{"id":23770,"date":"2025-05-30T19:54:36","date_gmt":"2025-05-30T19:54:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/jakin-marena-vesi-del-me-shpirtin-pse-berisha-perlotet-per-zgjedhjet-ne-komunizem\/"},"modified":"2025-05-30T19:54:36","modified_gmt":"2025-05-30T19:54:36","slug":"jakin-marena-vesi-del-me-shpirtin-pse-berisha-perlotet-per-zgjedhjet-ne-komunizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/jakin-marena-vesi-del-me-shpirtin-pse-berisha-perlotet-per-zgjedhjet-ne-komunizem\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha \u2018p\u00ebrlotet\u2019 p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb komuniz\u00ebm?!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD po p\u00ebrdor t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat dhe mjetet p\u00ebr t\u00eb bindur mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet demokrat\u00eb n\u00eb alibin\u00eb e tij, se Edi Rama nuk i ka fituar por i ka vjedhur votat. P\u00ebrmes manipulimit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl diferenca e votave, mes PS fituese e koalicionit \u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d, mazhoranca \u00ebsht\u00eb plot 320 mij\u00eb vota m\u00eb shum\u00eb se sa opozita, Berisha po k\u00ebrkon \u2018shtigje\u2019 t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb mos njohur zgjedhjet e 11 majit. \u201cShtigje\u201d t\u00eb reja me metodat e njejta q\u00eb ka p\u00ebrdorur n\u00eb t\u00eb gjitha her\u00ebt kur ka humbur zgjedhjet po themi!<\/p>\n<p>Dhe nuk ndalet n\u00eb k\u00ebrkimin e alibive p\u00ebr humbjen rr\u00ebnuese n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar qeverin\u00eb, Edi Ram\u00ebn, administrat\u00ebn, dhe k\u00ebdo q\u00eb i bie n\u00eb mendje n\u00eb ato momente kur \u00ebsht\u00eb para kamerave. K\u00ebshtu ka vijuar dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb daljen e radh\u00ebs para mediave. Por p\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve Berisha \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur, n\u00eb habitatin e vet ku ka kaluar rinin\u00eb dhe burr\u00ebrimin si politikan, n\u00eb epok\u00ebn e komunizmit dhe babait t\u00eb tij shpirt\u00ebror Enver Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb treguar se Edi Rama \u00ebsht\u00eb kaq i \u2018zi\u2019 sa s\u2019ka asnj\u00eb krahasim me ask\u00ebnd p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs, Berisha kujton me t\u00eb gjith\u00eb nostalgjin\u00eb e mundshme koh\u00ebn e komunizmit dhe vler\u00ebson maksimalisht menaxhimin e zgjedhjeve nga regjimi totalitar i Enver Hoxh\u00ebs, ku  me detyrimi votohej n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebrqind. Me hir apo pahir, duke t\u00eb d\u00ebrguar kutin\u00eb dhe n\u00eb maj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb malit. Ishte strategji e komunizmit p\u00ebr t\u00eb treguar se mb\u00ebshtetja p\u00ebr PPSH ishte absolute.<\/p>\n<p>Berisha e kujton me nostalgji k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb kishte lezet, teksa shihej angazhimi i t\u00ebr\u00eb shtetit komunist p\u00ebr t\u00eb votuar qytetar\u00ebt e saj. P\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr PPSH, teser\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebs Berisha e ka mbajtur me devotshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr 25 vite me radh\u00eb. Nd\u00ebrsa m\u00ebsimet e saj, n\u00eb invers i zbatoi p\u00ebr 35 vite pos-komuniz\u00ebm duke u punuar qindin shqiptar\u00ebve. Me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat! Ndoshta teksa flet, mund ta imagjinoj\u00eb veten dhe an\u00ebtar t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb PPSH, apo minist\u00ebr t\u00eb Enverit. Pasi u zbuluan dokumente se ishte propozuar si i till\u00eb asokohe nga partia.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, kreu i PD n\u00eb daljen e p\u00ebrditshme para mediave k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, iu rikthye dhe nj\u00eb her\u00eb koh\u00ebve t\u00eb vjetra t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij kontributore t\u00eb fort\u00eb komuniste, teksa u shfaq nostalgjik n\u00eb narrativ\u00ebn elektorale t\u00eb asaj periudhe \u2018t\u00eb art\u00eb\u2019 p\u00ebr t\u00eb, duke i sjell\u00eb ngjarjet n\u00eb kontekstin politik t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme, n\u00eb raport p\u00ebr 11 majin, dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nisi nga pyetje pa pretendime e gazetar\u00ebve, se pse mendonte se k\u00ebto zgjedhje ishin fars\u00eb dhe se a dispononte prova PD p\u00ebr t\u2019i cil\u00ebsuar ato t\u00eb pavlefshme e p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb por dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se pretendimet e opozit\u00ebs p\u00ebr manipulim nga qeveria t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb m\u00eb 11 maj, q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Berisha nuk zhg\u00ebnjeu as k\u00ebt\u00eb radh\u00eb. N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb akuzuar Ram\u00ebn dhe p\u00ebr ta faktuar fars\u00ebn elektorale t\u00eb tij, Berisha mori si referenc\u00eb p\u00ebr menaxhimin dhe administrimin zgjedhor, pik\u00ebrisht periudh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste. At\u00eb q\u00eb njeh m\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e  hershme.<\/p>\n<p>\u201cE kuptoni ju \u00e7far\u00eb pozicioni jam un\u00eb sot? Un\u00eb ndihem me i motivuar se askush pas k\u00ebtyre zgjedhjeve, alternativa e vetme \u00ebsht\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb para s\u00eb gjithash dhe n\u00eb po q\u00ebndrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Administrimi m\u00eb i p\u00ebrsosur i zgjedhjeve b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb diktatur\u00eb, po, ishte perfekt. Ishin t\u00eb sinqert\u00eb ata, flisnin vet\u00ebm p\u00ebr votim, votim. Se s\u2019kishte gar\u00eb, ishin t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb ata. Por p\u00ebr administrimin ishin t\u00eb p\u00ebrsosur ata. Me helikopter dhe ushtri, i \u00e7onin deri n\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb larta, i filmonin, q\u00eb ja organizimi\u201d, tha Berisha fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, pa asnj\u00eb korrektur\u00eb.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebr Berish\u00ebn kishin lezet zgjedhjet n\u00eb komuniz\u00ebm, kur shqiptar\u00ebt vraponin q\u00eb n\u00eb pik\u00eb t\u00eb sabahut p\u00ebr t\u00eb mos u vonuar p\u00ebr t\u00eb hedhur \u2018kokrr\u00ebn\u2019 p\u00ebr Partin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 10.00 t\u00eb paradites deklarohej se votat ishin hedhur n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebrqind p\u00ebr frontin demokratik dhe PPSH. Kishte dhe ndonj\u00eb rast kur ndonj\u00eb i \u2018deklasuar\u2019 nuk pranonte t\u00eb votonte, se p\u00ebr t\u00eb votuar kund\u00ebr as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Dhe p\u00ebrqindja shkonte n\u00eb 99.999 p\u00ebrqind. Raste t\u00eb rralla pasi masat \u2018zbut\u00ebse\u2019 b\u00ebnin t\u00eb veten, p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb partis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pabindurit e rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb i qan zemra Berish\u00ebs, teksa vler\u00ebson votimet n\u00eb komuniz\u00ebm, duke treguar se \u2018vesi del me shpirtin\u2019. Jo se nuk ka operuar sipas k\u00ebsaj metodologjie komuniste vet\u00eb Berisha sa her\u00eb q\u00eb ka organizuar vet\u00eb zgjedhje parlamentare apo vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, kur ka q\u00ebn\u00eb president apo kryeminist\u00ebr i vendit.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb k\u00ebtu zgjedhjet e 26 majit 1996, ku vende vende rezultati nuk arriti vet\u00ebm 100 p\u00ebrqind vota p\u00ebr kandidat\u00ebt e PD, por n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe C\u00ebrrik shkoi deri n\u00eb 130 p\u00ebrqind n\u00eb favor t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb PD. Ndaj i kujtohen me nostalgji Berish\u00ebs \u2018koh\u00ebt e arta\u2019 t\u00eb komunizmit, tashm\u00eb n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb thell\u00eb teksa drejton me shpirt n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb PD-n\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ka premtuar se si misionar q\u00eb \u00ebhst\u00eb tashm\u00eb do ta drejtoj\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e mbrame, t\u00eb shkuarjes n\u00eb am\u00ebshim. I kalon si n\u00ebp\u00ebr filma koha e rinis\u00eb dhe burr\u00ebrimit, kur votohej.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, na kujton disa raste t\u00eb \u00e7uditshme dhe t\u00eb pashpjegueshme shkenc\u00ebrisht q\u00eb ndodhin n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe q\u00eb mund t\u2019i japin shpjegim rikthimit t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb nostalgjis\u00eb tek Berrisha. Si ajo e nj\u00eb t\u00eb moshuari, i cili n\u00eb vend t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, teksa ishte n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb thyer, nj\u00eb m\u00ebngjes u zgjua dhe filloi t\u00eb recitonte \u201cDhjat\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn e shuar aramike, t\u00eb mij\u00ebra viteve m\u00eb par\u00eb. Pa e ditur dhe pa u marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Prandaj mos u habitni n\u00ebse do t\u00eb shohim Berish\u00ebn t\u00eb \u2018rikthej\u00eb\u2019 shiritin e kujtes\u00ebs s\u00ebprapthi dhe t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb flas\u00eb jo m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mirat e epok\u00ebs s\u00eb Enverit, por dhe p\u00ebr dashurit\u00eb e shuara para se t\u00eb lindnin t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb s\u00eb hershme, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme, apo d\u00ebshmit\u00eb ndaj koleg\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb spital dhe propozimet p\u00ebr internimin e tyre familjarisht.<\/p>\n<p>Berisha ka halle, madje t\u00eb shum\u00ebfishta, ku hallet e mosh\u00ebs tep\u00ebr t\u00eb thyer q\u00eb t\u00eb rikthen s\u00ebrish n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme, \u2018kryq\u00ebzohen\u2019 me hallet e tij dhe t\u00eb familjes q\u00eb kan\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb e re ku jan\u00eb n\u00ebn hetim apo si t\u00eb pandehur, dhe p\u00ebrballja me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ku s\u00ebrish mbetet \u2018non grata\u2019 familjarisht n\u00eb SHBA dhe Britani.<\/p>\n<p>Halli hallit nuk i ngjan, ndaj mos ia vini re Berish\u00ebs. Ai nj\u00eb \u2018cop\u00eb\u2019 parti dhe nj\u00eb \u2018cop\u00eb\u2019 grupi parlamentar donte, sa p\u00ebr t\u2019i pasur si mburoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebto halle i do. Nuk b\u00ebn asnj\u00eb d\u00ebm, pushtet PD me t\u00eb n\u00eb krye nuk fiton jo e jo, por Berisha nuk mund t\u00eb ngrej\u00eb m\u00eb as t\u00eb djatht\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb zullum. E shumta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb bllokoj\u00eb ndonj\u00eb kryeq\u00ebzim rruge, por lodhet shpejt. K\u00ebtu do jemi, do ta shohim n\u00eb kuvend si qengj n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/jakin-marena-vesi-del-me-shpirtin-pse-berisha-perlotet-per-zgjedhjet-ne-komunizem\/\">Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha \u2018p\u00ebrlotet\u2019 p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb komuniz\u00ebm?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD po p\u00ebrdor t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat dhe mjetet p\u00ebr t\u00eb bindur mb\u00ebshtet\u00ebsit e vet demokrat\u00eb n\u00eb alibin\u00eb e tij, se Edi Rama nuk i ka fituar por i ka vjedhur votat. P\u00ebrmes manipulimit. Pavar\u00ebsisht se nuk \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl diferenca e votave, mes PS fituese e koalicionit \u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d, mazhoranca \u00ebsht\u00eb plot [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23770","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23770\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}