{"id":23522,"date":"2025-05-29T15:06:47","date_gmt":"2025-05-29T15:06:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/29\/rrefimi-i-petro-kocit-si-na-u-sulmua-me-arme-selia-e-ps-ne-fier-pas-masakres-zgjedhore-te-26-majit-96\/"},"modified":"2025-05-29T15:06:47","modified_gmt":"2025-05-29T15:06:47","slug":"rrefimi-i-petro-kocit-si-na-u-sulmua-me-arme-selia-e-ps-ne-fier-pas-masakres-zgjedhore-te-26-majit-96","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/29\/rrefimi-i-petro-kocit-si-na-u-sulmua-me-arme-selia-e-ps-ne-fier-pas-masakres-zgjedhore-te-26-majit-96\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Petro Ko\u00e7it: Si na u sulmua me arm\u00eb selia e PS n\u00eb Fier pas masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 26 majit \u201896"},"content":{"rendered":"<p>Jemi n\u00eb Fier t\u00eb nes\u00ebrmen e 28 Majit 1996.<\/p>\n<p>N\u00eb Tirane opozita ishte rrahur eg\u00ebrsisht n\u00eb mes t\u00eb sheshit Sk\u00ebnderbej.<\/p>\n<p>Ne kishim njoftuar nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb oborrin e Selis\u00eb se PS. Aty ku ajo ndodhet edhe sot.<\/p>\n<p>Me duket orari q\u00eb caktuam ishte 16.00.<\/p>\n<p>Erdh\u00ebn fare pak njer\u00ebz. Rreth 25 apo 30 vet\u00eb. Jo m\u00eb shum\u00eb. Ky fakt m\u00eb m\u00ebrziti shum\u00eb. Por dhuna kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten.<\/p>\n<p>N\u00eb 26 Maj Fieri, si e gjith\u00eb Shqip\u00ebria, u mposht nga grushti elektoral i p\u00ebrgjakur i shtetit. Dhjet\u00ebra komisionere u t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb e u rrah\u00ebn, dik\u00eb e rr\u00ebmbyen dhe e \u00e7uan me p\u00ebrdhun\u00eb 18 km larg, n\u00eb breg t\u00eb Semanit. Qindra flet\u00eb votimi p\u00ebr PS te zona ku kandidoja un\u00eb u gjet\u00ebn gjysm\u00eb t\u00eb djegura n\u00eb kazanet e plehrave. Dikush nuk kish pritur t\u00eb digjeshin deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Pamjet e dhun\u00ebs s\u00eb 28 Majit ishin tmerruese.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund pranova t\u00eb zbrisja posht\u00eb e tu flisja atyre pak njer\u00ebzve. Mora megafonin dhe te dera e selis\u00eb fillova t\u00eb flas p\u00ebr ato dite dhune shtet\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrgjakur dhe grushtin e shtetit, i cili vullnetin e popullit n\u00eb kutit\u00eb e votimit e dogji p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me votat e p\u00ebrgatitura nga duart kriminale t\u00eb regjimit Berisha.<\/p>\n<p>Papritur, nd\u00ebrsa nuk kishin kaluar as 5 minuta, mb\u00ebrrin para hyrjes s\u00eb oborrit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb selis\u00eb nj\u00eb furgon policie. Prej mjetit zbresin vrullsh\u00ebm efektiv\u00ebt brenda tij dhe v\u00ebrsulen mbi njer\u00ebzit e pakt\u00eb n\u00eb oborr.<\/p>\n<p>Sulem i pari ti mbroj nga sulmi kafsh\u00ebror. Mbaj mend nj\u00eb shkop gome q\u00eb m\u00eb goditi n\u00eb kok\u00eb. Por vazhdova tu b\u00ebrtas efektivev\u00eb t\u00eb largoheshin nga oborri yn\u00eb. P\u00ebrplasja vazhdoi p\u00ebr rreth 10 minuta dhe policet t\u00eb detyruar nga rezistenca e burrave dhe grave trime u zmbrapsen drejt furgonit. Nj\u00ebri prej tyre nxori kallashnikovin dhe q\u00eblloi mbi kokat tona. Plumbat lan\u00eb shenj\u00eb n\u00eb murin e jasht\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Dhe furgoni largohet. Krismat ishin d\u00ebgjuar deri larg. Pas nj\u00eb \u00e7erek ore filloi rrethimi i selis\u00eb me forca t\u00eb shumta policore.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb situat\u00eb e tensionuar e krijuar vet\u00ebm nga nj\u00eb aksion i \u00e7mendur i policis\u00eb politike se Sali Berish\u00ebs. Menj\u00ebher\u00eb nga brenda selis\u00eb mor\u00ebm masa t\u00eb mbronim at\u00eb dhe njer\u00ebzit nga epshi mizor i pakontrolluesh\u00ebm i asaj force policore. N\u00eb shkallet e brendshme t\u00eb godin\u00ebs u vendosen disa tavolina t\u00eb gjata e t\u00eb m\u00ebdha. Disa djem si Kastriot Shateri mor\u00ebn edhe arkat me shishet bosh t\u00eb aranxhatave q\u00eb dispononte lokali i hapur n\u00eb katin e dyt\u00eb n\u00eb krah t\u00eb zyrave tona.<\/p>\n<p>Policet filluan m\u00ebsymjen brenda godin\u00ebs, por tavolinat dhe p\u00ebrdorimi i shisheve i pengonte te mb\u00ebrrinin sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer njer\u00ebzit e ngujuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb qindra qytetare u mblodh\u00ebn p\u00ebrtej kordonit policor.<\/p>\n<p>Nga dritarja i b\u00ebja thirrje shefit t\u00eb SHIR-it t\u00eb largoheshin polic\u00ebt dhe t\u00eb lejoheshin njer\u00ebzit e ngujuar t\u00eb shkonin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe policia le te merrej vet\u00ebm me mua. P\u00ebrgjigja ishte ve\u00e7se rrugacerore dhe k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>Kaluan disa ore ne nj\u00eb situate tensioni t\u00eb pap\u00ebrshkruesh\u00ebm. Kisha frike se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin n2 seli do ndaloheshin dhe do rriheshin ne qelit\u00eb e policis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment u d\u00ebgjua uturima e nj\u00eb helikopteri q\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb qytet. P\u00ebr shkak t\u00eb jehon\u00ebs se dhun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Berisha d\u00ebrgoi n\u00eb Fier Arben Prenjasin. Mesa duket Prenjasi urdh\u00ebroi largimin e policis\u00eb nga rrethimi.<\/p>\n<p>Brenda gjysm\u00eb oreje rrug\u00ebt rreth selis\u00eb u liruan dhe ajo dite e \u00e7menduris\u00eb berishiane u mbyll.<\/p>\n<p>Por mbeti si nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk harrohet.<\/p>\n<p>Berisha po p\u00ebrgatiste \u201997-\u00ebn.\/Marr\u00eb nga profili n\u00eb Facebook<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/rrefimi-i-petro-kocit-si-na-u-sulmua-me-arme-selia-e-ps-ne-fier-pas-masakres-zgjedhore-te-26-majit-96\/\">Rr\u00ebfimi i Petro Ko\u00e7it: Si na u sulmua me arm\u00eb selia e PS n\u00eb Fier pas masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb 26 majit \u201896<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jemi n\u00eb Fier t\u00eb nes\u00ebrmen e 28 Majit 1996. N\u00eb Tirane opozita ishte rrahur eg\u00ebrsisht n\u00eb mes t\u00eb sheshit Sk\u00ebnderbej. Ne kishim njoftuar nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb oborrin e Selis\u00eb se PS. Aty ku ajo ndodhet edhe sot. Me duket orari q\u00eb caktuam ishte 16.00. Erdh\u00ebn fare pak njer\u00ebz. Rreth 25 apo 30 vet\u00eb. Jo m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23522","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}