{"id":23678,"date":"2025-05-30T11:48:42","date_gmt":"2025-05-30T11:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/festime-mjeshtri-e-mbush-kupen-me-parate-asfaltit-415-milione-leke-me-tender-fiktiv\/"},"modified":"2025-05-30T11:48:42","modified_gmt":"2025-05-30T11:48:42","slug":"festime-mjeshtri-e-mbush-kupen-me-parate-asfaltit-415-milione-leke-me-tender-fiktiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/30\/festime-mjeshtri-e-mbush-kupen-me-parate-asfaltit-415-milione-leke-me-tender-fiktiv\/","title":{"rendered":"Festime Mjeshtri e mbush Kup\u00ebn me parat\u00eb asfaltit, 415 milion\u00eb lek\u00eb me tender fiktiv"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiakja e Bulqiz\u00ebs, Festime Mjeshtri, e p\u00ebrdor mjesht\u00ebrin\u00eb p\u00ebr pazaret e tenderave. K\u00ebt\u00eb e tregon prokurimi i fundit prej 415 milion\u00eb lek\u00eb, i firmosur prej saj n\u00eb favor t\u00eb biznesmenit Shk\u00eblqim Kupa.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb metoda e p\u00ebrdorur nga Mjeshtri, sipas Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e kryera, procedura e prokurimit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb me objekt \u201cSistemim-asfaltim i rrug\u00ebve t\u00eb fshatrave Zogjaj, Bllac\u00eb dhe Shtushaj n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Shupenz\u00eb, Bashkia Bulqiz\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb hapur Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 1 prill 2025, nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ka qen\u00eb m\u00eb 16 prill 2025 dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur tenderi.<\/p>\n<p><strong>Tenderi fiktiv i Festime Mjeshtrit!<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 13 operator\u00eb dhe bashkime firmash, gjith\u00e7ka ka qen\u00eb e kurdisur p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb formale pa asnj\u00eb lloj gare.<\/p>\n<p>Tenderin e fitoi \u201cKupa\u201d shpk edhe pse kishte oferta t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kjo firm\u00eb paraqiti ofert\u00ebn 29 312 966,00 lek\u00eb pa TVSH dhe u shpall fituese m\u00eb 27 maj 2025.<\/p>\n<p>Procesi fiktiv duket qysh n\u00eb pjes\u00ebmarrje. K\u00ebshtu, SAI COMPANY me nr Nipt M21820058J ka b\u00ebr\u00eb \u201cofert\u00ebn\u201d me vler\u00eb 0 ( zero) lek\u00eb duke qen\u00eb n\u00eb list\u00eb formalisht. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender jan\u00eb b\u00ebr\u00eb oferta q\u00eb ndihmojn\u00eb fitoren e Kup\u00ebs prej disa kompanive partnere t\u00eb vjetra t\u00eb tij n\u00eb shum\u00eb kontrata publike.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kompania \u201cLiqeni VII\u201d sha ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Por dihet se t\u00eb dy operator\u00ebt jan\u00eb partner\u00eb biznesi dhe kan\u00eb firmosur bashk\u00eb n\u00eb 9 kontrata publike. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cNd\u00ebrtim i Rrjetit te Uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb zon\u00ebn Fush\u00eb Kam\u00ebz\u201d, ku dy kompanit\u00eb p\u00ebrfituan 262 098 657,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu \u201cSterkaj\u201d \u00ebsht\u00eb partner i Kup\u00ebs n\u00eb 7 kontrata publike dhe b\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb duke e ndihmuar t\u00eb fitoj\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vjen roli i komisionit t\u00eb Mjeshtrit, i cili ka skualifikuar nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se e Kup\u00ebs, me argument t\u00eb dyshimt\u00eb. Bashkimi i operator\u00ebve \u00a0\u201cM U R A T I\u201d dhe LIS KONSTRUKSION paraqitet me ofert\u00ebn me vler\u00eb 29 311 051 lek\u00eb dhe meritonte t\u00eb fitonte sipas letrave. N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb skualifikuar me nj\u00eb arsye shum\u00eb t\u00eb diskutueshme.<\/p>\n\n<p>Sipas komisionit, nj\u00ebri nga operator\u00ebt nuk plot\u00ebson kriterin \u201cLinj\u00eb Asfalti e pajisur me leje mjedisore (N\u00eb pron\u00ebsi ose me qira ose me kontrat\u00eb furnizimi)\u201d. \u201cMurati\u201d shpk ka dor\u00ebzuar fizikisht kontrat\u00eb e furnizimit, por kjo nuk vlen p\u00ebr komisionin. Kontrata mban dat\u00ebn 5 maj 2005. Pra, kjo kontrat\u00eb nuk ka qen\u00eb e lidhur para dat\u00ebs 16 prill 2025 kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dor\u00ebzimi i ofertave n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi.<\/p>\n<p><strong>\u201cKupa\u201d shpk nuk plot\u00ebson kriteret e tenderit<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa konkurrentit i kan\u00eb par\u00eb me lup\u00eb dat\u00ebn e nj\u00eb dokumenti, \u201cKupa\u201d shpk \u00ebsht\u00eb kualifikuar megjith\u00ebse nuk ka kapacitetin e duhur teknik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kjo kompani merr shum\u00eb tendera nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr shkak t\u00eb favorizimeve korruptive, komisioni duhet t\u00eb verifikonte, a ka \u201cKupa\u201d shpk numrin e punonj\u00ebsve dhe mjetet q\u00eb duhen p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb? N\u00eb tenderin e m\u00ebsip\u00ebrm Kupa merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb angazhoj\u00eb 33 punonj\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkohen nj\u00eb list\u00eb me t\u00eb pakt\u00ebn 16 mjete motorike dhe teknologjike p\u00ebr punimet.<\/p>\n<p>Duke kontrolluar tenderat q\u00eb shtrihen n\u00eb afate n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, zbuluam se kompania \u201cKupa\u201d shpk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa e ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gllab\u00ebroj\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 24 janar 2025 \u201cKupa\u201d ka marr\u00eb tenderin e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb me objekt \u201cAsfaltim i objekteve t\u00eb investimeve dhe mir\u00ebmbajtje\u201d, me fond limit 31 500 000,00 lek\u00eb. Kupa angazhohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb zgjat 1 vit t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion 20 punonj\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Po ashtu duhet t\u00eb ket\u00eb mjetet t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr g\u00ebrmime dhe asfaltim.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 11 korrik 2024, \u201cKupa\u201d ka marr\u00eb tenderin e Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Pogradec me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i rrjetit t\u00eb KUZ, qyteti P\u00ebrrenjas\u201d me fond limit 248 351 559,00 lek\u00eb, me afat 18 muaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kriteri i vendosur p\u00ebr disponimin e numrit minimal prej 105 punonj\u00ebs.<\/p>\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrllogaritjen e numrit t\u00eb punonj\u00ebsve, komisioni ka marr\u00eb parasysh numrin e punonj\u00ebsve q\u00eb nevojitet p\u00ebr realizimin e objektit dhe afatin e kryerjes s\u00eb punimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb dokumentet e tenderit, p\u00ebr periudh\u00ebn 18 muaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i pasqyrave financiare del se \u201cKupa\u201d shpk ka mesatarisht 80 punonj\u00ebs. Ku do t\u2019i \u00e7oj\u00eb m\u00eb par\u00eb Kupa punonj\u00ebsit dhe mjetet? Cila kontrat\u00eb do t\u00eb mbetet pas dore? P\u00ebrse Mjeshtri e firmosi k\u00ebt\u00eb tender kur fituesi ka angazhime n\u00eb kontrata t\u00eb tjera publike?<\/p>\n<p><strong>Mashtrimet Kup\u00ebs me situacionet e punimeve<\/strong><\/p>\n<p>Kupa p\u00ebrfituar mbi 150 prokurime, 70 prej t\u00eb cilave pa gar\u00eb, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb vendore dhe institucionet qendrore, ku pjesa d\u00ebrrmuese kan\u00eb marr\u00eb \u201cFlamurin e kuq\u201d, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Open Data Albania.<\/p>\n<p>Tenderat e shoq\u00ebrive t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs kanalizimeve jan\u00eb specialitet e k\u00ebsaj kompanive, ku shpesh \u00ebsht\u00eb konstatuar mashtrimi n\u00eb realizimin fiktiv t\u00eb kontratave. Shk\u00eblqim Kupa gjat\u00eb punimeve t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Lalzit, ka b\u00ebr\u00eb situacione false p\u00ebr pun\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Vet\u00ebm duke mashtruar me transportin e materialit t\u00eb g\u00ebrmuar, mbushje me r\u00ebr\u00eb dhe mbushje me zhavorre, jan\u00eb vjedhur 230 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Vjedhjet jan\u00eb konstatuar nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit gjat\u00eb nj\u00eb auditimi t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00ebn drejtimin e ish drejtorit Spartak Kova\u00e7i, i cili do ta \u00e7onte k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje n\u00eb falimentim.<\/p>\n<p>Kova\u00e7i i Durr\u00ebsit i ka dh\u00ebn\u00eb Kup\u00ebs tender\u00ebt kryesor\u00eb, me vler\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, ku dyshohet se jan\u00eb vjedhur disa milion\u00eb euro, duke zbatuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skem\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihen \u201cRikonstruksion i rrjetit ekzistues t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, zona 14, Bashkia Durr\u00ebs (2 milion\u00eb euro)\u201d; \u201cRikonstruksion i uj\u00ebsjell\u00ebsit sektori Qend\u00ebr, nj\u00ebsia administrative Sukth, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cRehabilitim i linjave t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb lagjen nr.15, ish Punishtja e Makaronave, Rruga \u201cDardania\u201d, \u201cGjeneral Telin\u201d, \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Frash\u00ebri\u201d, \u201cPjet\u00ebr Budi\u201d, Bashkia Durr\u00ebs; \u201cP\u00ebrmir\u00ebsim i furnizimit me uj\u00eb, Nj\u00ebsia Adm. Rrashbull, Lagjia Ball\u00eb, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cNd\u00ebrtim kanali i uj\u00ebrave t\u00eb bardha Lgj. Nr.4 Rruga Egnatia Drejtoria e Hekurudh\u00ebs, Danubi, Hipoteka dhe Rruga \u2018Adria\u2019 tek Ura e Dajlanit\u201d; \u201cRehabilitimi i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb zona n\u00eb Lagjeve Nr.1, Nr.4, Nr.5, Nr.8, Nr.18, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cRehabilitim i rrjetit t\u00eb kanalizimeve n\u00eb zon\u00ebn e qytetit, Bashkia Durr\u00ebs; \u201cRehabilitimi i dig\u00ebs s\u00eb uj\u00ebmbledh\u00ebsit Arapaj\u201d; \u201cRikonstruksione n\u00eb rrjetin ekzistues t\u00eb qytetit t\u00eb Durr\u00ebsit, Zona 13\/2 dhe nd\u00ebrtimi i Depos 2\/2,Loti I, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i furnizimit me uj\u00eb Lagjia Nr 1, Vadardh\u00eb, Nj\u00ebsia Administrative Sukth Bashkia Durr\u00ebs\u201d;<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtim linje uj\u00ebsjell\u00ebsi p\u00ebr lidhjen e depos s\u00eb re n\u00eb Arapaj me rrjetin shp\u00ebrndar\u00ebs Plazh, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cRikonstruksioni i linj\u00ebs furnizuese ne depon Nr.3 Arapaj, Rr. \u201cShkolla Arapaj\u201d, Nj\u00ebsia Adm. Rrashbull, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cNd\u00ebrtim rrjet kanalizimi i uj\u00ebrave t\u00eb ndotura, lagja nr 1, rruga \u201cKont Urani\u201d dhe rruga \u201cUlliri i Cel Islamit\u201d Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cRehabilitimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatit Jube ( z\u00ebvend\u00ebsimi I linj\u00ebs kryesore 250 PE) Nj\u00ebsia administrative Katund i ri, Bashkia Durr\u00ebs\u201d; \u201cRikonstruksion i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb fshatin Sh\u00ebnavlash, Nj.Adm.Rrashbull, Bashkia Durr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Vlera \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga thesari i shtetit drejt llogarive t\u00eb Kupa sh.p.k..<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta lidhje \u00ebsht\u00eb edhe me kryebashkiakun e Kamz\u00ebs, ku Kupa u mbush me tendera para zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit 2023. S\u00eb fundmi, Kupa paska gjetur edhe port\u00ebn e Bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb, ku po favorizohet hapur nga kryetarja Festime Mjeshtri.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/festime-mjeshtri-e-mbush-kupen-me-parate-asfaltit-415-milione-leke-me-tender-fiktiv\/\">Festime Mjeshtri e mbush Kup\u00ebn me parat\u00eb asfaltit, 415 milion\u00eb lek\u00eb me tender fiktiv<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiakja e Bulqiz\u00ebs, Festime Mjeshtri, e p\u00ebrdor mjesht\u00ebrin\u00eb p\u00ebr pazaret e tenderave. K\u00ebt\u00eb e tregon prokurimi i fundit prej 415 milion\u00eb lek\u00eb, i firmosur prej saj n\u00eb favor t\u00eb biznesmenit Shk\u00eblqim Kupa. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb metoda e p\u00ebrdorur nga Mjeshtri, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23678","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23678\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}