{"id":23702,"date":"2025-05-30T13:12:30","date_gmt":"2025-05-30T13:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/fijet-qe-levizi-pd-per-te-arritur-tek-mesazhi-i-shba-se-qe-perjashtoi-ramen\/"},"modified":"2025-05-30T13:12:30","modified_gmt":"2025-05-30T13:12:30","slug":"fijet-qe-levizi-pd-per-te-arritur-tek-mesazhi-i-shba-se-qe-perjashtoi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/fijet-qe-levizi-pd-per-te-arritur-tek-mesazhi-i-shba-se-qe-perjashtoi-ramen\/","title":{"rendered":"Fijet q\u00eb l\u00ebvizi PD p\u00ebr t\u00eb arritur tek mesazhi i SHBA-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashtoi Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><span>Deklarata e fundit e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shum\u00eb pikpyetje p\u00ebr dy fakte t\u00eb thjeshta. E para sepse ajo \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht m\u00eb diskrete se ajo p\u00ebr fitoren e Edi Ram\u00ebs kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, dhe s\u00eb dyti se ajo \u00ebsht\u00eb ku e ku m\u00eb e ftoht\u00eb se urimet q\u00eb SHBA i ka b\u00ebr\u00eb lider\u00ebve fitues n\u00eb ballakan, q\u00eb kan\u00eb zhvilluar zgjedhje nj\u00ebkoh\u00ebsisht me ne. <\/span><\/p>\n<p><span>Goditja e par\u00eb \u00ebsht\u00eb se <strong>Rama<\/strong> as nuk urohet e as nuk p\u00ebrmendet. N\u00eb deklarat\u00ebn koncize thjesht\u00eb thuhet: \u201cUrojm\u00eb popullin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare dhe presim t\u00eb vazhdojm\u00eb partneritetin ton\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Ajo ndryshon si nata me dit\u00ebn me q\u00ebndrimin q\u00eb deparamenti i shettit mbajti p\u00ebr <strong>zgjedhjet e vitit 2021<\/strong>. Aty z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi <strong>Ned Price<\/strong> \u00a0jo vet\u00ebm u shpreh qart\u00eb se vendi i tij e \u201cnjihte rezultatin\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span> Sikur kjo t\u00eb mos mjaftonte aty theksohej: \u201cNe p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb Kryeministrin Edi Rama dhe Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr fitoren e tyre zgjedhore\u201d duke shtuar se <strong>\u201crezultati duhej pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb\u201d<\/strong>. Pra n\u00eb 2025, as urim p\u00ebr Ram\u00ebn, as deklarat\u00eb p\u00ebr njohjen e rezultatit, as thirrje humb\u00ebsve p\u00ebr ta pranuar at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo gj\u00eb do t\u00eb konsiderohej normale n\u00ebse administrata e re Trump do t\u00eb kish p\u00ebrdorur nj\u00eb gjuh\u00eb m\u00eb t\u00eb rezervuar n\u00eb t\u00eb gjitha deklaratat e nxjerra p\u00ebr zgjedhjet e vendeve af\u00ebr nesh. Por nuk ka ndodhur aspak k\u00ebshtu. Boll q\u00eb mesazhi i ambasad\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb krahasohet me at\u00eb p\u00ebr zgjedhjet presidenciale n\u00eb Rumani, q\u00eb u zhvilluan menj\u00ebher\u00eb pas tonave. Duhet ditur se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb fitoi nj\u00eb kandidat anti Trumpist. K\u00ebto zgjedhje zv presidenti amerikan Vance i kritikoi n\u00eb fjalimin e Mynihut, si refuzim t\u00eb elitave p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar z\u00ebrin e popullit. Por pavar\u00ebsisht gjith\u00eb k\u00ebtyre divergjencave ambasada e SHBA n\u00eb Bukuresht njoftoi se ata mezi presin t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me presidentin e ri, Nicu\u0219or Dan, si dhe me qeverin\u00eb e re q\u00eb do t\u00eb instalohet.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/28\/krahasimi-si-duhet-kuptuar-mesazhi-amerikan-per-zgjedhjet\/\">Krahasimi\/ Si duhet kuptuar mesazhi amerikan p\u00ebr zgjedhjet<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Pra ambasada e Bukureshtit ndryshe nga ajo e Tiran\u00ebs q\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi popullin, iu drejtua me em\u00ebr fituesit. \u201cMezi presim t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me <strong>Nicu\u0219or Dan,<\/strong> si President i Rumanis\u00eb, dhe me qeverin\u00eb e re, p\u00ebr t\u00eb promovuar prioritetet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, si mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare,\u201d shkroi ambasade e Rumanis\u00eb n\u00eb Facebook.<\/span><\/p>\n<p><span>Pra edhe po t\u00eb krahasohet me q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme q\u00eb SHBA ka mbajtur ndaj Ram\u00ebs, qoft\u00eb edhe po t\u00eb vihet p\u00ebrball\u00eb me q\u00ebndrimin q\u00eb kjo administrat\u00eb e re ka mbajtur n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, duket qart\u00eb se ka nj\u00eb krisje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb trajektoren ndaj qeveris\u00eb shqiptare. <\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00ebkush e shpjegon k\u00ebt\u00eb ndryshim kursi me faktin e lobimit dhe lidhjeve q\u00eb ka krijuar PD me njer\u00ebzit q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb paradhom\u00ebn e Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e bardh\u00eb. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb PD nuk e fshehu se po i konteston zgjedhjet n\u00eb Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb ngarkuar kompania lobuese <strong>\u201cContinental Strategy\u201d<\/strong> n\u00eb Uashington, e cila paguhet me 250 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim q\u00eb i kryen opozit\u00ebs shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb \u201craportin paraprak\u201d t\u00eb dor\u00ebzuar nga kjo kompani n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 16 maj, PD k\u00ebmb\u00ebngulte p\u00ebr nj\u00eb \u201chetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d p\u00ebr zgjedhjet si dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb \u201cqeverie teknike\u201d p\u00ebr t\u00eb organizuar zgjedhje t\u00eb lira. <\/span><\/p>\n<p><span>Por, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptohet se cila \u00ebsht\u00eb \u201cContinental Strategy\u201d dhe se cilat mund t\u00eb jen\u00eb efektet e saj mbi administrat\u00ebn aktuale. \u201cContinental Strategy\u201d \u00ebsht\u00eb e themeluar nga njer\u00ebz shum\u00eb pran\u00eb presidentit Trump. Madje, madje, ajo duket si nj\u00eb prodhim i krijuar nga rrethi i tij i ngusht\u00eb, ashtu si\u00e7 ndodh r\u00ebndom n\u00eb Amerik\u00eb, ku personazhe t\u00eb af\u00ebrm me ata q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb administrat\u00eb krijojn\u00eb kompani q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi legale t\u00eb ndikimit pran\u00eb tyre. Ai q\u00eb ka firmosur kontrat\u00ebn e sh\u00ebrbimeve me PD-n\u00eb \u00ebsht\u00eb <strong>Carlos Trujillo<\/strong>, themeluesi i k\u00ebsaj kompanie n\u00eb vitin 2021, ish k\u00ebshilltar dhe jurist pran\u00eb Trump. Por ka edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq. Aty b\u00ebn pjes\u00eb edhe <strong>Katie Wiles<\/strong>, vajza e <strong>Susie Wiles<\/strong>, ish shefja e fushat\u00ebs s\u00eb Trump s\u00eb bashku me La Civit\u00ebn dhe q\u00eb sot sh\u00ebrben si shefe kabineti e plot\u00ebfuqishme e presidentit amerikan. Po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani b\u00ebn pjes\u00eb edhe <strong>Alberto Martinez<\/strong>, ish shef stafi i sekretarit aktual t\u00eb Shtetit, Marco Rubio.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/04\/27\/kontrata-6-milioneshe-sa-afer-trump-ka-mberritur-pd-ja\/\">Kontrata 6 milion\u00ebshe\/ Sa af\u00ebr Trump ka mb\u00ebrritur PD-ja?<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Pra nuk do shum\u00eb mund p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ky ekip ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb infulence n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kjo rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb q\u00ebndrimin amerikan p\u00ebr zgjedhjet shqiptare? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ende nuk ka fakte. Por deri m\u00eb tani dihen dy gj\u00ebra. E para se \u201cContinental Strategy\u201d e ka dorzuar\u00a0raportin e opozit\u00ebs p\u00ebr fars\u00ebn zgjedhore dhe e dyta se prej aty doli nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb, ndryshe nga kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, as nuk e uronte personalisht Edi Ram\u00ebn, as nuk thoshte se njihte zgjedhjet dhe as nuk i b\u00ebnte thirrje pal\u00ebve p\u00ebr ti pranuar ato.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/05\/30\/fijet-qe-levizi-pd-per-te-arritur-tek-mesazhi-i-shba-se-qe-perjashtoi-ramen\/\">Fijet q\u00eb l\u00ebvizi PD p\u00ebr t\u00eb arritur tek mesazhi i SHBA-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashtoi Ram\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e fundit e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit ka ngjallur shum\u00eb pikpyetje p\u00ebr dy fakte t\u00eb thjeshta. E para sepse ajo \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht m\u00eb diskrete se ajo p\u00ebr fitoren e Edi Ram\u00ebs kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, dhe s\u00eb dyti se ajo \u00ebsht\u00eb ku e ku m\u00eb e ftoht\u00eb se urimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":23703,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23702","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23702\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23703"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}