{"id":23555,"date":"2025-05-29T17:55:06","date_gmt":"2025-05-29T17:55:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/29\/carlo-bollino-berisha-i-mposhtur-nga-urrejtja-qe-vete-kultivoi\/"},"modified":"2025-05-29T17:55:06","modified_gmt":"2025-05-29T17:55:06","slug":"carlo-bollino-berisha-i-mposhtur-nga-urrejtja-qe-vete-kultivoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/29\/carlo-bollino-berisha-i-mposhtur-nga-urrejtja-qe-vete-kultivoi\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Berisha i mposhtur nga urrejtja q\u00eb vet\u00eb kultivoi"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha urren Shtetin n\u00eb \u00e7do form\u00eb t\u00eb tij. Urren SPAK-un, urren Kuvendin, urren Policin\u00eb e Shtetit, urren KQZ-n\u00eb, urren KAS-in, urren Gjykat\u00ebn Kushtetuese, urren Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, urren kryetar\u00ebt e bashkive p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb PD-s\u00eb, urren \u00e7do institucion publik, urren kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb. Por urren edhe institucionet private, duke filluar nga mediat, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb kontrollon vet\u00eb. Urren biznesmen\u00ebt, ose t\u00eb pakt\u00ebn ata q\u00eb nuk e paguajn\u00eb. Urren ambasador\u00ebt. Urren shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk e votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky plak i mbaruar ushqehet me urrejtje, kultivon urrejtje, shp\u00ebrndan urrejtje. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb, urren hapur pa asnj\u00eb ndjenj\u00eb turpi, dhe po t\u00eb kthehemi pas n\u00eb vite, urrente po kaq fort edhe kur ishte n\u00eb pushtet, thjesht q\u00eb at\u00ebher\u00eb e b\u00ebnte fshehurazi, duke p\u00ebrdorur institucionet q\u00eb kontrollonte. Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, urren personalisht, haptazi, dhe i detyron t\u00eb urrejn\u00eb hapur edhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij: deputet\u00ebt, gazetar\u00ebt, drejtuesit e partis\u00eb, familjar\u00ebt apo militant\u00ebt.<\/p>\n<p>Esht\u00eb kjo politik\u00eb e bazuar n\u00eb urrejtje ajo q\u00eb u mund m\u00eb 11 maj. Por Berisha nuk e kupton. Dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb strategji, komenton disfaten elektorale t\u00eb shkaktuar nga urrejtja e tij, duke shp\u00ebrndar\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb urrejtje. Me sa duket \u00ebsht\u00eb krenar q\u00eb urrejtja e tij nuk ndryshon kurr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimin publik q\u00eb pasoi disfat\u00ebn e 11 majit, Sali Berisha imponoi t\u00eb nj\u00ebjtin gjuh\u00eb si edhe m\u00eb par\u00eb: p\u00ebrdor t\u00eb nj\u00ebjtat argumente, t\u00eb nj\u00ebjtat akuza, t\u00eb nj\u00ebjtat shpifje, t\u00eb nj\u00ebjtat g\u00ebnjeshtra, pa pik\u00eb fantazie. Sigurisht, tani p\u00ebrqendrohet tek \u201cmasakra zgjedhore\u201d dhe \u201cfarsa elektorale\u201d, terma edhe k\u00ebto t\u00eb konsumuara p\u00ebrtej mas\u00ebs. I kishte p\u00ebrdorur q\u00eb n\u00eb 1994, pastaj n\u00eb 1997, n\u00eb 2001, pastaj n\u00eb 2013, n\u00eb 2017, n\u00eb 2021 dhe tani i p\u00ebrserit me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebr\u00e7mim si gjithmon\u00eb. Vet\u00ebm se tani nuk i beson m\u00eb askush.<\/p>\n<p>Monotonia dhe p\u00ebrs\u00ebritja n\u00eb politik\u00eb jan\u00eb nj\u00eb mallkim q\u00eb vret cdo lider q\u00eb e p\u00ebrdor, sepse lodhin k\u00ebdo tjet\u00ebr. Sali Berisha dhe betejat e tij t\u00eb rreme i kan\u00eb lodhur t\u00eb gjith\u00eb, dhe kjo duket nga numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protestat e tij, nga numri i ndjek\u00ebsve n\u00eb rrjetet sociale dhe sidomos nga numri i atyre q\u00eb e votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ka filluar s\u00ebrish t\u00eb tregoj\u00eb \u201cp\u00ebrall\u00ebn\u201d p\u00ebr qeverin\u00eb teknike (si gjithmon\u00eb, pa mundur ta marr\u00eb pushtetin me vota, shpreson ta marr\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb), dhe s\u00eb shpejti me siguri do t\u00eb rikthehet me mosbindje civile, e ndoshta edhe me bojkot t\u00eb Kuvendit t\u00eb ri. \u00c8sht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq i parashikuesh\u00ebm n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb thot\u00eb dhe b\u00ebn, sa \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb meme. Dhe memet, n\u00ebse nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qesh\u00ebsh, fshihen me nj\u00eb klik. Memet nuk len\u00eb gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja \u201cp\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb\u201d q\u00eb ky 81-vje\u00e7ar i etur p\u00ebr pushtet pretendon se ka nisur, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hipokrizia e radh\u00ebs e nj\u00eb politikani n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vet ka shkelur vot\u00ebn e lir\u00eb i pari, dhe qindra her\u00eb t\u00eb tjera. Dhe tani k\u00ebrkon ta ringjall\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale k\u00ebt\u00eb justifikim qesharak dhe t\u00eb konsumuar, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arsyetuar humbjen e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sali Berisha, q\u00eb urren \u00e7do institucion t\u00eb shtetit demokratik, duket se dashuron vet\u00ebm nj\u00eb shtet q\u00eb fatmir\u00ebsisht nuk ekziston m\u00eb. Ai dashuron n\u00eb kujtime shtetin e tij personal t\u00eb dikursh\u00ebm, ku kishte prokuror\u00eb t\u00eb korruptuar, gjykat\u00ebs t\u00eb n\u00ebnshtruar, kriminel\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb bindur, institucione publike t\u00eb kapura, polici t\u00eb dhunshme, nj\u00eb KQZ t\u00eb gatshme t\u00eb certifikonte manipulimet e tij, madje edhe ambasador\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb e quanin \u201cburr\u00eb shteti\u201d pas masakr\u00ebs s\u00eb 21 janarit dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mbulonin manipulimet zgjedhore t\u00eb vitit 1996 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Italis\u00eb. Ato koh\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fund p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Por Berisha vazhdon t\u00eb dashuroj\u00eb edhe ata pak sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e pakuptimt\u00eb q\u00eb ende e rrethojn\u00eb, burra pa dinjitet, si \u201cbudallai i familjes\u201d q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb miliarder\u00eb duke p\u00ebrfituar nga puna dhe pushteti i t\u00eb tjer\u00ebve. Berisha rrethohet me mediok\u00ebr, t\u00eb vetmit q\u00eb e durojn\u00eb, sepse n\u00eb mediokritetin e tyre nuk kan\u00eb asnj\u00eb alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrish k\u00ebta mediok\u00ebr jan\u00eb ata q\u00eb i largojn\u00eb votuesit, sepse ndryshe nga sa mendon Sali Berisha, shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb ata naiv\u00ebt e vitit 1992 q\u00eb si p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb vetme kishin nj\u00eb regjim gjakatar e shtyp\u00ebs. Sot shumica e popullit shqiptar \u00ebsht\u00eb emancipuar, ka udh\u00ebtuar, ka lexuar, \u00ebsht\u00eb arsimuar dhe ka m\u00ebsuar t\u00eb dalloj\u00eb njer\u00ebzit. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lodhur nga urrejtja, q\u00eb n\u00eb 45 vitet e komunizmit ishte arma kryesore e diktatorit p\u00ebr t\u00eb sunduar vendin, dhe q\u00eb sot Sali Berisha po e rikthen si trash\u00ebgimin\u00eb e vetme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>Esht\u00eb pik\u00ebrish kjo arsyeja pse Sali Berisha humbi zgjedhjet. Presionet e vetme q\u00eb kan\u00eb ndikuar vot\u00ebn nuk jan\u00eb ato t\u00eb policis\u00eb, administrat\u00ebs apo krimit, si\u00e7 pretendon propaganda e pashpres\u00eb e PD-s\u00eb, por presionet q\u00eb Sali Berisha ushtron \u00e7do dit\u00eb mbi inteligjenc\u00ebn dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr paqe t\u00eb popullit shqiptar.\/SHQIPTARJA.COM<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/carlo-bollino-berisha-i-mposhtur-nga-urrejtja-qe-vete-kultivoi\/\">Carlo Bollino: Berisha i mposhtur nga urrejtja q\u00eb vet\u00eb kultivoi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha urren Shtetin n\u00eb \u00e7do form\u00eb t\u00eb tij. Urren SPAK-un, urren Kuvendin, urren Policin\u00eb e Shtetit, urren KQZ-n\u00eb, urren KAS-in, urren Gjykat\u00ebn Kushtetuese, urren Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, urren kryetar\u00ebt e bashkive p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb PD-s\u00eb, urren \u00e7do institucion publik, urren kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb. Por urren edhe institucionet private, duke filluar nga mediat, p\u00ebrve\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23555","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23555\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}