{"id":24216,"date":"2025-06-02T18:49:56","date_gmt":"2025-06-02T18:49:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/kolegu-i-enverit-ne-paris-na-tregonte-se-ishte-i-vetmi-shqiptar-qe-pozonte-per-grate-franceze\/"},"modified":"2025-06-02T18:49:56","modified_gmt":"2025-06-02T18:49:56","slug":"kolegu-i-enverit-ne-paris-na-tregonte-se-ishte-i-vetmi-shqiptar-qe-pozonte-per-grate-franceze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/kolegu-i-enverit-ne-paris-na-tregonte-se-ishte-i-vetmi-shqiptar-qe-pozonte-per-grate-franceze\/","title":{"rendered":"\u201cKolegu i Enverit n\u00eb Paris na tregonte, se ishte i vetmi shqiptar, q\u00eb pozonte p\u00ebr grat\u00eb franceze\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ahmet Bushati<\/p>\n<p>Pas ndryshimit t\u00eb flamurit n\u00eb 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rezistence kund\u00ebr regjimit, duke paguar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn e saj t\u00eb liris\u00eb. N\u00eb prill t\u00eb 1945, student\u00ebt e liceut, tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb tradh\u00ebtuar nga premtimet e luft\u00ebs, u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar terrorin e ri q\u00eb burgoste dhe vriste njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. Komunizmi e shnd\u00ebrroi Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nd\u00ebrsa Shkodr\u00ebn e d\u00ebnoi p\u00ebr \u201cfajin\u201d e saj historik \u2013 q\u00ebndrimin e saj kund\u00ebr pushtuesve. \u201cL\u00ebvizja e Postrrib\u00ebs\u201d u b\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb shtypur \u00e7do kund\u00ebrshtim, duke e \u00e7uar qytetin n\u00eb nj\u00eb spirale vuajtjesh t\u00eb papara: burgje, ekzekutime dhe shkat\u00ebrrim i familjeve. Student\u00ebt e liceut, bashk\u00eb me qytetar\u00eb, u b\u00ebn\u00eb simbol t\u00eb rezistenc\u00ebs, nd\u00ebrsa disa \u201ct\u00eb rinj komunist\u00eb\u201d u shnd\u00ebrruan n\u00eb vegla t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, duke shkaktuar p\u00ebrjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr her\u00eb, Shkodra u ngrit n\u00eb kryengritje t\u00eb armatosura, por historia i harroi k\u00ebto beteja. Libri shkruhet p\u00ebr t\u00eb kujtuar t\u00eb burgosurit e panum\u00ebrt, t\u00eb torturuarit dhe t\u00eb vrar\u00ebt, si dhe prindit q\u00eb vuajt\u00ebn n\u00eb heshtje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim kund\u00ebr diktatur\u00ebs dhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb mos harrojn\u00eb sakrificat e b\u00ebra p\u00ebr lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Tue mos u zgjat\u00eb me ngjarjet e zakonshme t\u00eb nji kampi pune, nga nandori i 1952-it, lam\u00eb \u00c7engelajt dhe u drejtuem p\u00ebr n\u00eb kampin e Ur\u00ebs Vajgurore, \u201cLap\u00ebrdha\u201d e Beratit, ku prej koh\u00ebsh t\u00eb burgosun t\u00eb tjer\u00eb po punojshin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nji aerodromi ushtarak. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp \u201cmadh\u00ebshtor\u201d u bashkuem dy kampe e do t\u00eb q\u00ebndrojshim bashk\u00eb derisa t\u2019u pregatiste ai i Vlashukut, q\u00eb ishte destinacioni i jon\u00eb. Kampi i Ur\u00ebs Vajgurore, do t\u2019u mbante mend si kampi ma i madh q\u00eb kishte qen\u00eb ndonjiher\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebr nji periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, me ma shum\u00eb se kat\u00ebr mij\u00eb t\u00eb burgosun, si dhe kampi ku nji shumic\u00eb t\u00eb burgosurish politik\u00eb, do t\u00eb njiheshin mes tyne e prej ku nji dit\u00eb do t\u2019u largojshin, tue pas\u00eb lan\u00eb e marr\u00eb mbresa t\u00eb pashlyeshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet tjer\u00ebve, atje do t\u00eb takojshim edhe shok\u00ebt ton\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb kishin pas\u00eb dal\u00eb n\u00eb kamp mbas nesh, si Sami Repishtin, Xhevat Met\u00ebn, Ernest P\u00ebrdod\u00ebn, Tom\u00eb Sheldin\u00eb, Et\u2019hem Bakallin, Zef Nik\u00ebn, Nush Tuk\u00ebn, si dhe Feti Qukun e Mark Lleshin, q\u00eb po bijshin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb burg, etj. Do t\u00eb gjejshim gjithashtu n\u00eb at\u00eb kamp edhe shok\u00eb nga t\u00eb burgjeve t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt ishim njoh\u00eb e lidh\u00eb qysh dy e tre vjet ma par\u00eb nd\u00ebr kampe t\u00eb tjer\u00eb. Takimet e t\u00eb burgosurve politik\u00eb, mbas disa koh\u00ebsh q\u00eb t\u2019mos ishin takue me njeni-tjetrin, do t\u00eb ishin si takime bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebsh. Takime t\u00eb tilla do t\u00eb krijojshin vazhdimisht atmosfer\u00eb t\u00eb g\u00ebzueshme e inkurajuese, p\u00ebr vet\u00eb vuejtjet e kauz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb ata kishin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, do t\u00eb takojshim Pat\u00ebr M\u00ebshkall\u00ebn, te i cili, si ndoshta te asnji tjet\u00ebr, ishin shkri n\u00eb nji gja, thjesht\u00ebsia e sinqeriteti, inteligjenca e kultura, si edhe nji ngroht\u00ebsi deri n\u00eb afinitet edhe me ne, \u00e7ka do t\u00eb bante q\u00eb atij, pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs q\u00eb kishte e petkut q\u00eb mbante, t\u2019iu manifestojshin qysh n\u00eb takimin e t\u1ecbj t\u00eb par\u00eb me ne. Te Pat\u00ebr Meshkalla do t\u00eb m\u00eb bante p\u00ebrshtypje pamja e tij, q\u00eb edhe pse disi si e zeshk\u00ebt e gjith\u00eb rrudha, do t\u00eb na bahej t\u00ebrheq\u00ebs dhe e dashtun edhe prej afrimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm e, besimit t\u00eb pa asnji rezerve q\u00eb ai po shfaqte p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Vuejtja nga njena an\u00eb, si dhe kontakti me njer\u00ebz t\u00eb zgjedhun p\u00ebr nga karakteri, q\u00eb t\u00eb kesh\u00eb pas\u00eb me t\u00eb e disa her\u00eb edhe p\u00ebr nga kultura, shtue k\u00ebtyne librat e sidomos synimet, pat\u00ebn ba q\u00eb nji kategori t\u00eb burgosurish me mosh\u00eb t\u00eb re, t\u00eb kishin fitue at\u00eb shkall\u00eb formimi t\u00eb parakohsh\u00ebm, sa do t\u00eb kishin qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nji dobi reale p\u00ebr vendin, n\u00ebse komunizmi do t\u00eb ishte p\u00ebrmbys\u00eb, qysh at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe atje n\u00eb Berat, si n\u00eb kampe t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb njifshim shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe fshatar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, emnat e t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr koh\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb ka kalue, m\u00eb jan\u00eb fshi nga kujtesa, por jo gjithher\u00eb edhe fytyrat e nji fisnikni e tyne. Sa koh\u00eb q\u00eb u ndodhshim n\u00eb at\u00eb kamp, mezi \u00e7\u2019do t\u00eb pritshim q\u00eb t\u00eb mbaronte dita e pun\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb takue n\u00eb mbramje individ\u00eb e grupe shok\u00ebsh, q\u00eb me q\u00ebndrimin e tyne t\u00eb pap\u00ebrkulun nd\u00ebr burgje e kampe, kishin ba em\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb burgut t\u00eb Vlon\u00ebs, Me\u00e7an Hoxha do t\u00eb ishte nji prej atyne nacionalist\u00ebve t\u00eb kulluet e njeri i mir\u00eb, t\u00eb cilit ndoshta ma shum\u00eb se \u00e7do gja tjet\u00ebr, do t\u2019i a tregojshin shprehja e qet\u00eb e dashamir\u00ebse e fytyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb qet\u00eb q\u00eb kishte, toni i ul\u00ebt e i shtruem i fjal\u00ebve t\u00eb matuna e konfidenciale q\u00eb p\u00ebrdorte, si t\u00eb nji njeriu me t\u00eb cilin t\u00eb ishim njoh\u00eb prej koh\u00ebsh, \u00e7ka ne, si t\u00eb rinj q\u00eb ishim, do t\u00eb na bante me besue se t\u00eb gjitha sa ma sip\u00ebr, t\u2019i burojshin prej nji nacionalizmi t\u00eb tij t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb thell\u00eb, si rrall\u00eb kush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Njeri shum\u00eb i mir\u00eb nga t\u00eb burgut t\u00eb Vlon\u00ebs, do t\u00eb ishte edhe Fatos Kokoshi, q\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb t\u00eb tregonte nji num\u00ebr t\u00eb pambarim filmash, q\u00eb kishte pas\u00eb ndjek\u00eb dikur n\u00eb Franc\u00eb. Po ashtu Abdurraman Kreshpani, nji tjet\u00ebr nacionalist i devotsh\u00ebm, q\u00eb vite ma par\u00eb kishte nd\u00ebrpre studimet n\u00eb Itali e, kthye n\u00eb Shqipni p\u00ebr t\u00eb luftue me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb pushtuesin italian, i inkuadruem brenda radh\u00ebve t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar. Inxhinieri Besim Grezhica, nji tjet\u00ebr njeri i mir\u00eb e i pap\u00ebrkulur. Po k\u00ebshtu vlonjat\u00ebt, disi ma t\u00eb rij, si Ventigjar Hamzaraj, q\u00eb disa vite t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, i kishte krye n\u00eb Paris, si bir i nji n\u00ebpun\u00ebsi t\u00eb ambasad\u00ebs shqiptare q\u00eb kishte qen\u00eb. E k\u00ebshtu edhe t\u00eb rinjt, Numan Numani, Teufik Gabrani, Lavdosh Begja, djelm t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb vendosun, q\u00eb mbetshin si edhe ma par\u00eb, besnik\u00eb t\u00eb Ballit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb kamp qesh\u00eb ba mik me nji Bexhet Shehu, pavar\u00ebsisht diferenc\u00ebs n\u00eb mosh\u00ebs q\u00eb kishte me mue. Kishte studjue n\u00eb Austri dhe prej natyre ishte model i njeriut t\u00eb sjellsh\u00ebm e t\u00eb dashun. Nji her\u00eb Bexheti do t\u00eb m\u00eb thonte: \u201cS\u2019mund t\u00eb them se u besonj falleve, por ama \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, se kunata ime e pau n\u00eb filxhan arrestimin tim, qysh dy dit\u00eb para. Ajo shikoi filxhanin e kafes\u00eb, q\u00eb sapo e kisha pir\u00eb, dhe menj\u00ebher\u00eb u tret n\u00eb fytyr\u00eb e syt\u00eb iu mbush\u00ebn me lot\u00eb. \u201c\u00c7far\u00eb pe n\u00eb filxhan\u201d? e pyeta un\u00eb, dhe ajo nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, nuk m\u2019u p\u00ebrgjigj, por pasi un\u00eb k\u00ebmb\u00ebngula, ajo duke u dridhur, m\u00eb tha: Bexhet, t\u00eb shikonj n\u00eb burg. Dhe v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb n\u00eb ato dy dit\u00eb u arrestova\u201d.<\/p>\n<p>Si mik q\u00eb tashma e kisha Bexhetin, nji dit\u00eb do t\u2019i bajsha pyetjen: \u201cBexhet, nd\u00ebr t\u00eb burgosun, kush po sakrifikon ma shum\u00eb, ju q\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi keni lan\u00eb gra e f\u00ebmij\u00eb, apo ne q\u00eb k\u00ebtu po shkrijm\u00eb vite t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme rinie\u201d? \u201cI dashur Ahmet\u201d, \u2013 do t\u00eb fillonte me m\u00eb fol\u00eb me buz\u00ebqeshje Bexheti, \u2013 \u201ck\u00ebsaj pyetje, q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante, v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i jap\u00ebsh nji p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb. Duhet gjet\u00eb nji njeri tjet\u00ebr\u201d!<\/p>\n<p>Shyqyri Borshi do t\u2019ishte po aq simpatik, p\u00ebr t\u00eb burgosurit e atij kampi, sa \u00e7\u2019kishte qen\u00eb dikur p\u00ebr vajzat e pjac\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs. Temperamenti i g\u00ebzuesh\u00ebm i tij e, humori i p\u00ebrhersh\u00ebm, kishin ba q\u00eb at\u00eb ta njifshin e ta dojshin t\u00eb gjith\u00eb. Disa her\u00eb Shyqi, i hypun mbi nji vagon t\u00eb mbushun me dh\u00e9, tue kalue para t\u00eb burgosurve q\u00eb ishin n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr, do t\u2019u thirrte me sa za t\u00eb kishte: \u201cEj, ej, po kalon para jush artisti i burgjeve e, kampeve t\u00eb Shqipnis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Familjen e Shyqit, me origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt prej Borshit t\u00eb jugut, dhjet\u00eb vjet ma par\u00eb, lufta e kishte sjell\u00eb nga Podgorica n\u00eb Shkod\u00ebr. E kishin arrestue m\u2019kot, kur kishte qen\u00eb ushtar diku andej kah jugu. As q\u00eb donte t\u00eb dinte p\u00ebr politik\u00eb dhe ndonjiher\u00eb do t\u00eb m\u00eb kishte than\u00eb: \u201cKur pata shkue mbas luftet n\u00eb Zagreb, p\u00ebr t\u00eb vazhdue studimet universitare, Shkodr\u00ebn e pata lan\u00eb tue u marr\u00eb me politik\u00eb. Nd\u00ebr sht\u00ebpia e n\u00eb rrug\u00eb, ndigjojsha njer\u00ebzit se thojshin: po dalin sot e po dalin nes\u00ebr k\u00ebta hora, e tash po vijn\u00eb anglez\u00ebt e amerikan\u00ebt, etj., etj., nd\u00ebrsa kur un\u00eb studjojsha n\u00eb Zagreb, kisha p\u00ebrshtypjen se atje, askujt s\u2019i shkonte nd\u00ebr mend me u marr\u00eb me politik\u00eb, e se ne student\u00ebt u merrshim vet\u00ebm me m\u00ebsime e dashni. U ktheva n\u00eb Shqipni, e Shkodr\u00ebn e gjeta p\u00ebrs\u00ebri tue u marr\u00eb me politik\u00eb, ashtu si e kisha lan\u00eb dikur\u201d!<\/p>\n<p>Nji tjet\u00ebr djal\u00eb simpatik n\u00eb at\u00eb kamp, do t\u2019ishte Qamil Kacmoli prej Shijakut, nji tip me karakter leal, t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm, ekspansiv e t\u00eb dashun, e me trup t\u00eb hedhun. Tregojshin se gjat\u00eb luft\u00ebs, ishte numrue nd\u00ebr ma trimat q\u00eb kishte pas\u00eb ajo zon\u00eb e Shijakut. E kishin burgos\u00eb p\u00ebr zhg\u00ebnjimin q\u00eb ai kishte pas\u00eb p\u00ebsue. Mark Prela e Sami Repishti, q\u00eb me t\u00eb ishin ba shok\u00eb qysh ma par\u00eb, na e pat\u00ebn njoh\u00eb e lidh\u00eb edhe ne me t\u00eb. Nuk mund t\u00eb harroj me k\u00ebt\u00eb rast, dy fshatar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb ato dit\u00eb punojshin ngjit\u00eb me ne. M\u00eb duket se ishin nga Vlo\u00e7ishti i Kor\u00e7\u00ebs e, se njeni prej tyne, e kishte emnin Izet, t\u00eb cilin na e quejshim; \u201cxha Izet\u201d, si plak q\u00eb ishte. Gjeneral Nexhip Vin\u00e7anin e ram\u00eb nga pozita qysh at\u00ebher\u00eb, ai e kishte t\u00eb vetin.<\/p>\n<p>Xha Izeti e ai shoku i tij, qysh\u00eb me mbarimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Botnore, kishin pas\u00eb emigrue n\u00eb Amerik\u00eb e, tregimet e tyne p\u00ebr Amerik\u00ebn, sado t\u00eb thjeshta q\u00eb ishin, prap\u00ebseprap\u00eb t\u00ebrhiqshin e k\u00ebnaqshin kureshtjen ton\u00eb. Pran\u00eb u ndodhte vazhdimisht edhe nji tjet\u00ebr fshatar prej an\u00ebs s\u00eb tyne, me emnin Ko\u00e7o, q\u00eb si dy t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrmit, edhe ai kishte punue p\u00ebr disa vite n\u00eb Amerik\u00eb e, q\u00eb mes tjerash, do t\u00eb na tregonte: \u201cN\u00eb dit\u00ebn e 4 korrikut, Fest\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Amerik\u00ebs, parakalojshin me flamuj grupe nga t\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs. Shqip\u00ebria, sipas alfabetit, vinte e para pas Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, grek\u00ebrit desh p\u00eblcisnin nga inati e p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrvjetor ata protestonin, duke th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt, nuk duhet t\u00eb kalonin para tyre\u201d!<\/p>\n<p>Nga fundi i q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, komanda do t\u00eb zbulonte hapjen e nji tuneli, n\u00eb faqen ballore t\u00eb nji grope t\u00eb madhe septike prej dheu. E ishte p\u00ebr t\u00eb ardh\u00eb shum\u00eb keq. Kishte koh\u00eb q\u00eb nji grup t\u00eb burgosurish, n\u00eb msheht\u00ebsi e rrezik t\u00eb madh, kishin punue gjat\u00eb shum\u00eb net\u00ebve p\u00ebr hapjen e atij tuneli e, si edhe ndonjiher\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm kur ai t\u2019mos donte ve\u00e7 edhe pak pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jashta rrethimit prej telash me gjemba, ata do t\u2019u zbulojshin e, t\u2019u d\u00ebnojshin me shum\u00eb vite t\u00eb tjer\u00eb burgu. Edhe nji episod i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm do t\u00eb m\u00eb ndodhte n\u00eb nji nd\u00ebr ato dit\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb q\u00ebndrimit ton\u00eb n\u00eb at\u00eb kamp: nd\u00ebrsa isha largue pak nga vendi i pun\u00ebs, shikoj se brenda nji ferre, di\u00e7ka po l\u00ebvrinte.<\/p>\n<p>Mora me t\u00eb shpejt\u00eb nji lopat\u00eb e, nisa t\u00eb hap rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb saj, dhe shpejt v\u00ebrejta se aty kishte nji \u00e7erdhe gjarpnijsh t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebve fillova t\u2019u biej me lopat\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejt meje po vijshin tue m\u00eb thirr p\u00ebr em\u00ebn, Met Rrapushi, \u2013 furrtari i njohun n\u00eb Shkod\u00ebr \u2013 dhe ish-studenti, Merxhan Smajli, q\u00eb t\u00eb tronditun si\u00e7 ishin, po m\u2019u lutshin q\u00eb ta nd\u00ebrpritsha at\u00eb pun\u00eb. M\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn ata po ma k\u00ebrkojshin at\u00eb gja, \u2013 si t\u2019ia k\u00ebrkojshin nji njeriu t\u00eb huej, e jo mue, shokut t\u00eb tyne \u2013 si dhe xix\u00ebllimat e lot\u00ebve n\u00eb syt\u00eb e tyne t\u00eb skuqun, shtue edhe fjal\u00ebt \u201cAman Ahmet, se ti nuk e din, se \u00e7\u2019ka ka p\u00ebrbrenda vetes nji gjarp\u00ebn\u201d, ban\u00eb q\u00eb un\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u2019u t\u00ebrhiqsha menjiher\u00eb prej atij veprimi t\u00eb porsa filluem, por prej dhimbjes q\u00eb po provojsha p\u00ebr ta, s\u2019po dijsha as si me u k\u00ebrkue ndjes\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u2019kisha ba.<\/p>\n<p>Vazhdonte me qen\u00eb dim\u00ebn kur nji dit\u00eb, ne t\u00eb kampit nr. 2, t\u00eb hypun nd\u00ebr makina, lam\u00eb kampin e Ur\u00ebs Vajgurore e, shum\u00eb shok\u00eb ton\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj e, tue dredhue gjat\u00eb disa dhjet\u00ebra kilometrash n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb pashtrueme, p\u00ebr an\u00eb do kodrash t\u00eb ulta, mb\u00ebrrit\u00ebm te nji vend ku s\u2019u dukte fshat e asgja e, q\u00eb u quente Vlashuk. Do t\u00eb ishte nji kamp \u2013 viti 1953 \u2013 t\u00eb cilit fronti i pun\u00ebs, nuk do t\u2019iu largonte anjiher\u00eb, me q\u00eb punimet do t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrqendruem n\u00eb hapjen e nji kanali me gjat\u00ebsi t\u00eb shkurt\u00eb, por me p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha, si gjan\u00ebsi e thell\u00ebsi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vinte nji koh\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb dheun e g\u00ebrmuem prej fundit t\u00eb atij kanali t\u00eb thell\u00eb 25 metra, do t\u2019u dojshin tremb\u00ebdhjet\u00eb skela t\u00eb alternueme, n\u00eb t\u00eb dy faqet e tij, p\u00ebrmes t\u00eb cilave, lopat\u00eb mbas lopate, ai dh\u00e9 t\u00eb dilte p\u00ebrjashta. N\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb kanalit, drita dep\u00ebrtonte pak e se dheu atje kishte ngjyr\u00eb mes blus\u00eb e t\u00eb blert\u00ebs, se ishte shum\u00eb i ngjeshun e q\u00eb kund\u00ebrmonte edhe nji er\u00eb t\u00eb rand\u00eb, q\u00eb ndoshta i ngjiste asaj t\u00eb piritit a vojit t\u00eb gurit, e q\u00eb shpeshher\u00eb donte me t\u00eb zan\u00eb edhe hund\u00ebt.<\/p>\n<p>Punimet n\u00eb fundin e kanalit, ve\u00e7 v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb g\u00ebrmimit t\u00eb nji dheu t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb ngjeshun si tutkall, si dhe rreziqeve eventuale q\u00eb paraqiste, gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs kishte dy t\u00eb mira: freskin\u00eb dhe ujin e mbledhun nd\u00ebr pellgje t\u00eb vegj\u00ebl an\u00ebs kanalit, uj\u00eb me t\u00eb cilin na do t\u00eb shuejshim etjen ton\u00eb e t\u00eb shum\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, sip\u00ebr nd\u00ebr skela, pa pyet\u00eb p\u00ebr shijen e tij t\u00eb pakandshme, q\u00eb kishte marr\u00eb prej kund\u00ebrmimit t\u00eb dheut, prej kah ai buronte.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb mos u shembshin faqet e thella t\u00eb kanalit t\u00eb hapun, ishte konsumue nji sasi e pallogaritshme materiali drusor p\u00ebr veshjen e tyne, por q\u00eb megjithat\u00eb, prej presionit t\u00eb madh t\u00eb masave t\u00eb dheut anash, e sidomos mbas ndonji shiu q\u00eb mund t\u00eb kishte ra, t\u00eb ngopuna me lag\u00ebshtin\u00eb si\u00e7 do t\u2019ishin, disa her\u00eb ato do t\u00eb humbshin pikat e tyne t\u00eb mb\u00ebshtetjes e do t\u00eb bajshin q\u00eb dy faqet e kanalit, t\u2019u puqin mes tyne, tue \u00e7ue dam pun\u00ebn ton\u00eb t\u00eb disa dit\u00ebve. P\u00ebr fatin ton\u00eb, shembjet do t\u00eb ndodhshin vazhdimisht mbas mesnate, aq sa ne t\u00eb burgosnit, tue qesh\u00eb, do t\u00eb thoshim: \u201cDuket se njitash, ka fillue Zoti me na dasht\u00eb\u201d. Kur t\u00eb vinte prandvera me dit\u00ebt e saj t\u00eb zgjatuna, puna do t\u2019u organizonte n\u00eb kat\u00ebr turne gjasht\u00eb or\u00ebshe, q\u00eb u nd\u00ebrrojshin n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do jave. Fati do ta sillte q\u00eb pes\u00eb nga gjasht\u00eb vet\u00eb q\u00eb kishte sofra e jon\u00eb, t\u2019ishin n\u00eb nji turn, nd\u00ebrsa un\u00eb i vet\u00ebm, n\u00eb turnin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb asaj jave q\u00eb un\u00eb do ta kisha turnin e pun\u00ebs n\u00eb mbas dreke, rolin e kuzhinierit p\u00ebr drek\u00ebn do ta kryejsha un\u00eb. Ishte ajo koh\u00eb kur un\u00eb vazhdojsha me studjue gjuh\u00ebn angleze, me an\u00eb t\u00eb nji metode italiane \u201cLisly\u201d, dhe me q\u00ebllim q\u00eb ta pratikojsha at\u00eb, \u00e7do porosi q\u00eb kisha p\u00ebr shok\u00ebt, kur ata t\u2019u kthejshin prej turnit t\u00eb par\u00eb, si lidhun me gjell\u00ebn a tjet\u00ebr gja, un\u00eb do t\u2019ua lejsha t\u00eb shkrueme n\u00eb anglisht, mbi nji cop\u00eb let\u00ebr t\u00eb ashp\u00ebr thas\u00ebsh \u00e7imentoje.<\/p>\n<p>Brenda nji kampi prej rreth dy mij\u00eb e gjasht\u00ebqind t\u00eb burgosurish, \u2013 ma t\u00eb shumt\u00ebt politik\u00eb \u2013 anj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb hiqshin v\u00ebrejtjen fytyrat e t\u00eb burgosurve dhe i shikojshe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. I burgosuni politik zakonisht mban lidh\u00eb brenda nji rrethi mjaft t\u00eb gjan\u00eb shok\u00ebsh e miqsh, sikurse ruan e respekton edhe disa njohje q\u00eb atij t\u2019i ishin afrue rast\u00ebsisht, t\u00eb cilat zakonisht mbyllin pak a shum\u00eb bot\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb burgut, jasht\u00eb t\u00eb cilit ai p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk del. K\u00ebshtu nji dit\u00eb un\u00eb, mbasi pata mbarue pun\u00eb para kohe, nga thell\u00ebsia e kanalit ku punojsha, u ngjita sip\u00ebr q\u00eb t\u00eb pritsha p\u00ebrfundimin e pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Rasti e solli q\u00eb aty t\u00eb hyjsha n\u00eb bised\u00eb me nji t\u00eb burgosun nga Berati me emnin Qemal, i cili aty punonte me nji elektro-vin\u00e7 t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim te ai njeri do t\u00eb m\u00eb bante p\u00ebrshtypje fytyra e tij e past\u00ebr e shum\u00eb bardhoshe, si dhe toni i qet\u00eb i zanit t\u00eb tij, q\u00eb sa her\u00eb q\u00eb fliste, do ta p\u00ebrcillte me buz\u00ebqeshjen e nji njeriu t\u00eb mir\u00eb e me edukat\u00eb. Mbas nji bisede prej rreth nji or\u00eb, u ndam\u00eb sikur t\u00eb kishim qen\u00eb njoh\u00eb prej koh\u00ebsh. Mbasi t\u00eb kishte mbarue pun\u00eb edhe turni i dyt\u00eb, pra n\u00eb mbramje, kur po hajshim dark\u00eb, un\u00eb do t\u2019u flitsha p\u00ebr t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb sofr\u00ebs. Po \u00e7\u2019ndodhi nd\u00ebrkaq? P\u00ebr nji koin\u00e7idenc\u00eb t\u00eb pabesueshme e fatale, k\u00ebta shok\u00eb t\u00eb mij, do t\u00eb m\u00eb tregojshin se pik\u00ebrisht at\u00eb vin\u00e7ier, me emnin Qemal, e kishte pase zan\u00eb n\u00ebn vete vin\u00e7i at mbas dreke, tue ia pas\u00eb qit\u00eb zorr\u00eb e tru p\u00ebrjashta!<\/p>\n<p>Vdekja e nji t\u00eb burgosuni n\u00eb nji kamp pune, disa her\u00eb kalon me indiferenc\u00ebn e atyne q\u00eb at\u00eb nuk e kan\u00eb njoh\u00eb ma par\u00eb dhe me pik\u00ebllimin ma t\u00eb thell\u00eb nga ana e shok\u00ebve t\u00eb tij. K\u00ebshtu nji shok i Qemalit, q\u00eb m\u00eb duket se emnin e pat Nuri, nga pikllimi p\u00ebr vdekjen e Qemalit, qysh at\u00eb nat\u00eb, luejti mendsh. E izoluen brenda nji barake t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb vinte pak mbrapa kapanonit ton\u00eb dhe p\u00ebr nji jav\u00eb resht ai djal\u00eb, dit\u00eb as nat\u00eb, nuk do t\u00eb pushonte se thirruni me za t\u00eb nalt\u00eb: \u201cQemal, o Qemal, Qemal ore\u201d!- tue mbush\u00eb me dhimbje e lan\u00eb edhe pa gjum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb burgosun aty rrotull. Ruzhdi Baja, kushri i imi e, q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb flinte brij meje, i shqet\u00ebsuem q\u00eb s\u2019po e zinte gjumi prej t\u00eb thirrunave t\u00eb atij Nuris, do t\u00eb turfullonte: \u201cBoll na u dhimbt ai djal q\u00eb diq, ve\u00e7 edhe k\u00ebshtu mos me t\u00eb lan\u00eb me mbyll\u00eb sy, t\u00eb lodhun si jena, s\u2019po di \u00e7a me than\u00eb\u201d! Kund nja nji jav\u00eb mbrapa, Nuriun nuk e ndigjuem ma t\u00eb th\u00ebrriste: dikush na tha se e kishin nis\u00eb p\u00ebr spital.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp t\u00eb Vlashukut, kujtoj me respekt e tashma vet\u00ebm p\u00ebr figur\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb prej Beratit e rretheve t\u00eb tij, nd\u00ebr ta sidomos nji burr\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, me emnin Syrja. Si Syrjan\u00eb, po nga Berati kujtoj me k\u00ebt\u00eb rast edhe nji ish-student, pak brun e simpatik, q\u00eb njenin prind e kishte me origjin\u00eb italiane. Nga Berati ishte edhe studenti Ilia Thereska, q\u00eb gjimnazin e kishte ndjek\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Gjinokastr\u00ebs. Po ashtu, kamp mbas kampi, do t\u2019u njifshim e do t\u2019u afrojshim shum\u00eb me nji grup kolonjar\u00ebsh shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb tyne kishin nji plak me emnin Mu\u00e7o, Mu\u00e7o Shk\u00ebmbin, nji zotni gjith\u00eb prestigj, q\u00eb e meritonte nderin q\u00eb iu bante nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ma i riu nd\u00ebr ta, do t\u00eb ishte Kamberi, q\u00eb na e thirrshim Kambo. Qysh n\u00eb kamp t\u00eb Beratit, ishim njoh\u00eb e krijue lidhje shoqnore me intelektual\u00eb, si Isuf Vrionin, q\u00eb si bir ambasadori q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, t\u00eb gjitha ciklet shkollore, p\u00ebrfshi edhe ndonji vit t\u00eb fillores, i kishte pas\u00eb krye n\u00eb Paris, ku kishte qen\u00eb laurue dy her\u00eb e, nji her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Milano t\u00eb Italis\u00eb. Po k\u00ebshtu do t\u2019u afrojshim edhe me dy shok\u00ebt e tij, Milto Liton e Foto Bal\u00ebn, q\u00eb bashk\u00eb me Isufin, do t\u00eb formojshin nji treshe t\u00eb pandame.<\/p>\n<p>Foto Bala ishte rrit\u00eb me Enver Hoxh\u00ebn. Bashk\u00eb kishin krye gjys\u00eb-gjimnazin e Gjinokastr\u00ebs, bashk\u00eb n\u00eb lice t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs e, bashk\u00eb edhe n\u00eb Montpellier t\u00eb Franc\u00ebs. Foto Bala, jo vet\u00ebm q\u00eb ishte intelektual i plot\u00ebsuem, por kishte edhe nji m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb treguemit shum\u00eb t\u00eb kand\u00ebshme e elokuente. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai do t\u00eb na tregonte p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, p\u00ebr sjelljet e tij n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr munges\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb karakterit t\u00eb tij, p\u00ebr \u201cmanierat\u201d femnore q\u00eb ai p\u00ebrdorte deri n\u00eb neveri, sa her\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb baj me femna, si dhe p\u00ebr shum\u00eb aventura t\u00eb tij, shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb t\u00eb f\u00eblliqta.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte Enver Hoxha, i vetmi shqiptar q\u00eb p\u00ebr or\u00eb e or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, do t\u00eb pozonte pa turp, n\u00eb nji bar t\u00eb Parisit, n\u00eb pritje t\u00eb ndonji klienteje plak\u00eb e t\u00eb pasur, q\u00eb p\u00ebrkundrejt nji pagese, do ta merrte me vete at\u00eb bukurosh\u201d, do t\u00eb na thonte Foto Bala. E vazhdonte: \u201cSi i shthurur q\u00eb ishte, kushedi sa her\u00eb me ishte futur n\u00eb shtrat, disa or\u00eb pas mesnate, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cFoto, Foto, b\u00ebj nj\u00eb \u00e7ik\u00ebz vend, sa t\u00eb futem edhe un\u00eb\u201d. Dhe kur Enveri do t\u00eb vinte n\u00eb krye t\u00eb Shqipnis\u00eb, d\u00ebshmitarin e sa maskarall\u00ebqeve t\u00eb tij, Foto Bal\u00ebn, ai do ta mbante dhjet\u00eb vjet n\u00eb burg, kurse t\u00eb atin, q\u00eb e kishte pas\u00eb farmacist n\u00eb Durr\u00ebs, do t\u2019ia pushkatonte, p\u00ebr \u00e7ka Fotoja do t\u00eb thonte: \u201cPo ai pizeveng, mir\u00eb me mua, po me babain \u00e7\u2019pat\u201d?<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, do t\u2019u njifshim e do t\u2019u lidhshim si shok\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kamp, por un\u00eb s\u2019pakut do t\u00eb kujtoj edhe dy, njeni Niko Koka e, tjetri Lem Da\u00e7i, t\u00eb dy prej Shkodret, t\u00eb arrestuem n\u00eb Durr\u00ebs, ku koh\u00ebt e fundit kishin qen\u00eb me pun\u00eb e banim, si dhe njifar\u00eb Eshref Zagor\u00e7ani prej Pogradecit, q\u00eb pak vite ma par\u00eb, kishte pas\u00eb nd\u00ebrpre studimet e nalta n\u00eb Austri. Mes tjer\u00ebve, do t\u00eb kishim atje edhe studentin Ali Cali, nga Tirana.<\/p>\n<p>Tue vazhdue me qen\u00eb n\u00eb k\u00ebte kamp, ndodhi q\u00eb nji t\u00eb shtun\u00eb n\u00eb dark\u00eb, njenit prej shok\u00ebve t\u00eb sofr\u00ebs, familja i solli ushqime. Daja, \u2013 ekonomati e kuzhinieri i jon\u00eb \u2013 po u merrte me sistemimin e tyne. Thabit Rusi, tue mos shikue mir\u00eb prej drit\u00ebs s\u00eb pak\u00ebt t\u00eb kapanonit, p\u00ebrmbysi gabimisht nji shishe voji e, mbrapa nisi t\u00eb turfllonte; \u201cKu paska qen\u00eb q\u00eb s\u2019e pash\u00eb?! E marrt\u00eb dreqi\u201d, etj. Nd\u00ebrkaq Maliq Bushati, tue mos pas\u00eb qen\u00eb koha p\u00ebr gjum\u00eb, ishte shtri n\u00eb dyshek e mbulue edhe me batanije. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Thabiti vazhdonte t\u00eb shprente idhnimin p\u00ebr humbjen e nji shisheje voji aq t\u00eb \u00e7mueshme p\u00ebr ne, un\u00eb do t\u00eb v\u00ebrejsha se si Maliq Bushati, u tundte e shkundte n\u00ebn batanije dhe mbasi e zbulova e pyeta: \u201c\u00c7\u2019ka ke q\u00eb tundesh\u201d?! e ai pa muejt\u00eb me frenue gazin e, tue vazhdue me u dridh\u00eb edhe ma shum\u00eb, do t\u00eb m\u2019u p\u00ebrgjigjte:<\/p>\n<p>\u201cShyqyr q\u00eb duel edhe nji tjet\u00ebr me derdh\u00eb, se ju mbet\u00ebt tue than\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka; Maliqi, Maliqi\u201d. Dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00ebse do t\u2019u derdhte a t\u2019u thyente nji gja, t\u2019u griste a t\u2019u ndyente nji pla\u00e7k\u00eb, p\u00ebr autor do t\u00eb kishin pas\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht dor\u00ebn, brylin, kamb\u00ebn, gjunin a kryet e Maliqit. Po ashtu, edhe nji morr po t\u2019u v\u00ebrente se ishte fut\u00eb brenda vendeve tona, do t\u2019ishim t\u00eb sigurt, se at\u00eb e kishte sjell\u00eb Maliqi, edhe n\u00eb qoft\u00eb se ai n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb kishte vesh\u00eb rroba t\u00eb lame. E ngjiste k\u00ebshtu, sepse Maliq Bushati, sa askush tjet\u00ebr, do t\u2019u fuste nd\u00ebr skutat e ma t\u00eb vorf\u00ebnve e, t\u00eb t\u00eb harruemve t\u00eb kampit.<\/p>\n<p>Daja, \u00e7do m\u00ebngjes, do t\u00eb mbushte kutit\u00eb e duhanit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e, n\u00eb ve\u00e7anti at\u00eb t\u00eb Maliqit, do ta raste edhe me duer, dhe tue ia dor\u00ebzue, do t\u2019i thonte: \u201cMaliq, kjo p\u00ebr gjith\u00eb dit\u00ebn ee\u201d? Dhe Maliqi, megjith\u00ebse aty p\u00ebr aty, do t\u2019iu p\u00ebrgjigjte me \u201cPo, mor po\u201d, kur t\u2019u kthente prej pun\u00ebs, si asnji tjet\u00ebr prej nesh, pun\u00ebn ma t\u00eb par\u00eb q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte me ba, do t\u2019ishte zgjatja e kutis\u00eb s\u00eb duhanit bosh, drejt Daj\u00ebs, sepse ai si gjithnji, do t\u00eb kishte takue Prek\u00ebn, Hajdarin, Nduen, Muhon, po edhe Ko\u00e7on a ndonji tjet\u00ebr, me t\u00eb cil\u00ebt ai vazhdimisht, do t\u00eb ndante duhanin.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb Maliq Bushatit, t\u2019i vinte ndonj\u00eb gja e re prej sht\u00ebpijet, si k\u00ebmish\u00eb, brek\u00eb etj., ai do t\u00eb mendonte se nuk i takojshin atij e, p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u2019i hidhte ato mue, si ma i riu i sofr\u00ebs q\u00eb isha, gja q\u00eb natyrisht un\u00eb s\u2019do t\u2019ia pranojsha asnjiher\u00eb, sikurse nuk do t\u2019ia pranojsha as nji kafshat\u00eb mishi, q\u00eb mund t\u2019i kishte ra nga kazani, e q\u00eb ai, tue ia hjek\u00eb vetes, sa pa nis\u00eb me ngran\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb m\u2019a hidhte n\u00eb gavet\u00eb time! Memorie<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kolegu-i-enverit-ne-paris-na-tregonte-se-ishte-i-vetmi-shqiptar-qe-pozonte-per-grate-franceze\/\">\u201cKolegu i Enverit n\u00eb Paris na tregonte, se ishte i vetmi shqiptar, q\u00eb pozonte p\u00ebr grat\u00eb franceze\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ahmet Bushati Pas ndryshimit t\u00eb flamurit n\u00eb 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rezistence kund\u00ebr regjimit, duke paguar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn e saj t\u00eb liris\u00eb. N\u00eb prill t\u00eb 1945, student\u00ebt e liceut, tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb tradh\u00ebtuar nga premtimet e luft\u00ebs, u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24216","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24216","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24216"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24216\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24216"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24216"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24216"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}