{"id":23979,"date":"2025-06-01T09:53:14","date_gmt":"2025-06-01T09:53:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/01\/dy-lajme-nga-jashte-me-rendesi-te-madhe-brenda\/"},"modified":"2025-06-01T09:53:14","modified_gmt":"2025-06-01T09:53:14","slug":"dy-lajme-nga-jashte-me-rendesi-te-madhe-brenda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/01\/dy-lajme-nga-jashte-me-rendesi-te-madhe-brenda\/","title":{"rendered":"Dy lajme nga jasht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe brenda"},"content":{"rendered":"<p>\u2013 Busulla e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb euroatlantizmi. Po t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb mos kapemi nga radari i atlantizmit, apo m\u00eb keq akoma, t\u00eb bjer\u00eb atlantizmi nga binomi me europianizmin, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE merr nj\u00eb rend\u00ebsi jetike p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb ton\u00eb si vend \u2013<\/p>\n<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj<\/p>\n<p>Lami i par\u00eb ishte deklarata e Ambasad\u00ebs Amerikane p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit. E vonuar n\u00eb krahasim me deklaratat e m\u00ebp\u00ebrshme dhe me ato t\u00eb qeverive europiane, kon\u00e7ize, e shtrydhur deri n\u00eb palc\u00eb, e konceptuar si nj\u00eb urim p\u00ebr popullin e Shqip\u00ebris\u00eb, shoq\u00ebruar me gadishm\u00ebrin\u00eb e Uashingtonit p\u00ebr t\u00eb vazhduar partneritetin e ngusht\u00eb me vendin ton\u00eb, deklarata u p\u00ebrgjigjet qart\u00eb dy pyetjeve aktuale kryesore p\u00ebr ne, n\u00eb er\u00ebn e re t\u00eb qeverisjes s\u00eb Presidentit Tramp.<\/p>\n<p>Pyetja e par\u00eb: A i njeh SHBA zgjedhjet e 11 majit? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb po. Urohet nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb njihet. Urohet populli \u201cdele\u201d sipas epiteteve q\u00eb p\u00ebrdorin disa opozitar\u00eb p\u00ebr zgjedh\u00ebsit e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Urohet populli \u201cq\u00eb han bar\u201d sipas shprehjes q\u00eb p\u00ebrdorin disa kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr zgjedh\u00ebsit demokrat\u00eb.<\/p>\n<p>Urohen zgjedh\u00ebsit e partive t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Urohen edhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votime, duke ua deleguar zgjedhjen atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, qoft\u00eb duke abstenuar n\u00eb shenj\u00eb proteste, qoft\u00eb n\u00eb shenj\u00eb indiference.<\/p>\n<p>Pyetja e dyt\u00eb: A mos po na harrojn\u00eb matan\u00eb Atlantikut, a mos nuk do t\u00eb kemi m\u00eb statusin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ngushta me vendin m\u00eb bamir\u00ebs t\u00eb kombit shqiptar p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb jo. Sa u takon SHBA-ve, dora e miq\u00ebsis\u00eb speciale mbetet e shtrir\u00eb. Dora e popullit shqiptar dhe Tiran\u00ebs politike gjithashtu. Aq m\u00eb shum\u00eb tani kur PD po investohet nj\u00eblloj si partit\u00eb e tjera n\u00eb termat e proamerikanizmit dhe kur vet\u00eb Amerika ka rifituar germ\u00ebn \u201cr\u201d n\u00eb t\u00eb folur\u00ebn e atyre q\u00eb ia kishin z\u00ebvend\u00ebsuar gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit me g\u00ebrmen \u201cl\u201d (Amelika- Amelika). Me besim se nuk do t\u2019ja heqin prap\u00eb \u201cr\u201d-n\u00eb kur t\u00eb mos ndodh\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re n\u00eb Uashington.<br \/>\nLajmi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklatata e fundit e Komisioneres p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb, Marta Kos n\u00eb konferenc\u00ebn e Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime Evropiane n\u00eb Bruksel. \u201cNa duhet t\u00eb hapim nj\u00eb grup tjet\u00ebr kapitujsh me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kjo do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Qershor dhe me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb kemi hapur t\u00eb gjith\u00eb kapitujt e negociatave\u201d, tha ajo duke pohuar ujdin\u00eb me kryeministrin Rama p\u00ebr ta realizuar martes\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb me Europ\u00ebn brenda mandatit t\u00eb saj, dometh\u00ebn\u00eb brenda periudh\u00ebs 2029-2030. Nuk varet e gjitha prej saj, sigurisht. Por kjo zonj\u00eb dhe komisionierja p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, Kaja Kallas, dhe vet\u00eb Presidentja e Komisionit, Ursula Von der Leyen dhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb e qeverive t\u00eb vendeve an\u00ebtare na kan\u00eb befasuar s\u00eb fundi, duke avancuar afate q\u00eb as qeveria jon\u00eb nuk ka guxuar deri von\u00eb t\u2019i shqiptoj\u00eb. Gjeopolitika, nd\u00ebrgjegja e re q\u00eb po fiton Europa p\u00ebrkundrejt zhvillimeve me plot t\u00eb panjohura, duke rritur kohezionin brenda vendeve t\u00eb familjes, pa l\u00ebn\u00eb xhepa jasht\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb saj natyrore, \u00ebsht\u00eb shansi yn\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet endrr\u00ebn e pashuar t\u00eb integrimit n\u00eb BE. Pas nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, me shum\u00eb ndalesa, nd\u00ebrprerje, d\u00ebmtime p\u00ebr ment\u00eb e kres\u00eb shpeshher\u00eb, jemi duke shkuar drejt stacionit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Qeveria po b\u00ebn t\u00eb vet\u00ebn. Opozita duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, duke u sjell\u00eb me integrimin si qeveri. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb len\u00eb nj\u00eb kujtim t\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa nuk e ndalon dot trenin n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Meritat e nj\u00ebrit dhe tjetrit do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb krahasim me p\u00ebrfitimet e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Kthehemi te Deklarata e Ambasad\u00ebs Amerikane p\u00ebr zgjedhjet. Kemi komentuar n\u00eb krye \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb rreshtat e saj, pa u joshur t\u00eb hyjm\u00eb midis rreshtave. (N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me vjen nd\u00ebrmend Kurcio Malaparte, nj\u00eb shkimtar italian me dhunti gjeniu, q\u00eb thoshte se v\u00ebshtir\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u2019i kuptuar amerikan\u00ebt q\u00ebndron n\u00eb prirjen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb tek ata shtat\u00eb t\u00eb tetat e ajzbergut n\u00ebn uj\u00eb). Gjithkush \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb humbas\u00eb n\u00eb t\u00eb path\u00ebnat e deklarat\u00ebs amerikane dhe t\u00eb nxjerr\u00eb prej andej \u00e7far\u00eb t\u2019i pjell\u00eb mendja e t\u2019i doj\u00eb qejfi. Un\u00eb p\u00ebr vete dhe qindra mij\u00ebra si un\u00eb besoj nuk t\u00ebrhiqen n\u00eb ushtrime k\u00ebsisoj t\u00eb fantapolitik\u00ebs edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb: amerikan\u00ebt i thon\u00eb vet\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb kur duhen th\u00ebn\u00eb. Tani p\u00ebr tani dhe kam bindjen edhe n\u00eb perspektiv\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi partneriteti i ngusht\u00eb amerikano-shqiptar si konstante e nj\u00eb politike me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella q\u00eb nuk preket nga konjukturat apo eksperimentet kalimtare.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thot\u00eb se mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit e korrupsionit dhe p\u00ebr sundimin e ligjit p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb tilla si SPAK, GJKKO e tjer\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Nj\u00eblloj edhe bashk\u00ebpunimi prioritar n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb. N\u00eb kuadrin e NATO-s dhe n\u00eb projekte dypal\u00ebshe. N\u00ebse shtohen investimet e m\u00ebdha n\u00eb ekonomi edhe m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Busulla e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb euroatlantizmi. Po t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb mos kapemi nga radari i atlantizmit apo m\u00eb keq akoma, t\u00eb bjer\u00eb atlantizmi nga binomi me europianizmin, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb ton\u00eb si vend.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/dy-lajme-nga-jashte-me-rendesi-te-madhe-brenda\/\">Dy lajme nga jasht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe brenda<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013 Busulla e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb euroatlantizmi. Po t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb mos kapemi nga radari i atlantizmit, apo m\u00eb keq akoma, t\u00eb bjer\u00eb atlantizmi nga binomi me europianizmin, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE merr nj\u00eb rend\u00ebsi jetike p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sigurin\u00eb ton\u00eb si vend \u2013 Nga Pre\u00e7 Zogaj Lami i par\u00eb ishte deklarata e Ambasad\u00ebs Amerikane p\u00ebr zgjedhjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23979","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23979\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}