{"id":23495,"date":"2025-05-29T12:46:01","date_gmt":"2025-05-29T12:46:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/29\/plumbi-i-arte-alibej-rrefehet-ne-gjkko-copjat-urdheruan-nga-dubai-atentatin-ndaj-familjes-time-ja-kur-nisen-intrigat-nuredini-me-takoi-me-2020-e-regjistrova-100-mije-euro-per-v\/"},"modified":"2025-05-29T12:46:01","modified_gmt":"2025-05-29T12:46:01","slug":"plumbi-i-arte-alibej-rrefehet-ne-gjkko-copjat-urdheruan-nga-dubai-atentatin-ndaj-familjes-time-ja-kur-nisen-intrigat-nuredini-me-takoi-me-2020-e-regjistrova-100-mije-euro-per-v","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/05\/29\/plumbi-i-arte-alibej-rrefehet-ne-gjkko-copjat-urdheruan-nga-dubai-atentatin-ndaj-familjes-time-ja-kur-nisen-intrigat-nuredini-me-takoi-me-2020-e-regjistrova-100-mije-euro-per-v\/","title":{"rendered":"\u2018Plumbi i art\u00eb\u2019\/ Alibej rr\u00ebfehet n\u00eb GJKKO: \u00c7opjat urdh\u00ebruan nga Dubai atentatin ndaj familjes time, ja kur nis\u00ebn intrigat! Nuredini m\u00eb takoi m\u00eb 2020, e regjistrova! 100 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e Talos"},"content":{"rendered":"<p>Ka nisur sot seanca e radh\u00ebs n\u00eb GJKKO p\u00ebr dosjen \u201cPlumbi i art\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rend dit\u00eb ishte parashikuar edhe nisja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Erion Alibej, i cili akuzohet edhe si kreu i nj\u00eb organizate kriminale n\u00eb Elbasan, porosit\u00ebse e atentateve me pages\u00eb p\u00ebr hakmarrje dhe motive q\u00eb lidhen me krimin e organizuar, tek grupi i killerave q\u00eb drejtonte i penduari Nuredin Dumani.<\/p>\n<p>I njohur edhe me nofk\u00ebn \u201cKrymi\u201d, ai nisi t\u00eb fliste p\u00ebr njohjen me Dumanin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2020, teksa tema e par\u00eb e bised\u00ebs ishin dyshimet se Nuredini dhe v\u00ebllai i tij kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb atentatin e Bradasheshit, ku Erionit iu vra i v\u00ebllai, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe nj\u00eb mik turk. Alibej u shpreh n\u00eb GJKKO se vet\u00eb Dumani kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ta takonte n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>\u201cAi k\u00ebrkoi t\u00eb m\u00eb takonte pasi d\u00ebgjoi se kisha hedhur fjal\u00eb q\u00eb jepja 100 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e Talo \u00c7el\u00ebs\u201d, tha ai mes t\u00eb tjerash n\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Ai foli p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tij penale, aktivitetin shkollimin dhe njohjen me Nuredin Dumanin, i penduari tjet\u00ebr i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka zb\u00ebrthyer n\u00eb dosjen \u201cPlumbi i ar\u00eb\u201d aktivitetin e organizatave kriminale.<\/p>\n<p>\u201cBetohem q\u00eb do them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, jam me arsim t\u00eb lart\u00eb, kam qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri me d\u00ebshmi penaliteti rezultoj i past\u00ebr\u201d, e nisi ai d\u00ebshmin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej shpjegoi k\u00ebrkimet q\u00eb b\u00ebri p\u00ebr Dumanin para se ta takonte, duke i shpjeguar edhe se kush ishin vras\u00ebsit e familjar\u00ebve t\u00eb tij (v\u00ebllait, daj\u00ebs dhe kunatit turk), m\u00eb 29 dhjetor 2018, n\u00eb Bradashesh t\u00eb Elbasanit:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Nuredinin b\u00ebra k\u00ebrkime, kisha \u00e7do informacion, erdhi tek pallati n\u00eb nj\u00eb shpi me qira q\u00eb kisha marr\u00eb p\u00ebr djemt\u00eb e daj\u00ebs tim, p\u00ebr 2 or\u00eb e 48 minuta, e regjistrova bised\u00ebn me Nuredin Dumanin, m\u00eb shpjegoi se kishte d\u00ebgjuar q\u00eb k\u00ebrkoja Talo \u00c7el\u00ebn dhe m\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni dhe Festim Qoli. I thash\u00eb OK. Nisa bised\u00ebn duke i shpjeguar kush jan\u00eb ekzekutor\u00ebt e familjar\u00ebve t\u00eb mi\u201d, u shpreh Alibej.<\/p>\n<p>Ai tregoi edhe se \u00e7far\u00eb i tha Nuredin Dumani p\u00ebr Dorjan Shkoz\u00ebn si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb atentat dhe njohjet e v\u00ebllait t\u00eb tij Endrit Alibej me Hajdar \u00c7opjan, t\u00eb cilin e kishte ndihmuar m\u00eb 2012 n\u00eb Holand\u00eb q\u00eb t\u00eb strehohej e t\u00eb niste pun\u00ebn n\u00eb narkotrafik.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i tregova internerarin e makin\u00ebs q\u00eb ishte q\u00eblluar nga t\u00eb dyja an\u00ebt, m\u00eb tha ka qen\u00eb dhe nj\u00eb Dorjan Shkoza dhe ka qen\u00eb me makin\u00eb tjet\u00ebr dhe ka zbritur duke q\u00eblluar tek ana tjet\u00ebr. Nuredini kishte hall se Dorjan Shkoza po e ndiqte at\u00eb dhe dashnorin me e ekzekutuar, Dumani m\u00eb tha se kishte probleme vet\u00eb me ata, un i thash\u00eb m\u00eb intereson vetem Talo \u00c7ela, un\u00eb e dija q\u00eb financuesit e urdh\u00ebruesit ishin n\u00eb Dubai, v\u00ebllez\u00ebrit \u00c7opja, miq t\u00eb hersh\u00ebm tan\u00ebt\u201d, tha Alibej.<\/p>\n<p>Alibej tregoi se Suel \u00c7ela i kishte vjedhur n\u00eb Itali Hajdar \u00c7opjas 2 kg kokain\u00eb, kurse ky i fundit i detyrohej gjysm\u00eb kg drog\u00eb borxh Arjan Spahiut. Alibej d\u00ebshmoi edhe se si e ndihmoi Suel \u00c7el\u00ebn q\u00eb t\u00eb arratisej nga arresti sht\u00ebpiak n\u00eb Itali pas arrestimit p\u00ebr drog\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kisha shum\u00eb koh\u00eb pa folur dhe takuar Suel \u00c7el\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb hat\u00ebrmbetjeje n\u00eb lidhje me Arjan Spahiun, p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tha Endriti po vjen tek sht\u00ebpia Sueli me Sokol Sanxhaktarin, un\u00eb nuk doja t\u2019i takoja, Sueli e filloi hersh\u00ebm trafikun n\u00eb Itali, ku dhe u arrestua, n\u00eb Itali Sueli i vodhi Hajdar \u00c7opjas 2 kg kokain\u00eb, Sueli shoq\u00ebrohej me Klodian \u00c7opjan, q\u00eb Hajdari e kishte kush\u00ebri t\u00eb dyt\u00eb. E ndihmova Suelin edhe t\u00eb arratisej nga arresti sht\u00ebpiak n\u00eb Itali\u2026\u201d, vijoi ai.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai rr\u00ebfeu edhe se si e ngriti pun\u00ebn atje, larjen e borxheve dhe biznesin e madh ilegal t\u00eb drog\u00ebs q\u00eb ngrit\u00ebn \u00c7opjat n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Angli shkova dhe tek sht\u00ebpia e Franc \u00c7opjas, q\u00eb rrinte n\u00eb Totenham, e kontrollonte pun\u00ebn me telefon, shkova te nj\u00eb agjenci p\u00ebr sht\u00ebpi e mora dhe fillova t\u00eb punoj shum\u00eb mir\u00eb, arrita t\u00eb laj nj\u00eb borxh shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb kishte Endriti n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pun\u00ebn e ngrita t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb madhe, saq\u00eb rash\u00eb n\u00eb sy dhe po m\u2019u p\u00ebrmendte emri, ishte koh\u00eb krize. N\u00eb Angli pas disa koh\u00ebsh erdhi nj\u00eb Ilir Lloshi, q\u00eb b\u00ebnte organizimin e pun\u00ebs p\u00ebr Hajdar dhe Franc \u00c7opjan, m\u00eb tha q\u00eb Francit i ndodhi nj\u00eb problem me transportin e kuajve t\u00eb drog\u00ebs e ju kap nj\u00eb ngarkes\u00eb\u201d, u shpreh Alibej n\u00eb GJKKO.<\/p>\n<p>Erion Alibej ka rr\u00ebfyer edhe episodet e periudh\u00ebs kur nis\u00ebn intrigat dhe konfliktet mes pal\u00ebve, q\u00eb tani jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb dhjet\u00ebra viktima e ngjarje kriminale, q\u00eb nga 2018. Shkaku kryesor ishin humbjet apo grabitjet e ngarkesave me drog\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Angli Franc dhe Hajdar \u00c7opjas u grabit\u00ebn 50 kg drog\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e tyre, dyshonin tek anglez\u00ebt. Kur u ktheva n\u00eb Elbasan, n\u00eb qytet filluan intrigat, fjal\u00ebt sikur Sueli kishte shtyr\u00eb nj\u00eb person me plagos daj\u00ebn tim. Sueli \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjithmon\u00eb me aktivitet kriminal, p\u00ebrve\u00e7se me drog\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kishin p\u00ebrplasje me grupin \u00c7apja. Nj\u00eb konflikt i hap\u00ebm i fiseve, me Ardian \u00c7apjan, Florenc \u00c7apjan e Bledar Mu\u00e7\u00ebn. Shkuam tek shpia e Suelit, ishte dhe e \u00ebma e vet aty, pasi u ul\u00ebm, Sueli i tha Endritit na ka ndodh nj\u00eb problem me pun\u00ebn e rrug\u00ebs q\u00eb kishin p\u00ebr nj\u00eb ngarkes\u00eb dhe na e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ca rumun\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb Hajdar \u00c7opjas, po ai e mohon dhe thot\u00eb q\u00eb ka lidhje Endriti dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb doja t\u00eb t\u00eb pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s\u2019kam lidhje me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, rr\u00ebfeu ai mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>N\u00eb nisje t\u00eb seanc\u00ebs ka folur edhe i pandehuri Petrit Qoli, i cili pretendoi edhe nj\u00eb her\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb, duke sulmuar Dumanin p\u00ebr d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam 3 vjet n\u00eb burg pa par\u00eb mbesat e mia. E nderuar gjykat\u00eb, m\u00eb mir\u00eb 10 Nuredin Dumani n\u00eb Dubai, se nj\u00eb i pafajsh\u00ebm n\u00eb burg!\u201d, u shpreh ai mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Dumanit tre vite m\u00eb par\u00eb zb\u00ebrtheu t\u00eb pakt\u00ebn 8 organizata kriminale n\u00eb dosjen \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d, me t\u00eb pakt\u00ebn 32 t\u00eb akuzuar, pjesa m\u00eb e madhe t\u00eb arrestuar dhe disa prej krer\u00ebve t\u00eb grupeve ende n\u00eb arrati, t\u00eb fshehur n\u00eb Dubai apo pa gjurm\u00eb.<\/p>\n<p>Dumani ka rr\u00ebfyer p\u00ebr aktivitetin kriminal me pages\u00eb dhe porosit\u00eb q\u00eb merrte nga platformat e koduara si SKY ECC, Matrix apo BQ, duke zbardhur edhe 3 fjal\u00ebkalimet q\u00eb p\u00ebrdorte, t\u00eb cilat ia ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion SPAK p\u00ebr t\u00eb dekriptuar bisedat, fotot, filmimet, q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb edhe si prova materiale n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Dumani ka rr\u00ebfyer njohjet dhe bashk\u00ebpunimin me Suel \u00c7el\u00ebn, mikun e kthyer n\u00eb armik Talo \u00c7ela, porosit\u00eb nga Erion Alibej, si dhe t\u00eb organizatave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb nis\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe d\u00ebshmia e bashk\u00ebpun\u00ebtorit tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Erion Alibej, i cili akuzohet se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun e v\u00ebllait t\u00eb vrar\u00eb m\u00eb 2018 n\u00eb nj\u00eb atentat n\u00eb Bradashesh t\u00eb Elbasanit, bashk\u00eb me xhaxhan\u00eb dhe nj\u00eb mik turk t\u00eb familjes, porositi disa atentate.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/05\/plumbi-i-arte-alibej-rrefehet-ne-gjkko-copjat-urdheruan-nga-dubai-atentatin-ndaj-familjes-time-ja-kur-nisen-intrigat-nuredini-me-takoi-me-2020-e-regjistrova-100-mije-euro-per-v\/\">\u2018Plumbi i art\u00eb\u2019\/ Alibej rr\u00ebfehet n\u00eb GJKKO: \u00c7opjat urdh\u00ebruan nga Dubai atentatin ndaj familjes time, ja kur nis\u00ebn intrigat! Nuredini m\u00eb takoi m\u00eb 2020, e regjistrova! 100 mij\u00eb euro p\u00ebr vrasjen e Talos<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka nisur sot seanca e radh\u00ebs n\u00eb GJKKO p\u00ebr dosjen \u201cPlumbi i art\u00eb\u201d. N\u00eb rend dit\u00eb ishte parashikuar edhe nisja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Erion Alibej, i cili akuzohet edhe si kreu i nj\u00eb organizate kriminale n\u00eb Elbasan, porosit\u00ebse e atentateve me pages\u00eb p\u00ebr hakmarrje dhe motive q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-23495","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}