{"id":24023,"date":"2025-06-01T13:55:57","date_gmt":"2025-06-01T13:55:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/01\/shba-e-beri-te-qarte-qendrimin-te-cilin-pd-nuk-e-lexon-dot\/"},"modified":"2025-06-01T13:55:57","modified_gmt":"2025-06-01T13:55:57","slug":"shba-e-beri-te-qarte-qendrimin-te-cilin-pd-nuk-e-lexon-dot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/01\/shba-e-beri-te-qarte-qendrimin-te-cilin-pd-nuk-e-lexon-dot\/","title":{"rendered":"SHBA e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin t\u00eb cilin PD nuk e lexon dot"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Fitim Zekthi\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb dallueshme t\u00eb politik\u00ebs dhe gjuh\u00ebs populiste, nj\u00eb nga shenjat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb nuk pranon kurr\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ve\u00e7 asaj q\u00eb prodhon vet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e saj p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll mendjen e publikut me an\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si komunikon me t\u00eb. Publiku ose nj\u00eb pjes\u00eb e publikut nuk duhet t\u00eb mendoj\u00eb, nuk i duhet as t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb. Publikut i duhet folur vazhdimisht me klishe, me fjal\u00eb kallpe t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten vazhdimisht. Klisheja ka vetin\u00eb t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb kontaktin e menj\u00ebhersh\u00ebm me realitetin. Duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shk\u00ebputje me realitetin ajo e fut ose p\u00ebrpiqet ta fus\u00eb publikun, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij ose individin n\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. Klisheja thot\u00eb Piotr Fidelius, nj\u00eb mendimtar i njohur i disidenc\u00ebs antikomuniste \u00e7eke, i bie tangent n\u00eb kok\u00eb indidvidit dhe mund t\u00eb ler\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gjurm\u00eb e cila mjafton q\u00eb t\u00eb mos e lejoj\u00eb at\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb vet\u00eb me kok\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj vjen nj\u00eb klishe tjet\u00ebr dhe nj\u00eb klishe tjet\u00ebr dhe koka e indidvidit b\u00ebhet sh\u00ebnjest\u00ebr ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tangenciale bien vazhdimisht klishe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ai nuk mendon m\u00eb vet\u00eb por mendon sipas klishes\u00eb, \u00ebsht\u00eb klisheja n\u00eb fakt mendimi i vet\u00ebm i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Rama funksionon gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prej vitesh. Berisha gjithashtu funksionon prej vitesh po n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Rama e p\u00ebrdor p\u00ebr \u201cpasaport\u00ebn europiane\u201d, p\u00ebr \u201cShqip\u00ebrin\u00eb e zhvilluar\u201d, p\u00ebr \u201carritjet historike\u201d, p\u00ebr \u201cshpat\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ia dha SPAK-ut\u201d p\u00ebr \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb personale t\u00eb atyre q\u00eb han\u00eb moll\u00ebt dhe dardhat\u201d etj. Ai e di q\u00eb publiku, ai t\u00eb cilit i drejtohet do t\u00eb mendoj\u00eb pak a shum\u00eb me k\u00ebto klishe. Berisha e p\u00ebrdor \u201cnarkoshtetin\u201d, p\u00ebr \u201cPD-n\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7liruar dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb\u201d, p\u00ebr \u201ckomplotin sorosian\u201d, p\u00ebr \u201cSPAK veg\u00ebl e krimit\u201d, etj.<br \/>\nPas zgjedhjeve p\u00ebrdormi i klisheve \u00ebsht\u00eb rritur gati n\u00eb progresion gjeometrik sidomos mos nga Berisha dhe PD-ja. Ata duan me \u00e7do kusht t\u00eb mos i lejojn\u00eb votuesit dhe an\u00ebtar\u00ebt e PD-s\u00eb, sigurisht as deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00eb, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb koh\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00eb. Klishet\u00eb me \u201cmasakr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe zgjedhore n\u00eb histori\u201d, me \u201cterrorin e krimit dit\u00ebn e zgjedhjeve\u201d kan\u00eb marr\u00eb dhen\u00eb. Denduria e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb aq e lart\u00eb sa askush nga an\u00ebtar\u00ebt e PD-s\u00eb apo nga deputet\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e PD-s\u00eb nuk ka patur as koh\u00eb dhe as mund\u00ebsi t\u00eb mendoj\u00eb ndryshe ose t\u00eb ndalet dhe t\u00eb mendoj\u00eb n\u00ebse ka di\u00e7ka ndryshe nga klishet\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebrdorimi i klisheve kaq i madh. Berisha po thot\u00eb q\u00eb informoi Partit\u00eb e Djathta t\u00eb bot\u00ebs dhe ato tashm\u00eb po e shikojn\u00eb dhe analizojn\u00eb \u201cmasakr\u00ebn e tmerrshme\u201d. N\u00eb lidhje me urimet e lider\u00ebve politik\u00eb t\u00eb qeverive t\u00eb Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, Italis\u00eb (vendet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb BE-s\u00eb) Berisha dhe PD po thon\u00eb q\u00eb ishin urime p\u00ebr mir\u00ebsjellje. Nga njer\u00ebz af\u00ebr tyre n\u00eb shtyp thuhet se ata jan\u00eb thjesht lider\u00eb sorosian\u00eb dhe kjo nuk ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. R\u00ebnd\u00ebsi ka vet\u00ebm SHBA-ja e cila sipas tyre do t\u2019i b\u00ebj\u00eb hatan\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me deklarat\u00ebn e ambasad\u00ebs amerikane p\u00ebr zgjedhjet dhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb Z\u00ebvend\u00ebs sekretariatit t\u00eb shtetit Christofer Landau t\u00eb cil\u00ebn e publikoi ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrs\u00ebri PD tha se SHBA-ja nuk uroi Ram\u00ebn, n\u00ebnkuptoi fars\u00ebn elektorale dhe me kalimin e koh\u00ebs Rama do ta ket\u00eb keq pun\u00ebn.<br \/>\nKlishet\u00eb vazhdojn\u00eb edhe m\u00eb paprer\u00eb por ndalemi deri k\u00ebtu. Le t\u00eb shohim pak vet\u00ebm ato q\u00eb lidhen me reagimet e SHBA-s\u00eb dy tre dit\u00ebt e fundit. N\u00eb fillim ambasada e SHBA-s\u00eb tha se \u201c\u2026 SHBA uron popullin shqiptar p\u00ebr zgjedhjet. Presion t\u00eb vazhdojm\u00eb partneritetin e ngusht\u00eb me popullin shqiptar\u201d. Pas k\u00ebsaj deklarate ambasada publikoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mesazhit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebs sekretarit t\u00eb shtetit Landau i cili thoshte se \u201cShtetet e Bashkuara mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb partner i gatsh\u00ebm me kapital t\u00eb konsideruesh\u00ebm politik. Mund t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb; por do t\u00eb punojm\u00eb vet\u00ebm me ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00eb realizmi praktik p\u00ebr vendet e tyre. Ne i refuzojm\u00eb t\u00eb dy ekstremet e papranueshme t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb transformim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, nga nj\u00ebra an\u00eb, ose t\u00eb rishikimit t\u00eb ankesave t\u00eb lashta, nga ana tjet\u00ebr. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe p\u00ebrul\u00ebsi historike, b\u00ebhet nj\u00eb armik i strategjis\u00eb dhe i shtetnd\u00ebrtimit kushtetues. Ky nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb, funksioni yn\u00eb, apo misioni yn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Berisha dhe PD-ja than\u00eb se urimi i ambasad\u00ebs nuk uronte Ram\u00ebn. Ata than\u00eb se para kat\u00ebr vitesh ambasada dhe departamenti i shtetit uruan Ram\u00ebn. Pra, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ata nuk jan\u00eb m\u00eb me Ram\u00ebn. K\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fryma e Soroisit dhe kontrolli i Sorosit. P\u00ebr deklarat\u00ebn e dyt\u00eb nuk pati ndonj\u00eb q\u00ebndrim specifik por u la t\u00eb kuptohej se SHBA nuk \u00ebsht\u00eb me Ram\u00ebn dhe se tashm\u00eb n\u00eb krye t\u00eb SHBA-s\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb do ta \u00e7rr\u00ebnjosin Sorosin dhe sigurisht ngadal\u00eb edhe Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb deklarata e par\u00eb e ambasad\u00ebs dhe fragmenti I dyt\u00eb i Landau-ut jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs filozofi politike. Nj\u00eb filozofi politike e nisur q\u00eb nga 20 janari kur presidenti Trump mori detyr\u00ebn. Kjo filozofi k\u00ebrkon q\u00eb SHBA t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb pun\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, pun\u00eb t\u00eb cilat nuk e b\u00ebjn\u00eb SHBA-n\u00eb \u201cm\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe me t\u00eb zhvilluar\u201d. K\u00ebt\u00eb u ka k\u00ebrkuar edhe sekretari Rubio ambasadave n\u00eb bot\u00eb n\u00eb dt\u00ebn 21 janar sapo mori detyr\u00ebn. Filozofia e re \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb izolacionizmi, nj\u00eb rrym\u00eb e njohur prej shekujsh n\u00eb SHBA e cila ka qen\u00eb dominuese para luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb kjo filozofi e cila b\u00ebri q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohen nga kongresi marr\u00ebveshjet p\u00ebr Lidhjen e Kombeve t\u00eb n\u00ebnshkruara nga presidenti Willson n\u00eb vitet 1920. Presidenti Willson madje ishte autori i k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve. Pra, SHBA nuk do futet fare n\u00eb Lidhjen e Kombeve. Kjo filozofi i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek Et\u00ebrit Themelues dhe tek fjalimi i lamtumir\u00ebs i presidentit t\u00eb par\u00eb George Washington. Shkurt SHBA sot e sheh rolin e saj n\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb reduktuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe q\u00ebndrimet e Z\u00ebvend\u00ebspresintit J D Vance n\u00eb Mynih, t\u00eb Sekretarit t\u00eb Mbrojtes Hegseth po n\u00eb Mynih. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb jan\u00eb edhe q\u00ebndrimet p\u00ebr Ukrain\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb jan\u00eb q\u00ebndrimet p\u00ebr BE-n\u00eb kur presidenti Trump tha se BE \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar SHBA-n\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb jan\u00eb edhe q\u00ebndrimet p\u00ebr konfliktin Indi-Pakistan (dy vende b\u00ebrthamore) kur SHBA tha se nuk \u00ebsht\u00eb lufta jon\u00eb dhe nuk nd\u00ebrhyjm\u00eb fare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe mosp\u00ebrfshirja fare e SHBA-s\u00eb p\u00ebr konfliktin politik n\u00eb Kosov\u00eb ku ka 23 seanca parlamenti q\u00eb nuk zgjedh dot nj\u00eb kryetar dhe vendi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Ambasada amerikane dhe departamenti i shtetit n\u00eb Kosov\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb ndryshe nga dikur kur b\u00ebnin gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Pra, SHBA \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb m\u00eb larg dhe m\u00eb pak e interesuar. Ajo, p\u00ebr fatin ton\u00eb ekstremisht t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh urimi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe ka d\u00ebrguar s\u00ebrish ekspert\u00ebt e saj t\u00eb FBI-s\u00eb dhe departamentit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar SPAK-un.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb deklarata e ambasad\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb edhe mund t\u00eb mos vinte fare. Erdhi dhe p\u00ebr fatin e keq t\u00eb gjuh\u00ebs dhe klisheve t\u00eb PD-s\u00eb, duke uruar popullin p\u00ebr zgjedhjet i quan zgjedhjet t\u00eb mira. Nuk do uronte popullin p\u00ebr nj\u00eb fars\u00eb apo nj\u00eb masak\u00ebr. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb mosinteresimit si dikur t\u00eb SHBA-s\u00eb e thekson edhe m\u00eb deklarata e z\u00ebvend\u00ebs sekretarit Landau. Ai thot\u00eb q\u00eb SHBA \u201cdo t\u00eb ndihmoj\u00eb kur \u201ck\u00ebrkohet dhe kur \u00ebsht\u00eb e justifikuar ndihma\u201d. Me justifikim \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn SHBA-n\u00eb \u201cm\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb zhvilluar\u201d. Ai tha edhe se ata nuk duan ekstremizma t\u00eb asnj\u00eb krahu dhe me sa duket ambasada amerikane e publikoi pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb SHBA nuk i do qasjet ekstrem, ishte t\u00eb Ram\u00ebs dhe Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra as Rama dhe as Berisha nuk jan\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb SHBA dhe as n\u00eb p\u00eblqimin e SHBA personalisht. N\u00eb fokus por shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb se sa dikur jan\u00eb Shqip\u00ebria dhe njer\u00ebzit. Zgjedhjet mbaruan p\u00ebr amerikan\u00ebt por kan\u00eb mbetur klishet\u00eb tona.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/shba-e-beri-te-qarte-qendrimin-te-cilin-pd-nuk-e-lexon-dot\/\">SHBA e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb q\u00ebndrimin t\u00eb cilin PD nuk e lexon dot<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fitim Zekthi\/ Nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb dallueshme t\u00eb politik\u00ebs dhe gjuh\u00ebs populiste, nj\u00eb nga shenjat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb nuk pranon kurr\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ve\u00e7 asaj q\u00eb prodhon vet\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e saj p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll mendjen e publikut me an\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si komunikon me t\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-24023","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24023\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}