{"id":24355,"date":"2025-06-03T15:49:24","date_gmt":"2025-06-03T15:49:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/anuela-heq-mobiljet-e-veliajt-nga-zyra-tender-465-mln-leke-per-poltron-rrotullues-tavoline-ovale-kasaforte-sekrete\/"},"modified":"2025-06-03T15:49:24","modified_gmt":"2025-06-03T15:49:24","slug":"anuela-heq-mobiljet-e-veliajt-nga-zyra-tender-465-mln-leke-per-poltron-rrotullues-tavoline-ovale-kasaforte-sekrete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/anuela-heq-mobiljet-e-veliajt-nga-zyra-tender-465-mln-leke-per-poltron-rrotullues-tavoline-ovale-kasaforte-sekrete\/","title":{"rendered":"Anuela heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lek\u00eb p\u00ebr poltron rrotullues, tavolin\u00eb ovale, kasafort\u00eb sekrete\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Anuela Ristani zhduk mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe b\u00ebn tender p\u00ebr mobilimin e selis\u00eb s\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Poltron rrotullues, raft librash, tavolin\u00eb ovale si e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, kasafort\u00eb sekrete, komplete kolltuqesh, kredenc\u00eb, garderob\u00eb, pasqyra p\u00ebr tualet dhe nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb mobiliesh q\u00eb do t\u2019ia ndryshojn\u00eb pamjen nga brenda zyrave.<\/p>\n<p>E gjitha kjo u kushton taksapaguesve t\u00eb kryeqytetit 465 milion\u00eb lek\u00eb pa llogaritur shtes\u00ebn e TVSH-s\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e kontrat\u00ebs. Jo vet\u00ebm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb tenderit. Tashm\u00eb nga nj\u00eb denoncim q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb KPP kemi m\u00ebsuar se kriteret jan\u00eb qepur p\u00ebr nj\u00eb kompani t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p><strong>Super kontrata p\u00ebr mobilijet e Anuel\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, e ka ndar\u00eb prokurimin n\u00eb dy lote: Loti 1: \u201cPajisje p\u00ebr zyra\u201d dhe Loti 2: \u201cBlerje pajisje dhe orendi p\u00ebr nevoja t\u00eb institucioneve t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Vlera e pritshme e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 46,482,958 lek\u00eb pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndar\u00eb n\u00eb lote: Loti 1: \u201cPajisje per zyra\u201d, me fond limit 15,408,601 lek\u00eb pa tvsh; Loti i dyt\u00eb \u2013 \u201cBlerje pajisje dhe orendi p\u00ebr nevoja t\u00eb institucioneve t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb\u201d me fond 31,074,357 lek\u00eb pa tvsh. I \u00e7uditsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb afati i sjelljes s\u00eb mobiljeve q\u00eb, sipas njoftimit t\u00eb bashkis\u00eb, \u00ebsht\u00eb 1 vit. Epo, duhet koh\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mobiluar zyr\u00ebn e kryetares sipas shijeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb moblijesh d\u00ebshiron Anuela p\u00ebr zyr\u00ebn e saj?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb preventiv i larmish\u00ebm prej 58 artikujsh \u00ebsht\u00eb vendosur si detyr\u00eb speciale para bizneseve prodhuese t\u00eb mobilerive dhe tregtar\u00ebve. Kryetarja k\u00ebrkon \u201cPoltron rrotullues\u201d. Kjo pajisje \u00ebsht\u00eb n\u00eb mod\u00eb p\u00ebr drejtuesit.<\/p>\n<p>Ky q\u00eb ka parositur kryebashkiakja \u00ebsht\u00eb me tapiceri prej l\u00ebkure ekologjike, me shpinore t\u00eb lart\u00eb. Me nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb lejon fiksimin e pozicioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb ulje. Shpinorja duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrshtatshme n\u00eb pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa. Duhet t\u00eb ket\u00eb krah\u00eb an\u00ebsore. T\u00eb ket\u00eb p\u00ebrshtat\u00ebse piston me gaz p\u00ebr nivelimin e lart\u00ebsis\u00eb. Thell\u00ebsia e ul\u00ebses, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr p\u00ebrdorues t\u00eb rritur. Bazamenti duhet t\u00eb jet\u00eb metalik ose plastik me 5 deg\u00ebzime n\u00eb form\u00eb ylli dhe me rrota sferike n\u00eb ekstremet e tyre. T\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat e standardit \u201cSH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tej k\u00ebrkohet tavolin\u00eb mbledhje ovale, si e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Etazher dhe kredenc\u00eb e ul\u00ebt drejtuesi. Hapja e kanateve duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cshty dhe t\u00ebrhiq\u201d, pa doreza dhe aksesor\u00ebt e p\u00ebrdorur t\u00eb jen\u00eb cil\u00ebsor\u00eb mund\u00ebsisht prej metali t\u00eb kromuar. Duhet garderob\u00eb p\u00ebr veshje\/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me l\u00ebkur\u00eb ekologjike. Mbushje me sfungjer cil\u00ebsor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga kryetarja n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs;<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndar\u00ebs ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet d\u00ebrguar n\u00eb zyr\u00eb ose n\u00eb verand\u00eb, se drejtuesja nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb mens\u00eb. Duke par\u00eb sendet e porositura, duket q\u00eb kryetarja nuk p\u00eblqen asgj\u00eb nga mobiljet e Veliajt. Madje po nd\u00ebrron edhe pasqyrat e tualetit. Xhami i pasqyr\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb, porosit kryetarja. Ngjyrat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrcaktimi i sakt\u00eb i tyre do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kushtet e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs. Montimi sipas k\u00ebrkesave t\u00eb Autoritetit. \u201cT\u00eb paketohen q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtohen gjat\u00eb transportit, t\u00eb jen\u00eb me korniza druri\u201d, shkruhet tek specifikat. \u00cbsht\u00eb porositur edhe poltron pritje dyvend\u00ebsh (kolltuk dyvend\u00ebsh); Raft p\u00ebr bibliotek\u00ebn; Raft lodrash; Mobilje p\u00ebr kuzhin\u00eb, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, q\u00eb \u201cspiun\u00ebt\u201d e SPAK-ut t\u00eb tipit \u201cNesti Angoni\u201d jan\u00eb shtuar, duhet nj\u00eb kasafort\u00eb e sigurt. Kasaforta duhet t\u00eb ket\u00eb struktur\u00eb me trash\u00ebsi jo m\u00eb pak se 1.5 mm. T\u00eb ket\u00eb dy ndarje horizontale nga brenda, ku t\u00eb krijohen tre hap\u00ebsira. Dera t\u00eb jet\u00eb e pajisur me dorez\u00eb dhe brav\u00eb automatike sekrete.<\/p>\n\n<p><strong>Moblijet duhen testuar n\u00eb laborator jasht\u00eb shtetit, q\u00eb kushton 10 mij\u00eb euro!<\/strong><\/p>\n<p>Afati i fundit p\u00ebr paraqitjen dhe hapjen e ofertave \u00ebsht\u00eb vendosur m\u00eb 23 qershor 2025, por nj\u00eb denoncim e ka pezulluar p\u00ebr momentin tenderin derisa KPP t\u00eb marr\u00eb vendim.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 2 qershor 2025, nj\u00eb prodhues mobiljesh nga Tirana, i interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tender, ka ankimuar n\u00eb KPP kriteret e vendosura nga komisioni i Anuela Ristanit. Kompania i quan kriteret \u201cdiskriminuese\u201d dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr prokurimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kushtet e vendosura \u00ebsht\u00eb testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka n\u00eb Shqip\u00ebri, por jasht\u00eb vendit! Referuar faqes zyrtare t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Standardizimit nuk rezulton q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb subjekt t\u00eb akredituar p\u00ebr Testimin e Mobilerive apo aksesor\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Bashkia ka anashkaluar faktin se p\u00ebrpara se t\u00eb arrish t\u00eb finalizosh nj\u00eb testim zyrtar si fillim duhet t\u00eb prodhosh produktin, q\u00eb t\u00eb prodhosh produktin sipas specifikimeve t\u00eb k\u00ebrkuara, cili do koh\u00ebn e vet, t\u00eb pakt\u00ebn disa jav\u00eb dhe muaj. Pasi t\u00eb jet\u00eb prodhuar produkti final vijohet me hapin tjet\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me Laboratorin e Certifikuar p\u00ebr Testimin e Mobilerive, q\u00eb e ka fatur\u00ebn mbi 10.000 Euro. M\u00eb tej vijohet me d\u00ebrgimin e mostrave me furgon jasht\u00eb vendit, pasi nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb laborator t\u00eb akredituar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr testim mobilerish. Pra, t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb testim jasht\u00eb vendit, p\u00ebrve\u00e7 se duhet nj\u00eb thes me lek\u00eb, nevojiten minimalisht 3-4 muaj koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa e bashkis\u00eb nuk i sh\u00ebrben q\u00ebllimit p\u00ebr arsye se edhe ata operator ekonomik q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb raportet e testimi p\u00ebr tavolina apo dollap\u00eb, s\u00ebrish nuk i kan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb koncize sipas p\u00ebrmasave dhe specifikave teknike q\u00eb i duhen k\u00ebsaj procedure. N\u00ebse ata i kan\u00eb pasur (specifikimet) at\u00ebher\u00eb i bije q\u00eb k\u00ebta kishin informacion paraprak p\u00ebr specifikimet teknike dhe k\u00ebto t\u00eb fundit i\u2019u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara se te publikohej procedura e prokurimit, \u00e7\u2019ka do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte shkelje t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb tenderave n\u00eb kuptim t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb denoncimin e kompanis\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb KPP.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb kriter tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebhet me q\u00ebllim p\u00ebrjashtimin e konkurrent\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, lidhet me tonazhin e automjeteve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr transportimin e mobiljeve. Nj\u00ebsi e prokurimit k\u00ebrkon mjete me kapacitet m\u00eb shum\u00eb se 1.5 ton.<\/p>\n<p>\u201cAutoriteti kontraktor ka d\u00ebshtuar t\u00eb argumentoj\u00eb teknikisht se mjetet q\u00eb mbajn\u00eb 500 apo 600 kg nuk arrijn\u00eb dot t\u00eb kryejn\u00eb transportin e mallrave me sukses. Ne e dim\u00eb se nuk ka mall q\u00eb peshon me shum\u00eb se 100-200 kg, \u00e7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kriter diskriminues dhe pengues p\u00ebr operator\u00ebt ekonomik\u00eb\u201d, theksohet n\u00eb denoncim.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas kushteve t\u00eb bashkis\u00eb, operatori ekonomik duhet t\u00eb deklaroj\u00eb se zot\u00ebron n\u00eb pron\u00ebsi ose me qira ambiente prodhimi\/magazinimi jo me pak se 1000 m2.<\/p>\n<p>Bizneset jan\u00eb t\u00eb pajisura me leje mjedisi e cila jepet vet\u00ebm pasi jan\u00eb kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobileris\u00eb. Prandaj k\u00ebrkesa p\u00ebr ambientin vet\u00ebm sa shton burokracin\u00eb n\u00eb ngarkimin e operator\u00ebve ekonomik me p\u00ebrgatitjen e dokumentacioneve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkojm\u00eb pezullimin e procedur\u00ebs deri n\u00eb shqyrtimin e plot\u00eb t\u00eb ankes\u00ebs\u201d, p\u00ebrfundon dokumenti.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se m\u00eb 11 shkurt 2025, pas arrestimit p\u00ebr korrupsion t\u00eb Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama t\u00eb drejtoj\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/anuela-heq-mobiljet-e-veliajt-nga-zyra-tender-465-mln-leke-per-poltron-rrotullues-tavoline-ovale-kasaforte-sekrete\/\">Anuela heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lek\u00eb p\u00ebr poltron rrotullues, tavolin\u00eb ovale, kasafort\u00eb sekrete\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Anuela Ristani zhduk mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe b\u00ebn tender p\u00ebr mobilimin e selis\u00eb s\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Poltron rrotullues, raft librash, tavolin\u00eb ovale si e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, kasafort\u00eb sekrete, komplete kolltuqesh, kredenc\u00eb, garderob\u00eb, pasqyra p\u00ebr tualet dhe nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb mobiliesh q\u00eb do t\u2019ia ndryshojn\u00eb pamjen nga brenda zyrave. E gjitha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24355","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24355\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}