{"id":23863,"date":"2025-05-31T12:54:11","date_gmt":"2025-05-31T12:54:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/nga-rritja-e-cmimeve-tek-sherbimet-turistike-reagime-per-turizmin-ne-bregdetin-jugor\/"},"modified":"2025-05-31T12:54:11","modified_gmt":"2025-05-31T12:54:11","slug":"nga-rritja-e-cmimeve-tek-sherbimet-turistike-reagime-per-turizmin-ne-bregdetin-jugor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/nga-rritja-e-cmimeve-tek-sherbimet-turistike-reagime-per-turizmin-ne-bregdetin-jugor\/","title":{"rendered":"Nga rritja e \u00e7mimeve tek sh\u00ebrbimet turistike, reagime p\u00ebr turizmin n\u00eb bregdetin jugor"},"content":{"rendered":"<p>Zhvillimet e turizmit n\u00eb bregdetin jugor n\u00eb Shqip\u00ebri po shoq\u00ebrohen edhe k\u00ebt\u00eb vit me reagime sidomos n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Rritja e \u00e7mimeve n\u00eb disa sh\u00ebrbime turistike duket se ka ndikuar, sipas operator\u00ebve, n\u00eb disa zona, n\u00eb uljen e frekuentimit t\u00eb plazheve.<\/p>\n<p>Faktor\u00ebt jan\u00eb kompleks\u00eb, thon\u00eb sip\u00ebrmar\u00ebrsit n\u00eb Ksamil, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb portin e Sarand\u00ebs edhe k\u00ebt\u00eb vit vihet re nj\u00eb rritje e ardhjes s\u00eb vizitorv\u00eb nga ishulli grek i Korfuzit.<\/p>\n<p>Qyteza e vog\u00ebl e Ksamilit n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga epiqendrat e reagimeve t\u00eb shumta lidhur me zhvillimet e turizmit k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb bregdetin jugor nga Vlora n\u00eb Sarand\u00eb.<br \/>\nReagimet m\u00eb t\u00eb forta, sidomos n\u00eb rrjetet sociale, vijn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve turistike q\u00eb nga hotelerit\u00eb deri tek plazhet q\u00eb duket se ka ndikuar n\u00eb uljen e frekuentimit krahasur me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Ahmeti, nj\u00eb nga sip\u00ebrmar\u00ebsit e par\u00eb t\u00eb hoteleve n\u00eb Ksamil thot\u00eb se turizmi nisi q\u00eb n\u00eb prill dhe n\u00eb maj me nj\u00eb prurje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb prill dhe n\u00eb maj pati nj\u00eb prurje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb turist\u00ebve dhe shum\u00eb biznese menduan se do t\u00eb ishte nj\u00eb fluks i papar\u00eb dhe rrit\u00ebn \u00e7mimet jasht\u00eb kuotave q\u00eb duheshin dhe shohim p\u00ebr momentin q\u00eb korriku \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb pritshm\u00ebrive. Flas n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pasi n\u00eb biznesin tim un\u00eb kam rritje t\u00eb turizmit krahasur me vitin e kaluar fal\u00eb edhe investimeve q\u00eb kam kryer s\u00eb fundi me ristrukturimin e hoteleve\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve, thot\u00eb m\u00eb tej zoti Ahmeti.<\/p>\n<p>\u201cFaktori kryesor n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e euros n\u00eb kuota t\u00eb paparashikuara. Po k\u00ebshtu rritja e pag\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve. Nj\u00eb sanitare tek un\u00eb paguhet 1300 euro, nuk flas p\u00ebr kuzhinierin dhe pozicione t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb paga shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. K\u00ebtu ka nj\u00eb kosto tjet\u00ebr t\u00eb personelit pasi bizneset pun\u00ebtor\u00ebt i marrin nga rrethet e tjera dhe detyrohet tu krijojn\u00eb kushte ushqimi dhe strehimi p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb sezonit. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe rritja e \u00e7mimeve bazike p\u00ebr hotelet dhe restorantet nga furnizuesit e shumic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga vitet e m\u00ebparshme k\u00ebt\u00eb vit turizmi po mb\u00ebhteten m\u00eb pak nga prodhimi vendas si bujq\u00ebsor, por sidomos blegtoral.<\/p>\n<p>Produktet dhe n\u00ebnproduktet e e qum\u00ebshtit mbulohen kryesisht nga importet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb renia e sektorit blegtoral sht\u00eb m\u00eb e dukshme n\u00eb shume zona n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe tregu turistik nuk arrin t\u00eb furnizohet me prodhimet tradicionale shqiptare, sic ndodhte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Ahmeti q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i k\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs thot\u00eb se n\u00eb paket\u00ebn fiskale t\u00eb k\u00ebitj viti ka pasur rritje t\u00eb tatimit p\u00ebr bizneset . Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i opozit\u00ebs ai thot\u00eb se e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb rritje pasi bizneset sipas tij duhen mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb paket\u00ebn fiskale gati jan\u00eb dyfishuar taksat dhe detyrimet e bashkis\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb mendoj se jan\u00eb rritur dhe si opozit\u00eb e kemi kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim-marrje\u201d, thot\u00eb zoti Ahmeti.<\/p>\n<p>Opozita thot\u00eb m\u00eb tej zoti Ahmeti ka vler\u00ebsuar nj\u00eb seri investimesh n\u00eb qytez\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb kryera k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb infrastruktur\u00eb, por ende mbeten problem sipas tij furnizimi me energji elektrike dhe me uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb jemi opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebshillon bashkiak por e kemi vler\u00ebsuar maksimalisht nd\u00ebrhyrjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ksamil me investimet n\u00eb vitin 2024. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh shum\u00eb e mir\u00eb, jan\u00eb shtruar t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e brendshme. Por ka p\u00ebrs\u00ebri mang\u00ebsi si ajo me problemet e rrjetit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, mang\u00ebsi ka me furnizimin me uj\u00eb, probleme kan\u00eb plazhet q\u00eb shteti duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t`i zgjidhur\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb plazhet e Ksamilit sip\u00ebrmarrjet ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb nj\u00eb perimet\u00ebr q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb mjaft i kufizuar n\u00eb raport me ngarkes\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb mbind\u00ebrtimeve q\u00eb Ksamili k\u00eb p\u00ebrjetuar dhe q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb shtohen dita dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Rexhep Korbi thot\u00eb se prej 32 vitesh merret me turiz\u00ebm duke ofruar sh\u00ebrbimet n\u00eb nj\u00eb plazh q\u00eb frekuentohet nga vizor\u00eb nga e gjith\u00eb bota. Sipas tij turizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuota optimale k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201cTurizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, aspak n\u00eb r\u00ebnie .Edhe sivjet q\u00eb predikohet q\u00eb s\u2019ka turiz\u00ebm un\u00eb jam n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt asaj q\u00eb thuhet. Turizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuotat optimale n\u00eb Ksamil\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Korbi flet p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e turzmit dhe sfidat, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cUj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i past\u00ebr, rendi dhe siguria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe sivjet ka nj\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe dhe jan\u00eb shtuar edhe forcat e siguris\u00eb. Edhe rojet kufitare i kan\u00eb sistemuar mjetet e vogla t\u00eb lundrimit. Problem mbeten motor\u00ebt e ujit q\u00eb jan\u00eb pak af\u00ebr dhe shkaktojn\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe dhe na jan\u00eb ankuar turist\u00ebt. Por sivjet \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb mir\u00eb se vitet e tjera. Vjet ishte nj\u00eb probem me trafikun mjeteve n\u00eb rrug\u00ebn nga Saranda n\u00eb Ksamil q\u00eb vijon edhe k\u00ebt\u00eb vit dhe pengon ardhjen normale t\u00eb pushuesve, pasi radha e aotomjetve n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dit\u00ebs b\u00ebhet e gjat\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e sip\u00ebrmarr\u00ebsit p\u00ebr autoritetet \u00ebsht\u00eb rritja e perimetrit t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr mjetet e lundrimit.<\/p>\n<p>\u201cMjetet e lundrimit t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb perimet\u00ebr m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt se ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani, t\u00eb pakt\u00ebn edhe 100 met\u00ebr dhe ta zhvendosin aktivitetin n\u00eb det t\u00eb hapur. Kjo sepse Ksamili duke pasur ishujt af\u00ebr, shum\u00eb pushues notojn\u00eb drejt tyre dhe mjetet e lundrimit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr jet\u00ebn e tyre\u201d<\/p>\n<p>Zoti Korbi flet edhe p\u00ebr nevoj\u00ebn e shtimit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb pasi shumica e sip\u00ebrmarrjeve n\u00eb plazhe e blejn\u00eb \u00e7do dit\u00eb ujin q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr dushet, apo p\u00ebr nevojat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb. Deri tani furnizimi me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes dhe nj\u00eb or\u00eb e gjys\u00ebm pasdite. Ne e blejm\u00eb ujin \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr nevojat e sh\u00ebrbimeve n\u00eb plazh. Problem \u00ebsht\u00eb edhe furnizmi me energji, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa p\u00ebrmir\u00ebsime me vendosje t\u00eb kabinave t\u00eb reja dhe \u00ebsht\u00eb ndryshuar disi situata\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e portit t\u00eb Sarand\u00ebs flasin se gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti prurjet turistike nga ishulli i Korfuzit vlersohen rreth 23 % m\u00eb t\u00eb larta se e nj\u00ebjta periudh\u00eb e vitit t\u00eb shkuar q\u00eb konsiderohet si viti me i mir\u00eb turistik i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Hatixhe Ismaili, specialiste n\u00eb portin e Sarand\u00ebs thot\u00eb se rreth 166 mij\u00eb pasagjer\u00eb u p\u00ebrpunuan nga janri n\u00eb qershor nga rreth 135 mij\u00eb q\u00eb ishte numri i pasagjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Ismaili thot\u00eb se nj\u00eb porti synon nj\u00eb projekt t\u00eb ri p\u00ebr terminalin e udh\u00ebtar\u00ebve q\u00eb duhet mb\u00ebshtetur me financime p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes vit pas viti t\u00eb numrit t\u00eb vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Rritja e numrit t\u00eb pasagjer\u00ebve me tragetet turisitke ka \u00e7uar n\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e zgjerimit t\u00eb ambjenteve t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb pasagjer\u00ebve sepse t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet tani b\u00ebhen n\u00eb nj\u00eb terminal q\u00eb u projektua 15 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Diskutimet dhe debatet si p\u00ebr rritjen e \u00e7mimeve edhe p\u00ebr numrin e vizitor\u00ebve pritet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e zhviimit t\u00eb sektorit turistik q\u00eb sipas analist\u00ebve t\u00eb turizmit \u00ebsht\u00eb ende i pamaturuar n\u00eb shum\u00eb zona n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ka nevoj\u00eb sidomos p\u00ebr investime nga shteti n\u00eb mjetet baz\u00eb si infrastruktur\u00eb, transport, uj\u00eb dhe energji.\/VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/nga-rritja-e-cmimeve-tek-sherbimet-turistike-reagime-per-turizmin-ne-bregdetin-jugor\/\">Nga rritja e \u00e7mimeve tek sh\u00ebrbimet turistike, reagime p\u00ebr turizmin n\u00eb bregdetin jugor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhvillimet e turizmit n\u00eb bregdetin jugor n\u00eb Shqip\u00ebri po shoq\u00ebrohen edhe k\u00ebt\u00eb vit me reagime sidomos n\u00eb rrjetet sociale. Rritja e \u00e7mimeve n\u00eb disa sh\u00ebrbime turistike duket se ka ndikuar, sipas operator\u00ebve, n\u00eb disa zona, n\u00eb uljen e frekuentimit t\u00eb plazheve. Faktor\u00ebt jan\u00eb kompleks\u00eb, thon\u00eb sip\u00ebrmar\u00ebrsit n\u00eb Ksamil, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb portin e Sarand\u00ebs edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23863","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23863"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23863\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}