{"id":23808,"date":"2025-05-31T07:48:50","date_gmt":"2025-05-31T07:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/muaji-i-edi-rames\/"},"modified":"2025-05-31T07:48:50","modified_gmt":"2025-05-31T07:48:50","slug":"muaji-i-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/31\/muaji-i-edi-rames\/","title":{"rendered":"Muaji i Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Maji i k\u00ebtij viti qe pa dyshim muaji i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, mandati i t\u00eb cilit u rikonfirmua me nj\u00eb fitore bind\u00ebse t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Majit. Dhe jo vet\u00ebm kjo. Shqip\u00ebria e organizoi me sukses samitin e Komunitetit Politik Evropian, n\u00eb t\u00eb cilin mori mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme p\u00ebr rrug\u00ebn e saj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian. Madje, kjo mb\u00ebshtetje i tejkaloi t\u00eb gjitha parashikimet. P\u00ebrderisa pritjet jan\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE n\u00eb vitin 2030, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ajo do ta fitonte an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Edi Ram\u00ebs, me fitoren bind\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare, i takon mandati q\u00eb ta udh\u00ebheq\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb finishin e rrug\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb integrimeve evropiane.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb politikan karizmatik, p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se ka prirje autoritare. Partia Demokratike e udh\u00ebhequr nga veterani i pluralizmit, Sali Berisha, n\u00eb mes t\u00eb akuzave p\u00ebr parregullsi n\u00eb zgjedhjet e 11 Majit, i humbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mandateve q\u00eb i pati n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar. Mir\u00ebpo, Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb humbje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Kjo parti duhet t\u00eb mendoj\u00eb seriozisht p\u00ebr freskimin e kuadrit t\u00eb saj udh\u00ebheq\u00ebs, po qe se d\u00ebshiron t\u00eb rikthehet n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh. Kat\u00ebrvjet\u00ebshin e shkuar, kjo parti nuk e shfryt\u00ebzoi p\u00ebr t\u2019u reformuar. P\u00ebrkundrazi, ajo u ballafaqua me probleme t\u00eb shumta, si\u00e7 ishin p\u00ebr\u00e7arjet e brendshme dhe kriza e lidershipit.<\/p>\n<p>Sali Berish\u00ebs, i cili mbetet nj\u00eb figur\u00eb ikonike e politik\u00ebs shqiptare, i ka kaluar koha. Partis\u00eb Demokratike i nevojitet nj\u00eb lider i ri karizmatik, i cili do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb ta sfidoj\u00eb Edi Ram\u00ebn, si lider i rikonfirmuar p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn her\u00eb nga zgjedh\u00ebsit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb prej vitit 2012 dhe e ka udh\u00ebhequr Partin\u00eb Socialiste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme, duke e fituar mandatin e kat\u00ebrt radhazi p\u00ebr ta qeverisur vendin. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Shqip\u00ebria vuan nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh, me t\u00eb cilat qeveria e Ram\u00ebs do t\u00eb duhet t\u00eb merret seriozisht n\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm. P\u00ebrderisa Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar progres t\u00eb lakmuesh\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit n\u00ebp\u00ebrmjet vetingut n\u00eb drejt\u00ebsi dhe krijimit t\u00eb SPAK-ut, krimi i organizuar, trafikimi me qenie njer\u00ebzore dhe skllav\u00ebria moderne, migrimi ilegal si dhe trafikimi i drog\u00ebs mbeten probleme reale me t\u00eb cilat qeveria dhe shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb ballafaqohen po qe se d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb vendi ta fitoj\u00eb statusin e an\u00ebtarit t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>SPAK-u duket se \u00ebsht\u00eb duke kryer pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb luftimin e korrupsionit qeveritar. N\u00eb vitin e fundit, kjo prokurori arrestoi kund\u00ebrshtar\u00eb dhe aleat\u00eb politik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre t\u00eb arrestuarve jan\u00eb edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Ilir Meta dhe kryebashkiaku aktual i Tiran\u00ebs dhe aleati i ngusht\u00eb i Edi Ram\u00ebs, Erion Velijaj. Nga kjo shihet se SPAK-u \u00ebsht\u00eb duke e kryer funksionin e vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe se nuk \u00ebsht\u00eb duke sh\u00ebrbyer si mash\u00eb n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019i q\u00ebruar hesapet me kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. Natyrisht se lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb afatgjat\u00eb e q\u00eb nuk p\u00ebrfundon kurr\u00eb. Prandaj, nevojiten themele t\u00eb forta q\u00eb kjo luft\u00eb t\u00eb mbetet e pakompromis, e efektshme dhe e drejtuar nga institucione t\u00eb pavarura ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Ishin mu institucionet ligjzbatuese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebnin problemin kryesor n\u00eb funksionimin e shtetit shqiptar. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, megjith\u00ebq\u00eb me vones\u00eb, nd\u00ebrmori hapa p\u00ebr t\u2019i pastruar k\u00ebto institucione nga element\u00eb kriminal\u00eb dhe t\u00eb korruptuar. P\u00ebr shembull, n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, u shkarkuan t\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt e policis\u00eb shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr ta rritur besueshm\u00ebrin\u00eb publike karshi policis\u00eb s\u00eb shtetit. Kjo ndodhi p\u00ebr shkak se nj\u00eb num\u00ebr i madh i drejtuesve t\u00eb policis\u00eb u zbuluan si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i tyre madje ishte i nd\u00ebrlidhur drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me krimin e organizuar, n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit \u201cSKY ECC\u201d. Polic\u00eb shqiptar\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb operimet e grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb eliminimin e bandave rivale.<\/p>\n<p>Pa dyshim se k\u00ebto veprime n\u00eb drejtim t\u00eb spastrimit dhe forcimit t\u00eb institucioneve ligjzbatuese, reformat e brendshme, diplomacia aktive me t\u00eb cil\u00ebn Shqip\u00ebria po luan rol aktiv n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet rajonale, e p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo ka ndikim n\u00eb forcimin e deg\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare \u2013 turizmit. N\u00eb vitet e fundit, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha kapitale n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore dhe n\u00eb portet ajrore, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb destinacionet e lakmuara t\u00eb rivier\u00ebs shqiptare t\u00eb Adriatikut dhe t\u00eb Jonit, m\u00eb t\u00eb qasshme p\u00ebr vizitor\u00ebt rajonal\u00eb dhe ata nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Shqip\u00ebria po b\u00ebhet destinacion i lakmuar p\u00ebr turist\u00ebt e huaj dhe kjo do t\u00eb ndikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rritjen e fuqis\u00eb edhe t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb tjera ekonomike, duke i p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbimet dhe prodhimin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nd\u00ebr aspektet m\u00eb interesante t\u00eb Edi Ram\u00ebs ka qen\u00eb diplomacia aktive e shtetit shqiptar, fal\u00eb t\u00eb cilit Shqip\u00ebria ka fituar rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Qasja e tij karshi Serbis\u00eb, megjith\u00ebq\u00eb e kritikuar, i ka sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dobi t\u00eb shumta n\u00eb pozicionin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ngase po perceptohet si faktor stabiliteti dhe paqeje n\u00eb rajonin e trazuar t\u00eb Ballkanit. Mir\u00ebpo, p\u00ebrpjekjet e Ram\u00ebs p\u00ebr ta paq\u00ebsuar Serbin\u00eb, si faktori num\u00ebr nj\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb stabilitetit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebrmes p\u00ebrafrimit dhe politik\u00ebs s\u00eb hapjes s\u00eb kufijve, nuk i kan\u00eb sjell\u00eb rezultatet q\u00eb ai mbase i ka pritur. Kjo p\u00ebr arsyen se p\u00ebr Serbin\u00eb, projekti i Serbis\u00eb s\u00eb Madhe ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar. Pretendimet e saj n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb, politika e ngritjes s\u00eb tensioneve me Kroacin\u00eb dhe af\u00ebrsia e saj me Rusin\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Serbin\u00eb nj\u00eb partner jo t\u00eb besuesh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb, me gjas\u00eb, e ka kuptuar edhe Rama, kur e ka shpallur projektin e Ballkanit t\u00eb Hapur, t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Muaji i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb prelud n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb interesante, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po hyn Shqip\u00ebria n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij. N\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm, ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb lideri i pakontestuesh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cilit do t\u2019i nevojitet q\u00eb t\u00eb merret me mund\u00ebsi t\u00eb arta, por edhe me probleme q\u00eb vazhdojn\u00eb ta r\u00ebndojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Edi Rama duhet q\u00eb seriozisht t\u00eb merret me reforma institucionale e ekonomike, me luftimin e krimit t\u00eb organizuar, me trafikimit e prodhimit t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, me rritjen e mund\u00ebsive ekonomike edhe n\u00eb zonat e prapambetura rurale, p\u00ebr ta atakuar migrimin ilegal t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore, i cili jo q\u00eb nuk ka t\u00eb ndaluar, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje e sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po hyn n\u00eb faz\u00ebn ky\u00e7 t\u00eb tranzicionit t\u00eb saj nga nj\u00eb vend ish-komunist me jostabilitet politik e institucional, n\u00eb nj\u00eb vend i cili i prin Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb integrimet evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7arin e ardhsh\u00ebm, Edi Rama p\u00ebrballet me sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike \u2013 at\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrimit t\u00eb legjitimitetit elektoral dhe t\u00eb kapitalit diplomatik, n\u00eb reforma t\u00eb thella e t\u00eb q\u00ebndrueshme, q\u00eb do ta forcojn\u00eb funksionalitetin e shtetit shqiptar dhe do ta afrojn\u00eb vendin m\u00eb shum\u00eb me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Suksesi i tij nuk do t\u00eb matet m\u00eb me fitore t\u00eb thella zgjedhore apo me duartrokitje n\u00eb forume nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate konkrete n\u00eb luftimin e korrupsionit, frenimin e emigrimit, zhvillimin ekonomik t\u00eb zonave t\u00eb margjinalizuara dhe nd\u00ebrtimin e institucioneve t\u00eb forta e t\u00eb pavarura. N\u00ebse d\u00ebshton n\u00eb k\u00ebto fronte, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr humbjen e nj\u00eb mund\u00ebsie historike, por edhe p\u00ebr zbehjen e nj\u00eb shprese t\u00eb madhe q\u00eb shqiptar\u00ebt e kan\u00eb lidhur me t\u00eb dhe me t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb vendit. <em><strong>\/Koha\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/muaji-i-edi-rames\/\">Muaji i Edi Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Maji i k\u00ebtij viti qe pa dyshim muaji i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, mandati i t\u00eb cilit u rikonfirmua me nj\u00eb fitore bind\u00ebse t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 Majit. Dhe jo vet\u00ebm kjo. Shqip\u00ebria e organizoi me sukses samitin e Komunitetit Politik Evropian, n\u00eb t\u00eb cilin mori mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23808","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23808"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23808\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}