{"id":23978,"date":"2025-06-01T09:53:13","date_gmt":"2025-06-01T09:53:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/01\/zgjedhjet-presidenciale-ne-poloni-gare-e-forte-mes-nje-pro-evropiani-dhe-nje-skeptiku-rezultati-vendimtar-per-te-ardhmen-ne-be\/"},"modified":"2025-06-01T09:53:13","modified_gmt":"2025-06-01T09:53:13","slug":"zgjedhjet-presidenciale-ne-poloni-gare-e-forte-mes-nje-pro-evropiani-dhe-nje-skeptiku-rezultati-vendimtar-per-te-ardhmen-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/01\/zgjedhjet-presidenciale-ne-poloni-gare-e-forte-mes-nje-pro-evropiani-dhe-nje-skeptiku-rezultati-vendimtar-per-te-ardhmen-ne-be\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet presidenciale n\u00eb Poloni\/ Gar\u00eb e fort\u00eb mes nj\u00eb pro-evropiani dhe nj\u00eb skeptiku! Rezultati, vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Gar\u00eb e fort\u00eb n\u00eb zgjedhjet e balotazhit n\u00eb Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb, Karol Nawrocki. Rezultati \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Polonis\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? N\u00eb balotazhin e s\u00eb diel\u00ebs, (01.06) p\u00ebr zgjedhjet presidenciale n\u00eb Poloni votojn\u00eb edhe polak\u00ebt n\u00eb Gjermani. Preferencat e tyre jan\u00eb t\u00eb ndryshme nga bashkatdhetar\u00ebt n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p>Takuam Ewan, e cila rregullisht e ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn e saj kur jan\u00eb zhvilluar zgjedhje n\u00eb Poloni. Edhe pse jeton n\u00eb Gjermani p\u00ebr 40 vjet dhe ka pasaport\u00eb gjermane, ajo gjithmon\u00eb voton. Fillimisht n\u00eb Gjermani erdhi si refugjate politike, po Ewa ende ka t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb vendin e saj t\u00eb origjin\u00ebs. N\u00eb Poloni ajo ndihmoi madje n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb dhe sundimin e ligjit atje nga viti 2015 deri n\u00eb vitin 2023, kur partia konservatore komb\u00ebtare PiS sundonte vendin.<\/p>\n<p>Rreth dy milion\u00eb njer\u00ebz me rr\u00ebnj\u00eb polake jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani, mbi 850,000 prej tyre kan\u00eb vet\u00ebm pasaport\u00eb polake. Kushdo q\u00eb ka shtet\u00ebsi polake ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje n\u00eb Poloni \u2013 por vet\u00ebm rreth 80,000 nga \u201cpolak\u00ebt gjerman\u00eb\u201d e ushtruan k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb munden t\u00eb votojn\u00eb qytetar\u00ebt polak\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Gjermani duhet t\u00eb regjistrohen n\u00eb nj\u00eb list\u00eb n\u00eb konsullat\u00eb. Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb kart\u00eb identiteti ose pasaport\u00eb t\u00eb vlefshme polake, t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb emigrant\u00eb polak\u00eb n\u00eb Gjermani nuk e kan\u00eb m\u00eb. Edhe distancat e gjata deri te qendrat e votimit kan\u00eb efekt pengues: Gjithsej ka 54 qendra votimi n\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha gjermane si Hamburgu, Berlini, K\u00eblni, Mynihu dhe Dortmundi. P\u00ebr shum\u00eb polak\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani, udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb qendr\u00ebn e votimit mund t\u00eb jet\u00eb 200 kilometra larg ose m\u00eb shum\u00eb. Nuk ka votim me post\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr mua, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrmbush me k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d, shprehet Ewa. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ajo po merr pjes\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb k\u00ebtij viti \u2013 si mbi 112,000 polako-gjerman\u00eb q\u00eb u regjistruan n\u00eb listat zgjedhore deri t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje (27 maj 2025). Nj\u00eb e kat\u00ebrta m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb votimit. E m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nawrocki n\u00eb vendin e tret\u00eb<br \/>\nRezultatet e raundit t\u00eb par\u00eb t\u00eb votimit tregojn\u00eb qart\u00eb: polak\u00ebt n\u00eb Gjermani votojn\u00eb ndryshe nga bashk\u00ebqytetar\u00ebt n\u00eb vendlindje. Rafal Trzaskowski, liberal dhe pro-evropian, doli i pari n\u00eb t\u00eb dy votimet \u2013 n\u00eb Gjermani me 40.6 p\u00ebrqind krahasuar me 31.6 p\u00ebrqind t\u00eb votave q\u00eb arriti n\u00eb Poloni. Nd\u00ebrsa n\u00eb Poloni, nacional-konservatori Karol Nawrocki doli i dyti, n\u00eb Gjermani k\u00ebt\u00eb vend e zuri ekstremisti i krahut t\u00eb djatht\u00eb Slawomir Mentzen, pra vendin e dyt\u00eb me 18.8 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Nawrocki u rendit i treti n\u00eb Gjermani me vet\u00ebm 14.5 p\u00ebrqind \u2013 n\u00eb Poloni numri i votave ishte m\u00eb shum\u00eb se dyfish m\u00eb i lart\u00eb, 29.5 p\u00ebrqind. N\u00ebse preferencat e polak\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani do t\u00eb kishin qen\u00eb vendimtare n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb votimit, kandidati nacionakonservator nuk do t\u00eb ishte pjes\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb balotazhit.<\/p>\n<p>Fitorja e Trzaskoskit nuk ishte e papritur. Q\u00eb pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, kryetari aktual i bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit polak, Varshav\u00ebs, fitoi zgjedhjet e balotazhit n\u00eb Gjermani me mbi 70 p\u00ebrqind kund\u00ebr presidentit n\u00eb detyr\u00eb, konservatorit komb\u00ebtar Andrzej Duda. Por megjithat\u00eb, n\u00eb Poloni i humbi zgjedhjet.<\/p>\n<p>Habi shkaktoi vendi i dyt\u00eb p\u00ebr Mentzen, i cili p\u00ebrfundoi i treti n\u00eb Poloni n\u00eb raundin e par\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kandidat\u00ebt ekstremist\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Gjermani arrit\u00ebn nj\u00eb rezultat shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb Gjermani, 28 p\u00ebrqind e votuesve votuan p\u00ebr Mentzenin dhe antisemitistin dhe antievropianin Grzegorz Braun, nd\u00ebrsa n\u00eb Poloni, 22 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Mentzen i partis\u00eb libertariane t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb ekstrem, Konfederacja, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian n\u00eb nj\u00eb grup me AfD-n\u00eb. Kurse Braun sapo humbi imunitetin si eurodeputet sepse shuajti qirinjt\u00eb e Hanukkah n\u00eb parlamentin polak, Sejm, dhe sulmoi nj\u00eb grua q\u00eb u p\u00ebrpoq ta ndalonte.<\/p>\n<p>Lodhje nga sistemi dypartiak<br \/>\n\u201cUn\u00eb vendosa p\u00ebr Braun\u201d, u shpreh Damian [emri i ndryshuar, red.]. Ai vjen nga Polonia veriore dhe ka punuar si pun\u00ebtor nd\u00ebrtimi n\u00eb Gjermani p\u00ebr vite me radh\u00eb. Koh\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb Berlin Damian e kalon n\u00eb nj\u00eb diskotek\u00eb polake. \u201cBraun e vler\u00ebson historin\u00eb polake, ai kultivon t\u00eb qenurit polak. Liberal\u00ebve nuk u intereson kjo\u201d, shpjegon Damian. \u00abAta duan t\u00eb shfaqen si evropian\u00eb, aq sa do t\u00eb na n\u00ebnshtrojn\u00eb tek Brukseli\u00bb, ka frik\u00eb Damian. P\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb, mendon, se duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb \u201cpadyshim\u201d n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>As Piotri nuk mund ta imagjinoj\u00eb veten t\u00eb mos e p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn si qytetar. \u201cKatoliku i devotsh\u00ebm\u201d, si\u00e7 e quan veten, ka nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paguar mir\u00eb n\u00eb Gjermani, ku jeton prej gati 40 vitesh. F\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lindur n\u00eb Gjermani, votojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet gjermane, nd\u00ebrsa Piotr merr pjes\u00eb si n\u00eb zgjedhjet gjermane ashtu edhe n\u00eb ato polake. \u201cUn\u00eb votova p\u00ebr Mentzenin,\u201d zbulon ai. \u201cAi \u00ebsht\u00eb inteligjent, e njeh ekonomin\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u2013 nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me sistemin aktual.\u201d<\/p>\n<p>Me sa duket ky \u201csistem\u201d ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr shum\u00eb polak\u00eb gjerman\u00eb, beson politologia Agnieszka Lada-Konefal: \u201cVotuesit q\u00eb mb\u00ebshtesin Braun dhe Mentzen nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhen thjesht si anti-evropian\u00eb ose anti-semit\u00eb\u201d, thot\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresha e Institutit Gjerman-Polak n\u00eb Darmstadt. \u201cMbi t\u00eb gjitha, ata jan\u00eb \u2018kund\u00ebr-sistemit\u2019, duke mos dashur as Trzaskowski-n dhe as Nawrocki-n sepse, p\u00ebr ta, ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sistemin dypartiak q\u00eb ka ekzistuar prej vitesh. Ata emigruan sepse ndiheshin t\u00eb disavantazhuar nga ky sistem \u2013 dhe nuk duan t\u00eb kthehen p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai ende ekziston. Ata duan dik\u00eb t\u00eb ri.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAfD-ja jon\u00eb\u201d<br \/>\n\u201cAta thjesht votojn\u00eb kund\u00ebr\u201d, shprehet Ewa p\u00ebr votuesit ekstremist\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb. \u201cJetojn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Gjermani, e shohin se si zgjidhet AfD-ja k\u00ebtu. Dhe pastaj mendojn\u00eb: Pse t\u00eb mos votojm\u00eb edhe ne p\u00ebr \u2018AfD-n\u00eb ton\u00eb\u2019?\u201d Ewa voton ndryshe. N\u00eb vitet e fundit, ajo ka votuar p\u00ebr Trzaskowski-n dhe partin\u00eb e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Donald Tusk, Platform\u00ebn Qytetare (PO). N\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale, ajo votoi p\u00ebr kandidaten e partis\u00eb s\u00eb Majt\u00ebs s\u00eb Re sepse ajo mbron t\u00eb drejtat e grave. Kjo ishte, si\u00e7 thot\u00eb ajo, \u201cvota e zemr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do vot\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb vendimtare<br \/>\nP\u00ebrpara kish\u00ebs polake n\u00eb Berlin takojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Ewa, rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb kish\u00eb. \u201cT\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e mi polak\u00eb jan\u00eb dakord\u201d, qesh ajo. \u201cVet\u00ebm Rafal Trzaskowski, kush tjet\u00ebr?\u201d Nuk vendos religjioziteti. \u201c<\/p>\n<p>Shumica e polak\u00ebve n\u00eb Gjermani jan\u00eb progresiv\u00eb, kozmopolit\u00eb dhe pro-evropian\u00eb\u201d, thekson politologia Lada-Konefal. \u201cP\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, Trzaskowski \u00ebsht\u00eb kandidati q\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb edhe Polonia t\u00eb zhvillohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.\u201d<\/p>\n<p>Sipas sondazheve t\u00eb jav\u00ebs para balotazhit t\u00eb dy kandidat\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. Pra, \u00e7do vot\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb vendimtare. P\u00ebr shum\u00eb polak\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ata n\u00eb Gjermani, m\u00eb 1 qershor nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb se k\u00eb duan, por p\u00ebr at\u00eb se k\u00eb nuk duan. Sipas tyre, ata zgjedhin \u201ct\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Dana mendon k\u00ebshtu. Ajo erdhi n\u00eb Berlin sepse komuniteti LGBT n\u00eb Poloni sulmohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00ebn qeverin\u00eb e PiS. \u201cN\u00eb raundin e par\u00eb, votova p\u00ebr kandidatin e krahut t\u00eb majt\u00eb, sepse vet\u00ebm e majta i merr seriozisht njer\u00ebzit si ne dhe na mbron. T\u00eb diel\u00ebn, do t\u00eb votoj p\u00ebr Trzaskowski sepse ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i keq se Nawrocki.\u201d Dana i zgjedh fjal\u00ebt me kujdes: \u201cP\u00ebr ne queer\u00ebt, zgjedhjet v\u00ebshtir\u00eb se sjellin ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb gjithsesi\u201d, thot\u00eb ajo me dor\u00ebzim. Por Dana e ka gjithashtu t\u00eb qart\u00eb se nj\u00eb president i PiS do t\u2019i sillte t\u00eb k\u00ebqija komunitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Edhe Piotr, i cili n\u00eb fakt do t\u00eb donte ta shihte ekstremistin e krahut t\u00eb djatht\u00eb Mentzen si president, do t\u00eb zgjedh\u00eb, sipas tij \u201ct\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d. \u201cJo Trzaskowski! Pik\u00ebpamjet e tij ndryshojn\u00eb shum\u00eb shpesh. Ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb katolik, pastaj mb\u00ebshtet l\u00ebvizjen LGBT. Ndonj\u00ebher\u00eb shfaqet me flamurin polak, pastaj me flamurin e BE-s\u00eb, madje edhe me ngjyrat e ylberit. Nuk mund ta kuptoj k\u00ebt\u00eb\u201d, shpjegon polaku gjerman. \u201cVota ime shkon p\u00ebr Nawrocki-n.\u201d\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/zgjedhjet-presidenciale-ne-poloni-gare-e-forte-mes-nje-pro-evropiani-dhe-nje-skeptiku-rezultati-vendimtar-per-te-ardhmen-ne-be\/\">Zgjedhjet presidenciale n\u00eb Poloni\/ Gar\u00eb e fort\u00eb mes nj\u00eb pro-evropiani dhe nj\u00eb skeptiku! Rezultati, vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb BE<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gar\u00eb e fort\u00eb n\u00eb zgjedhjet e balotazhit n\u00eb Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb, Karol Nawrocki. Rezultati \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Polonis\u00eb n\u00eb BE. Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? N\u00eb balotazhin e s\u00eb diel\u00ebs, (01.06) p\u00ebr zgjedhjet presidenciale n\u00eb Poloni votojn\u00eb edhe polak\u00ebt n\u00eb Gjermani. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}