{"id":2445,"date":"2024-10-26T06:59:01","date_gmt":"2024-10-26T06:59:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/26\/nje-pergjigje-nga-ish-ministri-per-propaganden-e-rames-me-pensionet\/"},"modified":"2024-10-26T06:59:01","modified_gmt":"2024-10-26T06:59:01","slug":"nje-pergjigje-nga-ish-ministri-per-propaganden-e-rames-me-pensionet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/26\/nje-pergjigje-nga-ish-ministri-per-propaganden-e-rames-me-pensionet\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ish-ministri p\u00ebr propagand\u00ebn e Ram\u00ebs me pensionet"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ditmir Bushati<\/strong><\/p>\n<p>Para nj\u00eb viti ftova n\u00eb <strong><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?si=FHX28VzIhGZteYFg&amp;fbclid=IwY2xjawGIZu5leHRuA2FlbQIxMQABHeJqKutmE-Sb5mCWLg-vJz5TIK1_U0tInEnujQ0F4y7kSFRi79-SAuulFw_aem_xMvlOFl-AgBUEvaxlEksSg&amp;v=1LJmmgjtakw&amp;feature=youtu.be\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">podcastin<\/a><\/strong> tim \u201cPublic Square\u201d, Arjan Gjon\u00e7a, profesor n\u00eb Shkoll\u00ebn Ekonomike t\u00eb Londr\u00ebs (LSE) dhe ekspert i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e popullimit dhe t\u00eb arsimit, me t\u00eb cilin diskutova p\u00ebr tri rreziqe q\u00eb i kanosen shoq\u00ebris\u00eb shqiptare: I) skema e pensioneve; ii) kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor; iii) kujdesi shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb sfida p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrgjegjshme q\u00eb respekton kontributin e prind\u00ebrve duke hapur shtigjet e s\u00eb ardhmes p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Pasi, si\u00e7 thot\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb Jacques Attali: \u201cNuk mund t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb brezave t\u00eb shkuar dhe atyre t\u00eb ardhsh\u00ebm. T\u00eb par\u00ebv\u00eb ua ham\u00eb kontributin, t\u00eb dyt\u00ebve ua rr\u00ebnojm\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pozitiv fakti q\u00eb qeveria e ka kthyer si tem\u00eb dite skem\u00ebn e pensioneve, sikund\u00ebr fushat\u00ebn komunikuese me sip\u00ebrmarrjen p\u00ebr deklarimin real t\u00eb pagave, \u00e7ka ndihmon ekonomin\u00eb dhe skem\u00ebn e pensioneve. Mir\u00ebpo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto sfida t\u00eb adresohen dhe t\u00eb mos mbesin n\u00eb nivelin e retorik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, nevojitet ballafaqimi me politikat e zbatuara deri tani, sikund\u00ebr nd\u00ebrmarrja e reformave rr\u00ebnj\u00ebsore.<\/p>\n<p>Shifrat tregojn\u00eb se reforma e skem\u00ebs s\u00eb pensioneve t\u00eb vitit 2014 nuk dha efektin q\u00eb pritej. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb zgjeruar baza e kontribuesve, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb plakur, dhe forca aktive e pun\u00ebs vijon t\u00eb largohet nga vendi. Pensionist\u00ebt e rinj n\u00eb skem\u00eb n\u00eb vitin 2023 kan\u00eb kontribuar mesatarisht vet\u00ebm 27 vite, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2013 pensionist\u00ebt e rinj kontribuonin n\u00eb skem\u00eb mesatarisht 31 vite.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mb\u00ebshtetja buxhetore e skem\u00ebs s\u00eb pensioneve ka r\u00ebn\u00eb. N\u00eb vitin 2020 ajo ishte 1.96 % e Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB), nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023 vet\u00ebm 0.63% e PBB-s\u00eb. Ndaj, mosdeklarimi apo n\u00ebndeklarimi i pagave nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi faktor q\u00eb ka penguar rritjen e pensioneve. Hendeku financiar mes asaj \u00e7ka nevojitet dhe thellimit n\u00eb kontribut nga paguesit e tanish\u00ebm nuk mund t\u00eb mbushet pa zgjerimin e baz\u00ebs me kontribues t\u00eb rinj dhe pa mb\u00ebshtetje buxhetore, q\u00eb vjen si pasoj\u00eb e p\u00ebrcaktimit si prioritet nga ana e qeveris\u00eb. Skema e pensioneve nuk \u2018sh\u00ebrohet\u2019 dot vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ardhurave t\u00eb grumbulluara nga kontribuesit e sigurimeve shoq\u00ebrore. Pasi p\u00ebr shtes\u00ebn 16 mij\u00eb -18 mij\u00eb pensionist\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs duhet t\u00eb hyjn\u00eb 22 mij\u00eb \u2013 23 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kontribues t\u00eb rinj ne duhet t\u00eb pranojm\u00eb se skema e pensioneve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pika fundore e nj\u00eb sistemi q\u00eb n\u00eb thelb ka edhe dy element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mbrojtjen shoq\u00ebrore. K\u00ebto element\u00eb e kan\u00eb gjenez\u00ebn tek mir\u00ebqeverisja dhe modeli ekonomik.<\/p>\n<p>Pa rishikimin e modelit ekonomik t\u00eb tanish\u00ebm, i cili mb\u00ebshtetet n\u00eb \u201cprivatizimin e p\u00ebrfitimeve dhe shoq\u00ebrizimin e riskut\u201d, nuk mund t\u00eb ket\u00eb as skem\u00eb pensionesh t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe as frenim t\u00eb largimit t\u00eb njer\u00ebzve nga vendi. Ekonomia shqiptare mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb deg\u00eb si nd\u00ebrtimi apo turizmi, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si duhet t\u00eb zhvillohet vendi dhe nuk ofrojn\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Ne na duhet nj\u00eb ekonomi me produktivitet t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb bazohet tek dija, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb mesme t\u00eb q\u00ebndrueshme. Pa arsim cil\u00ebsor dhe dije \u00ebsht\u00eb i pamundur produktiviteti i lart\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, na duhet t\u00eb nxisim deg\u00ebt e reja t\u00eb zhvillimit q\u00eb bazohen tek industria e gjelb\u00ebr, t\u00eb zhvillojm\u00eb burimet energjitike, burimet minerare p\u00ebr zhvillimin e industris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dhe t\u00eb orientojm\u00eb burimet njer\u00ebzore drejt deg\u00ebve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nevojiten politika aktive q\u00eb form\u00ebsojn\u00eb ekonomin\u00eb e jet\u00ebs. Pra, m\u00eb shum\u00eb demokraci, m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebndet, m\u00eb shum\u00eb arsim, m\u00eb shum\u00eb ushqim t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, dhe natyrisht siguri.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb na duhet t\u00eb rishp\u00ebrndajm\u00eb burimet dhe t\u00eb ardhurat, por mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb rishp\u00ebrndajm\u00eb burimet e dijes dhe aft\u00ebsive p\u00ebrmes arsimit. Pabarazit\u00eb e statusit social-ekonomik, e t\u00eb ardhurave dhe mund\u00ebsive t\u00eb jet\u00ebs, nuk zgjidhen me fushata, l\u00ebmosh\u00eb, e as me gjelin e detit t\u00eb fundvitit. Ato duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin e veprimit t\u00eb nj\u00eb qeverisje q\u00eb orientohet p\u00ebr nga vlerat e t\u00eb majt\u00ebs demokratike.<\/p>\n<p><em><strong>\/Marr\u00eb nga FB i autorit \u2013 Titulli origjinal: \u00c7far\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb sot! Nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr prind\u00ebrit tan\u00eb dhe brezat e ardhsh\u00ebm\/<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ditmir Bushati Para nj\u00eb viti ftova n\u00eb podcastin tim \u201cPublic Square\u201d, Arjan Gjon\u00e7a, profesor n\u00eb Shkoll\u00ebn Ekonomike t\u00eb Londr\u00ebs (LSE) dhe ekspert i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e popullimit dhe t\u00eb arsimit, me t\u00eb cilin diskutova p\u00ebr tri rreziqe q\u00eb i kanosen shoq\u00ebris\u00eb shqiptare: I) skema e pensioneve; ii) kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor; iii) kujdesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2445","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2445\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}