{"id":235,"date":"2024-09-03T06:37:13","date_gmt":"2024-09-03T06:37:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/03\/peleshi-tregon-strategjine-e-komunikimit-qeveri-paralment-ne-kuvend\/"},"modified":"2024-09-03T06:37:13","modified_gmt":"2024-09-03T06:37:13","slug":"peleshi-tregon-strategjine-e-komunikimit-qeveri-paralment-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/03\/peleshi-tregon-strategjine-e-komunikimit-qeveri-paralment-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"Peleshi tregon strategjin\u00eb e komunikimit qeveri -paralment n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb Niko Peleshi foli sot n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me transparenc\u00ebn e qeverisjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend, Niko Peleshi tha se transparenca do ngrihet n\u00eb nj\u00eb nivel q\u00eb nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebhere. \u2018Beteja politike ne nj\u00eb terren transparent, ku faktet jan\u00eb arma dhe mburoja sipas rastit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e fort\u00eb dhe e v\u00ebshtir\u00eb sidomos p\u00ebr maxhoranc\u00ebn\u2019-tha Peleshi.<\/p>\n<p>Fjala e Niko Peleshit;<\/p>\n<p>\u201cQe ne fillim t\u00eb k\u00ebsaj fjale t\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon qe po fillon sot dua te rikonfirmoj edhe nj\u00eb her\u00eb frym\u00ebn ton\u00eb t\u00eb kahershme t\u00eb dialogut dhe bashk\u00ebpunimit, k\u00ebtu n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, si dhe n\u00eb t\u00eb gjitha komisionet dhe grupet e pun\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Ky vullneti i Partis\u00eb Socialiste nuk vjen si nj\u00eb p\u00ebrpjekje aritmetike p\u00ebr te shtuar numrat e mazhoranc\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e sinqert\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi ligje m\u00eb t\u00eb mira, debate t\u00eb v\u00ebrteta mbi problemet q\u00eb i prekin dhe mbi te gjitha vjen si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr te arritur me sukses objektivat madhore te procesit te integrimit europian.<\/p>\n<p>Ka disa sfida  te k\u00ebtij parlamenti qe nuk jan\u00eb partiake e qe nuk i p\u00ebrkasin nj\u00eb mandati qeveris\u00ebs. Ato k\u00ebrkojn\u00eb angazhim afatgjate sepse kane te b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb ardhmen afatgjate te Shqip\u00ebris\u00eb. Te tilla jan\u00eb nismat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e integrimit europian.<\/p>\n<p>Ne BE nuk do te integrohet qeveria shqiptare por shteti shqiptar dhe shoq\u00ebria shqiptare. Dhe shteti nuk \u00ebsht\u00eb i partive por i shqiptareve ndaj ne k\u00ebt\u00eb proces, k\u00ebtu ne parlament duhet te p\u00ebrfshihen p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e te gjith\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Ngritja e Grupit t\u00eb Dialogut brenda Komisionit t\u00eb Ligjeve si nj\u00eb filtrues politik paraprak p\u00ebr t\u00eb gjitha nismat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb jo vet\u00ebm mazhoranc\u00eb t\u00eb kualifikuar, por edhe nj\u00eb konsensus politik m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje q\u00eb jam i sigurt se Partia Socialiste dhe grupi yn\u00eb parlamentar do ta mb\u00ebshtesin dhe fuqizojn\u00eb m\u00eb tej me vullnet t\u00eb qart\u00eb politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, ju ftoj q\u00eb t\u2019i bashkoheni aktivisht pun\u00ebs s\u00eb sapofilluar nga dy komisionet e posacme parlamentare shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stadin ku ndodhet vendi yn\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn drejt konsolidimit t\u00eb nj\u00eb shteti demokratik europian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente historike , qytetar\u00ebt presin nga ne t\u00eb tregojm\u00eb lidership, jo t\u00eb p\u00ebrhumbemi n\u00eb konflikte t\u00eb kota; \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb veprojm\u00eb me men\u00e7uri dhe largpam\u00ebsi. Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, dhe Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm Parlamentar p\u00ebr Dezinformimin, jan\u00eb dy instrumente t\u00eb cilat Partia Socialiste beson dhe shpreson se do t\u00eb angazhojn\u00eb maksimalisht Parlamentin p\u00ebr t\u00eb finalizuar nj\u00eb paket\u00eb reformash p\u00ebr t\u00eb cilat Partia Socialiste ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i procesit t\u00eb screening nga Bashkimi Europian ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb detyra dhe masa p\u00ebr institucionet e ndryshme t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara rrug\u00ebtimin ton\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se shumica e detyrave, masave dhe institucioneve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb p\u00ebrtej qeveris\u00eb, ne kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr si Parlament t\u00eb monitorojm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, si dhe t\u00eb marrim pjes\u00eb aktive n\u00eb ndryshimet e nevojshme ligjore p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebto detyra, masa dhe rekomandime t\u00eb l\u00ebna nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky proces ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe konstruktivitetin ton\u00eb n\u00eb vijim. Ngritja dhe funksionimi efektiv I Komisionit te Posa\u00e7\u00ebm parlamentar p\u00ebr Mir\u00ebqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin do te shenoje nje kapercim te rendesishem ne qasjen tone ndaj te ardhmes europiane sepse keshtu ne do te tregojm\u00eb se REFORMAT PERAFRUESE DHE INTEGRUESE EUROPIANE PER NE SHQIPTARET NUK JANE THJESHT DETYRA SHTEPIE, POR JANE NJE VOKACION QE ZE FILL NGA RILINDJA JONE KOMBETARE.<\/p>\n<p>Ne Shqip\u00ebri dielli lind nga per\u00ebndimi, thane rilindasit tane, duke percaktuar ata detyren tone historike kombetare. Sot mbas me shume se nje shekulli ne jemi me prane se kurre endrres europiane.<\/p>\n<p>Vizioni i kryeministrit Rama per anetaresimin e Shqiperise ne BE brenda vitit 2030, eshte perkthyer ne nje plan pune per qeverine, me detyra, pergjegjesi e afate per cdo institucion. Kuvendi i Shqiperise duhet te beje pjesen e vet te pazevendesueshme ne kete ambicje historike.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje sfidat q\u00eb na ka l\u00ebn\u00eb Komisioni Europian p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar volumin e detyrave q\u00eb Parlamenti dhe institucionet e tjera kan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces: jan\u00eb 761 rekomandime nga Komisioni Europian, ku nga k\u00ebto 390, pra m\u00eb shum\u00eb se 50%, jan\u00eb p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Po t\u00eb vijm\u00eb te masat, jan\u00eb 548, dhe k\u00ebtu 77 prej tyre lidhen drejtp\u00ebrdrejt me luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, duke iu adresuar 32 institucioneve t\u00eb pavarura, pa p\u00ebrfshir\u00eb qeverin\u00eb dhe agjencit\u00eb ligjzbatuese brenda qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, jan\u00eb 32 institucione t\u00eb pavarura q\u00eb duhet t\u00eb zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto masa. Po  aq e rendesishme eshte edhe puna e Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Dezinformimin. Ky komision \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb koordinuar p\u00ebrpjekjet e vendit tone kund\u00ebr \u00e7do tentative p\u00ebr dezinformim q\u00eb vjen nga jasht\u00eb, me synim minimin e vlerave tona demokratike.<\/p>\n<p>PS e ka lene te hapur ftesen per te bashkuar forcat ne keto dy komisione te posacme parlamentare dhe une jam shpreseplote qe do te gjejme gjuhen e bashkepunimit per te miren e perbashket.<\/p>\n<p>Duhet pranuar se dezinformimi dhe lajmi I rreme per fat te keq eshte i pranishem edhe ne sjelljen politike dhe mjedisin mediatik shqiptar.<\/p>\n<p>Zhvillimi teknologjik, sidomos Inteligjenca artificiale krahas te mires se madhe sjell edhe kercenimet e veta per demokracine dhe vullnetin e lire te qytetareve. Eshte ne doren tone te ndertojme me konsenus mure per keto mjete tunduese.<\/p>\n<p>Tundimi per ta mbeshtetur politiken (sidomos opoziten) ne mundesite qe te ofron sot teknologjia digjitale per te dobesuar kundershtarin me lajme te rreme qe ecin shume me shpejt se e verteta, eshte I madh, por ne duhet te kuptojme se kjo eshte nje loje pa fitues. Ne fakt jemi te gjithe humbes.<\/p>\n<p>Opozita e bazuar tek faktet eshte rruga qe te ben fitues, ashtu sikunder qeverisja e bazuar te transparenca e fakteve te mban ne detyre.<\/p>\n<p>Me kete rast une dua te ndaj me ju dhe opinionin publik, mbase per here te pare, nje informacion qe i intereson sa parlamentit e sidomos opozites aq edhe opinionit te gjere, se qeveria shqiptare po punon per te formuluar nje ambicje te re sa i perket transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kete hap duhet ta hedhim me guxim ne kete sesion parlamentar, pavaresisht temperatures politike qe do te vije duke u rritur, sa me shume qe iu afrohemi zgjedhjeve. Rasti i fundit i eksportit te mbetjeve te dyshuara si mbetje te rrezikshme eshte nje ilustrim i mire per kete.<\/p>\n<p>Nxjerrja e konkluzioneve dhe shpallja e fajtoreve pa pritur te thone fjalen e tyre institucionet qe po merren me investigimin nderkombetar si OLAF dhe ate te brendshem, pra prokuroria shqiptare, eshte rast tipik i politikes pa fakte, por me aludime spekulative. Nuk i vlen askujt kjo lloj politike. As opozites. Opozita e bazuar tek faktet nuk eshte nje opozite e dobet.<\/p>\n<p>Nga ana tjeter Qeveria transparente e te dhenave te hapura ne kohe reale gjithashtu nuk eshte nje qeveri e dobet.<\/p>\n<p>E kunderta eshte e vertete. Beteja politike ne nje terren transparent, ku faktet jane arma dhe mburoja sipas rastit, eshte nje beteje e forte dhe e veshtire sidomos per maxhorancen.<\/p>\n<p>Pra le ta hedhim kete hap njeherazi, per hir te nje kulture te re politike. Le ta bejme kete marreveshje sot: \u2013 ne ta ngreme transparencen ne nje nivel qe nuk ka qene ndonjehere dhe ju te shkeputeni njehere e mire nga e vjetra, nga e paverteta.<\/p>\n<p>Edhe nese kjo tingellon si nje utopi per realitetin ku ndodhet sot debati politik e mediatik ne Shqiperi, eshte e rendesishme ta pranojme si vizion. Nese thuhet do te behet. Nese nuk e bejme ne, do ta bejne ata qe do te vijne pas nesh. Por ne besojme te forca e brendshme e politikes dhe e shoqerise per tu vetpermiresuar, ndaj PS eshte ne ndryshim te vazhdueshem.<\/p>\n<p>Nuk eshte sekret qe eshte pikerisht ky vetpermiresim celesi i fitores dhe kuotave te larta elektorale te PS.<\/p>\n<p>Kultura parlamentare ashtu si gjithe mendesia shoqerore ka procesin e vet te maturimit, ndaj dhe mbetet nje sfide e vazhdueshme per cdo parlament, por ne  nuk duhet te mbyllim kete sesion pa bere hapin tone.<\/p>\n<p>Kritika dhe debati jan\u00eb thelb\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb demokraci, por duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe synime t\u00eb larta, jo n\u00eb manipulime dhe grindje t\u00eb panevojshme. Qytetar\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb lodhur nga politika e konfliktit dhe p\u00ebr\u00e7arjes; ata duan dhe meritojn\u00eb nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton, q\u00eb krijon mund\u00ebsi dhe q\u00eb mbron interesat e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Ne sesion e kaluar, pertej bojkoteve qe cenuan rende punen dhe integritetin e Parlamentit, ne ndertuam edhe histori suksesi ne bashkepunim.<\/p>\n<p>Amnistia Penale, Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor e sidomos Vota e diaspores, jane arritje te perbashketa me rendesi te madhe sidomos per shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise.<\/p>\n<p>Le te ndertojme mbi keto arritje dhe t\u2019ia leme te shkuares bojkotin, dhunen verbale, denigrimin e kundershtarit politke.<\/p>\n<p>E ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb nd\u00ebrtohet nga ata q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen, por nga ata q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb bashkojn\u00eb forcat p\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Top Channel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/peleshi-tregon-strategjine-e-komunikimit-qeveri-paralment-ne-kuvend\/\">Peleshi tregon strategjin\u00eb e komunikimit qeveri -paralment n\u00eb Kuvend<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb Niko Peleshi foli sot n\u00eb nisje t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me transparenc\u00ebn e qeverisjes. N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend, Niko Peleshi tha se transparenca do ngrihet n\u00eb nj\u00eb nivel q\u00eb nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebhere. \u2018Beteja politike ne nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-235","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/235\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}