{"id":24305,"date":"2025-06-03T10:23:54","date_gmt":"2025-06-03T10:23:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/daily-mail-pse-trafikantet-angleze-refuzojne-bashkepunimin-me-shqiptaret\/"},"modified":"2025-06-03T10:23:54","modified_gmt":"2025-06-03T10:23:54","slug":"daily-mail-pse-trafikantet-angleze-refuzojne-bashkepunimin-me-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/03\/daily-mail-pse-trafikantet-angleze-refuzojne-bashkepunimin-me-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Daily Mail: Pse trafikant\u00ebt anglez\u00eb refuzojn\u00eb bashk\u00ebpunimin me shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rory Tingle, DAILY MAIL<\/strong><\/p>\n<p>Polic\u00eb me jelek antiplumb p\u00ebrplasin der\u00ebn e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe ecin n\u00eb nj\u00eb korridor t\u00eb err\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb ferm\u00eb kanabisi t\u00eb lidhur me bandat shqiptare. Deri k\u00ebtu, nj\u00eb bastisje e zakonshme p\u00ebr drog\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar\u2026<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb ferm\u00eb \u00ebsht\u00eb vendndodhja e saj \u2013 zona \u2018West Derby\u2019 e Liverpulit, nj\u00eb qytet q\u00eb mafia shqiptare ka pasur gjithmon\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr ta dep\u00ebrtuar, ndryshe nga pjesa tjet\u00ebr e Britanis\u00eb ku ajo dominon tregun e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo realitet pasqyrohej edhe n\u00eb dram\u00ebn kriminale t\u00eb BBC-s\u00eb \u2018This City Is Ours\u2019 (Ky Qytet \u00ebsht\u00eb i Yni), ku bosi i krimit n\u00eb Liverpul, Michael Kavanagh, refuzon nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb krijuar lidhje me trafikant\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani gazeta Daily Mail ka zbuluar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb provash, p\u00ebrfshir\u00eb mesazhe tekstuale, q\u00eb tregojn\u00eb se si bandat lokale ruajn\u00eb kontrollin mbi tregtin\u00eb e drog\u00ebs n\u00eb Liverpul dhe tregohen t\u00eb kujdesshme p\u00ebr t\u00eb mos lejuar rival\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb territori i fundit i drogave n\u00eb Angli q\u00eb nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin n\u00eb Britani p\u00ebrmes reputacionit p\u00ebr besueshm\u00ebri, \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur dhun\u00eb vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Krimit (NCA) pranon se kriminel\u00ebt shqiptar\u00eb ushtrojn\u00eb \u201ckontroll t\u00eb konsideruesh\u00ebm\u201d mbi tregtin\u00eb e drog\u00ebs n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb si kan\u00eb arritur gangster\u00ebt e Liverpulit t\u00eb mbajn\u00eb dominimin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rreziku kaq t\u00eb madh?<\/p>\n<p>Shikuesit e serialit \u2018This City Is Ours\u2019 mund t\u00eb kujtojn\u00eb nj\u00eb sken\u00eb ku Jamie Phelan \u2013 q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Michael Kavanagh si drejtues i perandoris\u00eb familjare t\u00eb drog\u00ebs \u2013 propozon t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb nga trafikant\u00eb shqiptar\u00eb. Por Michael e refuzon iden\u00eb me zem\u00ebrim, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00ebse i p\u00ebrfshin shqiptar\u00ebt, ata nuk do largohen m\u00eb kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse skena \u00ebsht\u00eb fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bos\u00ebve t\u00eb krimit n\u00eb Liverpul p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me furnizues nga Ballkani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb real.<\/p>\n<p>Kjo u ilustrua nga nj\u00eb bised\u00eb mes lord\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Liverpul, Vincent dhe Francis Coggins \u2013 t\u00eb njohur si pjes\u00eb e band\u00ebs s\u00eb frikshme Huyton Firm \u2013 n\u00eb platform\u00ebn e koduar t\u00eb mesazheve EncroChat, e cila tani \u00ebsht\u00eb dekriptuar.<\/p>\n<p>Mesazhet, t\u00eb zbuluara gjat\u00eb nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor, tregojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit duke diskutuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar me nj\u00eb trafikant shqiptar me baz\u00eb n\u00eb Marbella. Vincent i thot\u00eb Francis se nj\u00eb \u201cdjal\u00eb i ri\u201d i kishte ofruar nj\u00eb partneritet, por Francis p\u00ebrgjigjet se \u201cnuk ishin t\u00eb interesuar\u201d, duke sugjeruar n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj nj\u00eb kontakt tjet\u00ebr nga bota e krimit.<\/p>\n<p>\u201cPo, t\u00eb lodhin shum\u00eb albot,\u201d shkruan Vincent. \u201cI thash\u00eb q\u00eb nuk ishim t\u00eb interesuar, por i lidh\u00ebm me dik\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burr\u00eb nga Liverpuli me njohuri p\u00ebr tregun e drog\u00ebs tha se kjo bised\u00eb pasqyron q\u00ebndrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm mes bos\u00ebve t\u00eb bandave n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>\u201cJa ku e keni \u2013 ata nuk duan t\u00eb punojn\u00eb me shqiptar\u00ebt, por kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e shumic\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb biseda \u00ebsht\u00eb korrekte dhe mjaft e sjellshme,\u201d i tha ai Daily Mail.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel, firma t\u00eb ndryshme l\u00ebvizin para dhe ndajn\u00eb informacion e burime. Por n\u00ebse v\u00ebllez\u00ebrit Coggins do t\u00eb d\u00ebgjonin se shqiptar\u00ebt donin t\u00eb hynin n\u00eb tregun me pakic\u00eb n\u00eb Merseyside, biseda do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb ndryshe. Do t\u00eb kishte luft\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Francis shkruan n\u00eb nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr: \u201cQyteti \u00ebsht\u00eb i imi ose vdes\u201d.<\/p>\n<p>Burimi i Daily Mail shtoi: \u201cFrancis \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb se kush sundon Liverpulin, dhe nuk jan\u00eb shqiptar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Bandat shqiptare besohet se kan\u00eb marr\u00eb kontrollin e tregut britanik t\u00eb kokain\u00ebs, me vler\u00eb 5 miliard\u00eb paund n\u00eb vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me \u00e7mime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta kund\u00ebr rival\u00ebve kriminal\u00eb.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb ndihmuar edhe nga lidhjet e ngushta me \u2018Ndrangheta\u2019-n italiane, q\u00eb dominon tregun e kokain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00ebn kontinentale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar reputacion p\u00ebr d\u00ebrgesa shum\u00eb t\u00eb shpejta dhe t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga emrat kryesor\u00eb \u00ebsht\u00eb Dritan Rexhepi, i njohur si \u201cMbreti i Kokain\u00ebs\u201d, i cili u ekstradua n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb janar, pas 27 vitesh arratisje.<\/p>\n<p>Ky trafikant ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrabandimin e dhjet\u00ebra milionave paund\u00eb kokain\u00eb drejt Britanis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera evropiane dhe ishte n\u00eb list\u00ebn e m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarve nga policia e Londr\u00ebs n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Ai thuhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb kreu i nj\u00eb karteli nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge t\u00eb quajtur Kompanio Bello dhe dyshohet se ka q\u00eblluar p\u00ebr vdekje dy polic\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, nj\u00eb dokument ligjor i rrjedhur nga Ministria e Brendshme britanike p\u00ebrshkruante bandat kriminale shqiptare si nj\u00eb \u201ck\u00ebrc\u00ebnim akut\u201d p\u00ebr Britanin\u00eb e Madhe dhe \u201cshum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb krimin e organizuar dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr disa vrasje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb vitit 2021, kur u vra Rhys Thompson, nj\u00eb baba i ri, i cili u rr\u00ebmbye dhe u rrah p\u00ebr vdekje n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrleshje q\u00eb lidhej me nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb \u201ctaksuar\u201d nj\u00eb ferm\u00eb kanabisi, q\u00eb besohej se drejtohej nga nj\u00eb band\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, Tomasz Waga, 23 vje\u00e7 dhe baba p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, u rrah p\u00ebr vdekje n\u00eb vitin 2021 nga tre burra q\u00eb mbronin nj\u00eb tjet\u00ebr ferm\u00eb kanabisi n\u00eb Kardif.<\/p>\n<p>Liverpul ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb nga pak qytetet e m\u00ebdha q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb arritur ta p\u00ebrfitojn\u00eb, pasi bandat lokale kan\u00eb mbajtur dominimin duke shfryt\u00ebzuar lidhjet e ngushta me komunitetet lokale q\u00eb ata shfryt\u00ebzojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt shpjegojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen me faktin q\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrzihen\u201d n\u00eb Liverpul si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr apo Birmingem, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut nga kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet e dhunshme n\u00ebse do p\u00ebrpiqeshin t\u00eb hynin me forc\u00eb n\u00eb tregun lokal.<\/p>\n<p>Disa v\u00ebzhgues t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb n\u00ebntok\u00ebs besojn\u00eb se kontrolli mbi Portin e Liverpulit u jep bandave lokale nj\u00eb avantazh t\u00eb madh. Gjat\u00eb gjyqit t\u00eb Francis dhe Vincent Coggins u d\u00ebgjua se v\u00ebllez\u00ebrit kishin korruptuar disa punonj\u00ebs porti.<\/p>\n<p>K\u00ebta punonj\u00ebs ndihmonin n\u00eb kontrabandimin e drog\u00ebs brenda anijeve me kontejner\u00eb duke filmuar d\u00ebrgesat me telefonat e tyre.<\/p>\n<p>Burimi nga Liverpuli tha: \u201cN\u00ebse ke portin, ke qytetin. N\u00ebse shqiptar\u00ebt duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb l\u00ebvizje, duhet t\u00eb marrin kontrollin e portit. Por kjo nuk po ndodh p\u00ebr momentin\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-trafikant i kokain\u00ebs nga Liverpool po ashtu vuri n\u00eb dukje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kontrollit t\u00eb portit p\u00ebr bandat e drog\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cTregu i drog\u00ebs t\u00eb klasit A n\u00eb Liverpul dominohet nga grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall. Ata kan\u00eb shok\u00eb n\u00eb Portin e Liverpulit, q\u00eb u jep kontroll mbi at\u00eb q\u00eb hyn n\u00eb qytet. Ata nuk do t\u2019i lejojn\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb tregun e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse jo e gjith\u00eb droga hyn n\u00eb Liverpul p\u00ebrmes transportit detar \u2014 shum\u00eb prej saj vjen me aeroplan\u00eb ose anije t\u00eb vogla \u2014 ndikimi mbi portin padyshim ka ndihmuar ngritjen e grupeve si Huyton Firm.<\/p>\n<p>Operacioni Venetic \u2014 emri i operacionit policor q\u00eb shkat\u00ebrroi shum\u00eb bos\u00eb duke p\u00ebrdorur mesazhet EncroChat \u2014 konfirmoi se edhe banda t\u00eb tjera t\u00eb Liverpulit p\u00ebrdornin portin e kontejner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb futur kokain\u00eb direkt nga kartelet e Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>Por edhe pse shqiptar\u00ebve u \u00ebsht\u00eb mohuar aksesi n\u00eb port, tregu i kanabisit t\u00eb kultivuar lokalisht u ka dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb pik\u00eb hyrjeje alternative.<\/p>\n<p>Operacioni i lidhur me shqiptar\u00ebt, q\u00eb u zbulua nga policia n\u00eb mars, duket t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb \u2018West Derby\u2019 q\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb rrjeti shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb prej 100 fermash kanabisi n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Grupi prej 10 personash fshihej pas punonj\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebrbimeve utilitare, duke hapur rrug\u00eb dhe trotuare p\u00ebr t\u00eb aksesuar kabllot elektrike dhe p\u00ebr t\u00eb vjedhur energjin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr fermat e tyre, t\u00eb cilat prodhonin kanabis me vler\u00eb rreth 21 milion\u00eb paund.<\/p>\n<p>Dy nga fermat ishin n\u00eb Merseyside, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera deri n\u00eb Portsmouth dhe Dundee.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/03\/daily-mail-pse-trafikantet-angleze-refuzojne-bashkepunimin-me-shqiptaret\/\">Daily Mail: Pse trafikant\u00ebt anglez\u00eb refuzojn\u00eb bashk\u00ebpunimin me shqiptar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rory Tingle, DAILY MAIL Polic\u00eb me jelek antiplumb p\u00ebrplasin der\u00ebn e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe ecin n\u00eb nj\u00eb korridor t\u00eb err\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zbuluar nj\u00eb ferm\u00eb kanabisi t\u00eb lidhur me bandat shqiptare. Deri k\u00ebtu, nj\u00eb bastisje e zakonshme p\u00ebr drog\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar\u2026 Por ajo q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb ferm\u00eb \u00ebsht\u00eb vendndodhja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24305","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24305\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}