{"id":23872,"date":"2025-05-31T13:56:09","date_gmt":"2025-05-31T13:56:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/pse-duhet-te-qendroje-berisha-ne-krye-te-pd-se\/"},"modified":"2025-05-31T13:56:09","modified_gmt":"2025-05-31T13:56:09","slug":"pse-duhet-te-qendroje-berisha-ne-krye-te-pd-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/pse-duhet-te-qendroje-berisha-ne-krye-te-pd-se\/","title":{"rendered":"Pse duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lorenc Vangjeli<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet politike jan\u00eb instrumenti m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm i demokracis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur krizat. P\u00ebr paradoks, Shqip\u00ebria hyn n\u00eb kriz\u00eb sa her\u00eb q\u00eb mban zgjedhje politike. Kjo simbioz\u00eb qesharake \u00ebsht\u00eb verifikuar n\u00eb \u00e7do ndeshje elektorale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb postpluraliste.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve fituesi p\u00ebrpiqet q\u00eb ta transferoj\u00eb kriz\u00ebn tek humb\u00ebsi, kurse humb\u00ebsi tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb pis zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb relativizuar trofeun e fitimtarit. Edhe maji i 2025-\u00ebs nuk ndryshoi asgj\u00eb. Jo sepse fantazia e pal\u00ebve nuk mund t\u00eb shpik\u00eb arsye t\u00eb tjera p\u00ebr kriz\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjendja natyrale e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por sepse \u00e7donj\u00ebra nga arsyet e vjetra, edhe ve\u00e7 e ve\u00e7, mjafton p\u00ebr t\u2019i hedhur benzin\u00eb zjarrit t\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb se sondazhet q\u00eb ju parathoshin fitoren, m\u00eb shum\u00eb se organizimit t\u00eb tyre si repart elektoral dhe madje edhe m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebrdorimi i faktor\u00ebve joelektoral\u00eb dhe pabarazis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs q\u00eb n\u00eb start e mjeteve t\u00eb pabarabarta n\u00eb ndeshje, kishin gjetur qet\u00ebsi n\u00eb bindjen se nuk ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb fitonin ata.<\/p>\n<p>Mjaftonte t\u00eb prisnin t\u00eb humbiste Berisha. Fiks si\u00e7 edhe ndodhi. Fiks edhe si\u00e7 e kishte menduar m\u00eb her\u00ebt dhe si\u00e7 e thot\u00eb tani publikisht edhe vet\u00eb Berisha. Fiks si\u00e7 e dinin edhe gjith\u00eb njer\u00ebzit e vij\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb t\u00eb frontit, votuesit militant\u00eb, indiferent\u00ebt dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tre jav\u00eb mbas zgjedhjeve u verifikua n\u00eb terren se zgjedhjet e majit ishin nj\u00eb formalitet bezdis\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb mbylleshin edhe formalisht pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb zgjidhje t\u00eb ndryshme. Do t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebriteshin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt personazhe, t\u00eb nj\u00ebjtat probleme, t\u00eb nj\u00ebjtat premtime, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ritual t\u00eb pandryshuesh\u00ebm p\u00ebr gati dy dekada. Pjesa tjet\u00ebr mbushet me figurant\u00eb nga t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Tek socialist\u00ebt me nj\u00eb grup parlamentar t\u00eb ndryshuar n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb trondit\u00ebse, emrat rishtar\u00ebve nuk thon\u00eb asgj\u00eb t\u00eb re. T\u00eb zgjedhur vet\u00ebm nga humori i Ram\u00ebs, t\u00eb varur vet\u00ebm nga humori i tij, ata do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i ndrysh\u00ebm serial i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pasaport\u00eb.<\/p>\n<p>Tek demokrat\u00ebt jan\u00eb dy kategori. Pjesa d\u00ebrmuese e deputet\u00ebve t\u00eb rikualifikuar jan\u00eb s\u00ebrish sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb perfekte e Berish\u00ebs, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasaport\u00eb besnik\u00ebrie t\u00eb verifikuar ndaj tij, kurse pjesa tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga disa personazhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer n\u00eb shpres\u00ebn naive t\u00eb ikjes s\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb grusht deputet\u00ebsh t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb gjithashtu e paradinin rezultatin, prisnin q\u00eb humbja dhe statuti do ta largonte Berish\u00ebn nga drejtimi i PD-s\u00eb dhe do t\u00eb rihapej loja p\u00ebr drejtimin e opozit\u00ebs. Si nj\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritje copy paste tashm\u00eb dramatike e komedis\u00eb s\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb humbjen e 2021-shit.<\/p>\n<p>S\u00ebrish si\u00e7 mund ta parashikohej leht\u00ebsisht, ky ishte nj\u00eb hesap i b\u00ebr\u00eb pa t\u00eb zotin e hanit. Hanxhiu Berisha nuk do t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb hapen dy porta n\u00eb hanin e tij. Dhe k\u00ebtu z\u00eb fill paradoksi tjet\u00ebr. Logjika politike tashm\u00eb i sheh llogarit\u00eb e p\u00ebrmbysura.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb hap i duhur, madje edhe i vonuar largimi i Berishh\u00ebs nga ambicja e shpallur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr, qoft\u00eb dhe disa muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve, largimi i tij tani mbas humbjes, do t\u00eb ishte nj\u00eb shkak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr transferimin total t\u00eb kriz\u00ebs brenda PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se statuti thot\u00eb ndryshe, Berisha \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebshkuar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, s\u00eb paku p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb jo t\u00eb shkurt\u00ebr tranzitore p\u00ebr t\u00eb penguar dizintegrimin e partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Llogaria cinike n\u00eb dobi t\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrputhur k\u00ebsaj here plot\u00ebsisht me ambicjet egoiste t\u00eb Berish\u00ebs. P\u00ebr paradoks s\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb humbja e zgjedhjeve t\u00eb administrohet nga ish-tropojani i ashp\u00ebr, makiavelisti arrogant Berisha, sesa, fjala vjen, nga Bardhi, kavajasi luftarak, por i paq\u00ebndruesh\u00ebm apo brisht\u00ebsia e ndonj\u00eb mtonj\u00ebsi\/seje si Tabaku e K\u00eblli\u00e7i nga Tirana.<\/p>\n<p>Secili nga ta do t\u00eb ishte m\u00eb i dobish\u00ebm se Berisha p\u00ebr t\u00eb drejtuar PD-n\u00eb p\u00ebrpara gar\u00ebs, por edhe t\u00eb tre bashk\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr tranzicionin e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani kur t\u00eb vet\u00ebt nuk guxojn\u00eb as ta mendojn\u00eb largimin e tij sipas urdh\u00ebrimit t\u00eb statutit, Berisha \u00ebsht\u00eb i vetmi njeri n\u00eb PD q\u00eb mund t\u00eb garantoj\u00eb stabilitet. Ai \u00ebsht\u00eb filli i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb bashk\u00eb goglat e \u00e7orroditura. Esht\u00eb m\u00eb i aft\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mjeshtri i ndarjes sesa ata q\u00eb nuk mund ta bashkojn\u00eb dot PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse efekti an\u00ebsor i k\u00ebtij operacioni do t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish dramatik dhe Berisha do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si siguracion full casco p\u00ebr Ram\u00ebn, fatkeq\u00ebsisht, kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb pak e keqe n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr opozit\u00ebn. K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb momentin kur kriz\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb filloj\u00eb t\u2019i mbivendoset nj\u00eb kriz\u00eb e re. K\u00ebsaj here nga ana e maxhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Politika \u00ebsht\u00eb si natyra. Ajo k\u00ebrkon gjithmon\u00eb t\u00eb vendos\u00eb ekuilib\u00ebr. Ekuilibri i deformuar i 11 majit, do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet, m\u00eb mir\u00eb shpejt sesa von\u00eb, nga nj\u00eb ekuilib\u00ebr i ri. I ushqyer nga faktor\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Kuvend. Dhe at\u00ebhere do t\u00eb jet\u00eb rradha e maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur frym\u00ebn n\u00eb lutjen: Zot, mbaje dor\u00ebn me kaq\u2026!!!\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/pse-duhet-te-qendroje-berisha-ne-krye-te-pd-se\/\">Pse duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike jan\u00eb instrumenti m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm i demokracis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur krizat. P\u00ebr paradoks, Shqip\u00ebria hyn n\u00eb kriz\u00eb sa her\u00eb q\u00eb mban zgjedhje politike. Kjo simbioz\u00eb qesharake \u00ebsht\u00eb verifikuar n\u00eb \u00e7do ndeshje elektorale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb postpluraliste. Pas zgjedhjeve fituesi p\u00ebrpiqet q\u00eb ta transferoj\u00eb kriz\u00ebn tek humb\u00ebsi, kurse humb\u00ebsi tenton t\u00eb b\u00ebj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23872","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23872\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}