{"id":24318,"date":"2025-06-03T13:05:03","date_gmt":"2025-06-03T13:05:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/shendetesia-e-rames-pacientet-e-qarkut-kukes-gjejne-shpetim-ne-spitalet-e-kosoves\/"},"modified":"2025-06-03T13:05:03","modified_gmt":"2025-06-03T13:05:03","slug":"shendetesia-e-rames-pacientet-e-qarkut-kukes-gjejne-shpetim-ne-spitalet-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/shendetesia-e-rames-pacientet-e-qarkut-kukes-gjejne-shpetim-ne-spitalet-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebndet\u00ebsia e Ram\u00ebs\/ Pacient\u00ebt e qarkut Kuk\u00ebs gjejn\u00eb shp\u00ebtim n\u00eb spitalet e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kur u p\u00ebrball me probleme kardiovaskulare k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, Hasan \u00c7aushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb zgjidhte vdekjen p\u00ebrball\u00eb shtrimit n\u00eb qendr\u00ebn spitalore universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Tiran\u00eb. Por burri 75-vje\u00e7ar e gjeti nj\u00eb rrug\u00ebdalje n\u00eb spitalin rajonal \u201cIsa Grezda\u201d n\u00eb Gjakov\u00ebn fqinje, ku BIRN e takoi nd\u00ebrsa po kurohej n\u00eb fillim t\u00eb majit.<\/p>\n<p>\u201cDoktori k\u00ebtu n\u00eb Gjakov\u00eb m\u00eb tha me shkue n\u00eb Tiran\u00eb, e i thash\u00eb: n\u00ebse m\u00eb merr n\u00eb dor\u00eb mir\u00eb, q\u00eb jo, po shkoj n\u00eb sht\u00ebpi e vdes,\u201d tha \u00c7aushi p\u00ebr BIRN nga pavioni i kardiologjis\u00eb n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs. \u201cNuk po merremi vesh shum\u00eb atje [Tiran\u00eb], ka popullsi t\u00eb madhe atje, e nuk po merremi vesh,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>\u00c7aushi nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi pacient nga qarku i Kuk\u00ebsit q\u00eb po k\u00ebrkon shp\u00ebtim n\u00eb spitalin publik t\u00eb Gjakov\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb mbetur pa sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor eficent, 171 banor\u00eb nga Hasi dhe Tropoja i gjet\u00ebn dyert e hapura n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs p\u00ebr probleme sh\u00ebndet\u00ebsore nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet gjat\u00eb 3-mujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Spitali rajonal \u201cIsa Grezda\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb, ku trajtohen qindra pacient\u00eb nga Hasi dhe Tropoja. Foto: Bashkim Shala<\/p>\n<p>Sipas protokolleve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, k\u00ebta pacient\u00eb duhet t\u00eb trajtohen n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Kuk\u00ebsit, por ky i fundit vuan nga mungesa e kushteve dhe e mjek\u00ebve specialist\u00eb, aq sa po i detyron pacient\u00ebt e vet q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt Prizrenit p\u00ebr t\u2019u kuruar.<\/p>\n<p>Qyteti i Gjakov\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb gjendet vet\u00ebm 29 kilometra larg Krum\u00ebs n\u00eb bashkin\u00eb e Hasit dhe njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit ndajn\u00eb mes tyre nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh sociale dhe ekonomike. P\u00ebr pacient\u00eb si \u00c7aushi, sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor dallon si nata me dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tha BIRN se n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs e prit\u00ebn si v\u00eblla dhe e trajtuan me vizita dhe medikamente brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto sh\u00ebrbime n\u00eb Krum\u00eb dhe Kuk\u00ebs jan\u00eb me fukarall\u00ebk, se n\u00eb Krum\u00eb nuk kemi dhom\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb, duhet t\u00eb presim 3 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb serum,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, qeveria shqiptare ndryshoi ligjin p\u00ebr sh\u00ebrbimin spitalor dhe spitali i vog\u00ebl i Krum\u00ebs u kthye n\u00eb ditor. Drejtori i k\u00ebtij spitali, Shaban Peka, i pranon mang\u00ebsit\u00eb e shumta nd\u00ebrsa pohon se banor\u00ebt e zon\u00ebs i drejtohen Gjakov\u00ebs si raste urgjente dhe pranohen atje, pavar\u00ebsisht kostove t\u00eb trajtimit.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebndet\u00ebsia ka nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb, por n\u00eb Gjakov\u00eb e kan\u00eb l\u00ebshuar dor\u00ebn p\u00ebr shkaqe q\u00eb dihen,\u201d tha ai duke n\u00ebnkuptuar patriotizmin.<\/p>\n<p><strong>\u2018Spitalet te ne nuk jan\u00eb si k\u00ebtu\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Arb\u00ebr Pozhegu, drejtor i Infermieris\u00eb n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs shpjegon t\u00eb dh\u00ebnat mbi pacient\u00ebt nga Shqip\u00ebria. Foto: Bashkim Shala.<\/p>\n<p>Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri gjendet prej vitesh n\u00eb l\u00ebngat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit, munges\u00ebs s\u00eb pajisjeve dhe numri i ul\u00ebt i mjek\u00ebve specialist\u00eb. N\u00eb zona t\u00eb varfra si Kuk\u00ebsi, Hasi dhe Tropoja, k\u00ebto probleme shum\u00ebfishohen.<\/p>\n<p>Numri i pacient\u00ebve nga Shqip\u00ebria n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb z\u00eb 3.72% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb pacient\u00ebve p\u00ebr tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025. Megjithat\u00eb, n\u00eb shifra nominale ata e kalojn\u00eb shifr\u00ebn 1 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Pozhegu, drejtor i Infermieris\u00eb n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs i tha BIRN se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kan\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime ambulatore 1277 pacient\u00eb, jan\u00eb hospitalizuar 171 si dhe jan\u00eb kryer 12 lindje t\u00eb grave nga Hasi dhe Tropoja.<\/p>\n<p>Gjithashtu, spitali ka kryer 31 operacione t\u00eb p\u00ebrgjithshme, kat\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb katarakte dhe 6 n\u00eb avistina si dhe jan\u00eb asistuar me hemodializ\u00eb 228 pacient\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtrimin n\u00eb spital, pacient\u00ebt nga Shqip\u00ebria paguajn\u00eb nj\u00eb kosto minimale prej 30 eurosh, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>Drejtori i spitalit \u201cIsa Grezda\u201d t\u00eb Gjakov\u00ebs,\u00a0Hilmi Shala\u00a0i tha BIRN se pacient\u00ebt nga Hasi dhe Tropoja jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm \u00e7do dit\u00eb n\u00eb spitalin e tij \u2013 nj\u00eb histori kjo q\u00eb vazhdon q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00eb u shum\u00ebfishua gjat\u00eb kriz\u00ebs pandemike t\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb af\u00ebrsia gjeografike, pastaj zona e Krum\u00ebs dhe Bajram Currit nuk kan\u00eb personel mjek\u00ebsor t\u00eb mjaftuesh\u00ebm atje dhe ne n\u00eb k\u00ebto momente q\u00ebndrojm\u00eb mir\u00eb me resurse humane,\u201d tha Shala.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr neve \u00ebsht\u00eb fluks normal\u2026Kemi staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, numri i shtret\u00ebrve \u00ebsht\u00eb i madh. Besoj q\u00eb ata kan\u00eb besim te mjek\u00ebt tan\u00eb p\u00ebrderisa vijn\u00eb k\u00ebtu,\u201d shtoi Shala, duke theksuar se n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt trajtohen nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Ky migrim pacient\u00ebsh leht\u00ebsohet edhe nga nj\u00eb marr\u00ebveshje e vitit 2023 mes qeverive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, e cila parashikon q\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb nuk kryhen n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Kuk\u00ebsit t\u00eb ofrohen n\u00eb Gjakov\u00eb dhe\u00a0Prizren. Por n\u00eb realitet, pranimet n\u00eb spitalet e Kosov\u00ebs motivohen m\u00eb shum\u00eb nga humanizmi se sa nga marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>Kurt Mazreku, pensionist nga Vranishti i Hasit mb\u00ebrriti n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por tashm\u00eb thot\u00eb se ka besim \u201cte Zoti dhe doktori se do t\u2019ia dal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja e ardhjes k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se ne e kemi m\u00eb af\u00ebr. Spitali \u00ebsht\u00eb i pajisur me pajiset e duhura t\u00eb s\u00ebmundjes, t\u00eb cilat ne atje nuk i kemi dhe vijm\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb,\u201d tha Mazreku.<\/p>\n<p>Edhe\u00a0Zyra Nabolli\u00a0nga fshati Kosturr i Hasit thot\u00eb se aksesi n\u00eb spitalin e Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb. Gruaja e shtruar n\u00eb pavionin e ortopodis\u00eb p\u00ebrmes edhe arsye t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cSpitalet te ne nuk jan\u00eb si k\u00ebtu, k\u00ebtu jan\u00eb sh\u00ebrbimet m\u00eb t\u00eb mira. Jan\u00eb m\u00eb specialista se andej dhe komunikimi \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb mrekulli,\u201d tha ajo e k\u00ebnaqur.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Kuk\u00ebs mungojn\u00eb mjek\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Mjeku obstet\u00ebr-gjinekolog, Ibish Abdyli nga Gjakova sh\u00ebrben prej vitesh n\u00eb Krum\u00eb. Foto: Bashkim Shala.<\/p>\n<p>Qarku i Kuk\u00ebsit num\u00ebron 62 mij\u00eb banor\u00eb, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie drastike me pothuajse p\u00ebrgjysmin q\u00eb nga viti 2001. N\u00eb vitin 2023, afro 40% e popullsis\u00eb s\u00eb qarkut jetonte n\u00eb tre qytetet, Kuk\u00ebs, Krum\u00eb dhe Bajram Curri, nd\u00ebrsa 60% jetonte n\u00eb zonat rurale.<\/p>\n<p>Popullsia e mbetur e qarkut do duhej t\u00eb trajtohej fillimisht n\u00eb spitalin rajonal t\u00eb Kuk\u00ebsit, por ky institucion gjendet prej vitesh n\u00eb hall. Spitali vuan nga mungesa e mjek\u00ebve specialist\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej 3 vitesh nuk ka kirurg dhe i p\u00ebrcjell urgjencat drejt spitalit t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Drejtori i spitalit t\u00eb Kuk\u00ebsit,\u00a0Saimir Shehu\u00a0e lidh migrimin e pacient\u00ebve drejt Kosov\u00ebs me munges\u00ebn e mjek\u00ebve specialist\u00eb n\u00eb spitalin e tij.<\/p>\n<p>\u201cKuk\u00ebsi ka vet\u00ebm dy mjek\u00eb kardiolog\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb numrin e vizitave. Nevojat e spitalit t\u00eb Kuk\u00ebsit jan\u00eb\u00a0 p\u00ebr rreth shtat\u00eb kardiolog\u00eb,\u201d tha Shehu p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuk\u00ebs mungon gjithashtu prej tre vitesh kirurgu dhe t\u00eb gjitha urgjencat d\u00ebrgohen n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi mjek kirurg. Urgjencat i d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb Prizren, nd\u00ebrsa operacionet e planifikuara kryhen\u00a0 t\u00eb premten, t\u00eb shtun\u00ebn dhe t\u00eb diel\u00ebn ku vjen nj\u00eb kirurg nga Prizreni q\u00eb ka kontrat\u00eb me Ministrin\u00eb e Shendet\u00ebsis\u00eb,\u201d theksoi Shehu.<\/p>\n<p>Cil\u00ebsia e mir\u00eb e sh\u00ebrbimit n\u00eb spitalin e Prizrenit i shtyn shum\u00eb pacient\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit q\u00eb t\u00eb kurohen atje, pavar\u00ebsisht se marr\u00ebveshja mes dy qeverive nuk e parashikon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur pacienti vjen n\u00eb spital, ne nuk e kthejm\u00eb mbrapsh, pasi kemi pacient\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga zona e Gor\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit, q\u00eb e kan\u00eb m\u00eb larg Kuk\u00ebsin se Prizrenin,\u201d thot\u00eb p\u00ebr BIRN drejtoresha e spitalit \u201cPrim. Dr. Daut Mustafa\u201d t\u00eb Prizrenit, Narqize Ar\u00ebnliu (Hoxha).<\/p>\n<p>Drejtoresha Ar\u00ebnliu (Hoxha) flet p\u00ebr nj\u00eb diskriminim pozitiv t\u00eb pacient\u00ebve nga Kuk\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se trajtohen nj\u00ebsoj si qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, madje edhe pa list\u00eb pritjeje. Ajo theksoi gjithashtu se k\u00ebta pacient\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime diagnostikuese si rezonanca manjetike, rentgeni dhe gjith\u00eb sh\u00ebrbimet e tjera t\u00eb imazheris\u00eb, por edhe urgjencat kirurgjikale, gjinekologjike apo urgjenca t\u00eb tjera sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Prizren, sipas drejtoresh\u00ebs Ar\u00ebnliu (Hoxha), pacient\u00ebt shqiptar\u00eb paguajn\u00eb 30 euro p\u00ebr hospitalizimin dhe deri maksimumi n\u00eb 200 euro p\u00ebr procedura t\u00eb komplikuara t\u00eb koronografis\u00eb invazive.<\/p>\n<p>Ndryshe nga spitali i Gjakov\u00ebs, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Prizrenit numri i pacient\u00ebve nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb i ul\u00ebt. Gjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital u shtruan 98 persona, p\u00ebrfituan sh\u00ebrbime ambulatore dhe diagnostikuese 491 si dhe sh\u00ebrbime t\u00eb dializ\u00ebs 614 persona.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebrbimeve mjek\u00ebsore p\u00ebr pacient\u00ebt nga Shqip\u00ebria, Kosova po e ndihmon kriz\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shqiptare edhe me mjek\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mjeku obstet\u00ebr gjinekolog, Ibish Abdyli \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre, i cili po sh\u00ebrben prej 7 vitesh n\u00eb Krum\u00eb, pas sh\u00ebrbimeve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Kuk\u00ebs dhe Tropoj\u00eb. Abdyli thot\u00eb se n\u00eb Krum\u00eb ndryshojn\u00eb shum\u00eb kushtet n\u00eb krahasim me Gjakov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSpitali i Gjakov\u00ebs ka 22 mjek\u00eb obset\u00ebr-gjinokolog\u00eb. Nj\u00eb obset\u00ebr q\u00eb jam un\u00eb k\u00ebtu, nuk e p\u00ebrballoj dot. Nuk ka as mjete,\u2019 tha ai p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Edhe\u00a0Xhevat Musa\u00a0nga Gjakova, i specializuar p\u00ebr s\u00ebmundjet profesionale, ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe punon si mjek urgjence n\u00eb spitalin e Krum\u00ebs. Ai thot\u00eb se ndjehet mir\u00eb n\u00eb Krum\u00eb, vet\u00ebm 20 kilomet\u00ebr larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Gjakov\u00eb ku pi edhe kafen\u00eb e m\u00ebngjesit.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja q\u00eb pacient\u00ebt shkojn\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb \u00ebsht\u00eb se atje ka shum\u00eb mjek\u00eb specialist\u00eb, laborator\u00eb e paisje t\u00eb imazheris\u00eb bashk\u00ebkohore,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Hap v\u00ebllaz\u00ebror vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim<\/strong><\/p>\n<p>Spitali rajonal i Kuk\u00ebsit vuan nga mungesa e mjek\u00ebve specialist\u00eb. Foto: Bashkim Shala.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej viteve 2000, tridhjet\u00eb e tre pacient\u00eb nga qarku i Kuk\u00ebsit e marrin sh\u00ebrbimin e hemodializ\u00ebs n\u00eb Gjakov\u00eb ose Prizen fal\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes dy ministrive, q\u00eb i kushton qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs rreth 500 mij\u00eb euro n\u00eb vit. Por pacient\u00ebt nga Kosova nuk marrin t\u00eb nj\u00ebjtin trajtim kur ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb repartin e hemodializ\u00ebs n\u00eb Prizren trajtohen 16 pacient\u00eb nga Kuk\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb muaji mund t\u00eb marrin minimalisht 13 seanca sipas protokollit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cKostoja e nj\u00eb seance \u00ebsht\u00eb 120 euro, por pacient\u00ebt nga Kuk\u00ebsi nuk paguajn\u00eb pasi kemi mar\u00ebveshje me Shqip\u00ebrin\u00eb,\u201d thot\u00eb shefi i hemodializ\u00ebs n\u00eb Prizren,\u00a0Rexhep Hap\u00e7iu.<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr hemodializ\u00ebn jan\u00eb nj\u00eb barr\u00eb financiare p\u00ebr spitalin e Prizrenit dhe drejtoresha e tij, Narqize Ar\u00ebnliu(Hoxha) i tha BIRN se i ishte ankuar kryeministrit Albin Kurti. Sipas saj, Kurti ia kishte prer\u00eb shkurt: \u201cBravo e madhe n\u00ebse u sh\u00ebrbeni kuksian\u00ebve, ashtu vazhdoni\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe ndodh me shtetasit nga Kosova kur ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb u duhet t\u00eb paguajn\u00eb 120 Euro p\u00ebr seanc\u00eb dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq nuk u ofrohet sh\u00ebrbim far\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, sh\u00ebrbimi i hemodializ\u00ebs \u00ebsht\u00eb pothuajse i privatizuar p\u00ebrmes nj\u00eb koncesioni 10 vje\u00e7ar t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga qeveria \u201cRama\u201d.<\/p>\n<p>Nefrologia Miloreta Tolaj, mjeke n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb thot\u00eb se pacient\u00ebt e saj e ndjejn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem kur p\u00ebrgatiten t\u00eb nisen me pushime n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb koh\u00ebs kur kan\u00eb pushime, obligohen t\u00eb shkojn\u00eb ose edhe t\u2019i shkurtojn\u00eb pushimet e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn e dializ\u00ebs n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Sigurisht se kan\u00eb pasur edhe m\u00eb her\u00ebt ankesa, kan\u00eb prit\u00eb se mos ka ndonj\u00eb marr\u00ebveshje mes dy vendeve,\u201d tha Tolaj.<\/p>\n<p>Gazetari veteran nga Kosova, Nehat Islami, u ka d\u00ebrguar let\u00ebr autoriteteve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre pacient\u00ebve, duke k\u00ebrkuar heqjen e kostove, nj\u00eblloj si\u00e7 veprohet me shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe ne kemi nevoj\u00eb t\u2019i kalojm\u00eb disa dit\u00eb pushimi n\u00eb bregdetin e bukur shqiptar, por p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb duhet ta paguajm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hemodializ\u00eb, q\u00eb shkon gjer\u00eb 120 Euro vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb, detyrohemi t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb ndahemi nga an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb pa brenga n\u00eb pushime,\u201d thuhet n\u00eb letr\u00ebn e Islamit n\u00eb vitin 2022, duke e konsideruar marr\u00ebveshjen \u201cnj\u00eb hap v\u00ebllaz\u00ebror vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb drejtim\u201d. Si p\u00ebrgjigje, Islami mori vet\u00ebm disa fjal\u00eb t\u00eb vagullta t\u00eb ish-ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,\u00a0Ogerta Manastirliu\u00a0dhe asnj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar diskriminon pa dallim shtetasit e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kur vjen puna p\u00ebr hemodializ\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cIsha me pushime n\u00eb Lezh\u00eb dhe kam paguar p\u00ebr dy seanca dializ\u00eb 240 euro,\u201d thot\u00eb\u00a0Bujar Shehu\u00a0nga Kuk\u00ebsi, i cili e kryen prej 14 vitesh falas hemodializ\u00ebn n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit shendet\u00ebsor\u00eb t\u00eb Prizrenit b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs hartuesit e marr\u00ebveshjes dy pal\u00ebshe.<\/p>\n<p>\u201cProblemin e dializ\u00ebs s\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri e kemi adresuar dhe vazhdojm\u00eb t\u2019a adresojm\u00eb. Jemi n\u00eb pritje t\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb pergjigje,\u201d thot\u00eb\u00a0Valmir Avdaj, administrator i repartit t\u00eb hemodializ\u00ebs n\u00eb Prizren. \u201cNj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb nuk plot\u00ebson interesat e dy pal\u00ebve, nuk quhet marr\u00ebveshje pasi pal\u00ebt nuk respektohen,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><strong>\/Reporter.al\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shendetesia-e-rames-pacientet-e-qarkut-kukes-gjejne-shpetim-ne-spitalet-e-kosoves\/\">Sh\u00ebndet\u00ebsia e Ram\u00ebs\/ Pacient\u00ebt e qarkut Kuk\u00ebs gjejn\u00eb shp\u00ebtim n\u00eb spitalet e Kosov\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur u p\u00ebrball me probleme kardiovaskulare k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, Hasan \u00c7aushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb zgjidhte vdekjen p\u00ebrball\u00eb shtrimit n\u00eb qendr\u00ebn spitalore universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Tiran\u00eb. Por burri 75-vje\u00e7ar e gjeti nj\u00eb rrug\u00ebdalje n\u00eb spitalin rajonal \u201cIsa Grezda\u201d n\u00eb Gjakov\u00ebn fqinje, ku BIRN e takoi nd\u00ebrsa po kurohej n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24318","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24318\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}