{"id":24323,"date":"2025-06-03T13:05:07","date_gmt":"2025-06-03T13:05:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/prokuroria-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-bledar-jambellin-dhe-kristaq-lecin-per-vrasjen-e-ish-kryekomisarit-artan-cuku\/"},"modified":"2025-06-03T13:05:07","modified_gmt":"2025-06-03T13:05:07","slug":"prokuroria-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-bledar-jambellin-dhe-kristaq-lecin-per-vrasjen-e-ish-kryekomisarit-artan-cuku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/prokuroria-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-bledar-jambellin-dhe-kristaq-lecin-per-vrasjen-e-ish-kryekomisarit-artan-cuku\/","title":{"rendered":"Prokuroria k\u00ebrkon burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Bledar Jambellin dhe Kristaq Le\u00e7in p\u00ebr vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Bledar Jambelli, alias Bledar Mu\u00e7a, dhe Kristaq Le\u00e7i, alias Gerti Kaja, p\u00ebr vrasjen e ish-drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Artan Cuku.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb pandehurit akuzohen p\u00ebr \u2018vrasje t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, si dhe p\u00ebr \u2018mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve dhe municioneve luftarake\u2019.<\/p>\n<p>Nga hetimet e kryera sipas njoftimit t\u00eb prokuroris\u00eb ka rezultuar se Bledar Jambelli kishte si q\u00ebllim hakmarrjen ndaj viktim\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb arrestimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vitin 2012, koh\u00eb kur Artan Cuku ishte kryekomisar n\u00eb policin\u00eb e Vlor\u00ebs. Jambelli bashk\u00ebpunoi me Le\u00e7in dhe me Mikel Shallarin p\u00ebr t\u00eb kryer vrasjen.  <\/p>\n<p>Artan Cuku u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me arm\u00eb zjarri n\u00eb hyrje t\u00eb pallatit ku banonte m\u00eb 8 prill 2017. Mikel Shalari u arrestua n\u00eb 11 qershor t\u00eb vitit 2017 si i dyshuar p\u00ebr vrasjne e Cukut. Ai ka pranuar autor\u00ebsin\u00eb dhe vendosi t\u00eb bashk\u00ebpunonte me drejt\u00ebsin\u00eb. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr procesi po zhvillohet n\u00eb munges\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dy personat e akuzuar, t\u00eb cil\u00ebt nuk u ekstraduan ne Shqip\u00ebri edhe pse u ndaluan nga autoritetet greke por me pas u liruan.<\/p>\n<p>Jambelli \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe aktualisht ndodhet ne burg n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb ngjarje n\u00eb vitin 2022 ku mbet\u00ebn t\u00eb plagosur 5 persona nd\u00ebrsa vendodhja e Le\u00e7it nuk dihet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mikel Shallari, vras\u00ebs me pages\u00eb u denua 10 vite se bashk\u00ebpunoi me prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimit i Prokuroris\u00eb<\/p>\n<p>Prokuroria Tiran\u00eb k\u00ebrkon burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr shtetasit B.J. dhe K.L. p\u00ebr vrasjen e ish-drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, A.C Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, k\u00ebrkon burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr shtetasit B.J. alias B.M. dhe K.L. alias G.K. p\u00ebr veprat penale \u2018Vrasje e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit\u2019 dhe \u2018Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u2019 parashikuar nga anent 79\/b dhe 25 dhe 278\/1 t\u00eb Kodit Penal. Nga hetimet e procedimit penal nr.139\/2017, rezultoi se i pandehuri B.J. nj\u00eb person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb madhe shoq\u00ebrore dhe n\u00eb ndjekje nga organet hetimore dhe policore prej viteve 2000, n\u00eb vitin 2012 u hetua nga Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore Policis\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnda kriminale konkretisht vrasjes s\u00eb shtetasve Sh.M. dhe E. Sh. dhe fal\u00eb pun\u00ebs hetimore n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kjo Drejtori drejtohej nga i ndjeri A.C., u arrestua dhe hetua p\u00ebr k\u00ebto fakte penale t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb citura m\u00eb sip\u00ebr, por m\u00eb pas gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor doli i pafajsh\u00ebm dhe u lirua. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, n\u00eb vitin 2017 shtetasi B.J. n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje p\u00ebrgatiti vrasjen e ish-Drejtorit Policis\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr realizuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai lidhi marr\u00ebveshje me shtetasin K. L. dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar vrasjen takoi edhe shtetasin M. Sh., t\u00eb cilit iu premtua pages\u00eb reth 20.000 euro dhe se do ta merrte n\u00eb Gjermani pasi t\u00eb kryente vrasjen, duke e bindur t\u00eb kryej\u00eb krimin. Shtetasi K.L. e pajisi shtetasin M.Sh., me 2 arm\u00eb t\u00eb llojit pistolet\u00eb, nj\u00ebra tipit Zastava dhe tjetra Clock me silenciator, nd\u00ebrsa vet\u00eb u vendos n\u00eb ndjekje viktim\u00ebs nga larg duke marr\u00eb v\u00ebzhgim. Shtetasi M.Sh e gjuajti t\u00eb pakt\u00ebn 8 her\u00eb viktim\u00ebn duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb vendngjarje pa shenja jete. Ky shtetas u ndalua menj\u00ebher\u00eb dhe pas arrestimit n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me drejt\u00ebsin\u00eb. I pandehuri M.Sh. u d\u00ebnua me dhjet\u00eb vjet burgim pasi pranoi akuz\u00ebn dhe faktin penal, bashk\u00ebpunoi me drejt\u00ebsin\u00eb dhe u pendua p\u00ebr krimin e kryer duke i k\u00ebrkuar ndjes\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb viktim\u00ebs. Nga hetimet rezultoi provuar tej \u00e7do dyshim arsyesh\u00ebm se vrasja u krye me dashje n\u00eb form\u00ebn e paramendimit e shtyr\u00eb nga motive hakmarrje dhe p\u00ebr motive p\u00ebrfitimi t\u00eb dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebta tre persona bashk\u00ebpunuan n\u00eb drejtimin e B.J. p\u00ebr vrar\u00eb A. C. si q\u00ebllim final, t\u00eb shtyr\u00eb nga motive ndryshme. Organizuesi k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi ka pasur q\u00ebllim hakmarrje, nd\u00ebrsa ndihm\u00ebsi ka pasur q\u00ebllimin p\u00ebr ndihmuar shokun e tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht djalin e hall\u00ebs M. Sh. p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar holla dhe e ndihmoi n\u00eb kryerjen vepres penale, nd\u00ebrsa M. Sh. kishte interesin p\u00ebrfitimit material n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb tre kryen vrasjen e ish drejtorit t\u00eb Policis\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm k\u00ebrkoi: Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit B. J. p\u00ebr vepren penale \u201c Vrajse e punonj\u00ebseve t\u00eb policis\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga nenet 79\/b dhe 25 K.Penal dhe d\u00ebnimin e tij burgim p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm; dhe Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit K.L. p\u00ebr vepren penale \u201cVrajse e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb shtetit\u201d parashikuar nga nenet 79\/b dhe 25 K.Penal dhe d\u00ebnimin e tij burgim p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/prokuroria-kerkon-burgim-te-perjetshem-per-bledar-jambellin-dhe-kristaq-lecin-per-vrasjen-e-ish-kryekomisarit-artan-cuku\/\">Prokuroria k\u00ebrkon burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Bledar Jambellin dhe Kristaq Le\u00e7in p\u00ebr vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Bledar Jambelli, alias Bledar Mu\u00e7a, dhe Kristaq Le\u00e7i, alias Gerti Kaja, p\u00ebr vrasjen e ish-drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Artan Cuku. Dy t\u00eb pandehurit akuzohen p\u00ebr \u2018vrasje t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit, kryer n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24323","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24323\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}