Lorenc Lal\u00ebn. Ne dakord ishim, se po ishte ai dakord, \u00e7far\u00eb t\u00eb thoshte do b\u00ebhej (Laerti). Vrasja do b\u00ebhej n\u00eb Peqin, do b\u00ebhej p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak \u00e7unat e tij. Viktima ishte me nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb shiste pula, zogj.<\/p>\n<p>Tafani: Mora nj\u00eb makin\u00eb me qira te rruga e Elbasanit dhe shkova n\u00eb Gjocaj t\u00eb Peqinit p\u00ebr t\u00eb takuar t\u00eb zotin e hallit. K\u00ebt\u00eb djalin e mora n\u00eb Rrogozhin\u00eb, do t\u00eb tregonte ku kishte sht\u00ebpin\u00eb Albi Bashaliu dhe ku e pinte kafen. K\u00ebtij djalit i kishin var\u00eb t\u00eb atin.<\/p>\n<p>Tafani: M\u00eb her\u00ebt isha dhe me Lulzimin dhe Laertin nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fshatin Gjocaj p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vendin, prap\u00eb me makin\u00eb me qira. I merrja me nj\u00eb patent\u00eb false. Kishim nj\u00eb garazh n\u00eb Astir t\u00eb Erisiano Abedinit ku mbanim nj\u00eb Audi p\u00ebr pun\u00eb, vrasje dmth. E mor\u00ebm at\u00eb, mor\u00ebm dhe nj\u00eb Benz me targa greke dhe ik\u00ebm me dy makina. Benzin e parkuam n\u00eb Rrogozhin\u00eb, Audin do e digjnim pas vrasjes. Shkuam me Lulzimin me arm\u00eb me vete, nj\u00eb TT ja blem\u00eb Bledar Berberit 1 milion lek\u00eb. Shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte her\u00ebt, ora 4:30 e m\u00ebngjesit. Erdhi viktima nga ora 8. E kishim l\u00ebn\u00eb si do vepronim. I gjuajta 2 plumba n\u00eb gjoks, 4 n\u00eb kurriz. Audi jon\u00eb nuk ndezi dhe u detyruam e dogj\u00ebm n\u00eb vend. Nga vendngjarja u larguam me makin\u00ebn e viktim\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn shkuam deri n\u00eb Rrogozhin\u00eb, ku e dogj\u00ebm dhe mor\u00ebm makin\u00ebn ton\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>I penduari i drejt\u00ebsis\u00eb, Artan Tafani, rr\u00ebfeu k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb para togave t\u00eb zeza n\u00eb GJKKO edhe zanafill\u00ebn dhe dinamik\u00ebn e vrasjes s\u00eb Elton Mermalit, me urdh\u00ebr t\u00eb Laert Haxhiut.<\/p>\n<p>Tafani thekson se vrasja e Elton Mermali, i njohur ndryshe dhe si \u201cKinezi\u201d, u b\u00eb porosi dhe udh\u00ebzime t\u00eb Laert Haxhiut, pasi ky i fundit kishte bindjen se Elton Mermali ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e xhaxhait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tafani: Laerti na tha q\u00eb do m\u00eb sillni Elton Mermalin. Ka qen\u00eb i band\u00ebs s\u00eb Aldo Bares, donte ta vriste. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb Greqi, thoshte p\u00ebr Mermalin se ai sapo kishte dal\u00eb nga burgu, ishte p\u00ebrdorues. Nuk ishte mir\u00eb ai, bridhte rrug\u00ebve. Un\u00eb e njihja, sepse e kam pasur n\u00eb paraburgim at\u00eb \u00e7unin. Na tha Laerti: \u201cNisuni p\u00ebr Lushnj\u00eb, do pres\u00ebsh Elton Mermalin.\u201d Na dha 300 euro, kan\u00eb qen\u00eb prerje 100, na i dha p\u00ebr rrug\u00eb. Mora Lul\u00ebzimin, u nis\u00ebm p\u00ebr Lushnj\u00eb. Kaluam p\u00ebr Peqin dhe do gjenim vend p\u00ebr ta vrar\u00eb, posht\u00eb urave e gjith\u00eb andej. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb flisnim me Laertin, na thoshte ai \u00e7far\u00eb do b\u00ebnim. Lul\u00ebzimin e shkret\u00eb e mori q\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e la pa shkoll\u00eb, pa familje, pa gj\u00eb. Ai foli me Lul\u00ebzimin n\u00eb chat, email, dhe i tha t\u00eb niseshim nat\u00ebn, t\u00eb gjenim Mermalin. Ta impononte gj\u00ebn\u00eb ai. E k\u00ebrkoj un\u00eb Mermalin v\u00ebrdall\u00eb, se gjej. Si p\u00ebrfundim, parkoj makin\u00ebn dhe e gjej p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. Hajde, i them un\u00eb k\u00ebtij, m\u00eb ndiq nga mbrapa. Marr makin\u00ebn un\u00eb dhe kthehem, m\u00eb ndjek ky mua. M\u00eb hip\u00ebn n\u00eb makin\u00eb dhe ik\u00ebm te sht\u00ebpia ime. Lul\u00ebzimi ishte te sht\u00ebpia ime, m\u00eb priste. I them un\u00eb k\u00ebtij: \u201cMarim Lul\u00ebzimin dhe nj\u00eb shokun tim dhe ikim, marrim mallin q\u00eb t\u00eb kam premtuar.\u201d Lul\u00ebzimi u nis p\u00ebrpara, ne mbrapa, i thash\u00eb e kemi fshehur te ferrat. Sa mb\u00ebrrit\u00ebm aty, i gjuajta un\u00eb atij nj\u00eb tek plumb sa vajt\u00ebm dhe ika me vrap. Arm\u00ebn ma dha Lulzim Arapi, ishte me silenciator. I gjuajti me dy plumba t\u00eb tjer\u00eb dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra af\u00ebr kur i gjuajti Lulzimi. Hip\u00ebm n\u00eb makin\u00eb dhe ik\u00ebm, un\u00eb isha n\u00eb timon. \u201cMere arm\u00ebn,\u201d i them un\u00eb, \u201cdhe \u00e7montoje,\u201d sa dol\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb kryesore Peqin-Elbasan. Ky po i hiqte fishek\u00ebt, se \u00e7far\u00eb b\u00ebri nj\u00eb gabim dhe shkrepi arm\u00ebn, plagosi veten n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, te gishti. I hyri plumbi tej p\u00ebr tej n\u00eb mish. U panikos\u00ebm, u \u00e7orientuam dhe pastaj i them Laertit un\u00eb. Aty te ura e Rrogozhin\u00ebs hodha silenciatorin dhe fishek\u00ebt q\u00eb ngel\u00ebn dhe ika, se kisha k\u00ebt\u00eb t\u00eb plagosur n\u00eb makin\u00eb. Po flisja me Laertin gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe dhe m\u00eb tha: \u201cMerr k\u00ebto ila\u00e7et p\u00ebr ta mjekuar.\u201d E marr, e \u00e7oj te sht\u00ebpia, e mjekoj atje.<\/p>\n<p>Tafani: Arm\u00ebn e hodha n\u00eb Lushnj\u00eb, karikatorin e hodha ve\u00e7, silenciatorin ve\u00e7, arm\u00ebn ve\u00e7. Nuk e gjet\u00ebn arm\u00ebn p\u00ebr vrasjen e Elton Mermalit. E mora Lul\u00ebzimin, e \u00e7ova n\u00eb Tiran\u00eb pastaj dhe u ktheva n\u00eb Lushnj\u00eb. Fola me Lul\u00ebzimin pastaj, m\u00eb tha \u00ebsht\u00eb gjet trupi i viktim\u00ebs. Nisa p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs nga rruga q\u00eb ik\u00ebn p\u00ebr Tiran\u00eb, nga Ndroqi. N\u00eb nj\u00eb restorant atje ishte Bledari me Laertin, po prisnin aty, bashk\u00eb me dy \u00e7una t\u00eb tjer\u00eb. Ishin polic\u00eb ata, nj\u00ebri ishte inspektor n\u00eb Elbasan, po hanin drek\u00eb aty. M\u00eb sugjeruan nj\u00eb parkim p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar makin\u00ebn time. Erdhi Laerti me Bledarin, ishin me Range Rover Sport, tipi i fundit, dhe m\u00eb mor\u00ebn te TEG-u, ik\u00ebm te Deluxi.<\/p>\n<p>Tafani: Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte ka marr\u00eb pjes\u00eb te vrasja e \u00e7unit t\u00eb xhaxhait t\u00eb Laertit. Ma ka shpjeguar p\u00ebrpara se t\u00eb vritej. I pranish\u00ebm ka qen\u00eb Lulzim Arapi kur na e ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb muhabet. Ka qen\u00eb prezent ai kur i kan\u00eb gjuajtur \u00e7unit t\u00eb xhaxhait. Mermali nuk ishte mir\u00eb ai, ishte si me probleme. E kam njohur n\u00eb Rrogozhin\u00eb n\u00eb burg, aty ishte mir\u00eb ai, pastaj pinte ila\u00e7e. Rrinte vet\u00ebm, mbante kok\u00ebn nga qielli, nuk p\u00ebrmendej. Mamaja e tij kishte nj\u00eb kafene t\u00eb vog\u00ebl. Elton Mermali njihej si \u201cKinezi\u201d. Edhe n\u00eb burg k\u00ebshtu njihej. Njihej dhe si Alban Semaku.<\/p>\n<p>I penduari i drejt\u00ebsis\u00eb Artan Tafani ka zbuluar n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij nj\u00eb tjet\u00ebr plan vrasjeje t\u00eb urdh\u00ebruar nga Laert Haxhiu, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ndaj avokatit Adriatik Guri, i cili sipas Tafanit, ishte edhe kush\u00ebri i tij. Sipas d\u00ebshmis\u00eb, Laerti dyshonte se avokati po ndihmonte kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte vendosur ta eliminonte. Por, Guri shp\u00ebtoi fal\u00eb nj\u00eb fqinji.<\/p>\n<p>Mora sht\u00ebpi me qira n\u00eb Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja un\u00eb avokatin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb e kam kush\u00ebri. Donte ta vriste Laerti, sepse sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. K\u00ebta, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kishin kamerat e policis\u00eb, kishin edhe kodin. K\u00ebta m\u00eb ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te sht\u00ebpia, solli nj\u00eb pistolet\u00eb \u201cCZ\u201d me dy silenciator\u00eb. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Un\u00eb rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thash\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebj dot, se e kam kush\u00ebri. E lam\u00eb q\u00eb do e b\u00ebnte Lulzimi. Nj\u00eb nat\u00eb na iku ai. Un\u00eb u p\u00ebrfshiva nga frika, jo p\u00ebr lek\u00eb. Tha ai (Laerti): \u201cDo b\u00ebhet.\u201d<\/p>\n<p>Lulzimi ishte gati ta q\u00ebllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. N\u00eb nj\u00eb moment, e dalloi nj\u00eb komshi aty dhe i tha: \u201c\u00c7far\u00eb b\u00ebn?\u201d Fati i avokatit, e shp\u00ebtoi Zoti. M\u00eb pas, Laerti e anulloi, tha: \u201cNuk do e b\u00ebjm\u00eb avokatin.\u201d Laerti ishte n\u00eb Greqi, na urdh\u00ebronte nga andej.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/i-penduari-tafani-rrefen-ne-gjkko-krimet-e-bandes-se-laert-haxhiut-e-vrau-kusheririn-trupin-ia-hodhi-ne-liqen\/\">I penduari Tafani rr\u00ebfen n\u00eb GJKKO krimet e band\u00ebs s\u00eb Laert Haxhiut: E vrau kush\u00ebririn, trupin ia hodhi n\u00eb liqen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb GJKKO, i penduari i drejt\u00ebsis\u00eb Artan Tafani, i cili zbardhi 17 krime t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Laert Haxhiut. Tafani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me pyetjet e prokurorit Behar Dibra, ku ka rr\u00ebfyer rrug\u00ebtimin e tij kriminal dhe lidhjet me emra t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit n\u00eb Lushnj\u00eb. Tafani ka treguar se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24528","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24528\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}