{"id":23746,"date":"2025-05-30T18:09:47","date_gmt":"2025-05-30T18:09:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/bashkia-e-tiranes-shkerrmoq-propaganden-berishiste-per-vjedhjen-e-zgjedhjeve\/"},"modified":"2025-05-30T18:09:47","modified_gmt":"2025-05-30T18:09:47","slug":"bashkia-e-tiranes-shkerrmoq-propaganden-berishiste-per-vjedhjen-e-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/bashkia-e-tiranes-shkerrmoq-propaganden-berishiste-per-vjedhjen-e-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Bashkia e Tiran\u00ebs shk\u00ebrrmoq propagand\u00ebn berishiste p\u00ebr \u201cvjedhjen\u201d e zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrralla e vjet\u00ebr elektorale e berishizmit \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me shitblerjen e vot\u00ebs dhe me administrat\u00ebn publike. Sipas k\u00ebsaj p\u00ebrralle n\u00ebse do ekzistonte nj\u00eb Shqip\u00ebri e lir\u00eb, pa ndikimin e krimit dhe blerjen e vot\u00ebs, q\u00eb nuk zbrazet si pasoj\u00eb e regjimit Rama, ajo nuk do votonte p\u00ebr Ram\u00ebn dhe PS-n\u00eb por p\u00ebr Berish\u00ebn dhe PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht p\u00ebr ne, dhe fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr berishist\u00ebt, nj\u00eb Shqip\u00ebri e till\u00eb ekziston dhe voton, ajo quhet Bashkia e Tiran\u00ebs, zona urbane, nj\u00ebsit\u00eb administrative 1 \u2013 11. Kjo cop\u00eb Shqip\u00ebri nuk kontrollohet nga krimi i organizuar dhe nuk vuan nga shit-blerja e vot\u00ebs sepse aty jeton popullsia me nivelet m\u00eb t\u00eb larta arsimore dhe ekonomike. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb zbrazur nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, ndryshe nga shum\u00eb zona t\u00eb tjera periferike t\u00eb vendit ku \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndash mospjesmarrjen n\u00eb votime nga emigracioni.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Bashkia e Tiran\u00ebs, q\u00eb nuk p\u00ebrfshin zona rurale (si Zall Herri, Petrela, Dajti, Farka, K\u00ebrraba, Vaqarri, B\u00ebrzhita, Kashari, Baldushku, apo Ndroqi) ku vota mund t\u00eb blihet dhe shitet m\u00eb leht\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kampion ideal p\u00ebr t\u00eb kuptuar tendencat elektorale t\u00eb vendit jasht\u00eb ndikimit t\u00eb manipulimit elektoral t\u00eb pushtetit apo t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Edhe p\u00ebr faktin se monitorohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb intensive nga mediat dhe v\u00ebzhguesit elektoral\u00eb.<\/p>\n<p>Por Tirana urbane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kampion ideal edhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar tendencat elektorale n\u00eb rang vendi, p\u00ebr tre arsye. S\u00eb pari, numri i votuesve n\u00eb Tiran\u00ebn urban\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qindra mij\u00ebra votues n\u00eb 11 nj\u00ebsi administrative, pra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kampion shum\u00eb t\u00eb madh. S\u00eb dyti, Tirana urbane \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi pasi aty jetojn\u00eb t\u00eb ardhurit nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, nga mesi, jugu dhe veriu. S\u00eb treti, Tirana nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bastion elektoral, sic jan\u00eb Shkodra apo Vlora, vota e saj ka ndryshuar her\u00eb majtas dhe her\u00eb djathtas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Tirana \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e tendenc\u00ebs elektorale n\u00eb rang vendi se \u00e7do bashki tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha arsyet e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb dy konkluzione. S\u00eb pari, rezultati i zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00ebn urbane reflekton qart\u00eb vullnetin e elektoratit kryeqytetas. S\u00eb dyti, ky vullnet elektoral pasqyron edhe tendenc\u00ebn e vullnetit elektoral t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri asnj\u00eb forc\u00eb apo koalicion politik nuk ka mundur t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet pa fituar Tiran\u00ebn. I vetmi p\u00ebrjashtim ka qen\u00eb Partia e Pun\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e vitit 1991, e cila humbi Tiran\u00ebn por fitoi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por edhe kjo fitore ishte e shkurt\u00ebr sepse n\u00eb zgjedhjet e vitit 1992 PP-ja e humbi edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Le t\u00eb shikojm\u00eb at\u00ebher\u00eb se si ka votuar Tirana Urbane, nj\u00ebsit\u00eb 1- 11, n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vititi 2025 dhe 2021. Tabela 1 m\u00eb posht\u00eb tregon votat q\u00eb ka marr\u00eb PS-ja dhe PD-ja, bashk\u00eb me aletat\u00eb e saj, n\u00eb vitin 2021 dhe 2025 n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative 1-11 n\u00eb Tiran\u00eb.Tabela 1 na tregon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tendenc\u00eb si n\u00eb nivel komb\u00ebtar. M\u00eb shum\u00eb se me fitore t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe PS-s\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe PD-s\u00eb. S\u00eb pari, PD-ja nuk ka fituar n\u00eb asnj\u00eb nga nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb Tiran\u00ebs Urbane. Para ndeshja ka dal\u00eb 11 me 0 p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nivel nj\u00ebsish administrative.<\/p>\n<p>N\u00eb total PS-ja mori 126 320 vota nd\u00ebrsa PD-ja vet\u00ebm 85 771. Pra vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00ebn Urbane, ku as vet\u00eb PD-ja nuk \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr krim elektoral dhe blerje votash, PS-ja e vetme mori 40 549 vota m\u00eb shum\u00eb se PD-ja dhe koalicioni i saj.<\/p>\n<p>Por fitorja e PS-s\u00eb nuk erdhi nga rritja elektorale e saj, p\u00ebrkundrazi n\u00eb Tiran\u00ebn Urbane PS-ja n\u00eb zgjedhjet e viti 2025 mori 15 423 vota m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2021. Pati r\u00ebnie elektorale n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb administrative. Ajo q\u00eb e rriti fitoren e PS-s\u00eb ishte rrakapjekthi elektoral i berishizmit q\u00eb ra me 40 549 vota n\u00eb raport me vitin 2021.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb vitin 2021 PD-ja fitoi dy nj\u00ebsi administrative n\u00eb Tiran\u00eb, 8 dhe 11, n\u00eb vitin 2025 nuk fitoi asnj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksojm\u00eb se r\u00ebniet e m\u00ebsip\u00ebrme nuk mund t\u00eb shpjegohen thjesht me faktorin e emigrimit sepse Tirana Urbane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashki q\u00eb ndryshe nga pjesa tjet\u00ebr e bashkive n\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb popull\u00ebsi, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Ndaj r\u00ebnia e vot\u00ebs p\u00ebr PS-n\u00eb mund t\u00eb interpretohet si rritje e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb ndaj qeverisjes Rama, ose si efekt i arrestimit t\u00eb Erjon Veliajt dhe i dob\u00ebsimit t\u00eb makin\u00ebs elektorale socialiste n\u00eb Tiran\u00eb, ose si nj\u00eb kombinim i k\u00ebtyre dy faktor\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb r\u00ebnia e thell\u00eb e vot\u00ebs p\u00ebr PD-n\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refuzim i qart\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe berishizmin nga nj\u00eb elektorat q\u00eb voton me vullnet m\u00eb t\u00eb lir\u00eb se cdo elektorat tjet\u00ebr n\u00eb vend. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb r\u00ebnie shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se ajo e PS-s\u00eb. N\u00ebse PS-ja ra me 11% n\u00eb Tiran\u00ebn urbane n\u00eb vitin 2025 n\u00eb raport me vitin 2021, PD-ja ra me 32%, pra gati tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kyci i triumfit elektoral t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Statistikat e m\u00ebsip\u00ebrme v\u00ebrtetojn\u00eb tez\u00ebn e st\u00ebrth\u00ebn\u00eb, se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lodhur me qeverisjen Rama por refuzojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr opozit\u00ebn Berisha. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb koha gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebrteton sa m\u00eb shum\u00eb berishizmi e anatemon si nj\u00eb tez\u00eb kriminale q\u00eb artikulohet nga palaco-analist\u00eb apo idiot\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>Natyrisht t\u00eb thuash q\u00eb Berisha i humbi zgjedhjet nuk do t\u00eb thot\u00eb se Rama fitoi pa ndihm\u00ebn apo ndikimin e krimit t\u00eb organizuar. Nd\u00ebrhyrja e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Elbasan apo Durr\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb evidente. Ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i qart\u00eb penetrimi i pushtetit socialist nga krimi i organizuar edhe n\u00ebp\u00ebrmjet modelit zhvillimor Dubai q\u00eb ofron mund\u00ebsi p\u00ebr larje masive t\u00eb parave t\u00eb pis\u00ebta.<\/p>\n<p>Ama fitoren spektakolare Ram\u00ebs nuk ia dhuroi krimi i organizuar, por Sali Berisha me rrudhjen spektakolare q\u00eb i b\u00ebri PD-s\u00eb dhe elektoratit t\u00eb saj. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb na tregon Tirana Urbane. N\u00ebse sistemi yn\u00eb politik vazhdon t\u00eb mbetet bi-polar i nj\u00ebjti Berish\u00eb do i dhuroj\u00eb Ram\u00ebs zgjedhjet e radh\u00ebs n\u00eb vitin 2027 dhe 2029. Ndoshta ky \u00ebsht\u00eb misioni i tij.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/bashkia-e-tiranes-shkerrmoq-propaganden-berishiste-per-vjedhjen-e-zgjedhjeve\/\">Bashkia e Tiran\u00ebs shk\u00ebrrmoq propagand\u00ebn berishiste p\u00ebr \u201cvjedhjen\u201d e zgjedhjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blendi Kajsiu P\u00ebrralla e vjet\u00ebr elektorale e berishizmit \u00ebsht\u00eb se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me shitblerjen e vot\u00ebs dhe me administrat\u00ebn publike. Sipas k\u00ebsaj p\u00ebrralle n\u00ebse do ekzistonte nj\u00eb Shqip\u00ebri e lir\u00eb, pa ndikimin e krimit dhe blerjen e vot\u00ebs, q\u00eb nuk zbrazet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23746","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}