{"id":2439,"date":"2024-10-25T05:47:30","date_gmt":"2024-10-25T05:47:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/25\/ne-lufte-me-izraelin-hezbollahu-rrit-trafikun-e-droges-drejt-evropes\/"},"modified":"2024-10-25T05:47:30","modified_gmt":"2024-10-25T05:47:30","slug":"ne-lufte-me-izraelin-hezbollahu-rrit-trafikun-e-droges-drejt-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/25\/ne-lufte-me-izraelin-hezbollahu-rrit-trafikun-e-droges-drejt-evropes\/","title":{"rendered":"N\u00eb luft\u00eb me Izraelin, Hezbollahu rrit trafikun e drog\u00eas drejt Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><span>Grupi militant libanez Hezbollah po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb rris\u00eb trafikimin e drog\u00eas n\u00eb Evrop\u00eb, i than\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ish-zyrtar\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Grupi militant, q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Iranit, po goditet nga nj\u00eb ofensiv\u00eb e intensifikuar ushtarake izraelite q\u00eb ka shkat\u00ebrruar burimet kryesore t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb grupit n\u00eb Liban.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyrtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit i than\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, megjithat\u00eb, se grupi i p\u00ebrcaktuar si organizat\u00eb terroriste nga Uashingtoni p\u00ebrballet me disa sfida n\u00eb rritjen e operacioneve t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Grupi militant libanez po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb financiare q\u00eb kur Izraeli p\u00ebrshkall\u00ebzoi sulmet ndaj drejtuesve dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb organizat\u00ebs n\u00eb Liban, sipas burimeve amerikane dhe libaneze q\u00eb fol\u00ebn me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto sulme p\u00ebrfshijn\u00eb sulmet ajrore izraelite t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb deg\u00ebt e institucionit bankar t\u00eb Hezbollahut \u2018Al-Qard Al-Hassan\u2019 n\u00eb pjes\u00ebt e Libanit q\u00eb kontrollohen nga Hezbollahu, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bastionin n\u00eb jug t\u00eb Bejrutit.<\/span><\/p>\n<p><span>Intensifikimi i ofensiv\u00ebs s\u00eb Izraelit vjen pas 11 muajve t\u00eb kund\u00ebr p\u00ebrgjigjes s\u00eb kufizuar ushtarake ndaj sulmeve t\u00eb Hezbollahut n\u00eb veri t\u00eb shtetit hebre. Grupi libanez filloi sulmet ndaj Izraelit nj\u00eb dit\u00eb pas sulmit terrorist t\u00eb grupit Hamas n\u00eb Izraelin jugor m\u00eb 7 tetor, sulm ky q\u00eb ndezi luft\u00ebn mbi 1 vje\u00e7are n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ish-zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt fol\u00ebn ekskluzivisht p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs p\u00ebr aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb grupit Hezbollah, than\u00eb se burimet e tyre n\u00eb Evrop\u00eb kan\u00eb raportuar k\u00ebt\u00eb muaj nj\u00eb rritje t\u00eb interesimit nga grupi militant libanez p\u00ebr trafikimin e drog\u00ebs n\u00eb kontinentin evropian.<\/span><\/p>\n<p><span>Grupi militant libanez Hezbollah drejton nj\u00eb rrjet global kriminalo-financiar, me qendra n\u00eb Afrik\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine, sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Studimeve t\u00eb Kongresit amerikan. Agjencia e Bashkimit Evropian p\u00ebr sundimin e ligjit, Europol, tha n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb vitit 2022 se grupi Hezbollah gjithashtu p\u00ebrdor bllokun evropian si nj\u00eb \u201cbaz\u00eb p\u00ebr mbledhjen e fondeve, rekrutimin dhe aktivitetet kriminale nga t\u00eb cilat ata marrin fitime t\u00eb konsiderueshme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Grupi libanez ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb \u201crrjet bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh\u201d n\u00eb Bashkimin Evropian, t\u00eb dyshuar p\u00ebr \u201ctransportin dhe shp\u00ebrndarjen e drog\u00ebs dhe drejtimin e operacioneve t\u00eb pastrimit t\u00eb parave\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Europol-it.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKam biseduar me disa trafikant\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb arrestuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe jan\u00eb rekrutuar si burime t\u00eb organeve t\u00eb rendit dhe q\u00eb i jan\u00eb rikthyer trafikimit\u201d, thot\u00eb David Asher, ish zyrtar i Departamentit t\u00eb Shtetit dhe Departamentit t\u00eb Mbrojtjes, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me operacionet kund\u00ebr trafikimit t\u00eb drog\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave nga grupi Hezbollah, gjat\u00eb nj\u00eb interviste me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs m\u00eb 9 tetor.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAta m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb kontaktuar p\u00ebr t\u00eb organizuar d\u00ebrgimin e drog\u00ebs te individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lidhje me Hezbollahun, sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur\u201d, thot\u00eb m\u00eb tej zoti Asher.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar sasia e drog\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb blihet n\u00eb rrug\u00eb, por un\u00eb e pres q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb pasi fondet e Hezbollahut n\u00eb Liban jan\u00eb n\u00eb rrezik dhe ata duhet t\u00eb sigurojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb paligjshme\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Thomas Cindric, agjent n\u00eb pension i Agjencis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Luft\u00ebn Kund\u00ebr Drog\u00ebs (DEA) i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb lidhje me trafikimin e drog\u00ebs gjithashtu kan\u00eb njoftuar p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb aktivitetit t\u00eb trafikimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb nga grupet q\u00eb kan\u00eb lidhje me Hezbollahun, gjat\u00eb dhjet\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb zyrtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar i sundimit t\u00eb ligjit duke folur n\u00eb kushte anonimiteti p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, jav\u00ebn e kaluar, tha se grupet e krimit t\u00eb organizuar q\u00eb kan\u00eb lidhje me Hezbollahun \u201cpadyshim do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb rrisin aktivitetin\u201d pasi grupi militant libanez \u00ebsht\u00eb n\u00ebn trysni financiare.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKur sulmohesh ashtu si\u00e7 po sulmohet Hezbollahu tani nga izraelit\u00ebt, e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar shum\u00eb para dhe me shpejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes trafikimit t\u00eb drog\u00ebs\u201d, thot\u00eb zoti Cindric.<\/span><\/p>\n<p><span>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs e ka kontaktuar Departamentin e Siguris\u00eb Komb\u00ebtare gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse ka v\u00ebrejtur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb rreth aktiviteteve t\u00eb grupit Hezbollah, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/span><\/p>\n<p><span>Administrata e Presidentit Joe Biden ka vendosur disa sanksione ndaj individ\u00ebve dhe grupeve q\u00eb kan\u00eb lidhje me grupin Hezbollah n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb penguar aktivitetet e paligjshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Trafikimi i drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr grupin libanez t\u00eb fitoj\u00eb para p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb m\u00ebdha\u201d, sipas Hans Jakob Schindler, Drejtor i Projektit Kund\u00ebr Ekstremizmit, nj\u00eb organizat\u00eb jo qeveritare amerikano \u2013 gjermane.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cEvropa \u00ebsht\u00eb konsumuesja m\u00eb e madhe e kokain\u00ebs n\u00eb bot\u00eb. Ajo e tejkalon Shtetet e Bashkuara, pra, k\u00ebrkesa m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, thot\u00eb zoti Schindler i cili ka gjithashtu ka punuar p\u00ebr qeverin\u00eb gjermane dhe K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Zoti Shcindler thot\u00eb se grupi Hezbollah ka krijuar lidhje me kartelet e Amerik\u00ebs Jugore q\u00eb e d\u00ebrgojn\u00eb drog\u00ebn me anije n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore. Nga aty, sipas tij, droga transportohet fillimisht n\u00eb bregdetin verior t\u00eb Afrik\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb bregdetin jugor t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNdryshe nga trafikimi i drog\u00ebs, metodat e tjera t\u00eb Hezbollahut nuk kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb sigurojn\u00eb para\u201d, thot\u00eb zoti Schindler.<\/span><\/p>\n<p><span>Kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb lidhje me grupin militant libanez, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb aktivitete t\u00eb paligjshme, nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb dyfishojn\u00eb t\u00eb ardhurat brenda pak dit\u00ebve. Grupi gjithashtu do ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb rriste me shpejt\u00ebsi donacionet dhe t\u00eb ardhurat nga diaspora libaneze, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Quentin Mugg, oficer i policis\u00eb franceze n\u00eb Europol dhe autor i librit \u201cParat\u00eb e Pista\u201d ku tregon p\u00ebr pun\u00ebn e tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs jav\u00ebn e kaluar se njoftimet p\u00ebr planin e Hezbollahut p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar trafikun e drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cUn\u00eb e di nga rastet e kaluara se kriminel\u00ebt libanez\u00eb apo ata me origjin\u00eb libaneze n\u00eb Evrop\u00eb, q\u00eb kan\u00eb lidhje me Hezbollahun, po pastronin t\u00eb ardhurat e siguruara nga trafikimi i drog\u00ebs dhe po devijonin disa nga fitimet drejt Hezbollahut\u201d, tha zoti Mugg.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPra, ne e dim\u00eb se Hezbollahu po p\u00ebrfitonte nga ky pastrim parash n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb strukturuar. Duke e patur k\u00ebt\u00eb parasysh, njoftimi p\u00ebr planin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtohet ky aktivitet ka kuptim\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyrtari nd\u00ebrkomb\u00ebtar i zbatimit t\u00eb ligjit q\u00eb foli p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs tha se nj\u00eb sfid\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet grupi militant libanez n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr pastrimin e t\u00eb ardhurave nga trafikimi i drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb konkurrenca me grupet e tjera t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Evrop\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb treg ku ka shum\u00eb konkurrenc\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Hezbollahu mund t\u00eb mos jet\u00eb i suksessh\u00ebm\u201d, tha zyrtari.<\/span><\/p>\n<p><span>Zoti Mugg tha se grupi Hezbollah dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij gjithashtu do t\u00eb p\u00ebrballen me operacionet e Europol-it, i cili heton komunikimet e koduara p\u00ebr t\u00eb zbuluar identitetet e trafikant\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKonfiskimet e drog\u00ebs jan\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike vitet e fundit. Pra, aktiviteti evropian i zbatimit t\u00eb ligjit po lul\u00ebzon me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, tha ai. \/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7837982.html\">VOA<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/10\/25\/ne-lufte-me-izraelin-hezbollahu-rrit-trafikun-e-droges-drejt-evropes\/\">N\u00eb luft\u00eb me Izraelin, Hezbollahu rrit trafikun e drog\u00eas drejt Evrop\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi militant libanez Hezbollah po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb rris\u00eb trafikimin e drog\u00eas n\u00eb Evrop\u00eb, i than\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs ish-zyrtar\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Grupi militant, q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Iranit, po goditet nga nj\u00eb ofensiv\u00eb e intensifikuar ushtarake izraelite q\u00eb ka shkat\u00ebrruar burimet kryesore t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb grupit n\u00eb Liban. Zyrtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}