{"id":24391,"date":"2025-06-03T18:49:43","date_gmt":"2025-06-03T18:49:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/analiza-si-po-e-shfrytezon-kina-terheqjen-e-perendimit-per-tu-zgjeruar-ne-ballkan\/"},"modified":"2025-06-03T18:49:43","modified_gmt":"2025-06-03T18:49:43","slug":"analiza-si-po-e-shfrytezon-kina-terheqjen-e-perendimit-per-tu-zgjeruar-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/analiza-si-po-e-shfrytezon-kina-terheqjen-e-perendimit-per-tu-zgjeruar-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Si po e shfryt\u00ebzon Kina t\u00ebrheqjen e Per\u00ebndimit p\u00ebr t\u2019u zgjeruar n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><span>Kina po e forcon ndikimin e saj n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebrmes fuqis\u00eb ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Forenzik\u00ebs Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar m\u00eb 3 qershor.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas analiz\u00ebs \u2013 projekt i financuar nga Ambasada amerikane n\u00eb Podgoric\u00eb \u2013 Pekini po shfryt\u00ebzon t\u00ebrheqjen e partner\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur pranin\u00eb e vet n\u00eb rajon p\u00ebrmes investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb, media dhe kultur\u00eb. Projektet infrastrukturore, sipas analiz\u00ebs, jan\u00eb kanali kryesor p\u00ebr hyrjen kineze n\u00eb rajon, shpesh t\u00eb shoq\u00ebruara me procedura jotransparente dhe rrezik p\u00ebr korrupsion.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00c7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb krahasim me konkurrent\u00ebt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb po u mund\u00ebsojn\u00eb kompanive kineze t\u00eb sigurojn\u00eb bashk\u00ebpunim me vendet e rajonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Ballkani Per\u00ebndimor sh\u00ebrben si trampolin\u00eb dhe ur\u00eb p\u00ebr shtrirjen e investimeve kineze n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, tha analisti i DFC-s\u00eb, Marko Banoviq.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nivel global, Kina \u2013 ndon\u00ebse formalisht neutrale n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 mb\u00ebshtet Rusin\u00eb. \u201cK\u00ebshtu arrin t\u00eb ruaj\u00eb partneritetin strategjik me Mosk\u00ebn, duke mbrojtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht interesat e veta ekonomike n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, vler\u00ebson Banoviq.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrmes iniciativave si \u201cBrezi dhe Rruga\u201d dhe angazhimit n\u00eb BRICS, Kina po synon t\u2019i vendos\u00eb themelet e nj\u00eb rendi t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku modeli i saj politik dhe ekonomik t\u00eb ket\u00eb rol qendror.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kina n\u00eb Serbi \u2013 partner strategjik<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Analiza e DFC-s\u00eb thekson se Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat ky\u00e7e t\u00eb ndikimit kinez n\u00eb Evrop\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet jan\u00eb forcuar sidomos pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Progresive Serbe dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit. Q\u00eb nga viti 2024, Kina \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aleati kryesor politik dhe ekonomik i Serbis\u00eb, sipas Banoviqit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2024, Kina ishte investitori i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb Serbi, pas BE-s\u00eb, me rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e investimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. N\u00eb Serbi operojn\u00eb 1.560 kompani me kapital kinez, q\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb rreth 20.600 persona. Kina \u00ebsht\u00eb partneri m\u00eb i madh tregtar i Serbis\u00eb, me nj\u00eb shk\u00ebmbim prej 5.7 miliard\u00eb eurosh \u2013 nga t\u00eb cilat 5.13 miliard\u00eb jan\u00eb import.<\/span><\/p>\n<p><span>Marr\u00ebveshja p\u00ebr tregti t\u00eb lir\u00eb nga korriku 2024 p\u00ebrfshin mbi 20.000 produkte, nga t\u00eb cilat 90 p\u00ebr qind do t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga taksat doganore.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga viti 2012 deri n\u00eb 2021, jan\u00eb identifikuar t\u00eb pakt\u00ebn 61 projekte me vler\u00eb totale 18.7 miliard\u00eb euro t\u00eb realizuara nga kompani kineze. Banka kineze Exim ka dh\u00ebn\u00eb kredi n\u00eb vler\u00eb 5.7 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrsa kompanit\u00eb kineze kan\u00eb investuar drejtp\u00ebrdrejt rreth 2 miliard\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Politikisht, Kina nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa Serbia mb\u00ebshtet politik\u00ebn e \u201cnj\u00eb Kine\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNdikimi kinez promovohet si model fitimtar p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, pa kushte politike \u2013 ndryshe nga BE-ja q\u00eb insiston n\u00eb sundimin e ligjit dhe reforma\u201d, thekson Banoviq.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndikimi kinez pasqyrohet edhe n\u00eb ndryshimet ligjore \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb Ligjin e Pun\u00ebs dhe ligjin p\u00ebr procedura t\u00eb ve\u00e7anta \u2013 t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb favorizuar investitor\u00ebt kinez\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kina i ka shitur Serbis\u00eb dron\u00eb dhe sistemin antiajror FK-3, duke e zgjeruar tregun e saj t\u00eb arm\u00ebve p\u00ebrtej kufijve tradicional\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kina dhe Kosova<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Kin\u00ebs nuk ekzistojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike formale, por ndikimi kinez nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i munguar \u2013 megjith\u00ebse mbetet shum\u00eb i kufizuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Kina nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb shpallur m\u00eb 2008 dhe e mb\u00ebshtet integritetin territorial t\u00eb Serbis\u00eb, duke e par\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb prizmin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb veta t\u00eb brendshme, si Tajvani dhe Tibeti.<\/span><\/p>\n<p><span>Kina ka penguar an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare si UNESCO dhe INTERPOL. Ajo nuk ka ambasad\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, por vepron p\u00ebrmes Zyr\u00ebs Nd\u00ebrlidh\u00ebse n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ambasad\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Beograd.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, tregtia mes dy vendeve po rritet. N\u00eb vitin 2023, Kosova importoi nga Kina mallra me vler\u00eb 650 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa eksportoi vet\u00ebm 442 mij\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Kryesisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pajisje teknologjike, p\u00ebrfshir\u00eb sisteme mbik\u00ebqyrjeje t\u00eb kompanive Dahua dhe Hikvision \u2013 t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00ebn sanksione n\u00eb vendet per\u00ebndimore p\u00ebr arsye sigurie.<\/span><\/p>\n<p><span>Investimet kineze n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb pothuajse t\u00eb pap\u00ebrfillshme. Kina p\u00ebrmendet rrall\u00eb n\u00eb media dhe shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb neutrale ose negative, me theks t\u00eb madh te partneriteti me BE-n\u00eb dhe SHBA-n\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb DFC-s\u00eb, 69 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nuk besojn\u00eb se lidhjet e forta me Kin\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin interesat e vendit \u2013 duke reflektuar orientimin e thell\u00eb pro-per\u00ebndimor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kina dhe Mali i Zi<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kina dhe Mali i Zi kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira politike, si n\u00eb nivel dypal\u00ebsh ashtu edhe p\u00ebrmes iniciativ\u00ebs \u201cBrezi dhe Rruga\u201d. Ndryshe nga Rusia, Pekini nuk p\u00ebrzihet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe madje ka mb\u00ebshtetur an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb BE.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndryshe nga BE-ja q\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb reforma ligjore e institucionale, angazhimi kinez reflektohet p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me institucione konkrete, investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe financa. Kjo p\u00ebrfshin vizita zyrtare, shk\u00ebmbime studimore dhe pjes\u00ebmarrje t\u00eb kompanive kineze n\u00eb tregun malazez.<\/span><\/p>\n<p><span>Kina ende nuk \u00ebsht\u00eb investitori m\u00eb i madh n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por ka rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si kreditor dhe kontraktues. Shembulli m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb kredia prej afro nj\u00eb miliard dollar\u00ebsh q\u00eb Qeveria malazeze mori nga banka Exim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs Bar\u2013Boljare, projekt i kompanis\u00eb kineze CRBC.<\/span><\/p>\n<p><span>Kina \u00ebsht\u00eb gjithashtu e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte si rikonstruksioni ekologjik i Termocentralit t\u00eb Plevl\u00ebs. Por, shum\u00eb prej k\u00ebtyre projekteve jan\u00eb jotransparente dhe kan\u00eb ndikim negativ n\u00eb mjedis.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndikimi i Pekinit n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomik \u2013 p\u00ebrmes programeve kulturore dhe arsimore, shk\u00ebmbimit t\u00eb student\u00ebve dhe p\u00ebrmbajtjeve mediatike q\u00eb promovojn\u00eb perspektiv\u00ebn kineze. Kina po nd\u00ebrton ndikim t\u00eb but\u00eb q\u00eb ndikon diskursin publik dhe orientimin politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb DFC-s\u00eb nga maji 2024, 33.8 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve besojn\u00eb se Kina ka ndikim t\u00eb madh n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe 63.2 p\u00ebr qind e vler\u00ebsojn\u00eb at\u00eb si pozitiv.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kina n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Ndikimi kinez n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb entitetin Republika S\u00ebrpska, p\u00ebrmes tregtis\u00eb, arsimit, mediave dhe diplomacis\u00eb. Edhe pse bashk\u00ebpunimi paraqitet si ekonomik dhe kulturor, analiza vler\u00ebson se ai ka p\u00ebrmbajtje gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb politike.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2023, k\u00ebt\u00eb vend e vizitoi i d\u00ebrguari special i Qeveris\u00eb kineze p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet evropiane, Vu Hongbo, me fokus te bashk\u00ebpunimi, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs \u201cBrezi dhe Rruga\u201d dhe siguris\u00eb evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po atij viti, presidenti i Republik\u00ebs S\u00ebrpska, Milorad Dodik, u takua me ambasadorin kinez, Ji Ping p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi situat\u00ebn politike dhe Marr\u00ebveshjen e Dejtonit, gj\u00eb q\u00eb u interpretua si p\u00ebrfshirje direkte e Kin\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Bosnj\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2021, Kina dhe Rusia tentuan p\u00ebrmes Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb mbyllin Zyr\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb (OHR), por rezoluta nuk kaloi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kina n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ndikimi kinez vjen p\u00ebrmes tregtis\u00eb, arsimit, mediave dhe diplomacis\u00eb. Edhe pse marr\u00ebdh\u00ebniet paraqiten si t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt, analiza ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikim t\u00eb mundsh\u00ebm negativ q\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb sovranitetin dhe proceset demokratike.<\/span><\/p>\n<p><span>Kina kritikoi ashp\u00ebr vizit\u00ebn e deputet\u00ebve maqedonas n\u00eb Tajvan, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb projektet e zhvillimit q\u00eb ofron shpesh p\u00ebrmbajn\u00eb klauzola t\u00eb fshehta, si mund\u00ebsia e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kthim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb kredive n\u00ebse cenohen interesat kineze.<\/span><\/p>\n<p><span>Aktualisht, Maqedonia e Veriut i ka borxh Kin\u00ebs 479 milion\u00eb dollar\u00eb \u2013 q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 8.7 p\u00ebr qind t\u00eb borxhit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb vendit. Shk\u00ebmbimi tregtar n\u00eb vitin 2024 ishte rreth 490 milion\u00eb dollar\u00eb, me deficit t\u00eb madh n\u00eb an\u00ebn maqedonase.<\/span><\/p>\n<p><span>Instituti Konfu\u00e7i n\u00eb Shkup \u00ebsht\u00eb instrumenti kryesor i ndikimit kulturor dhe arsimor kinez. Numri i kursant\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur nga 60 n\u00eb vitin 2013 n\u00eb 562. Gjysma e librave t\u00eb p\u00ebrkthyer nga kinezishtja jan\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u2013 tregues i synimit drejt brezave t\u00eb rinj. Maqedonia e Veriut ka realizuar m\u00eb shum\u00eb projekte shkencore me Kin\u00ebn sesa me \u00e7do vend tjet\u00ebr. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kina-ne-ballkanin-perendimor-\/33433106.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/03\/analiza-si-po-e-shfrytezon-kina-terheqjen-e-perendimit-per-tu-zgjeruar-ne-ballkan\/\">Analiza\/ Si po e shfryt\u00ebzon Kina t\u00ebrheqjen e Per\u00ebndimit p\u00ebr t\u2019u zgjeruar n\u00eb Ballkan<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kina po e forcon ndikimin e saj n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebrmes fuqis\u00eb ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Forenzik\u00ebs Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar m\u00eb 3 qershor. Sipas analiz\u00ebs \u2013 projekt i financuar nga Ambasada amerikane n\u00eb Podgoric\u00eb \u2013 Pekini [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24391","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24391\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}