{"id":23909,"date":"2025-05-31T15:08:15","date_gmt":"2025-05-31T15:08:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/analiza-si-do-te-mund-te-dukeshin-sanksionet-e-reja-amerikane-ndaj-rusise\/"},"modified":"2025-05-31T15:08:15","modified_gmt":"2025-05-31T15:08:15","slug":"analiza-si-do-te-mund-te-dukeshin-sanksionet-e-reja-amerikane-ndaj-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/analiza-si-do-te-mund-te-dukeshin-sanksionet-e-reja-amerikane-ndaj-rusise\/","title":{"rendered":"Analiza: Si do t\u00eb mund t\u00eb dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deri m\u00eb tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve per\u00ebndimore p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim p\u00ebr luft\u00ebn e saj n\u00eb Ukrain\u00eb. Dhe, deri m\u00eb tani, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka rezistuar thirrjeve nga Kievi dhe shtetet evropiane p\u00ebr t\u2019i vendosur sanksione shtes\u00eb Mosk\u00ebs si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Trump ka k\u00ebrc\u00ebnuar me p\u00ebrdorimin e masave \u201cshkat\u00ebrruese\u201d kund\u00ebr Rusis\u00eb, n\u00ebse ai e ndien se \u00ebsht\u00eb koha e duhur. Por, ai vazhdimisht ka deklaruar se kjo koh\u00eb ende nuk ka ardhur, duke shprehur shqet\u00ebsimin se vendosja e sanksioneve t\u00eb reja mund t\u00eb minoj\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr paqe dhe duke ashp\u00ebrsuar q\u00ebndrimin e presidentit Vladimir Putin.<\/p>\n<h4>\u201cVet\u00ebm fakti q\u00eb mendoj se jam af\u00ebr arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje\u201d, u tha ai gazetar\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 28 maj kur u pyet se \u00e7far\u00eb po e ndal at\u00eb q\u00eb t\u00eb godas\u00eb Mosk\u00ebn me sanksione t\u00eb reja. \u201cNuk dua ta djallos k\u00ebt\u00eb pun\u00eb duke vendosur sanksione. Ju duhet t\u00eb dini se kur duhet t\u2019i p\u00ebrdorni [sanksionet]\u201d.<\/h4>\n<p>Kur dhe n\u00ebse kjo koh\u00eb vjen, si do t\u00eb mund t\u00eb dukeshin masat e reja t\u00eb SHBA-s\u00eb?<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr politika q\u00eb ata mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cili do t\u00eb ishte ai plan\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, Rachel Ziemba, eksperte p\u00ebr sanksione n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Sigurin\u00eb e Re Amerikane, institut me seli n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rund tjet\u00ebr sanksionesh do t\u00eb vinte n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr Mosk\u00ebn, me ekonomin\u00eb ruse q\u00eb po ngadal\u00ebsohet ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe normave jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta t\u00eb interesit. Sipas paralajm\u00ebrimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj nga kompania e k\u00ebshillimeve, Capital Economics, me baz\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, Rusia mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb \u201culjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d \u2013 nj\u00eb term q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar nj\u00eb recesion t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<h4>Trump nuk ka p\u00ebrshkruar n\u00eb detaje ndonj\u00eb mas\u00eb t\u00eb mundshme. P\u00ebr momentin, p\u00ebrqendrimi kryesor i diskutimeve mbi sanksionet e reja t\u00eb mundshme amerikane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projektligj dypartiak i udh\u00ebhequr nga senator\u00ebt Lindsey Graham (republikan nga Karolina e Jugut) dhe Richard Blumenthal (demokrat nga Konektikat).<\/h4>\n<p>Projektligji p\u00ebr sanksionet e Rusis\u00eb 2025 do t\u00eb vendoste sanksione primare ndaj bankave ruse dhe entiteteve t\u00eb tjera q\u00eb mb\u00ebshtesin luft\u00ebn e Mosk\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u00eb p\u00ebrdorte sanksione sekondare p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar shtetet, kompanit\u00eb dhe individ\u00ebt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me k\u00ebto entitete t\u00eb sanksionuara.<\/p>\n<p>Po ashtu, projektligji parashikon vendosjen e tarifave t\u00eb pakt\u00ebn 500 p\u00ebr qind ndaj importeve nga \u00e7do vend q\u00eb \u201cme vet\u00ebdije shet, furnizon, transferon ose blen naft\u00eb, uranium, gaz natyror, produkte t\u00eb naft\u00ebs apo produkte t\u00eb benzin\u00ebs me origjin\u00eb nga Federata Ruse\u201d, thuhet n\u00eb tekstin e projektligjit.<\/p>\n<p>Kina, India dhe Turqia jan\u00eb nd\u00ebr bler\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb eksporteve t\u00eb energjis\u00eb ruse.<\/p>\n<h4>\u201cFlota n\u00eb hije\u201d<\/h4>\n<p>Senator\u00ebt kan\u00eb deklaruar se projektligji synon t\u00eb \u201cmbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse Kin\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e makineris\u00eb luftarake t\u00eb Putinit duke bler\u00eb naft\u00eb t\u00eb lir\u00eb ruse nga flota n\u00eb hije\u201d \u2013 qindra anije t\u00eb vjetra, shpesh me pron\u00ebsi t\u00eb paqart\u00eb q\u00eb Moska i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb shmangur sanksionet per\u00ebndimore ndaj produktit t\u00eb saj fitimprur\u00ebs. Eksportet e naft\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb buxhetit federal t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Vendosja e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj bankave ruse do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i madh p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar ekonomin\u00eb e Rusis\u00eb, tha ekspertja e sanksioneve, Rachel Ziemba.<\/p>\n<h4>Teksa, sanksionet primare do t\u2019ua ndalonin entiteteve amerikane t\u00eb kryenin transaksione me bankat ruse, sanksionet sekondare do t\u00eb nd\u00ebshkonin institucionet e huaja financiare q\u00eb b\u00ebnin biznes me bankat ruse, duke i p\u00ebrjashtuar nga qasja n\u00eb dollarin amerikan dhe sistemi financiar i SHBA-s\u00eb. Institucionet financiare kineze jan\u00eb nd\u00ebr firmat e huaja q\u00eb ende bashk\u00ebpunojn\u00eb me bankat ruse.<\/h4>\n<p>Megjithat\u00eb, Ziemba tha se projektligji mund t\u00eb zbutet gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb komitetet e Kongresit amerikan. Ajo gjithashtu tha se tarifat ndaj vendeve t\u00eb treta nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme aktualisht, duke marr\u00eb parasysh reagimin e ashp\u00ebr q\u00eb ka marr\u00eb administrata e Trumpit pas njoftimit n\u00eb prill p\u00ebr vendosjen e tarifave t\u00eb gjera dhe globale.<\/p>\n<p>Ziemba tha se projektligji dypartiak me gjas\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb q\u00ebllimin simbolik, p\u00ebrkat\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e SHBA-s\u00eb ndaj Putinit. M\u00eb shum\u00eb se 80 nga 100 senator\u00ebt e kan\u00eb sponsorizuar projektligjin, duke treguar nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe n\u00eb Senat p\u00ebr veprime kund\u00ebr agresionit rus.<\/p>\n<p>Gjithashtu, projektligji mund t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb disa nga sanksionet ekzistuese t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb ligj. Disa prej sanksioneve q\u00eb p\u00ebrfshin ky projektligj jan\u00eb vendosur tashm\u00eb nga paraardh\u00ebsi i Trumpit, Joe Biden.<\/p>\n<p>\u201cEfekti i menj\u00ebhersh\u00ebm [i k\u00ebtij projektligji] mund t\u00eb mos jet\u00eb shum\u00eb i madh, por ndoshta do t\u00eb ket\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb aspektin afatgjat\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr administrat\u00ebn e Trumpit apo ndonj\u00eb administrat\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb heq\u00eb sanksionet n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, tha Ziemba.<\/p>\n<h4>Trump nuk ka treguar ende n\u00ebse do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb parashtruara rreth k\u00ebsaj nisme, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Karoline Leavitt, tha se Trump \u201cka qen\u00eb i qart\u00eb se d\u00ebshiron negocimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb paqes\u201d dhe \u201cme zgjuarsi ka mbajtur t\u00eb hapura t\u00eb gjitha opsionet\u201d, raportoi The New York Times, duke cituar nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/h4>\n<p>Teksa kritik\u00ebt e Trumpit pretendojn\u00eb se ai heziton t\u00eb vendos\u00eb nd\u00ebshkime t\u00eb reja financiare ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr raportin e tij me Putinin, Rachel Ziemba tha se ekzistojn\u00eb shqet\u00ebsime q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej raporteve SHBA-Rusi dhe luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb administrat\u00ebn e Trumpit ekziston bindja se p\u00ebrdorimi i tepruar i sanksioneve financiare mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb rolin e dollarit n\u00eb tregtin\u00eb bot\u00ebrore dhe t\u00eb nxis\u00eb shtetet t\u00eb krijojn\u00eb struktura shmang\u00ebse q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb interesat dhe sigurin\u00eb e SHBA-s\u00eb\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: \u00e7mimi tavan p\u00ebr naft\u00ebn. I vendosur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb ardhurat e Rusis\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb mbajt t\u00eb q\u00ebndrueshme tregjet bot\u00ebrore t\u00eb energjis\u00eb, ky vendim \u00ebsht\u00eb minuar nga \u201cflota n\u00eb hije\u201d e anijeve q\u00eb transportojn\u00eb naft\u00ebn ruse, n\u00eb pjes\u00ebt q\u00eb nuk preken nga vendimet e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<h4>P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar Rusin\u00eb lidhur me d\u00ebshtimin e bisedimeve p\u00ebr paqe, G7-ta ka propozuar uljen e \u00e7mimit tavan p\u00ebr naft\u00ebn nga 60 n\u00eb 50 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i. Financial Times raportoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se administrata e Trumpit e bllokoi k\u00ebt\u00eb propozim.<\/h4>\n<p>Sipas Rachel Ziemba, kjo mund t\u00eb jet\u00eb tregues p\u00ebr preferenc\u00ebn e Trumpit p\u00ebr t\u00eb mos vendosur sanksione t\u00eb reja ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr momentin, por gjithashtu \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb presidenti amerikan nuk e p\u00eblqen \u00e7mimin tavan sepse nga ai p\u00ebrfitojn\u00eb rival\u00ebt e SHBA-s\u00eb, Kina dhe India.<\/p>\n<p>Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka shum\u00eb kuptim q\u00eb G7-ta t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimin tavan n\u00ebse an\u00ebtar\u00ebt e grupit nuk zgjerojn\u00eb sanksionet ndaj \u201cflot\u00ebs n\u00eb hije\u201d.<\/p>\n<h4>\u201cVet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb\u201d<\/h4>\n<p>Ashp\u00ebrsimi i sanksioneve ndaj industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs ruse, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cflot\u00ebn n\u00eb hije\u201d, mund t\u2019i jap\u00eb \u201cnj\u00eb goditje shum\u00eb t\u00eb prekshme Putinit\u201d n\u00ebse ai vonon negociatat p\u00ebr paqe, tha Leon Aron, bashk\u00ebpun\u00ebtor i lart\u00eb n\u00eb institutin American Enterprise, me seli n\u00eb Uashington, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij muaji.<\/p>\n<p>\u201cKjo mund ta shtyj\u00eb at\u00eb, q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn, ta shqyrtoj\u00eb seriozisht paqen\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Newt Gingrich, republikan dhe ish-kryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb vitet 1995-99, tha se administrata e Trumpit nuk duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet vet\u00ebm n\u00eb sanksionet ekonomike. Ai b\u00ebri thirrje q\u00eb SHBA-ja t\u00eb rris\u00eb \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike\u201d kualitetin dhe kuantitetin e ndihm\u00ebs ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPutin do t\u00eb ndalet vet\u00ebm n\u00ebse nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr. \u00c7do strategji tjet\u00ebr, q\u00eb bazohet n\u00eb d\u00ebshir\u00eb, do t\u00eb zgjas\u00eb luft\u00ebn dhe do t\u00eb kushtoj\u00eb me m\u00eb shum\u00eb jet\u00eb t\u00eb pafajshme\u201d, shkroi Gingrich n\u00eb X.<\/p>\n<p>Hapat q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb Trump p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Putinit, n\u00ebse nd\u00ebrmerr ndonj\u00eb hap, pritet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb qarta n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>\u201cDo ta kuptojm\u00eb n\u00ebse po na mashtron apo jo, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb reagojm\u00eb pak m\u00eb ndryshe\u201d, u tha ai gazetar\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 28 maj. \u201cPor, do t\u00eb duhet rreth nj\u00eb jav\u00eb e gjysm\u00eb deri n\u00eb dy jav\u00eb koh\u00eb\u201d.\/rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/31\/analiza-si-do-te-mund-te-dukeshin-sanksionet-e-reja-amerikane-ndaj-rusise\/\">Analiza: Si do t\u00eb mund t\u00eb dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri m\u00eb tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve per\u00ebndimore p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim p\u00ebr luft\u00ebn e saj n\u00eb Ukrain\u00eb. Dhe, deri m\u00eb tani, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka rezistuar thirrjeve nga Kievi dhe shtetet evropiane p\u00ebr t\u2019i vendosur sanksione shtes\u00eb Mosk\u00ebs si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje. Trump ka k\u00ebrc\u00ebnuar me p\u00ebrdorimin e masave \u201cshkat\u00ebrruese\u201d kund\u00ebr Rusis\u00eb, n\u00ebse ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23909","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23909\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}