{"id":23851,"date":"2025-05-31T11:48:37","date_gmt":"2025-05-31T11:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/cfare-na-provuan-zgjedhjet-e-11-majit\/"},"modified":"2025-05-31T11:48:37","modified_gmt":"2025-05-31T11:48:37","slug":"cfare-na-provuan-zgjedhjet-e-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/cfare-na-provuan-zgjedhjet-e-11-majit\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb na provuan zgjedhjet e 11 majit!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Denis Dyrnjaja<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rezultatit zyrtar ku PS mori nj\u00eb mandat tjet\u00ebr qeveris\u00ebs dhe PD e aleat\u00ebt e saj nj\u00eb mandat tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt radhazi, procesi zgjedhor na zbuloi at\u00eb q\u00eb ndoshta p\u00ebrfytyrohej, mendohej por nuk pranohej, tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs dhe brenda vet\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>Pas certifikimit t\u00eb rezultatit nj\u00eb proces i paprecedent ka nisur mes kandidat\u00ebve n\u00eb opozit\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb se rezultati \u00ebsht\u00eb deformuar, duke iu vjedhur votat nj\u00ebri tjetrit. Kjo ka ndodhur edhe n\u00eb gar\u00ebn e list\u00ebs s\u00eb hapur e t\u00eb mbyllur n\u00eb PS, por me fuqin\u00eb absolute t\u00eb pushtetit t\u00eb tij hegjemonist, Rama i vuri veton procesit t\u00eb ankimimeve brenda t\u00eb vet\u00ebve.<\/p>\n<p>Vendim jo moral, por pragmatik, pasi n\u00ebse do lejonte t\u00eb niste kjo sag\u00eb, do t\u00eb deligjitimonte procesin zgjedhor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e do t\u00eb krijonte nj\u00eb p\u00ebshtjellim total e klim\u00eb frustruese brenda llojit por edhe do t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Fakti q\u00eb Rama e bllokoi e Berisha formalisht e lejoi ankimimin, nuk ndryshon gj\u00eb n\u00eb brendi, pasi fakti ka ndodhur, vota \u00ebsht\u00eb prekur dhe vullneti i qytetar\u00ebve pavar\u00ebsisht nivelit apo thell\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb deformuar.<\/p>\n<p>Kjo na konfirmon realitetin se nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb dhe transparent zgjedhjesh pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb krijuar perceptimin e garave reale n\u00eb p\u00ebrballjet kund\u00ebrshtare mes kampeve, por edhe p\u00ebrmes primareve, apo liris\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb zgjedhur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brenda kampeve politike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana nuk p\u00ebrcaktohet dot kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb problem nj\u00eb mazhoramc\u00eb q\u00eb pretendohet se prek votat e kund\u00ebrshtar\u00ebve, apo nj\u00eb opozit\u00eb ku kandidat\u00ebt vjedhin votat e nj\u00ebri tjetrit pa gajle. Krahasimi ndoshta duket disi i zhdrejt\u00eb dhe jo korrekt, por n\u00eb thelb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mend\u00ebsin\u00eb q\u00eb dominon sot realitetin politik, q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb manipuluar vullnetin real t\u00eb njer\u00ebzve si brenda partive, ashtu dhe mes tyre n\u00eb gar\u00ebn politike p\u00ebr pushtet. Tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb na shfaqej here pas here si nocion episodik, tani e kemi faktik si nj\u00eb fenomen epidemik.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu q\u00ebndon dhe problemi primar sesi ne e mendojm\u00eb dhe ushtrojm\u00eb demokracin\u00eb. Por kjo sindrom\u00eb tashm\u00eb e p\u00ebrhershme dhe tejet korruptive, nga ana tjet\u00ebr ka edhe nj\u00eb an\u00eb pozitive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila na v\u00eb para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit, se vota preket dhe se n\u00eb fund ky q\u00eb kemi nuk \u00ebsht\u00eb rezultat real qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb pretendon deformimin e vullnetit t\u00eb njer\u00ebzve, nga koleg\u00ebt e e tij n\u00eb parti, apo nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>N\u00ebse prekja e vot\u00ebs ose ndikimi apo orientimi ndaj saj, ndodh brenda vet\u00eb grupimeve politike, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb pritshm\u00ebrish duhet t\u00eb kemi p\u00ebr procesin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi?! Kjo pyetje nuk do t\u00eb marr\u00eb dot p\u00ebrgjigje deri dit\u00ebn kur ata q\u00eb merren me rregullat e loj\u00ebs, mos t\u00eb mendojn\u00eb dhe hartojn\u00eb ligje e kode zgjedhore, duke patur parasysh skema dhe llogari manipulative zgjedhore p\u00ebr emra konkret ku jo rrall\u00eb her\u00eb p\u00ebrfshihet edhe vetja e vet. N\u00ebse ka nj\u00eb themel mbi t\u00eb cilin demokracia q\u00ebndon, \u00ebsht\u00eb vota.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb themel p\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb 3 dekada demokraci vet\u00ebm e kemi shtremb\u00ebruar ose kemi menduar e tentuar dhe ja kemi arritur p\u00ebr ta deformuar, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb realitet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb i g\u00ebnjesht\u00ebr, por nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb hiqen si jom\u00ebkatar\u00eb duke m\u00ebkatuar.<\/p>\n<p>Demokracia reale n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb nis\u00eb dit\u00ebn kur njer\u00ebzit t\u00eb votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb \u00e7do forum politik apo parti, pastaj t\u00eb pretendohet p\u00ebr nj\u00eb gar\u00eb reale mes kund\u00ebrshtar\u00ebve se kush do t\u00eb marr\u00eb besimin e popullit dhe p\u00ebrmes k\u00ebtij mandati do t\u00eb drejtoj\u00eb n\u00eb qeveri. Deri kur t\u00eb vij\u00eb kjo dit\u00eb, Shqip\u00ebria nuk ka proces real zgjedhor, por marifet zgjedhor manipulator.<\/p>\n<p>Demokracia fillon nga partia dhe mbi t\u00eb gjitha nga liria, liria p\u00ebr t\u00eb zgjedhur jo em\u00ebruar, liria p\u00ebr t\u00eb debatuar e kund\u00ebrshtuar e jo p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb rresht si njer\u00ebz t\u00eb n\u00ebnshtruar, apo duke b\u00ebr\u00eb demagogji e ndryshe duke vepruar. Jemi ende shum\u00eb larg faktit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb mendjen ton\u00eb, var\u00ebsia ose autovar\u00ebsia ndaj udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb ka vrar\u00eb deri m\u00eb sot shpirtin e demokracis\u00eb, vot\u00ebn, vot\u00ebn reale duke ushqyer gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vot\u00ebn formale!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/cfare-na-provuan-zgjedhjet-e-11-majit\/\">\u00c7far\u00eb na provuan zgjedhjet e 11 majit!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Denis Dyrnjaja P\u00ebrve\u00e7 rezultatit zyrtar ku PS mori nj\u00eb mandat tjet\u00ebr qeveris\u00ebs dhe PD e aleat\u00ebt e saj nj\u00eb mandat tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt radhazi, procesi zgjedhor na zbuloi at\u00eb q\u00eb ndoshta p\u00ebrfytyrohej, mendohej por nuk pranohej, tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs dhe brenda vet\u00eb partive politike. Pas certifikimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23851","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23851\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}