{"id":24155,"date":"2025-06-02T12:17:50","date_gmt":"2025-06-02T12:17:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/tabaku-zgjedhjet-e-11-majit-ishin-nje-test-i-deshtuar-per-demokracine-e-vendit\/"},"modified":"2025-06-02T12:17:50","modified_gmt":"2025-06-02T12:17:50","slug":"tabaku-zgjedhjet-e-11-majit-ishin-nje-test-i-deshtuar-per-demokracine-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/02\/tabaku-zgjedhjet-e-11-majit-ishin-nje-test-i-deshtuar-per-demokracine-e-vendit\/","title":{"rendered":"Tabaku: Zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb test i d\u00ebshtuar p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetarja e Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Europiane, Jorida Tabaku u shpreh sot n\u00eb mbledhjen e k\u00ebtij komisioni, se zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb test i d\u00ebshtuar p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Tabaku tha m\u00eb tej se ishin nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb sillet si nj\u00eb vend q\u00eb ndjek dhe respekton standardet europiane jo vet\u00ebm n\u00eb teori, por n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se k\u00ebto\u00a0zgjedhje p\u00ebrfaq\u00ebsuan nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb humbur p\u00ebr vendin. M\u00eb tej deputetja demokrate tha se \u201cpresioni mbi administrat\u00ebn publike, p\u00ebrdorimi i aseteve shtet\u00ebrore p\u00ebr fushat\u00eb, lidhja e ngusht\u00eb mes partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare q\u00eb ndikuan drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb procesin zgjedhor, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur ta konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm sipas standardeve europiane.\u201d<\/p>\n<p><strong>Jorida Tabaku:<\/strong>\u00a0<em>M\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rikthim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm pas zgjedhjeve, ku n\u00eb kushte normale do t\u00eb duhej t\u00eb kishim nj\u00eb parlament t\u00eb ri, ne vijojm\u00eb ende me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrb\u00ebrje parlamentare. \u00cbsht\u00eb mbledhja e par\u00eb e Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Europiane dhe dua t\u00eb ndaj dy mendime thelb\u00ebsore.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, zgjedhjet e 11 majit ishin t\u00eb parat q\u00eb u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb ri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u2014 n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ishte nj\u00eb test i madh p\u00ebr demokracin\u00eb, nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb sillet si nj\u00eb vend q\u00eb ndjek dhe respekton standardet europiane jo vet\u00ebm n\u00eb teori, por n\u00eb praktik\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, ky ishte nj\u00eb test i d\u00ebshtuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Si kryetare e Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Europiane dhe e K\u00ebshillit t\u00eb Integrimit, m\u00eb vjen keq q\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebrfaq\u00ebsuan nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb humbur p\u00ebr vendin. Ishte nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb treguar se demokracia mund t\u00eb funksionoj\u00eb, se partit\u00eb politike mund t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta dhe se administrata mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg presionit politik. Por nga raporti paraprak i OSBE\/ODIHR, nga d\u00ebshmit\u00eb n\u00eb terren dhe nga m\u00ebnyra se si u zhvillua procesi, del qart\u00eb se ky standard nuk u arrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Presioni mbi administrat\u00ebn publike, p\u00ebrdorimi i aseteve shtet\u00ebrore p\u00ebr fushat\u00eb, lidhja e ngusht\u00eb mes partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare q\u00eb ndikuan drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb procesin zgjedhor, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur ta konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm sipas standardeve europiane. Shqip\u00ebria humbi nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb ri demokratik.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj thell\u00ebsisht se nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi sa kapituj apo grupkapituj hapen n\u00eb procesin e integrimit. R\u00ebnd\u00ebsi ka m\u00ebnyra si p\u00ebrmir\u00ebsohen standardet, si respektohen t\u00eb drejtat politike, si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon ndarja e pushteteve. Raporti i Komisionit mbi Cluster 1 \u2014 q\u00eb p\u00ebrfshin shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, institucionet demokratike dhe t\u00eb drejtat themelore \u2014 \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb: n\u00ebse nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet cil\u00ebsia e zgjedhjeve dhe funksionimi i institucioneve, at\u00ebher\u00eb progresi formal n\u00eb negociata \u00ebsht\u00eb i pakuptimt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Komisioni yn\u00eb ka nj\u00eb agjend\u00eb legjislative p\u00ebr t\u00eb ndjekur, por un\u00eb besoj se p\u00ebrve\u00e7 detyrimeve t\u00eb zakonshme, duhet t\u00eb adresojm\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Duhet t\u00eb diskutojm\u00eb raportin e OSBE\/ODIHR, t\u00eb identifikojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e Kuvendit dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb ky institucion t\u00eb reflektoj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jemi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm diplomatik, me p\u00ebrfundimin e Presidenc\u00ebs Polake dhe fillimin e Presidenc\u00ebs Daneze t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb \u2014 nj\u00eb tjet\u00ebr arsye p\u00ebr t\u00eb treguar seriozitet dhe p\u00ebr t\u00eb rikuperuar standardet e humbura.<\/em><\/p>\n<p><em>E theksoj edhe nj\u00eb her\u00eb: p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 rrug\u00ebs europiane. Por kjo rrug\u00eb k\u00ebrkon standard, k\u00ebrkon reform\u00eb reale dhe k\u00ebrkon vullnet politik p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/02\/tabaku-zgjedhjet-e-11-majit-ishin-nje-test-i-deshtuar-per-demokracine-e-vendit\/\">Tabaku: Zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb test i d\u00ebshtuar p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetarja e Komisionit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Europiane, Jorida Tabaku u shpreh sot n\u00eb mbledhjen e k\u00ebtij komisioni, se zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb test i d\u00ebshtuar p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit. Tabaku tha m\u00eb tej se ishin nj\u00eb prov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb sillet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24155","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24155"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24155\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}