{"id":24192,"date":"2025-06-02T16:50:57","date_gmt":"2025-06-02T16:50:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/jonaid-myzyri-ushtar-i-arber-abazit-ne-mengjes-ne-spak-ne-dreke-i-jep-tenderin-1-2-miliarde-leke\/"},"modified":"2025-06-02T16:50:57","modified_gmt":"2025-06-02T16:50:57","slug":"jonaid-myzyri-ushtar-i-arber-abazit-ne-mengjes-ne-spak-ne-dreke-i-jep-tenderin-1-2-miliarde-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/jonaid-myzyri-ushtar-i-arber-abazit-ne-mengjes-ne-spak-ne-dreke-i-jep-tenderin-1-2-miliarde-leke\/","title":{"rendered":"Jonaid Myzyri \u201cushtar\u201d i Arb\u00ebr Abazit, n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb SPAK, n\u00eb drek\u00eb i jep tenderin 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Jonaid Myzyri bllokon nj\u00eb tender t\u00eb bashkis\u00eb Dib\u00ebr me q\u00ebllim q\u00eb ta fitoj\u00eb ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij Arb\u00ebr Abazi. Kur u pa se kryetari i Bashkis\u00eb Dib\u00ebr, Rahim Spahiu ka vendosur t\u2019ia jap\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr kontrat\u00ebn 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb shkolle, KPP ka urdh\u00ebruar t\u00eb anulohet procedura e prokurimit. Shpjegojm\u00eb se vendimi i KPP \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi t\u00eb kryetarit Jonaid Myzyri, i cili deri n\u00eb vitin 2014 ka qen\u00eb vart\u00ebs i Abazit n\u00eb \u201cAlko Impex\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i KPP: Jepjani tenderin Abazit\u2026!<\/strong><\/p>\n<p>Veprimet e KPP mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb tri fjal\u00eb: Jepjani tenderin Abazit! N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 28 maj 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori n\u00eb shqyrtim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are Demir Gashi, Bashkia Dib\u00ebr 2024\u201d. Kryetar Myzyri ishte i pak\u00ebnaqur nga moszbatimi i vendimit t\u00eb KKP i dat\u00ebs 29 prill 2025 p\u00ebr tenderin e zhvilluar me dat\u00eb 21 janar 2025 nga \u00a0Bashkia Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ankimues \u00ebsht\u00eb biznesmeni Arb\u00ebr Abazi i cili \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb tender me kompanit\u00eb e tij \u201cAlko Impex Construction\u201d SHPK &amp; \u201cAlko-Impex General Construcion\u201d SHPK.<\/p>\n\n<p>KPP e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e Abazit p\u00ebr shfuqizimin e vendimit t\u00eb Spahiut q\u00eb e kishte skualifikuar nga gara, Nd\u00ebrkoh\u00eb urdh\u00ebrohej Bashkia Dib\u00ebr \u201ct\u00eb rishikoj\u00eb arsyet e skualifikimit t\u00eb operatorit ekonomik BOE \u201cAlko Impex Construction\u201d &amp; \u201cAlko-Impex General Construcion\u201d SHPK dhe t\u00eb korrigjoj\u00eb shkeljet e konstatuara\u201d.<\/p>\n\n<p>Po ashtu u urdh\u00ebrua Autoriteti kontraktor t\u00eb anulonte procedur\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>Kur Spahiu e la jasht\u00eb gar\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nipin e oligarkut Sadri Abazi, at\u00ebher\u00eb Myzyri nxori vendimin pasues q\u00eb bllokon tenderin e Bashkis\u00eb Dib\u00ebr.<\/p>\n\n<p><strong>Myzyri \u201cushtar\u201d i vjet\u00ebr i Abazit<\/strong><\/p>\n<p>Jonaid Myzyri ka punuar jurist n\u00eb firm\u00ebn \u201cALKO IMPEX\u201d, administrator i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb nipi i ish-deputetit t\u00eb PS-s\u00eb, Sadri Abazi, shtetasi Arb\u00ebr Abazi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2013-2014, Abaz\u00ebt me an\u00eb t\u00eb lidhjeve politike e promovuan Myzyrin dhe fillimisht e em\u00ebruan n\u00eb KPP si specialist t\u00eb thjesht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb KPP-ja drejtohej nga Evis Shurdha, e cila ishte vendosur n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kryeministris\u00eb, \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7i.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit t\u00eb saj Evis Shurdha vendosi ta izolonte Myzyrin, pasi e kapi n\u00eb disa raste si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb disa kompanive t\u00eb biznesit me t\u00eb cilat ai ishte lidhur n\u00ebp\u00ebrmjet Arb\u00ebr Abazit.<\/p>\n<p>Nga konflikti me Shurdh\u00ebn, Myzyri u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen si specialist dhe kaloi p\u00ebr disa koh\u00eb si shef i prokurimeve n\u00eb ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs t\u00eb drejtuar nga Belinda Balluku. Kur n\u00eb vitin 2019 nisi t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej pozicioni i Evis Shurdh\u00ebs, u shfaq s\u00ebrish Jonaid Myzyri duke u rikthyer n\u00eb KPP, k\u00ebsaj here si kryetar i tij.<\/p>\n<p>Miku i tij i ngusht\u00eb Arb\u00ebr Abazi u shnd\u00ebrrua n\u00eb epiqendr\u00ebn e pun\u00ebve t\u00eb pista me tenderat. Arb\u00ebr Abazi afroi disa jurist\u00eb dhe kompani private konsulence t\u00eb cilat bashk\u00eb me Myzyrin vendos\u00ebn q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin si sekser\u00eb n\u00eb kontaktet me biznesin.<\/p>\n<p>Ja disa nga rastet flagrante: N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2021, Bashkia e Fierit shpall tenderin me objekt \u201c<em>Sh\u00ebrbimi i pastrimit dhe largimit t\u00eb mbeturinave (mbetjeve urbane) n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb Administrative dhe kryerja e sh\u00ebrbimit t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb varrezave publike n\u00eb Nj\u00ebsit\u00eb Administrative t\u00eb Bashkis\u00eb Fier<\/em>\u201d. Fond limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender ishte\u00a0198.984.172\u00a0lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kompania \u201cAlko Impeks Construction\u201d, pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, skualifikohet nga Bashkia e Fierit, p\u00ebr mos-p\u00ebrmbushje kriteresh. Abazi e ankimon vendimin e skualifimit pran\u00eb KPP dhe n\u00eb tetor t\u00eb atij viti, n\u00ebn drejtimin e kryetarit Myzyri, pranohet k\u00ebrkesa e \u201cAlko Impeks\u201d, duke urdh\u00ebruar Bashkin\u00eb e Fierit p\u00ebr ta shpallur fituese.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, Bashkia e Lushnjes zhvillon tender p\u00ebr pastrimin e qytetit. Fondi limit ishte\u00a049.968.489 lek\u00eb t\u00eb reja. Autoriteti kontraktor shpall fituese kompanin\u00eb \u201cAlko Impeks\u201d, duke skualifikuar nga gara nj\u00eb bashkim operator\u00ebsh.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb fundit ankimojn\u00eb vendimin pran\u00eb KPP-s\u00eb. Por, institucioni e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Bashkis\u00eb Lushnje p\u00ebr t\u00eb shpallur fitues \u201cAlko Impeks\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2022, Bashkia e Himar\u00ebs e skualifikon kompanin\u00eb e familjes Abazi nga tenderi p\u00ebr pastrimin e territorit t\u00eb saj. Fondi limit ishte\u00a0289.674. 042\u00a0lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cAlko Impeks\u201d ankohet pran\u00eb KPP-s\u00eb s\u00eb drejtuar nga Jonaid Myzyri dhe k\u00ebrkesa e saj pranohet, duke detyruar Bashkin\u00eb Himar\u00eb q\u00eb ta shpall\u00eb fituese t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>N\u00eb Tetor 2022, Bashkia e Vor\u00ebs e skualifikon \u201cAlko Impeks General Construction\u201d nga tenderi me fond limit\u00a0273.460.221\u00a0lek\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr pastrimin e qytetit.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, \u201cAlko Impeks\u201d e ankimon vendimin n\u00eb KPP dhe s\u00ebrish arrin t\u00eb marr\u00eb vendim pozitiv nga ky institucion.<\/p>\n<p>N\u00eb Prill 2023, Bashkia e Pogradecit e shpall fituese kompanin\u00eb e familjes Abazi n\u00eb tenderin \u201cLoti IV, Ura e Z\u00ebm\u00e7\u00ebs \u2013 Kryq\u00ebzimi Proptisht, Bishnic\u00eb\u201d, me fond limit\u00a0220.320.000\u00a0lek\u00eb t\u00eb reja<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb gar\u00eb k\u00ebrkon nga KPP skualifikimin e \u201cAlko Impeks\u201d, por m\u00eb tej ky shqyrtim administrativ u pushua, duke l\u00ebn\u00eb fitues kompanin\u00eb e familjes Abazi.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2023, \u201cAlko Impeks\u201d ankimoi vendimin e Drejtoris\u00eb Spitalore Dib\u00ebr p\u00ebr skualifikimin nga tenderi \u201cRikonstruksioni i godin\u00ebs spitalore\u201d, me fond limit\u00a0325.049.984\u00a0lek\u00eb t\u00eb reja. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPP e Joanid Myzyrit u rreshtua n\u00eb krah n\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb familjes Abazi, duke vendosur pro saj.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb 19 n\u00ebntor 2023, SPAK hapi hetime p\u00ebr Jonaid Myzyrin dhe Arb\u00ebr Abazin p\u00ebr korrupsion me tenderat. M\u00eb 20 shkurt 2024, kreu i KPP u mor n\u00eb pyetje p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb zyrat e SPAK. M\u00eb 7 prill 2025, I thirr s\u00ebrish n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime p\u00ebr akuzat. M\u00eb 22 prill 2025, Kryetari i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri u mor n\u00eb pyetje p\u00ebr rreth 2 or\u00eb e gjysm\u00eb si person n\u00ebn hetim p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe favorizim t\u00eb kompanive n\u00eb tendera.<\/p>\n<p><strong>Kujt ia dha tenderin Spahiu i Dibr\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr edhe kryetari i bashkis\u00eb Dib\u00ebr, Rahim Spahiu nuk del i lar\u00eb n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij tenderi. Komisioni i tij ka skualifikuar disa oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb do t\u2019i kursenin buxhetit t\u00eb bashkis\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb lek\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e konstatuara, tenderi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cRikonstruksioni i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are Demir Gashi, Bashkia Dib\u00ebr 2024\u201d, me fondin limit 118 385 642,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kompanive t\u00eb Arb\u00ebr Abazit \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d shpk dhe \u201cALKO-IMPEX General Construcion\u201d shpk, q\u00eb nuk i p\u00ebrmbushte kriteret, komisioni ka skualifikuar edhe ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn firm\u00ebs \u201cLIQENI VII\u201d SHA me pronar Ramazan Kalian, \u00ebsht\u00eb eliminuar BONUS Sh.p.k me ofert\u00ebn 88.196.167 lek\u00eb pa TVSH. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb skualifikuar kompania \u201cINA\u201d shpk e cila propozon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 86.896.059 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto oferta jan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa ajo fituese e kompanis\u00eb \u201cLIQENI VII\u201d SHA, e cila ofroi vler\u00ebn 98 197 183,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa kompanit\u00eb e Arb\u00ebr Abazit propozonin ofert\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb: 106.782.755 lek\u00eb pa TVSH. Myzyri nuk u shqet\u00ebsua p\u00ebr ofert\u00ebn e shtrenjt\u00eb q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb \u201cALKO IMPEX\u201d, por urdh\u00ebroi q\u00eb Bashkia Dib\u00ebr t\u2019i jap\u00eb tenderin urgjent mikut t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/jonaid-myzyri-ushtar-i-arber-abazit-ne-mengjes-ne-spak-ne-dreke-i-jep-tenderin-1-2-miliarde-leke\/\">Jonaid Myzyri \u201cushtar\u201d i Arb\u00ebr Abazit, n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb SPAK, n\u00eb drek\u00eb i jep tenderin 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jonaid Myzyri bllokon nj\u00eb tender t\u00eb bashkis\u00eb Dib\u00ebr me q\u00ebllim q\u00eb ta fitoj\u00eb ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij Arb\u00ebr Abazi. Kur u pa se kryetari i Bashkis\u00eb Dib\u00ebr, Rahim Spahiu ka vendosur t\u2019ia jap\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr kontrat\u00ebn 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb shkolle, KPP ka urdh\u00ebruar t\u00eb anulohet procedura e prokurimit. Shpjegojm\u00eb se vendimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24192","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24192\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}