{"id":24163,"date":"2025-06-02T14:05:54","date_gmt":"2025-06-02T14:05:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/shpallen-projektet-fituese-te-kerkimit-shkencor-per-vitin-2025-manastirliu-rriten-me-40-projektet-e-finanuara-nga-mas-per-mbeshtetjen-e-studiuesve-dhe-universiteteve\/"},"modified":"2025-06-02T14:05:54","modified_gmt":"2025-06-02T14:05:54","slug":"shpallen-projektet-fituese-te-kerkimit-shkencor-per-vitin-2025-manastirliu-rriten-me-40-projektet-e-finanuara-nga-mas-per-mbeshtetjen-e-studiuesve-dhe-universiteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/shpallen-projektet-fituese-te-kerkimit-shkencor-per-vitin-2025-manastirliu-rriten-me-40-projektet-e-finanuara-nga-mas-per-mbeshtetjen-e-studiuesve-dhe-universiteteve\/","title":{"rendered":"Shpallen projektet fituese t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor p\u00ebr vitin 2025, Manastirliu: Rriten me 40% projektet e finanuara nga MAS p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e studiuesve dhe universiteteve"},"content":{"rendered":"<p>Shpallen projektet fituese t\u00eb financuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programeve Komb\u00ebtare t\u00eb K\u00ebrkimit Shkencor dhe Inovacionit p\u00ebr vitin 2025. Me nj\u00eb rritje prej 40% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka financuar k\u00ebt\u00eb vit 181 projekte n\u00eb 6 programe kryesore, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb tjet\u00ebr hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e prioriteteve komb\u00ebtare p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebrkimit dhe inovacionit. N\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar me k\u00ebt\u00eb rast ishin t\u00eb pranish\u00ebm, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Drejtorja e P\u00ebrgjithshme e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb K\u00ebrkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), Mirela Mu\u00e7a, rektor\u00eb t\u00eb universiteteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, k\u00ebrkues shkencor\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebshtetja e k\u00ebrkimit shkencor p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb vendit, si dhe angazhimin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7do vit fondet dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkuesit shqiptar\u00eb.<br \/>\n\u201cSot ne prekim nj\u00eb tjet\u00ebr realitet t\u00eb mb\u00ebshtetjes ton\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor dhe q\u00eb lidhet me projektet fituese t\u00eb cilat shpallen nga Agjencia Komb\u00ebtare e K\u00ebrkimit Shkencor dhe Inovacionit.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb p\u00ebrmendja vet\u00ebm disa shifra q\u00eb besoj jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kur flasim p\u00ebr hovin cil\u00ebsor t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor:<br \/>\nQeveria Shqiptare, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb AKKSHI, po realizon p\u00ebr institucionet e arsimit t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr partneritetet q\u00eb institucionet tona kan\u00eb krijuar me projektet bilaterale dhe gjithashtu mes akademis\u00eb dhe biznesit.<\/p>\n<p>Kemi qen\u00eb p\u00ebrpara pak vitesh vet\u00ebm me dy programe financimi p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor, sot kemi 6 programe. N\u00eb muajin qershor ne hapim nj\u00eb tjet\u00ebr program t\u00eb ri q\u00eb lidhet me mb\u00ebshtetjen p\u00ebr doktoraturat e fushave prioritare t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor dhe q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb zhvillimit social-ekonomik dhe teknologjik t\u00eb vendit ton\u00eb. Burimet tona njer\u00ebzore, financiare, teknologjike, investimet t\u00eb cilat ne po i b\u00ebjm\u00eb \u00e7do vit n\u00ebp\u00ebr universitetet tona t\u00eb mund\u00ebn t\u00eb vendosen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor dhe t\u00eb shkenc\u00ebs. N\u00eb universitetet tona, ne sot po investojm\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn e k\u00ebrkimit shkencor me hapa t\u00eb m\u00ebdha.\u201d, tha n\u00eb fjal\u00ebn e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb mb\u00ebshtetur projekte q\u00eb mbulojn\u00eb 6 fusha prioritare: Biodiversiteti dhe mjedisi; bujq\u00ebsia, ushqimi dhe bioteknologjia; sh\u00ebndet\u00ebsia dhe shkencat mjek\u00ebsore; sistemet dhe teknologjit\u00eb e informacionit; shkencat sociale dhe albanologjike; si dhe uji dhe energjia. Ministrja Manastirliu tha se u ndal te mb\u00ebshtetja reale p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor:<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme m\u00ebnyra se si ne tani do ta zhvillojm\u00eb k\u00ebrkimin shkencor me t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto potenciale q\u00eb kemi. E para jan\u00eb burimet tona njer\u00ebzore, nuk \u00ebsht\u00eb pak t\u00eb angazhohen 500 k\u00ebrkues shkencor\u00eb n\u00eb vit n\u00eb 181 projekte n\u00eb vit, ku 73 prej tyre jan\u00eb projekte t\u00eb k\u00ebrkim-zhvillimit, t\u00eb cilat do t\u00eb pasohen me publikime n\u00eb revistat shkencore. 55 prej tyre financohen nga AKKSHI dhe projekti READ i AADF, t\u00eb hartuara nga k\u00ebrkuesit shkencor\u00eb t\u00eb universiteteve tona dhe diaspora akademike, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mb\u00ebshteten edhe nga Qeveria Shqiptare p\u00ebrmes AKKSHI. Jan\u00eb 21 projekte t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkimit shkencor q\u00eb financohen k\u00ebt\u00eb vit, jan\u00eb 12 projekte akademi-biznes dhe jan\u00eb me dhjet\u00ebra projekte q\u00eb financojn\u00eb projektet e mobilitetit me vendet europiane si Austria, Italia apo edhe vende t\u00eb tjera. Kemi m\u00eb shum\u00eb se trefishuar n\u00eb 4 vite mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor mbi baz\u00ebn e projekteve. Kemi rritur me rreth 30% fondet p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor dhe sot kemi n\u00eb vit rreth 8 milion\u00eb euro p\u00ebr projektet e k\u00ebrkimit dhe zhvillimit n\u00eb t\u00eb gjitha projektet q\u00eb AKKSHI financon.\u201d, tha Ministrja Manastirliu,  duke ve\u00e7auar dhe p\u00ebrfshirjen e diaspor\u00ebs dhe fuqizimin e vajzave dhe grave n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor si element thelb\u00ebsor p\u00ebr rritjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<br \/>\nGjithashtu ligji i ri p\u00ebr Shkenc\u00ebn dhe K\u00ebrkimin Shkencor krijon mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet k\u00ebrkimore, p\u00ebrfshir\u00eb universitetet, duke synuar ngritjen e qendrave t\u00eb ekselenc\u00ebs dhe forcimin e kapaciteteve konkurruese. Ministrja Manastirliu n\u00ebnvizoi se publikimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb treguesi i v\u00ebrtet\u00eb i progresit dhe ambicies p\u00ebr rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cLigji i ri p\u00ebr Shkenc\u00ebn dhe K\u00ebrkimin Shkencor i hap nj\u00eb dritare t\u00eb re mb\u00ebshtetjeje t\u00eb gjith\u00eb institucioneve k\u00ebrkimore-shkencore, ku p\u00ebrfshihet jo vet\u00ebm Akademia e Shkencave dhe institutet k\u00ebrkimore, por edhe universitetet p\u00ebr t\u00eb ngritur qendra ekselence, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar potenciale konkurruese brenda universitetit, p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe sa her\u00eb q\u00eb ne t\u00eb citohemi n\u00ebp\u00ebr publikime n\u00eb revistat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aq her\u00eb ne do t\u00eb themi q\u00eb po, k\u00ebtu kemi p\u00ebrparim. Ky \u00ebsht\u00eb indikatori i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebrkimit shkencor. Kjo \u00ebsht\u00eb ambicia jon\u00eb.\u201d, deklaroi Manastirliu.<br \/>\nTakimi i sot\u00ebm vjen n\u00eb nj\u00eb moment vendimtar p\u00ebr procesin e integrimit europian. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bruksel u hap\u00ebn negociatat p\u00ebr kapitullin 3 \u201cKonkurrueshm\u00ebria dhe rritja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse\u201d, ku Ministria e Arsimit dhe Sportit udh\u00ebheq kapitullin 25, dedikuar k\u00ebrkimit shkencor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mb\u00ebshtetja p\u00ebr shkenc\u00ebn shqiptare dhe harmonizimi i legjislacionit me BE-n\u00eb jan\u00eb prioritete t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>\u201cPak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb jan\u00eb hapur negociatat p\u00ebr dy grup-kapituj, dy prej t\u00eb cil\u00ebve i p\u00ebrkasin arsimit dhe tjetri, grupi 25, i p\u00ebrket k\u00ebrkimit shkencor dhe tashm\u00eb jemi vendosur n\u00eb t\u00eb tjera kushte dhe ne na duhet q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku. Kur them s\u00eb bashku, nuk e kam fjal\u00ebn vet\u00ebm te universiteti, e kam fjal\u00ebn edhe te biznesi, edhe te diaspora akademike, edhe te nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i k\u00ebrkimit shkencor, si elemente t\u00eb cil\u00ebt rrisin potencialin p\u00ebr t\u00eb arritur rezultate m\u00eb t\u00eb shpejta dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb fush\u00ebn e arsimit t\u00eb lart\u00eb, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe k\u00ebrkimit shkencor.\u201d, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu n\u00eb aktivitetitin ku u shpall\u00ebn  projektet fituese t\u00eb Programit Komb\u00ebtar t\u00eb K\u00ebrkimit Shkencor dhe Inovacionit p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/shpallen-projektet-fituese-te-kerkimit-shkencor-per-vitin-2025-manastirliu-rriten-me-40-projektet-e-finanuara-nga-mas-per-mbeshtetjen-e-studiuesve-dhe-universiteteve\/\">Shpallen projektet fituese t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor p\u00ebr vitin 2025, Manastirliu: Rriten me 40% projektet e finanuara nga MAS p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e studiuesve dhe universiteteve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpallen projektet fituese t\u00eb financuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programeve Komb\u00ebtare t\u00eb K\u00ebrkimit Shkencor dhe Inovacionit p\u00ebr vitin 2025. Me nj\u00eb rritje prej 40% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka financuar k\u00ebt\u00eb vit 181 projekte n\u00eb 6 programe kryesore, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb tjet\u00ebr hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e prioriteteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24163","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24163\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}