{"id":23778,"date":"2025-05-30T20:52:37","date_gmt":"2025-05-30T20:52:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/rrumpalla-ne-bashkine-e-tiranes-drejtoresha-rrit-sipas-qejfit-taksat-e-biznesit\/"},"modified":"2025-05-30T20:52:37","modified_gmt":"2025-05-30T20:52:37","slug":"rrumpalla-ne-bashkine-e-tiranes-drejtoresha-rrit-sipas-qejfit-taksat-e-biznesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/rrumpalla-ne-bashkine-e-tiranes-drejtoresha-rrit-sipas-qejfit-taksat-e-biznesit\/","title":{"rendered":"Rrumpalla n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, drejtoresha rrit sipas qejfit taksat e biznesit"},"content":{"rendered":"<p>Siguria juridike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele minimale, dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb pranuar n\u00eb vijim\u00ebsi edhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat nuk harrojn\u00eb ta sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb raport. K\u00ebtu nuk p\u00ebrjashtohen as rastet kur shteti abuzon me pozit\u00ebn e fort\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 11 majit K\u00ebshilli i Ministrave miratoi vendimin p\u00ebr procedurat e faljes s\u00eb gjobave administrative t\u00eb disa inspektoriateve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai i territorit, Inspektoriati Sh\u00ebndet\u00ebsor Autoriteti Komb\u00ebtar i Ushqimit dhe Policia e Shtetit. Logjika q\u00eb zbatohet \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: shteti t\u00eb fshin gjobat t\u00eb cilat t\u2019i ka v\u00ebn\u00eb vet\u00eb-madje disa padrejt\u00ebsisht , dhe k\u00ebt\u00eb e shet p\u00ebr ndihm\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kundrejt k\u00ebtij shp\u00ebrblimi duhet ta votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rreth vicioz q\u00eb shkallmon \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb demokratike n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri dhe sjell deformime t\u00eb m\u00ebdha. Shembulli m\u00eb tipik \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur memij\u00ebra biznese t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve iu kan\u00eb ardhur detyrime t\u00eb larta n\u00eb taksa e tarifa, por dhe kamatvonesa.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 dhe gjat\u00eb vitit 2025, nj\u00eb pjese t\u00eb konsiderueshme t\u00eb bizneseve n\u00eb kryeqytet i ka ardhur n\u00eb sistemin e taksave dhe tarifave vendore njoftimi p\u00ebr rritjen e tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit p\u00ebr vitin 2023 dhe 2024, dhe nj\u00eb kamat\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>Tarifa e pastrimit varion nga 4 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ata biznese m\u00eb xhiro deri n\u00eb 8 milion n\u00eb vit, 5,750 lek\u00eb p\u00ebr ata me xhiro 11milion e 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, 92,000 p\u00ebr bizneset e mesme dhe 115,000 lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e kategoris\u00eb VIP. Gjithashtu, subjeket e prodhimit dhe nd\u00ebrtimit e kan\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb k\u00ebt\u00eb taks\u00eb, disa n\u00eb 195 mij\u00eb lek\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb 414 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke q\u00ebn\u00eb se vlera e tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit varion n\u00eb baz\u00eb t\u00eb xhiros q\u00eb kan\u00eb bizneset, n\u00eb 28 mars t\u00eb vitit 2024 K\u00ebshilli Bashkiak ndryhson vendimin p\u00ebr Sistemin e Taksave dhe Tarifa Vendore n\u00eb Tiran\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr bizneset dhe individ\u00ebt duke rifreskuar \u00e7mimet e referenc\u00ebs, b\u00ebn dhe nj\u00eb ndryshim n\u00eb dukje t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por q\u00eb do t\u2019ia d\u00ebgjonim jehon\u00ebn m\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 41, shtohet nj\u00eb pik\u00eb me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201cKategorizimi i tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit sipas nivelit t\u00eb xhiros vlen vet\u00ebm p\u00ebr subjektet pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi tatimore t\u00eb \u201cTatim mbi fitimin\u201d- duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb taksave p\u00ebrcaktimin e tarif\u00ebs p\u00ebr bizneset e tjera.<\/p>\n<p>Por drejtoria e taksave dhe tarifave vendore nuk u mjaftua me kaq! N\u00eb mes t\u00eb vitit 2024 b\u00ebn rivler\u00ebsim t\u00eb xhiros vjetore t\u00eb bizneseve duke marr\u00eb informacion nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve dhe ndryshon n\u00eb mas\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarrjeve nivelin e taks\u00ebs s\u00eb pastrimit duke e dyfishuar. P\u00ebr ta kuptuar se \u00e7far\u00eb ka ndodhur:<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, tarifa e pastrimit p\u00ebr kategorin\u00eb biznes paguhet nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit brenda dat\u00ebs 20 prill, por p\u00ebrdit\u00ebsimi dhe rivler\u00ebsimi i kategoris\u00eb s\u00eb biznesit ka ndryshuar pas k\u00ebsaj date, ndaj kur bizneset jan\u00eb drejtuar p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimin k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb kan\u00eb gjetur jo vet\u00ebm nj\u00eb tarif\u00eb t\u00eb rritur p\u00ebr vitin 2024, por dhe p\u00ebr vitin 2023 \u2013 e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit i \u00ebsht\u00eb vendosur dhe kamat\u00eb.<\/p>\n<p>Shkeljet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapur pasi nd\u00ebrmarrjet nuk jan\u00eb njoftuar n\u00eb asnj\u00eb moment as nga autoritetet e bashkis\u00eb dhe as drejtoria e Taksave dhe Tarifave p\u00ebr ndryshim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tatimore, por edhe pse jan\u00eb treguar t\u00eb rregullt duke paguar brenda afatit tarif\u00ebn, jan\u00eb nd\u00ebshkuar me gjob\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe kjo e b\u00ebn shkeljen akoma dhe m\u00eb flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit t\u00eb taksimit duhet q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb njoftohet brenda afatit, por n\u00eb praktik\u00ebn e ligjeve fiskale, kjo procedur\u00eb minimalisht b\u00ebhet 30 deri n\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb koh\u00eb bizneseve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtaten me tarifat e rritura- nd\u00ebrsa penaliteti i vendosur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin dhe nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb nga ana e organeve t\u00eb bashkis\u00eb pasi askush nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar dhe nuk mund t\u00eb pretendohet pagesa p\u00ebr nj\u00eb tarif\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk je n\u00eb dijeni!<\/p>\n<p>Ligjet dhe aktet administrative q\u00eb merr nj\u00eb institucion publik nuk mund t\u00eb ken\u00eb fuqi paravepruese dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pages\u00ebn e tarifave t\u00eb rritura p\u00ebr vite q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim tatimor nga vet\u00eb organi q\u00eb b\u00ebn vler\u00ebsimin p\u00ebr vler\u00ebn e taksave! N\u00eb rastin q\u00eb Bashkia Tiran\u00eb ka rivler\u00ebsuar xhiron e biznesit, at\u00eb muaj do t\u00eb duhet t\u00eb aplikohej dhe tarifa e rritur dhe jo m\u00eb par\u00eb, por s\u00ebrish duke e njoftuar n\u00eb sistem dhe duke i l\u00ebn\u00eb afat p\u00ebr ta paguar, duke ndjekur praktik\u00ebn q\u00eb ka vet\u00eb Vendimi i K\u00ebshillit Bashkiak, i cili vendos taks\u00ebn p\u00ebr bizneset q\u00eb hapen pas dat\u00ebs 20 prill n\u00eb baz\u00eb t\u00eb muajve kalendarik\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjesohet tarifa e pastrimit!<\/p>\n<p>Dhe kjo e b\u00ebn shkeljen akoma dhe m\u00eb flagrante! Sepse, ndryshimi i nivelit t\u00eb taksimit duhet q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb njoftohet brenda afatit, por n\u00eb praktik\u00ebn e ligjeve fiskale, kjo procedur\u00eb minimalisht b\u00ebhet 30 deri n\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb koh\u00eb bizneseve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtaten me tarifat e rritura- nd\u00ebrsa penaliteti i vendosur \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin dhe nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb nga ana e organeve t\u00eb bashkis\u00eb pasi askush nuk \u00ebsht\u00eb njoftuar dhe nuk mund t\u00eb pretendohet pagesa p\u00ebr nj\u00eb tarif\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk je n\u00eb dijeni!<\/p>\n<p>Po cila \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin bizneset? Duhet ti drejtohen Komisionit t\u00eb Apelimit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00eba, i cili nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb funksional, pasi q\u00eb pas konstituimit n\u00eb vitin 2018 nuk ka asnj\u00eb procesverbal t\u00eb mbledhjeve t\u00eb tij, nd\u00ebrsa disa nga an\u00ebtar\u00ebt e fillimit tashm\u00eb jan\u00eb p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ose t\u2019i drejtohen gjykat\u00ebs, ku shpenzimet q\u00eb duhen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbrojtje ligjore dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00e7\u00ebshjen n\u00eb ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb ka kapur sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku t\u00eb duhen vite p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi, jan\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se gjoba dhe tarifa e rritur!<\/p>\n<p>P\u00ebr ta konkretizuar me shembull, ju tregojm\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur konkretisht me nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb punon n\u00eb fush\u00ebn e profesioneve t\u00eb lira. Tarifa e pastrimit p\u00ebr kategorin\u00eb deri n\u00eb 2 milion lek\u00eb xhiro n\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 5,750 lek\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia tatimore iu rivler\u00ebsua si biznes me xhiro 2 deri n\u00eb 8 milion lek\u00eb, tarifa b\u00ebhet 11,500 n\u00eb vit, pra dyfish m\u00eb shum\u00eb dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, biznesit i vendoset dhe nj\u00eb gjob\u00eb n\u00eb vler\u00eb 5 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2023\u2026 Nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e papritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb biznes p\u00ebr t\u00eb cilin pagesa totale e k\u00ebtij viti vet\u00ebm nga rritja dhe gjoba, pa llogaritur tarif\u00ebn vjetore \u00ebsht\u00eb 16,500 lek\u00eb! Sa p\u00ebr 3 vite bashk\u00eb q\u00eb ka paguar dikur\u2026<\/p>\n<p>Drejtoresha e Tatim Taksave Vendore t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Laura Deliu nuk jep asnj\u00eb zgjidhje p\u00ebr qytetar\u00ebt pavar\u00ebsisht se shkelja ka nisur nga institucioni qe ajo vet\u00eb drejton, nd\u00ebrsa nuk kursen sulmet verbale ndaj gazetarit dhe emisionit Piranja.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se bashkia kishte dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr rivler\u00ebsim tatimor, por megjithat\u00eb nuk njoftoi bizneset. N\u00eb miratimin e planit buxhetor afatmes\u00ebm t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb rezulton se bizneset kan\u00eb paguar n\u00eb vitin 2024 17.6 milion euro, 2.4 milion euro m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2023, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit planifikohet t\u00eb mblidhen 18 milion euro nga bizneset, 2.8 milion euro m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 2023-in.<\/p>\n<p>Dhe e dini se ku do t\u00eb shkojn\u00eb k\u00ebto para t\u00eb mbledhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nga rivler\u00ebsime dhe gjoba arbitrare? Pika 7 e nenit 42 t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebrcakton se \u201cT\u00eb ardhurat e krijuara nga tarifa e pastrimit, p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb vendosur kjo tarif\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pra p\u00ebr objektin fundor t\u00eb zinxhirit t\u00eb pastrimit t\u00eb kryeqytetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Inceneratori i Tiran\u00ebs, nj\u00eb objekt q\u00eb nuk ekziston dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sekuestro nga Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Kjo ilustron qart\u00eb se si parat\u00eb q\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr pastrimin shkojn\u00eb kot, n\u00ebp\u00ebr llogari offshore t\u00eb inceneratorit pa rregulluar asgj\u00eb sa i takon menaxhimit t\u00eb mbetjeve, por tashm\u00eb s\u00eb fundi dhe tarifat e rritura bashk\u00eb me gjobat e padrejta!<\/p>\n<p><strong>\/Piranja-Syri Tv\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rrumpalla-ne-bashkine-e-tiranes-drejtoresha-rrit-sipas-qejfit-taksat-e-biznesit\/\">Rrumpalla n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, drejtoresha rrit sipas qejfit taksat e biznesit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Siguria juridike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele minimale, dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb pranuar n\u00eb vijim\u00ebsi edhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat nuk harrojn\u00eb ta sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb raport. K\u00ebtu nuk p\u00ebrjashtohen as rastet kur shteti abuzon me pozit\u00ebn e fort\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve. Disa dit\u00eb p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb 11 majit K\u00ebshilli i Ministrave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23778","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}